Studentet.info
Opinione : Ta edukosh Fakultetin e Edukimit mbi pėrzgjedhjen e kuadrit akademik
Kyqur 13-07-2011 3:03:27 (3045 Lexime)

Mr. Metush Bajrami

Reagim ndaj konkursit tė shpallur publik mė 20 prill 2011 nga Fakulteti i Edukimit – Prishtinė

Konkurset nė Kosovė janė bėrė temė e kritikės sė pėrditshme, si nė ambientet formale dhe joformale. Por nė opinionin publik ka pak raste qė janė tė njohura, konkrete dhe tė bėra nė mėnyrė publike, ndėrsa pėr punonjėsit nė fakultetet gjegjėse, kėto gjėra janė rutinore dhe nė ēdo muhabet jozyrtar flitet shumė pėr to, e sidomos nė “klane profesorėsh”. Ne kėsaj radhe, do tė pėrpiqemi tė shpalojmė njė rast, qė mund tė jetė edhe dukuri, e pėrzgjedhjes jo tė pėrshtatshme, jo profesionale dhe nė mospėrputhje me rregullat e Statut tė Universitetit tė Prishtinės. Ne kėrkojmė nga Kėshilli Mėsimor-Shkencor i Fakultetit tė Edukimit, Qendra nė Prishtinė, qė ta rishikojė konkursin e shpallur para pak kohėsh, mė 20 prill 2011 i cili ka zgjatur 15 ditė pas datės sė publikimit, pėr lėndėt mėsimore: “Art figurativ me metodologji” dhe “Artet e bukura”, nė tė cilin konkurs kanė marrė pjesė shumė kandidatė, gjegjėsisht 13 kandidatė, ku sipas tė cilit konkurs ėshtė kėrkuar njė mėsimdhėnės pėrkitazi mė lėndėt e sipėrpėrmendura.


Sipas ligjit dhe statutit universitar, mėsimdhėnėsi duhet tė posedojė gradėn shkencore “Doktor i arteve me metodologji”, apo sipas asaj tė vjetrės, “Doktor i metodikės sė artit figurativ”, ku fatkeqėsisht me kėtė titull akademik dhe shkencor akoma nuk kemi njė kuadėr tė tillė nė Kosovė, aq sa kemi njohuri ne. Komisioni Recensues i pėrbėrė nga Hysni Krasniqi – grafist (nė pension), Muhamet Ahmeti – dizajner dhe Sabedin Ethemi - piktor, e kanė kryer punėn e tyre, pėrkundėr faktit qė asnjėri prej tyre nuk ėshtė kompetent pėr kėto lėndė tė kėrkuara sipas konkursit nė fjalė. Sipas mendimit tonė, sė paku njė pedagog, do tė duhej pėrfshirė nė kėtė Komision, respektivisht profesori i “Metodikės sė Artit Figurativ” nė Fakultetin e Arteve Figurative – Prishtinė, i cili mė sė shumti ka njohuri dhe kompetenca pėr tė bėrė njė punė rreth seleksionimit tė kandidatėve gjatė hapjes sė konkursit. Ndėrsa nė rastin konkret, Komisioni Recensues nė pėrbėrje tė njė grafisti, njė dizajneri si dhe njė piktori, janė mė sė paku kompetentė pėr tė dhėnė mendime pėr njė metodicient tė artit figurativ.

Komisioni i lakuar nė kėtė shkrimin tonė pas shqyrtimit tė kėrkesave dhe aplikacioneve tė kandidatėve, nė mesin e shumė kandidatėve, ka pėrzgjedhur kandidatin Haki Xhakli, i cili sipas dokumentacionit tė prezantuar, ofron kėto tė dhėna: Haki Xhakli ėshtė lindur mė 3 dhjetor 1952, ndėrsa ky kandidat ka doktoruar nė Fakultetin Filologjik nė Shkup, mė datėn 31.12.2010, me temėn “Knjizhevnosta i igrata (Brz primeri na knizhevnata estetika na albanskite detski igri)”. Ėshtė pak e habitshme kjo datė pasi ėshtė ditė festive, por s’duam tė hymė mė nė detaje!!! Kandidati Haki Xhakli e ka prezantuar desertacionin e tij pranė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė nė Republikėn e Kosovės dhe kjo ministri nuk e ka pranuar ta bėjnė nostrifikimin. Nga vetė titulli i temės sė doktoraturės kandidati Xhakli nuk i plotėson kushtet pėr mėsimdhėnės i lėndėve “Art figurativ me metodologji” dhe “Artet e bukura”.

Ndėrsa komisioni pėr tė cilin po flasim qė nga fillimi i kėtij shkrimi i ka dhėnė pėrparėsi dhe i ka propozuar Kėshillit Mėsimor-Shkencor tė Fakultetit tė Edukimit, qė kandidati Xhakli tė pranohet si bartės kryesor i kėtyre dy lėndėve. Ne besojmė se ka kandidatė tė tjerė qė do tė mund t’i plotėsonin kushtet edhe mė mirė, ndėrsa Xhakli ėshtė njė piktor 60 vjeēar! Ne mendojmė se kėtu ėshtė shkelur rregullorja e statutit tė Universitetit tė Prishtinės, ngase nė radhė tė parė kandidati me doktoraturėn nga Maqedonia, mund tė vijė nė shprehje vetėm brenda kufijve tė Maqedonisė, sepse vetėm ky shtet e njeh diplomėn e tij, ndėrsa me rastin e hyrjes nė Kosovė, disertacioni i tij ėshtė i pavlefshėm. Kėtė nuk po e themi ne, por e ka thėnė MASHT. Ne mendojmė qė doktori i Maqedonisė, duhet tė shqyrtohet nė rangun e kandidatėve tė cilėt janė pjesėmarrės tė kėtij konkursi dhe ky aspak nuk ka pėrparėsi.

Nga ana tjetėr, ky kandidat prej fillimit tė punės sė tij nė Fakultetin e Edukimit, ka punuar vetėm si mėsimdhėnės i angazhuar, me kontratė njėvjeēare. Sipas rregullores, ēdo konkurs qė shpallet nga fakultetet pėrkatėse, duhet tė posedojė lėndė obligative, ndėrsa nė rastin tonė lėnda “Artet e bukura” ėshtė lėndė zgjedhore. Ky rast ka qenė dashur tė kristalizohet nga Kėshilli Mėsimor-Shkencor i Fakultetit tė Edukimit dhe tė cilėt janė kompetentė pėr filtrimin e shpalljes sė vendit tė punės me lėndė obligative dhe jo me lėndė zgjedhore. Edhe mė herėt ka pasur lėshime, por kėsaj radhe janė shumė tė dukshme dhe tė ndjeshme, sepse po krijojnė vende pune nė kundėrshtim me rregullat e Statutit tė UP-sė. Edhe kėtu apelojmė qė Kėshilli Mėsimor-Shkencor ta korrigjojė kėtė rast, sepse kjo po bėhet dukuri dhe FE po bėhet shembull pėr tė keq.

Pėrmes kėtij opinioni publik, ne kėrkojmė nga Kėshilli Mėsimor-Shkencor i Fakultetit tė Edukimit nė Prishtinė, qė ta shqyrtojnė edhe njėherė mirė shpalljen e konkursit nė fjalė, dhe po ashtu, ta ndryshojnė Kėshillin Recensues, meqė nuk ėshtė treguar profesional dhe kompetent. Ose ta rishqyrtojnė, ose ta anulojnė konkursin dhe ta rishpallin nė pėrputhje me tė gjitha kriteret profesionale dhe ligjore tė statutit universitar. Kėrkojmė edhe nga kolegėt e tjerė tė kėsaj fushe, t’i japin mendimet e tyre pėrkitazi me kėtė. Nė fillim Kėshilli Mėsimor-Shkencor i ka propozuar anėtarėt e Kėshillit, nė mesin e tė cilėve ka qenė edhe pedagogu i metodikės sė artit, nė Fakultetin e Arteve nė UP, por nuk e dimė pse mė vonė ėshtė bėrė ky ndryshim dhe janė pėrzgjedhur emra tė rinj, me tė cilin fakt edhe lindin akoma mė shumė dyshimet mbi korrektėsinė dhe mbarėvajtjen e procesit seleksionues.

Synimi ynė ėshtė qė tė kritikojmė kėtė mėnyrė veprimi institucional, sepse kėshtu e degradojnė gjithė procesin edukativo-arsimor dhe rrėnon vlerat e mirėfillta tė sistemit universitar nė Kosovė. Kėtė shkrim do ta adresojmė edhe nė Rektorat, Bord tė Universitetit, Senat, Kėshillin Mėsimor-Shkencor tė Fakultetit tė Edukimit, Dekanat, etj. Kėsaj here po e pėrfundojmė me kėto vėrejtje dhe sugjerime dhe shpresojmė se organet kompetente nuk do tė hyjnė nė rrugė me baltė dhe tė mjegulluara, por do t’i korrigjojnė gabimet e tyre. Ne nuk kemi pretendime dhe inate personale ndaj piktorit Xhakli dhe askujt tjetėr, por vetėm po i qortojmė veprimet tona institucionale-akademike nė pėrzgjedhjen e kuadrit profesional, qė pėrcakton kualitetin jo vetėm tė kėsaj gjenerate, por tė shumė gjeneratave nė vijim. Dėshira jonė ėshtė qė tė jemi nė pėrputhje me rregulloret nė fuqi, pėrkatėsisht me statutin e aprovuar tė UP-sė, pėrkundėr faktit qė edhe ky statut duhet rishikuar nė kompatibilitet me zhvillimin e shoqėrisė dhe dinamikėn e kohės bashkėkohore, e sidomos me kėrkesat dhe reformat e shoqėrisė tė cilėn po e synojmė ne.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio