Studentet.info
Art Fokus : A.A. u gėnjye. Gjynah…
Kyqur 01-05-2011 12:09:41 (1650 Lexime)


Elmir Sejfullahu

Nė bised me njė mik, para disa ditėve (njė ish anėtar i partisė nė pushtet), normalisht folėm pėr zgjdhjet, pėr partitė, liderėt. Duke folur per A.A., ai tha: “Shiko, A.A. nuk ėshtė i keq, ata rreth tij janė tė kėqinjė”. Unė qesha dhe ia ktheva: “Shiko, si thua ti, nga pala maqedone kush na shtyp neve tani”. Ai u pėrgjigj: “GRUEVSKI”. Thash: “Jo ore, ata rreth tij janė tė kėqinj, se ai i mirė ėshtė. Filloj tė qesh dhe nė zhargonin tetovar mė tha: “Ma lėshove”. Nejse, desha tė them se nė opinion lėshohet shpesh teza se tek partia shqiptare nė pushtet tė gjith janė tė kėqinj vetėm A.A. ėshtė i mirė. Ndoshta, vet anėtarėt e kėsaj partie dėshirojnė qė me ēdo kusht tė mbrojnė A.A. dhe t’ia rruajn imazhin e njė lideri tė pastėr. Por, kam pėrshtypjen se tentativat e tyre mė nuk “hanė buk” tek populli. As urtėsia e A.A. nuk hanė bukė tek populli. As fjalori i tij prej naratorit “A e lagu bishtin dhelpra, a se lagu bishtin dhelpra”, mė nuk kalojnė tek populli, e nė veēanti tek gjeneratat e reja.


Gjatė funksionimit tė A.A. si politikan, ai ka bėrė njė sėrė gafesh politike, por edhe gabime trashanike tė cilat jo vetėm qė zbehėn luftėn e vitit 2001, por dalė nga dal e bėnė atė tė pavlefshme. Pas pėrfundimit tė luftės dhe Marveshjes sė Ohrit. Pas fitores nė zgjedhjet e vitit 2002, A.A. si komandant i UĒK-sė dhe nė atė kohė lider i partisė nė pushtet, tė parėn gjė qė ėshtė dashur ta bėjė ishte tė siguroj, luftėtarėt e tij, tė siguroj institucionalisht familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės. Ēka bėri A.A.? Lejoj qė ushtarėt e UĒK-sė tė burgosen, tė vriten dhe tė anashkalohen tėrėsisht nga pushteti. Gati 10 vite pas pėrfundimit tė luftės, edhe pse ka qenė dy herė nė pushtet 2002-2006 dhe 2008-2011, nuk arriti qė tė rregulloj institucionalisht statusin e familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės. Ai nė disa deklarata pat thėnė se njė pjesė e tyre janė tė punėsuar. Besoj, por ēka u bė me familjet e dėshmorėve dhe invalidėt qė nuk i pėrkasin BDI-sė? Ata duhet tė vuajn vetėm pse nuk janė anėtar tė saj?! Jo, zotėri A.A. Qė tė gjith ish luftėtarėt tė jenė tė barabart, ėshtė dashur qė tė rregullohet institucionalisht, ligjėrisht, statusi i tyre, e jo nė baza partiake.
Marveshja e Ohrit, e cila u arrit me shumė sakrific, viktima njerėzish, shtėpija tė djegura, varfėri pas luftės, ėshtė dashur qė tė implementohet pikėrisht nga zotriu A.A., qė nė qeverisjen e parė tė tij nė periudhėn 2002-2006. Pse nuk e bėri kėtė? Kėtė pėrgjigje vetėm ai e di.
A thua e ka gėnjyer Crvenkovski? Gjynah…
Pastaj erdhi edhe koha e pushtetit tė dyt[ tė A.A. edhe atė me 18 deputet, periudha 2008-2011. Dhe ēka bėri A.A.? Hyri nė pushtet me programėn e VMRO-DPMNE, “Rilindje nė 100 hapa”. A thua vallė, shqiptarėt e Maqedonisė i votuan 18 deputet A.A. pėr tė realizuar programėn e njė partie ultra nacionaliste maqedonase? Nuk besoj! Dhe filluan telashet:

1. Maqedonishtja nga klasa e parė,
2.Stimulimi pėr fėmijėn e tret vetėm nė komunat maqedonase,
3. Enciklopedia,
4.Shkupi 2014,
5. Vrasja e Harun Aliut,
6. Bastisjet nė shtėpitė shqiptare (Sllupēan, Opaj, Haraqinė, Ēair),
7. Nepotizmi nė USHT,
8. Rrahja e xhematit nė xhamin Isa Begu,
9. Skandali me azilkėrkuesit nga rajoni i Kumanovės pėr shkak tė varfėrisė sė skajshme.
10. Mbi 400 administrator tė punėsuar pa vende pune,
11. U premtuan 100.000 punėsime gjat kampanjės (nuk u realizuan)
12. Asnjė investim i huaj nė zonat shqiptare,
13. Anashkalim total i kulturės shqiptare nė tė gjitha aspektet,
14. Ndėrtimi i banesave ushtarake, ku do tė vendosen ushtar maqedonas nė viset shqiptare (kolonizim i ngadalshėm),
15. U botuan me mijėra libra me pėrkthim nė gjuhėn maqedonase, kurse nė gjuhėn shqipe njė numėr simbolik,
16. Ndėrtimi i kishės nė kala. Njė sėrė padrejtėsish dhe shkelesh tjera tė rėnda pėr popullin shqiptarė ndodhėn pėr vetėm 3 vite (mos) qeverisje tė A.A. bashk me VMRO-DPMNE.


A thua e mashtroj dhe gėnjeu Gruevski, A.A.-n. Ih, Gjyhah…
Dhe mė nė fund. Pas bojkotit tė parlamentit tė pothuajse tėrė opozitės nė Maqedoni (pėrveē PLD-sė) dhe intervenimit tė faktorit ndėrkombėtar, u shpallėn zgjedhjet e parakohshme. Filluan procedurat. Ishte nė rend dite edhe ligji pėr zgjedhje. Filluan edhe bisedat pėr koalicionet e mundshme. U pėrfol pėr koalicionimin e A.A. me Fiat Canovskin, me Rafet Muminoviqin, Ivan Stoilkoviqin, Hysni Shaqirin, Sefedin Harunin, Bardhyl Mamutin. Tė gjith nė fund e refuzuan. Kurse, boshnjakėt i than Muminoviqit se ata nuk do ta votoin atė koalicion edhe nėse partia e tyre bashkohet. Megjithatė u bė edhe njė gafė, gabim katastrofal i A.A. Duke menduar se Fiat Canovski do tė bėjė koalicion me tė, A.A. bėri njė gabim trashanik qė njė pjesė e zonės sė Dibrės dhe Qendrės Zhupa ti bashkohėn njėsisė zgjedhore nr.5, me ēka zvogloi numrin e deputetėve shqqiptar dhe rriti numrin e deputetėve tė PAE, tė Fiat Canovskit. Por, ēka ndodhi. Fiat Canovski refuzoi kolicionin me A.A., dhe iu bashkangjit LSDM-sė, duke pėrfituar nga padituria dhe injoranca e A.A. mė shumė deputet pėr vete dhe pėr LSDM-nė.
A thua e mashtroi dhe gėnjeu Canovski, A.A.-nė. Ih…Gjynah…
Dhe tani A.A. sėrisht do tė dal nė zgjedhje duke premtuar tė agjitha ato qė nuk i realizoj gjat 3 viteve nė pushtet edhe pse i premtoi. Do tė vazhdoi me retorikėn e tij prej plakut tė urt, por i cili ta ngul thikėn thell. Do tė flas pėr zogjt e malit dhe lagjen e bishtit tė dhelprės. Dhe do tė kėrkoi sėrisht votėn e popullit shqiptar.
A thua A.A. do ta mashtroj sėrisht popullin dhe do t’ia marr votėn?! Hmmmmm…S’BESOJ




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio