Studentet.info
Lajme : Ambasadori Riker dekorohet me Ēmimin pėr lidership 2010
Kyqur 09-05-2011 5:23:02 (1274 Lexime)


Tetovė, 5 maj - Ambasadori i SHBA-ve nė Maqedoni, Filip Riker, ėshtė dekoruar me ēmimin “Lider i vitit”, nga Instituti pėr Demokraci dhe Zhvillim nė njė ceremoni qė u mbajt nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė.
Ceremoninė e ndarjes sė Ēmimit e shpalli tė hapur Rektori i UEJL-sė, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili e pėrgėzoi ambasadorin Riker pėr kėtė Ēmim dhe e theksoi rėndėsinė e vazhdimit tė bashkėpunimit tė UEJL-sė me ambasadėn e SHBA-ve nė Shkup.
Kryetari i Institutit pėr Demokraci dhe Zhvillim, Dr. Veton Latifi gjatė ceremonisė sė ndarjes sė Ēmimit ambasadorit amerikan ėshtė shprehur se ambasadori Riker dhe ekipi i tij kanė shfaqur vlera tė njė lidershipi tė veēantė nė qetėsimin e tensioneve politike; nė parandalimin e shfaqjes sė dhunės nė skenėn politike; duke ndihmuar vendin qė tė identifikojė prioritetet e veta nė agjendėn reformuese; si dhe nė pėrqendrimin e fokusit nė ndėrtimin e vlerave demokratike nė shtet-ndėrtimin modern pėrgjatė kėsaj periudhe tė ndjeshme nėpėr tė cilin po kalon vendi.

“Ambasadori Riker ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr tė pėrkrahur njerėzit e vendit pėr tė krijuar njė besim, durim dhe vizion tė qėndrueshėm pėr integrimin e vendit nė BE dhe NATO. Ka qenė i njė ndikimi tejet tė madh inkurajimi i tij pėr qytetarėt e RM-sė pėr tė ruajtur shpresėn nė procesin i integrimit dhe qė mos tė zhvendosen nga binaret e integrimit- edhe pėrskaj kohėrave tė vėshtira e tė komplikuara me tė cilat janė ballafaquar vendi dhe qytetarėt.”, theksoi kryetari i Institutit, profesor Veton Latifi.
Ambasadori Riker, pasi ka falendėruar Institutin pėr Demokraci dhe Zhvillim pėr Ēmimin, ka porositur poashtu liderėt politikė tė vendit qė tė tregojnė lidershipin e vėrtetė nė zgjedhjet e 5 qershorit, me qėllim qė ato tė kalojnė nė frymė tė qetė dhe demokratike.
“Jam thellė i nderuar dhe kėtė shpėrblim ia dedikoj tėrė ekipit tim nė ambasadėn e SHBA-ve nė Shkup, pėr detyrat qė kemi realizuar bashkėrisht. Kanė qenė tri vite tė mrekullueshme dhe e di qė ambasada jonė do vazhdojė tė angazhohet si pasojė e marrėdhėnieve tė mira qė kemi me Maqedoninė, dhe tė punojmė nė detyrat e ardhshme pėr njė ardhmėri mė tė mirė pėr tė gjithė ne”, tha Riker, pas marrjes sė ēmimit.
Kėshilli pėr ndarjen e ēmimit pėr lidership pranė Institutit pėr Demokraci dhe Zhvillim konsideron se gjatė vitit 2010 Ambasadori Riker ka demonstruar njė lidership tė jashtėzakonshėm nė pėrforcimin e kapaciteteve demokratike tė vendit duke punuar fuqishėm dhe nė mėnyrė tė guximshme me autoritetet e Maqedonisė, shoqėrinė civile dhe qytetarėt e kėtij vendi nė procesin e reformave institucionale. Ky Ēmim tradicionalisht u ndahet personaliteteve tė dalluara publike apo institucioneve tė cilėt vlerėsohen tė kenė shfaqur rezultate tė jashtėzakonshme dhe pėrpjekje tė theksuara nė konsolidimin demokratik dhe procesin reformues nė Republikėn e Maqedonisė.
Nė kėtė ceremoni nė UEJL kanė marrė pjesė edhe ambasadori i BE-sė nė Shkup, Piter Soerensen, ambasadorja e Gjermanisė Ulrike Knotz, si dhe ambasadorė dhe diplomatė tė tjerė, profesorė dhe studentė tė UEJL-sė, etj.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio