Studentet.info
Lajme : Sefer Tahiri, doktor i shkencave tė komunikimit
Kyqur 15-10-2011 12:54:35 (2990 Lexime)


Gazetari dhe analisti, Sefer Tahiri mbrojti me sukses tezėn e doktoraturės me temė “Ndikimi i partive politike ndaj politikės redaktuese tė shėrbimit radiodifuziv publik nė periudhėn prej vitit 1998-2006”, nė Universitetin e Nju Jorkut nė Shkup. Para komisionit nė pėrbėrje: dr. Dona Kollar-Panov (mentore), dr. Gjorgji Spasov, dr. Nano Ruzhin, dr. Nazmi Maliqi dhe dr. Emilija Canevska, Tahiri prezantoi rezultatet e hulumtimit tre vjeēar duke nėnvizuar se politika ka qenė fati i keq i RTVM-sė.

Nė punimin studimor, i cili nga komisioni u vlerėsua si njė kontribut i rėndėsishėm nė shkencėn e medias dhe komunikimit, Tahiri pėrmes modeleve teorike dhe fakteve empirike konkludon se shėrbimi radiodifuziv publik- Radio Televizioni Maqedonas vazhdimisht ka qenė nėn kontrollin e partive politike nė pushtet. Teza kryesore e Tahirit ėshtė se ndaj politikės redaktuese tė RTVM-sė kanė ndikuar partnerėt e koalicionit qeveritar, pėr shkak se kjo media nuk ka arritur tė transformohet nga shėrbim shtetėror nė publik.


Ndikimi politik ndaj politikės redaktuese tė RTVM-sė sipas Tahirit ka qenė shkaku kryesor qė ka shkaktuar krizėn e pėrhershme me tė cilėn ballafaqohet shėrbimi publik nė periudhėn e pluralizmit nė Maqedoni.
Faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė politizimin e shėrbimit radiodifuziv publik-RTVM janė: moszbatimi i Ligjit pėr veprimtari radiodifuzive, moszgjidhja e financimit dhe ndėrhyrja e shtetit nė mbulimin e shpenzimeve tė RTVM-sė qė implikon ndikim politik, ndikimi vendimtar i partive nė zgjedhjen e organeve drejtuese tė RTVM: anėtarėve tė Kėshillit drejtues, Kėshillit tė RTVM-sė dhe drejtorit e zėvendėsdrejtorit ekzekutiv dhe instrumentalizimi i shėrbimit publik gjate fushatave zgjedhore dhe ditės sė votimeve.

Sefer Tahiri ka punuar si gazetar e redaktor nė shumė media tė vendit, por edhe si analist e debatues i ēėshtjeve politike dhe mediatike, pjesėmarrės nė disa hulumtime e projekte, ndėrsa aktualisht ėshtė i angazhuar nė Fakultetin e komunikimit nė UEJL.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio