Studentet.info
Art Fokus : DĖSHTIMET NUK MBULOHEN ME FIGURĖN E SKĖNDERBEUT
Kyqur 27-05-2011 8:57:19 (1801 Lexime)


RAMI MISLIMI

Sa mė shumė po intensifikohet fushata zgjedhore, aq mė shumė BDI-ja po shpėrndan mjegull te elektorati shqiptar. Nė mungesė tė argumenteve dhe punėve tė bėra nė qeverisjen mė tė fundit tre vjeēare, kjo parti politike si edhe herėve tė kaluara po e shtrembėron realitetin, duke u thirrur nė tė arritura qė aspak nuk kanė tė bėjnė me tė ardhmen e shqiptarėve tė Maqedonisė.

Debaklin politik nė mandatin e fundit, kjo parti pėrpiqet ta kompensojė me retorikė boshe dhe me paraqitje teatrale qė tashmė nuk thonė asgjė pėr shqiptarėt. BDI vazhdon tė pėrdor strategjinė qė dėshtimin nė qeverisje ta mbulojė me fraza folklorike dhe kjo ėshtė tepėr manipuluese. Nė mungesė tė projekteve tė realizuara nė tė mirė tė shqiptarėve dhe nė mungesė tė ofertės reale pėr zgjidhje tė problemeve qė tangojnė qytetarėt shqiptarė, kjo parti ka humbur busullėn dhe vendoset nė pozita qesharake dhe mashtruese deri nė paradokse absurd.



Si pasojė e kėsaj situate dhe si pasojė e dėshtimit total nė qeveri, kjo parti nuk do tė kursejė asgjė pėr tė shpėrndarė mjegull dhe pėr tė mashtruar shqiptarėt. Figurat e historisė shqiptare janė “viktimat” permanente sa herė qė BDI dėshton nė qeveri dhe ballafaqohet me mungesė tė ofertės reale politike. Edhe kėsaj radhe, kjo parti, pėr tė shmangur debaklin politik, po keqpėrdor me paturpėsi figurėn e heroit kombėtar, Gjegj Kastriot Skėnderbeut, qė ėshtė njė simbol krenarie pėr tė gjithė shqiptarėt pavarėsisht bindjeve tė tyre politike.

Sa herė qė BDI-sė ia pėrmend dėshtimet nė qeveri, pėrfaqėsuesit e kėsaj partie arsyetohen me bustin e Skėnderbeut, thuajse ky hero kombėtar ėshtė i vendosur aty pėr tė mbuluar turpin e tyre politik. Kur njerėzit flasin pėr dėshtimin politik dhe pėr njė situatė tė rėndė ekonomike, ata na thonė “shiheni Skėnderbeun”, sikur ai tė ishte vetėm pronė e disa ministrave tė dėshtuar tė kėsaj partie. Fatmirėsisht, shqiptarėt e kanė hetuar kėtė manipulim dhe kėrkojnė diēka tjetėr. Kėrkojnė shpėtim nė kėto zgjedhje.

Njėjtė ndodh edhe me gjuhėn shqipe pėr tė cilėn njėherė thonė se e kanė zyrtarizuar, ndėrsa njėherė se do ta zyrtarizojnė nė mandatin e ardhshėm. Sikur tė jetė njė enigmė e vėrteta mbi statusin e gjuhės shqipe, ėshtė e zyrtarizuar apo duhet tė zyrtarizohet? Duke qenė situatė e prekshme dhe reale me qindra shembuj mund tė qartėsojnė dhe vėrtetojnė se gjuha shqipe ende nuk ėshtė zyrtare, pra nuk ka fituar statusin qė premtohet pėrgjatė ēdo fushate elektorale. Mjafton tė bėsh njė kėrkesė nė institucionet e shtetit, do tė vėrtetosh se atė duhet ta bėsh nė gjuhėn maqedonase dhe jo nė gjuhėn shqipe. Shumė mbishkrime nė Maqedoni na bėjnė tė kuptojmė qė gjuha shqipe ende nuk po gjen pėrdorimin e saj institucional. Shumė deklarime tė udhėheqėsisė sė lartė tė BDI-sė, tė irritojnė nga se sipas tyre pėrdorimi i gjuhės shqipe duhet tė kuptohet si muhabet kafenesh dhe jo zyrtarizim i mirėfilltė ligjor dhe pėrdorim nė institucionet shtetėrore. Dėshiroj tu bėj me dije se shqiptarėt me kohė e kanė folur gjuhėn shqipe nė shtėpi dhe nė universitete dhe kjo nuk ėshtė e arritur e BDI-sė, sepse atėherė as qė ka ekzistuar kjo parti. Pra nuk mund tė quhet e arritur, fakti qė shqiptarėt nė shtėpinė e tyre flasin gjuhėn shqipe.

Kėto janė vetėm disa ēėshtje pėr tė cilat BDI kėrkon tė na bind si suksese e qė nė fakt shqiptarėt historikisht i posedojnė. BDI nė vend qė tė shpėrndajė mjegull pėr kėto gjėra duhet tė japė llogari pėr dėshtimet trevjeēare nė qeverinė e Gruevskit. BDI duhet tė japė llogari politike pėr shumė projekte antishqiptare qė janė realizuar gjatė qeverisjes sė fundit. Ėshtė koha e fundit qė kjo parti tė kuptojė se e ka humb rrugėn dhe nuk ka ēfarė t’iu ofrojė shqiptarėve. Kjo parti thjesht do tė mbetet nė histori, sepse nuk ka asgjė pėr t’iu ofruar shqiptarėve tė dėshpėruar.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio