Studentet.info
Lajme : Studentėt e UEJL-sė krijojnė robot
Kyqur 13-05-2011 9:15:24 (1810 Lexime)


TETOVĖ, 13 MAJ- Robot qė shkruan dhe njeh relievin. Ky ėshtė krijimi mė i fundit i tre studenteve tė Inxhinierisė Kompjuterike i Studentėve tė Universitetit tė Evropės-Juglondore, Arlinda Imeri, Fjolla Iljazi dhe Mjaftime Alili. Projektin e ndėrtimit tė robotit e kanė realizuar nė kuadėr tė punimit tė diplomės me ndihmėn e mentorit Azir Aliu. Roboti ėshtė ndėrtuar duke shfrytėzuar paketėn e LEGO Mindstorms NXT 2.0, me qėllim tė krijimit tė njė projekti “real “ dhe “fizik” nė lėmin e robotikės, duke ikur nga format tradicionale abstrakte qė hasen tek projektet nė pėrgjithėsi.


“Objektivi jonė ėshtė qė ky punim tė jetė njė nismė pėr hulumtimet e ardhshme qė do t’i bėjmė nė lėmin e robotikės, si dhe tė rrit entuziazmin dhe interesimin tonė pėr tė shfrytėzuar programimin si mjet pėr ti vėnė nė lėvizje kėto pajisje. Tė mundėsojmė qė kėto pajisje tė hynė nė universitetin tonė dhe t’u shėrbejnė studentėve tė ardhshėm si vegėl mėsimi dhe hulumtimi nė lėmitė pėrkatėse duke shfrytėzuar metoda tė ndryshme zbavitėse dhe interesante”, thonė studentet.

Roboti e zbulon ēdo vend tė mjedisit qė ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se tė ballafaqohet me to dhe mandej kthehet nė tė majtė dhe tė djathtė pėr tė caktuar drejtimin nė vazhdim. Nė qoftė se rastėsisht has nė pengesė, atėherė “sensori” qė reagon nė prekje bėnė qė robotin tė ndalet dhe vendos nga cila anė do vazhdoj rrugėn. Studentėt parashikojnė qė duke shfrytėzuar kėtė punim t’i inkuadrojnė stafin dhe studentėt tjerė nė shfrytėzimin e kėsaj teknologjie pėr module dhe lėmi tė ndryshme. Sipas tyre, sė shpejti nė UEJL, do tė formohet njė “ROBOT CLUB”, ku studentėt do tė kenė mundėsinė t’i shprehin idetė dhe aftėsitė e tyre. /KOHA/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio