Studentet.info
Opinione : MBUROJA
Kyqur 15-10-2011 12:16:09 (1334 Lexime)


Metin IZETI

Historia njerėzore ka filluar me "rėnien" e tij nė kėtė dimension tė ekzistencės, do tė thotė Erich Frommi, dhe mė nuk ka kthim prapa. Ai ėshtė i pėrballuar me dy anė ekzistenciale pėr shkak se i pėrket natyrės, por njėkohėsisht ėshtė edhe transhedent me vetėdijen pėr veten dhe zgjedhjen e tij. Kėtė ka mundėsi ta shėrojė vetėm me ecjen pėrpara dhe arritjen nė bashkimin e karakterit tė tij me natyrshmėrinė e krijimit tė tij.


Nė kėtė tė fundit ka dy koncepte pa tė cilat, pavarėsisht do ta analizojmė nga aspekti i mendjes sė pastėr ose asaj praktike, njeriu ėshtė huajėsuar nga vetvetja dhe ėshtė ballafaquar me sisteme totalitare si intelektuale ashtu edhe politike. Liria dhe arsyeja janė dy elemente qė prej rėnies sė njeriut nė pėrmasėn fizike tė qenėsisė e kanė shoqėruar dhe i kanė mundėsuar atij tė kuptojė veten, mjedisin, Krijuesin si dhe tė sistematizojė ardhmėrinė e tij.

Liria dhe arsyeja nuk janė vetėm elemente tė vetėdijesimit dhe ngritjes individuale tė personit por gjithashtu edhe tė familjes, shoqėrisė, tjetrit... Mosinkuadrimi i tyre nė procesin e organizimit tė brendshėm individual dhe tė jashtėm latitudal nxjerr nė pah agresivitetin nga njėra dhe si pasojė e saj gjithsesi nėnshtrimin nga ana tjetėr. Dukuria e pėrhapjes kuantitative dhe pėrsosjes kualitative tė trajtave dhe mjeteve tė agresivitetit irracional ėshtė njė prej shenjave tė mėdha tė shoqėrisė sonė.

Qė ėshtė edhe mė fatale nė pėrgjithėsi pėr njeriun, ai i fut nė humnerė tė pafund edhe dy elementet pa tė cilat njeriu nuk e ka njerėzishmėrinė, arsyen dhe lirinė. Unė nuk kam ndėrmend qė tė flas pėr pėrmasėn pastėr filozofike tė kėtyre dy termeve, por dėshiroj qė tė diskutoj qėndrueshmėrinė e elementeve tė shėndosha tė gjenit tonė dhe ndryshimin tonė nė procesin e zhvillimit dhe orientimit drejtė realitetit qenėsor tė shqiptarėve nė Republikėn e Maqedonisė. I vetėdijshėm se jemi nė periudhėn e marrjes sė vendimeve tė rėndėsishme pėr shqiptarėt, ku do tė ballafaqohemi me pėrgjegjėsinė historike dhe morale, edhe tė udhėheqėsve, por edhe tė ndjekėsve, pohoj se ėshtė tejet e rėndėsishme qėndrueshmėria nė premisat dhe inkorporimi i tyre nė procesin e ndryshimeve mbarėbotėrore. Nė arenėn politike nė Maqedoni pas viteve tė nėntėdhjeta kishte vetėm njė rrugė politike qėndrestare nė pėrgjegjėsinė historike, morale dhe qė pandėrprerė avanconte lirinė dhe arsyen e veprimtarisė shoqėrore tė shqiptarėve larg prej prangave tė mendėsisė skllavėrore dhe nėnshtruese ndaj maqedonasve.

Ishte kjo Partia Demokratike Shqiptare. Ideja e lirisė dhe arsyes nė veprimtarinė kombėtare tė PDSH-sė vazhdimisht kundėrshtohej me arrogancėn irracionale tė maqedonasve. Trajtat e agresivitetit irracional tė maqedonasve prej viti nė vit merrnin forma tė ndryshme, por qėllimi i vetėm ishte pengimi i elementeve qė do tė vetėdijesonin shqiptarėt nė lidhje me vendzėnien reale tė tyre nė Maqedoni. Guximi i PDSH-sė i mishėruar nė personalitetin e liderit tė saj, Menduh Thaēit, pėr t'iu kundėrvu kėtij agresiviteti permanent bazohej nė idenė e lirisė dhe arsyes si elemente tė pandashme tė gjenit shqiptar. Dhe pėrderisa nga njėra anė agresiviteti arkaik i maqedonasve shtohej, nga ana tjetėr vokabulari politik i PDSH-sė, i djersitur intelektualisht, e ngrente moralin e shqiptarėve pėr qėndresė tė vazhdueshme. Nė kėtė rrugėtim sulmet kryesore u drejtuan drejtė boshtit ku lidhej veprimtaria kombėtare e shqiptarėve tė Maqedonisė, dhe ky bosht ėshtė Menduh Thaēi.

Veprimtaria politike e liderit tė PDSH-sė kryekėput ishte e pėrqendruar nė zgjidhjen reale tė ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni, qė nuk ishte nė pajtueshmėri me agresivitetin irracional tė maqedonasve. Them irracional, pasi jam i mendimit se prolongimi i zgjidhjes reale tė ēėshtjes shqiptare i zgjat edhe afatet e seriozitetit shtetėror tė Maqedonisė. Tė themi se kombi ėshtė grup shoqėror, ose thėnė ndryshe komunitet i individėve qė janė nė nduarnduarėsi tė ngushtė. Sociologėt do tė kishin thėnė se interesat e tyre janė tėrėsi e mundėsive materiale dhe institucionale qė kombit tė caktuar nė pėrmasėn e caktuar tė zhvillimit historik i mundėsojnė tė ruajnė dhe tė zgjerojnė trajtat jetėsore individuale dhe shoqėrore. Nė kėtė pėrkufizim shihet qartė se interesat e njė grupi shoqėror lindin nga relacioni i grupit gjegjės me mundėsitė qė i ka para vetes. Unė pajtohem se pėrkufizimet nė disa hollėsi dallohen varėsisht se cilės shkollė ideore i pėrket pėrkufizuesi, nė cilat rrethana kohore dhe hapėsinore jeton grupi i caktuar, mirėpo ka diēka qė nuk ndryshon asnjėherė, pa marrė parasysh ndryshimin e sistemeve dhe regjimeve, dhe ajo ėshtė gjeni dhe struktura e grupit tė caktuar, pasi vetėm me ruajtjen e tyre mund tė mbrohet qėndrueshmėria dhe mbijetesa fizike e njė kombi tė caktuar.

Kjo ėshtė edhe mė e fortė te kombet qė kanė histori dhe traditė tė fortė. Vetėdija kombėtare pėr qėndrueshmėrinė nė procesin e ruajtjes sė gjenit, mbijetesės fizike, fetare, etnike, kulturore dhe inkorporimit nė rrjedhat e zhvillimeve botėrore dhe aplikimi i tyre nėpėrmjet tė institucioneve tė cilat i posedojnė si mundėsi, paraqesin interesat kombėtare tė qėndrueshme tė shqiptarėve, nė veēanti tė neve qė jetojmė nė Republikėn e Maqedonisė, pa tė cilat nuk ka rrugėdalje. Tė gjitha opsionet tė cilat do tė mundohen tė kamuflojnė kėta virtyte humane, edhe pse herė pas here do tė jenė tė suksesshėm, do tė ballafaqohen me pėrgjegjėsinė morale, shoqėrore por edhe metafizike. Maqedonasit nė trajtė shumė perfide duke i keqpėrdorur edhe institucionet shtetėrore u pėrpoqėn tė kamuflojnė kėrkesat reale tė shqiptarėve, nga njėra anė duke nxjerr nė arenėn politike njerėz anonim, dhe nga ana tjetėr duke i futur elementet e veta nė kuadėr tė PDSH-sė, me qėllim qė tė dobėsojnė qėndresėn reale tė shqiptarėve.

Nė komunikimin publik nė Republikėn e Maqedonisė shpesh jemi duke dėgjuar biseda tė cilat janė nė kontekst tė interesave tona kombėtare. Mirėpo kur pyetemi se ēka janė ata, atėherė nė tė shumtėn e rasteve ballafaqohemi me pėrgjigje tė cilat nuk flasin pėr caqe dhe qėllime por pėr mjete qė janė shndėrruar nė qėllime. Shpeshherė interesat kombėtare nuk diskutohen, por pranohen si tė gatshme dhe tė pjekura (disa herė edhe nė kuzhina tė huaja) nga biseda (ose mė mirė tė them heshtje dhe pantomima) e individėve tė cilėt janė duke prezantuar realitet pa proces dhe ndryshime pa qėndrueshmėri nė kursin gjenetik tė qenies sonė. Fenomeni i agresivitetit irracional dhe nėnshtrimi nga ana tjetėr nuk e dėmton vetėm objektin por nė tė njėjtėn kohė edhe subjektin, me njė dallim qė subjekti pėrjeton hedonizmin momental nė shpinėn e objektit.

Ka njė kohė tė gjatė, qė ne ballafaqohemi me kėtė trajtė tė agresivitetit irracional qė herė pas here nė sistemet e ndryshme ka qenė i stolisur edhe me nėnshtrimin e njerėzve qė biologjikisht kanė patur pėrkatėsi shqiptare. Dua tė them qė agresiviteti i fqinjėve tanė ballkanik dhe nėnshtrimi i herė pas hershėm i individėve tė caktuar prej mesit tonė nuk ėshtė dukuri e huaj, por e pėrjetuar, mirėpo gjithnjė kemi jetuar me vetėdije pėr veten tonė, me vetėdije tė sigurtė pėr atė se kush jemi, ku jemi dhe ēka duhet tė bėhemi. Ajo qė mjaftė mė krijon huti kohėve tė fundit nuk ėshtė nėnshtrimi por humbja e vetėdijes pėr gjenin dhe shtrirjen latitudale tonėn nė hapėsirėn ku jetojmė.

Pėr dallim nga gjallesat tjera, qė nuk pyeten dhe tė cilat kanė mundėsi tė hapin vetėm mundėsitė e dhėnura, njeriu ėshtė nė gjendje qė duke pyetur dhe duke u pėrgjigjur nė pyetjet, duke zbėrthyer ligjet e domosdoshmėrisė, tė formėsojė veten dhe botėn e tij, tė zgjedh, tė zgjedh mirė dhe tė hapė mundėsitė nė harmoni me tė njerėzishmen, humanizmin. Mendimtarėt e hershėm (antik) skllavėt nuk i kanė konsideruar si njerėz vetėm pėr shkak se ata lirinė dhe arsyen nuk e kanė pranuar si obligim, si bazė tė koncepteve shoqėrore dhe si vlerė mė tė lartė.

Ndoshta do tė kuptohem si subjektiv pėr vlerėsimin qė do ta bėj, por me vetėdije pėr ngjeshjen e kėtij subjektiviteti do tė them se vlerat e lartpėrmendura kanė qenė pikėsynim dhe komponentė strukturale e grupimeve shoqėrore djathtiste. Grupimet djathtiste shqiptare gjithnjė kanė patur parasysh pėrdorimin e tė gjitha mundėsive pėr ruajtjen e gjenit, mbijetesės fizike, fetare , etnike dhe kulturore tė shqiptarėve nė veēanti nė Republikėn e Maqedonisė, ku mundėsia e shthurjes dhe asimilimit ka qenė mė e mundshme.

Brezat qė kanė kundėrshtuar idenė komuniste qė nga vitet e luftės sė dytė botėrore dhe mė pas nė periudhėn komuniste ( tė gjithė ne i kemi tė njohura peripecitė dhe torturat psikofizike qė janė ushtruar mbi to) nė esencė kanė qenė tė udhėhequr me idenė e qėndrueshmėrisė sė parimeve tė lartpėrmendura. E majta gjithnjė ka qenė kundėr identitetit tė veēan , ka qenė pėr bashkim dhe vėllazėrim ( ose mund t'i themi integrim) me epiqendėr tė shkrirjes, shthurjes dhe asimilimit tė gjenit tonė. Ka mundėsi qė dikush tė mendojė se premisat tė cilat janė tė vendosura mė lartė si ruajtje e identitetit dhe integritetit tonė kombėtar, fetar, kulturor nuk janė nė rregull dhe se neve na nevojitet integrim ku elementet e lartpėrmendura nuk do tė jenė nė plan tė parė.

Po ka mundėsi kėshtu tė mendohet, por edhe vokabulari dhe ideologjia e cila do tė pėrdoret gjatė zgjedhjes dhe tė zgjedhurit nuk duhet tė jetė e udhėhequr nga fjalėt tė cilat e kėrkojnė tė kundėrtėn. Pėr pasojė nuk mund tė thoni se jenė pėr ruajtjen e gjenit dhe vlerave kombėtare, bile edhe tė luftoni pėr tė, e mė vonė tė inkorporoheni nė aparatin e shtetit nė atė mėnyrė qė edhe atėherė kur e tėrė bota e kritikon agresivitetin irracional tė qeverisjes sė Maqedonisė, kur e tėrė popullata ėshtė e habitur prej kotėsisė sė "bashkė"-qeverisjes, tė heshtni dhe me heshtjen tė tregoni se jeni shumė tė "urtė". Nėse kemi dėshirė qė qytetarėve t'u mundėsojmė qė tė sendėrtojnė kėrkesat e tyre dhe tė ndikojnė nė rrjedhat e shoqėrisė, atėherė ata patjetėrsisht duhet tė jenė mirė dhe drejtė tė informuar pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ta.

Pas viteve tė nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar nė Maqedoni filloi njė proces i demokratizimit tė shoqėrisė postkomuniste, por njėkohėsisht edhe i vetėdijesimit masovik tė etniciteteve tė ndryshme nė tė. Maqedonasit qė nga fillimi, merret vesh, tė inkurajuar edhe prej "vėllait tė madh" aso kohe mė tepėr ishin brenda njė ėndrre tė formimit tė shtetit dhe etnikumit tė tyre. Kjo ėndėrr, ndoshta nė trajta tė ndryshme herė si iluzion e herė si utopi, vazhdon deri nė ditė tė sodit. Nuk do tė ndalem nė formėsimin etnik tė maqedonasve, por ajo qė neve na brengos ėshtė botėkuptimi i formėsimit shtetėror tė tyre, ku ata pandėrprerė kishin dėshirė qė ėndrrėn e tyre nė formėsimin etnik ta vazhdojnė edhe nė formėsimin shtetėror. Ky ishte njė proces dhe ata e dinin mirė se ky proces nuk ka mundėsi tė ec pa inkorporimin, qoftė edhe simbolik, tė shqiptarėve nė shtet. Mirėpo nuk kishin, ende nuk kanė, dėshirė qė ėndrra utopike e tyre tė prishet, prandaj edhe pandėrprerė u munduan qė tė avancojnė elemente tė udhėhequra nga lakmia e pushtetit ose edhe interesave individuale, ose edhe mė keq individėve me prapavijė tė dyshimtė, vetėm me qėllim qė ėndrra mos t'ju prishet.

Ėndėrruesi u trondit atėherė kur u paraqit PDSH-ja nė Republikėn e Maqedonisė. Bile- bile u shndėrrua nė ankth kur e vėrejti urtinė, aftėsinė dhe guximin e ballafaqimit intelektual, politik dhe organizativ tė liderit tė saj, Menduh Thaēit, i cili pas ēdo goditjeje tė ulėt, arrinte tė del edhe mė i fortė. Procesi drejtė realitetit qenėsor tonė nė hapėsirėn e Maqedonisė me vrullin mė tė madh vazhdon edhe sot. Se ky proces ka synim realitetin dhe se udhėheqėsi aktual i kėtij procesi ėshtė gati dhe i urtė ta udhėheqė atė shihet edhe nga fakti se ai din tė vlerėsojė kapacitetet intelektuale tė pastra tė shqiptarėve nė nėnqiellin e Maqedonisė dhe tė ballafaqohet intelektualisht, politikisht dhe nga aspekti i organizimit shoqėror me tė gjithė ata qė pėrpiqen ta kamuflojnė realitetin ose qė i shėrbejnė dikujt tjetėr, si nga radhėt e PDSH-sė ashtu edhe nė korpusin e pėrgjithshėm politik nė Maqedoni. Kjo e vėrtetė u prezantua qartė edhe nė vizitėn e fundit tė njėrit prej burshtetasve mė tė fortė botėror, z. Rexhep Tajjip Erdogan, i cili e tregoi gjoksin e vėrtetė qė ka mundėsi tė pėrballet me sfidat reale nė Maqedoni, aspak mos tė ndikohet nga provokimet e ulėta margjinale dhe qė me urtėsi di t'i tejkalojė ato. Liria dhe arsyeshmėria shoqėrore e njeriut ėshtė e mundshme vetėm nėse ekziston mundėsia e vėrtetė pėr tė zgjedhur.

Mundėsia qė vėrtetė tė zgjidhet nuk dhurohet, pėr te duhet tė pėrpiqemi dhe tė rritemi. Gjithashtu nevojitet edhe dėshira qė zgjedhja tė mos bie pre e indiferentizmit dhe oportunizmit, si dy demonė mbrojtės tė sė keqes nė pėrmasėn e organizimit shoqėror. Nėse "tė mirėt" mendojnė se e mira do tė vijė vetė dhe e stolisur me satanizim tė vokabularit (pėrdorimit tė fjalorit pseudozbukurues) , atėherė thellė mashtrohen dhe e keqja gjithnjė do tė sundojė. Tė ligėt pandėrprerė janė nė vrap pėr mbrojtjen e pseudovlerave, nėpėrmjet tė cilave e ruajnė shėndetin e tyre social. Nuk kemi tė drejtė qė nė rrugėn e arsyes dhe lirisė tė jemi nė hamendje. Nuk ėshtė vlerė qė ēdo pengesė e vogėl tė ndryshojė kahen dhe orientimin tonė. Nuk kemi tė drejtė qė pėrkohėsisht tė distancohemi nga arsyeja dhe liria dhe gjithsesi duhet tė jemi nė mesin e atyre qė janė tė aftė dhe tė gatshėm tė zgjedhin atė qė duhet dhe kur duhet, nė mesin e atyre qė dinė tė konceptojnė interesat dhe kėrkesat e veta tė vėrteta.

Tė tillėt janė tė arsyeshėm, janė tė orientuar drejtė lirisė, janė tė pėrqendruar nė atė rrugė, gjegjėsisht janė tė menēur dhe tė lirė. Liria dhe arsyeja si rezultat i psikologjisė sė udhėheqjes sė turmės janė shndėrruar nė koncepte qė krijojnė etikėn e interesit, e jo tė solidaritetit struktural. Nė rrėnjėt e kėsaj (jo)etike ėshtė dobia ekonomike dhe kėnaqėsia fizike momentale, ndėrsa ēdo gjė tjetėr, ideali, kombi, feja, kultura, arsimi, pėrjashtohet. Pėr pasojė u ballafaquam me njė individualizėm qė kishte kėrkesat e veta tė lirisė dhe arsyes por pa ndjenjėn e pėrgjegjėsisė dhe me moral utilitar. Karakteristika bazė e kėtij morali ėshtė relativizmi moral ose thėnė ndryshe kėnaqja e nevojave personale dhe harresa e tė mirės sė pėrgjithshme.

Unė nuk kam dėshirė tė kthehem nė tė kaluarėn dhe tė jap shembuj se si ne shqiptarėt, nuk kemi qenė tė tillė, vetėm pėr njė shkak tė thjeshtė logjik, se nuk kam dėshirė tė pėrdori mekanizma psikologjike mbrojtėse tė cilat do tė na fusin nė gjumė dhe nuk do tė kemi mundėsi qė tė hapėrojmė me realitetin, por dėshiroj tė them qė ėshtė momenti i fundit qė ideali i lirisė dhe arsyes qė ėshtė nė gjenin njerėzorė tė funksionojė me qėllim qė tė mbijetojmė fizikisht, por edhe qė tė inkuadrohemi nė trendet kulturore dhe intelektuale tė botės. Liria dhe arsyeja duhet tė funksionojnė nė largimin hutisė nė vetėdijen pėr veten dhe pozitėn tonė, por gjithashtu edhe nė ndjekjen e kursit qė hapėron me trendet botėrore por qė nė esencė e ka mbrojtjen i dinjitetit tonė sė bashku me liritė individuale dhe shoqėrore. Ideali i lirisė dhe arsyes na bėn tė vetėdijshėm pėr veten tonė dhe ēėshtjet qė na qėndrojnė nė rrugė pėr ecjen para. E njerėzishmja aspak nuk pajtohet me etikėn relativiste tė interesit, por kėrkon sakrificat idealiste nė kursin ku prezantohen vlerat ekzistenciale tė gjenit shqiptar nė mikro dhe makro arenė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio