Studentet.info
Opinione : Studentit
Kyqur 01-04-2011 13:49:24 (1530 Lexime)


Afrim GASHI

...si nė hapėsirat shqiptare edhe nė vendet tjera, ndryshimet dhe revolucionet mė tė mėdha gjatė historisė janė zhvilluar nga ana e studentėve. Tė njėjtėn mund ta konstatosh edhe nėse pėrcjell lajmet nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika e Veriut. Tė gjithė ata student u organizuan dhe po shkruajnė historinė e popujve tė vet duke ngritur zėrin dhe kokėn kundėr sistemeve diktatoriale ēfarė i kanė apo i kishin nė vendet e tyre

I dashuri student,

Para disa ditėve po pėrcillja manifestimin “30 pranvera frymėzim” tė mbajtur nė Tetovė pėrkitazi me demonstratat studentore tė organizuara nė Prishtinė nė vitin 1981. Ishin mbledhur aty figura eminente shqiptare e bashkėpjesėmarrės tė kėtyre demonstratave dhe bashkėrisht po evokonin e tyre kujtimet pėr ngjarjet dhe aktivitet qė kishin bėrė pėr kėto 30 pranvera. Kishte prej qė shqyrtonin edhe tė arriturat e tyre qė kanė qenė rezultat i kėtyre demonstratave. Duke ndjekur kėtė, m'u kujtua se edhe ngjarjet e vitit 1989 nė Kosovė ishin iniciuar pikėrisht nga studentėt. Ishte ajo kohė me shumė turbullira nė Jugosllavinė e atėhershme, kur Millosheviqi zaptoi gati tėrė pushtetit jugosllav dhe po bėhej gati pėr masakrat qė mė pas i bėri mbi popujt e tjerė qė nuk e donin mė njė Jugosllavi tė tillė millosheviēiane. Dy vite pas, nė Tiranė, nga demonstratat dhe nga greva e urisė e organizuar nga studentėt e Universitetit tė Tiranės pėrfundimisht ra diktatura pesėdhjetėvjeēare enveriste. Edhe demonstratat e vitit 1997 nė Prishtinė tė udhėhequra nga Albin Kurti ishin gjithashtu demonstrata studentore. Edhe ato kanė peshė thelbėsore, sepse po organizoheshin nėn njė regjim tė pamėshirshėm diktatorial serb, nė njė Kosovė tė aneksuar dhe nė prag tė daljes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

I dashuri student, si nė hapėsirat shqiptare edhe nė vendet tjera, ndryshimet dhe revolucionet mė tė mėdha gjatė historisė janė zhvilluar nga studentėt. Tė njėjtėn mund ta konstatosh edhe nėse pėrcjell lajmet nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika e Veriut. Tė gjithė ata studentė u organizuan dhe po shkruajnė historinė e popujve tė tyre duke ngritur zėrin dhe kokėn kundėr sistemeve diktatoriale ēfarė i kanė ose i kishin nė vendet e tyre.

Andaj, i dashuri student i Universitetit tė Shkupit, i USHT-sė, UEJL-it, i Prishtinės e Tiranės, ose edhe nėse je student i ndonjė universiteti privat gjithandej nė hapėsirat shqiptare, po tė drejtohem duke tė rikujtuar se ti mban njė emėr shumė tė madh mbi supet tua. Por, bashkė me atė emėr mban edhe pėrgjegjėsi tė madhe. Ti, pėrveē qė je krenaria dhe shpresa e familjes tėnde, ti gjithashtu je krenaria dhe shpresa pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr mbarė shoqėrinė dhe kombin tėnd. Ty ndoshta tė duket vetja se je i pafuqishėm, por ajo ėshtė njė pėrshtypje qė shumė shpejt mund ta ndryshosh. Individualisht ti ndoshta vėrtet je i dobėt, por bashkohu me kolegėt tuaj nėn emrin e “studentit” dhe do ta shohėsh se ēdo kėrkesė e juaja racionale do tė kalojė shumė shpejt qė nga profesorėt, dekanėt e deri te rektori. Do ta shihni se si do ju bashkėngjiten edhe studentė tė tjerė dhe pastaj ju nuk do ndaleni nė kėrkesat drejtuar rektoratit, por do tė vazhdoni rrugėn drejt parlamenteve e qeverive tė kėtyre shteteve dhe kėshtu mund tė bėni ēudira pėr popullin tuaj.

Si njė njeri qė ka kaluar nėpėr kėto ujėra studentore, po tė drejtohem duke pranuar se kur unė isha student, po kėshtu sikur ti, isha i preokupuar vetėm me ligjėratat dhe provimet e mia. Studimet i kuptoja vetėm si njė rrugė e cila tė hap perspektiva mė tė mira individuale dhe shtigje tė reja pėr mė shumė dituri. Por, tash po e shoh sa shumė paskam gabuar. Po bindem se ajo kohė ka qenė mė e duhura qė tė ndryshohet diēka nga ky kaos. Atėherė, kur t'i pėrfundosh studimet, kėshtu sikur unė, nuk do kesh mė pranė teje 100-200 studentė dhe mijėra tė tjerė qė do mund tė tė bashkėngjiten kur ti ta ngresh zėrin kundėr dukurive negative nė shoqėri. Atėherė, do tė kesh vetėm 2-3 shokė a kolegė me tė cilėt bashkėrisht do derdhni lot krokodili duke mos mundur as macen prej pėrsheshi ta largoni. Atėherė do ta shihni se vetėm duke qenė student keni mundur ta rregulloni kaosin, ndėrsa kur nuk jeni mė student, ju bėheni vetėm pjesė e kaosit.

I dashuri student, a nuk e sheh se si partitė politike dhe shėrbimet sekrete shtetėrore infiltrohen nė unionet studentore? A nuk tė jep kjo tė kuptosh se ata frikohen nga ju? A nuk e kupton se ju keni shumė fuqi nė duart tuaja? Fuqia juaj qėndron nė emrin tuaj, nė indeksin tuaj dhe nė bashkimin tuaj. Andaj, ėshtė koha e fundit qė tė merrni punėt nė duart tuaja. Studentėt para jush e kanė bėrė punėn e tyre. Ata e sollėn punėn deri kėtu ku jemi, ndėrsa tash juve ju mbetet qė ta vazhdoni rrugėn e ndryshimeve drejt njė tė ardhme mė tė mirė pėr juve, pėr pasardhėsit tuaj dhe pėr tė gjithė ne.

I dashuri student, po tė them nga zemra se ndjehem shumė keq qė unė si student nuk kam qenė pjesė e ndonjė aktiviteti studentor me tė cilin do tė krenohesha unė, populli im dhe pasardhėsit e mi. Por, ti kėtė rast ende e ke nė duar, andaj mos e lėsho. Sepse, sinqerisht dėshiroj qė edhe ti pas 20-30 viteve bashkė me shokėt e tu tė organizoni ndonjė manifestim ku t'i shėnoni sukseset tuaja nga aktiviteti studentor qė do t’i ndėrmerrni. Hapėsirė pėr tė vepruar keni sa tė doni, sepse gjendja nė universitetet e tona ėshtė shumė e rėndė shikuar nga ēdo aspekt, duke filluar qė nga trajtimi jo i drejtė financiar i shtetit qė ju bėn juve nė krahasim me studentėt e etnive e tjera, godinat universitare, bibliotekat, konviktet, etj. Ju nuk guxoni tė harroni se jeni shpresa, krenaria dhe mbrojtėsi i vetėm i dinjitetit tė popullit tuaj. Andaj kėsaj detyre duhet t’i dilni zot. Faturėn e kėsaj pėrgjegjėsie gjithsesi do ta paguani: o duke qenė student me njė ēmim mė tė ulėt o pas studimeve me njė ēmim qė shkon duke u rritur tėrė jetėn derisa nuk e ngrenė zėrin studentėt e tjerė qė do ta pėrmirėsojnė atė qė ju e keni anashkaluar.

Unė sinqerisht shpresoj dhe dėshiroj qė tė mos e lėshosh kėtė rast, sepse mė pas do tė jesh nė gjendje vetėm tė shkruash letra – kėshtu si unė – dhe tė mos bėsh thuaja asgjė tjetėr




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio