Studentet.info
Opinione : Kuvendi Historik i Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 10-11-2011 4:00:00 (3651 Lexime)


Prof.Dr. Dali Emėrllahu

Prof.Dr.Ejup Statovci: “ 26 Nėntori s`ka si tė mos jetė njė nga ato ditėt e shėnuara dhe historike pėr Universitetin e popullin tonė. Kjo do tė hyjė nė histori si njė nga ditėt e shėnuara, kur Kuvendi i atėhershėm i Universitetit tė Prishtinės vendosi qė Universiteti tė vazhdojė punėn si Universitet i pavarur, i lire dhe ndėrtues,nėn okupimin klasik shkatėrrues,nėpėr shtėpi private…26 Nėntori, nuk ėshtė vetėm datė e Universitetit tė Republikės sė Kosovės,por edhe ditė e shkėputjes me njė periudhė kohore moniste,dhe ditė pėr ta mundur okupimin klasik”.


Pėr hirė tė historisė,pėrkatėsisht tė preēizitetit historik ,konsideroj se ėshtė e domosdoshme tė sqarohėn e preēizohėn disa ēėshtje pėrkitazi me (rrethanat specifike shoqėrore-politike tė masave tė dhunshme e veprimeve gjenocidale tė pushtetit tė atėhershėm serb,jo vetėm ndaj UP-sė) vendimet historike tė


Kuvendit (tani Senatit) tė UP-sė mbajtur mė 26.Nėntor 1991,meqė nė disa shkrime e publikime ( tė cilat pėr shkak tė respektit qė kam ndaj personaliteteve respektive, tė cilėt mjerisht nuk janė mė nė mesin tanė, dhe meritave tė veēanta tė tyre,madje do tė thoja meritave kolosale pėr UP-nė e mė gjėrė,pėr momentin nuk po i citoj ),madje edhe nė fjalimet e rastit tė zyrtarėve tė UP-sė e tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės,duke anashkaluar argumentet e pamohueshme (pa qėllim ose me qėllim nė saje tė “informatave” nga konjukturat respektive tė kohės nė Rektoratin e UP-sė),si pjesėmarrės dhe subjekt aktiv i atyre ngjarjeve jam i obliguar tė prezantojė disa sqarime shtesė.
Nė Monografinė eksistuese tė UP-sė 1970-2oo5 e qė akoma nuk ėshtė ndryshuar (me njė pėrzgjedhje “tė njėtrajtshme” tė Kėshillit Redaktues),konsideroj se qėllimshėm (meqė medoemos ėshtė dashur tė lakohėn mė shumė disa emra ... tė cilėt gjithėsesi, disa anėtarėve tė kėsaj Redaksie u kanė penguar ), kėsaj ngjarje tejet tė rėndėsishme jo vetėm pėr UP-nė,nuk i ėshtė kushtuar rėndėsi e hapsirė adekuate.
Nė kėtė Monografi (f.25 ) tejet shkurtėr regjistrohet ngjarja nė fjalė, si nė vijim: “Mė 26 nėntor 1991 u mbajt mbledhja e Kuvendit tė Universitetit tė Prishtinės,ku u vendos vazhdimi i mėsimit nė gjuhėn shqipe jashtė lokaleve legale ( tė uzurpuara nga administrata dhe policia serbe) .U zgjodhė rektori i ri i Universitetit tė Prishtinės, Prof.dr.Ejup Statovci…”
Dihet mirėfilli se, nė ato kohė tejet tė vėshtira, promotor i rezistencės pėr mbrojtjen e shkollės shqipe nė tėrėsi, pėrkatėsisht faktor krucial pėr intensifikimin e daljes sė UP-sė nga kthetrat etnocide ultranacionaliste sėrbomėdha,ishte Shoqata e Arsimtarėve Universitarė dhe e Punėtorėve tė Tjerė Shkencor tė Kosovės e prirė nga kolosi, kryetari legjendar i kėtij asociacioni Prof.Dr.(mė vonė akademik)Eshref Ademaj. Ai me atdhedashurinė e tij tė madhe,me pėrkushtimin pėr UP-nė,me aftėsitė e tij organizative dhe me guximin e tij (tė pashoqė),jo vetėm intelektual,me entuziazėm,bindje e optimizėm pėr fitorėn tone pėrfundimtare, arriti tė bashkėrendojė veprimtarinė patriotike e civilizuese, me Unionin e Pavarur tė Studentėve tė UP-sė edhe Organizatės Sindikale tė UP-sė, pėr organizimin e protestave,shkrimin e kėrkesave e peticioneve, dorėzimin personal ( e protokolimin zyrtarė tė kėtyre dokumenteve) nė Rektoratin e UP-sė, publikimin e tyre e ngjajshėm.
Nė kėtė kontekst,Prof.Dr.Eshref Ademaj (pėr ato kohėra tejet tė vėshtira),bėri tė pamundshmėn,tė mundshme. Me menaxhimin e tij (me peripeci e sfida tė mėdha,me rreziqe personale e familjare) u shpallė konkursi ( qėrshor 1991) pėr regjistrimin e studentėve tė rinjė (mėsimi nė gjuhėn shqipe),pėr vitin akademik 1991/1992, nė UP-nė. Kjo, ishte ngjarje e madhe dhe dėshmonte vendimin unanim tė tė gjithė subjekteve nė UP-nė dhe tė tėrė popullit tonė se (pa marrė parasysh reperkusionet),nuk do tė lejohet tė ketė vakuum tė mėsimit shqip nė Universitetin e Prishtinės. Prof.Eshref Ademaj,mė vonė do tė deklarojė: ”Ne,nuk do tė heqim dorė nga Universiteti,dhe nėse nuk ia arrijmė qėllimit me paqė,atėherė do t`i pėrgjigjemi dhunės me dhunė. Kjo do tė ndodhė nga vetė populli.”(Bota e re,03.08.1991). Kėshtu,Profesor Eshref Ademaj,veēanėrisht nė vitet 1989,1990,1991 e derisa ndėrrojė jetė,padyshim ishte personaliteti, pėrkatėsisht njėri nga kolosėt mė tė mėdhenjė nė mbrojtjen e UP-sė, pėr mėvetėsimin e tij dhe sigurimin e vazhdimsisė sė misionit tė tij madhor civilizues e kombėtar nė kushte tė jashtėzakonshme-nė shtėpi private. Ai,si prijetar i Shoqatės sė Arsimtarėve Universitarė u bė simbol frymėzues pėr njė rezistencė aktive…, pėr njė do tė thoja neoshqiptarizmė nė kushtet e reja demokratike-pluraliste.
Unė,nė ato kohė tė vėshtira si prorektor i UP-sė, pata nderin qė tė bashkėpunojė me Prof.Dr.Eshref Ademaj, qė ishte kryetar i Shoqatės sė Arsimtarėve Universitarė, e pranoja nė bisedime nė Rektoratin e UP-sė, i ndihmoja t`i dorėzojė e protokolojė kėrkesat e peticionet e Shoqatės nė fjalė,e vizitoja (nė kabinetin e tij nė FSHMN) dhe i raportoja pėr ēėshtjet akute; njohtohesha pėr qėndrimet dhe kahjet e veprimit tė mėtejshėm…
Profesor Eshref Ademaj (pėrveē peticioneve e shkresave tė shumta) nė shkresėn e tij (nr.70/90, tė dt.07.04.1990, me vulėn katrore e vulėn e rrumbullakėt tė Shoqatės sė pėrmendur dhe nėnshkrimin e tij, qė e posedoj nė origjinal) nė Rektoratin e UP-sė e dorėzojė njė ftesė pėr pjesėmarrje (tė stafit tė Rektoratit tė UP-sė ?!)¹ nė Kuvendin e Shoqatės sė Arsimtarėve Universitarė qė ishte caktuar pėr datėn 16.04.199o
(ora 11.00) nė amfiteatrin e Seksionit tė Fizikės tė FSHMN tė UP-sė nė Prishtinė.
Unė, nė ditėn e mbajtjes sė kėtij Kuvendi, kisha njė mbledhje nė Organin Kolegjial Punėdrejtues (OKP,tė cilin e pėrbėnin:rektori, kryetari i Kuvendit, tre prorektorėt,sekretari i pėrgjithshėm e proces-mbajtėsi,ku trajtoheshin ēėshtjet aktuale nė UP dhe parimisht pėrgatiteshin mbledhjet e organeve qeverisėse…),pakėz me vonesė (kah ora 12.00 e lėshova kėtė mbledhje...) dhe shkova pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin e “Shoqatės sė Arsimtarėve Universitarė dhe e Punėtorėve Tjerė Shkencorė tė KSA tė Kosovės,”mė 16.04.1990.

1. Parashtrohet pyetja, si tė merrnin pjesė prorektorėt serbė, kur ata vijimisht letrat e Shoqatės sė pėrmendur i kualifikonin, gjėja se kanė njė “gjuhė ustashe” (qė ishte sinonim pėr termin “fashiste”). Dihet mirėfilli se,pikėrisht pushteti i atėhershėm serbė (me ekzekutorėt e tyre nė UP-nė,prorektorėt e pėrmendur, tė prirė nga rektori famkeq R.Papoviq),zbatonte politikėn fashiste,gjenocidale ndaj mėsimit shqip nė UP-nė,emė gjėrė.
Amfiteatri i Seksionit tė Fizikės (FSHMN) nė fjalė ishte i stėrmbushur ku merrnin pjesė qindra veta,anėtarė tė Shoqatės sė pėrmendur,tė UPS tė UP-sė,tė Organizatės Sindikale tė UP-sė, veprimtarė tė UP-sė, etj.
Nga kryesia e kėtij tubimi masovik,me pėrparėsi m`u dha fjala. Mirėpo,veēmas nga auditori i pranishėm kishte kėrkesa qė t`i prezantoja tė gjitha problemet akute dhe qė nė mėnyrė transparente e konkrete t`i emėrtoja dukuritė aktuale negative dhe bartėsiė e tyre. Nė fjalėn t`ime tė rastit (theksova se e konsideroj vetėn anėtar tė kėsaj Shoqate, pasiqė me kohė i kam pėrkrahur publikisht ,duke marrė pjesė dhe duke i nėnshkruar peticionet e protestat e saj) pa hezitim i rezimova problemet substanciale nė UP, dhe presionet, represionet e dhunėn, tė cilat ēdo ditė e mė shumė (nėn trysninė e forcave hegjemoniste shtetomėdha serbe) zmadhoheshin,madje u detyrova qė tė konfirmojė disa emra tė kuadrove shqiptare, qė (nė ca komisione e organe tė UP-sė,si edhe nė disa njėsi akademike...) kishin bėrė digresione nė qėndrimet e tyre (dhe kėshtu i kishin cėnuar interesat e UP-sė), e tė cilėt lakoheshin edhe nė shtypin e kohės …
Nė kėtė kontekst,bashkėpunimi e bashkėrenditja e veprimeve me Shoqatėn nė fjalė,pėrkatėsisht me kryetarin e saj, Prof.Dr.Eshref Ademaj vazhdoj deri nė mėvetėsimin pėrfundimtar tė mėsimit shqip nė UP nė kushte tė jashtėzakonshme e jashtė objekteve legale,respektivisht nė shtėpi private.
Mirėfilli dihet,rrjedha marramendėse e ngjarjeve nė fillim tė viteve nėntėdhjeta nė Universitetin e Prishtinės edhe nė Kosovė nė tėrėsi. Madje, nė njė shkrim tė kėtillė as qė ėshtė mundshme tė regjistrohėn tė gjitha ato sfida ,provokime e represione tė ushtruara nga pushteti i atėhershėm serb. Veprohej qė me ēdo kusht tė zbatoheshin ligjet qė i kishte miratuar Kuvendi i Sėrbisė mbi ( arsimin fillor e tė mesėm, 1989,qė unė,D.E., nė ato organizata politiko-shoqėrore e organe tė ish KSAK,vendosmėrisht i kundėrshtova,eksistojnė dokumetet pėr kėtė) “Shkollat e Larta” dhe “Universitetin”. Vlenė theksuar se,mjerisht nė ato kohė tejet tė vėshtira tė presioneve e represioneve tė papara (pėrkitazi me zbatimin e kėtyre ligjeve,para sė gjithash Ligji mbi Shkollat e Larta dhe Ligji mbi Universitetin,tė R.sė Sėrbisė) pati tentime, digresione,pėrulje e (kėto ēėshtje janė trajtuar mė hollėsisht nė intervistat e mia qė i kisha nė mediet e kohės,sidomos nė shkrimet e mia dukshėm decidive,nė revistėn studentore “Bota e re”,mė 1995 dhe 1996),dilema tė disa personaliteteve nė Rektoratin e UP-sė dhe tė disa njėsive akademike tė UP-sė (fjala ėshtė pėr disa kuadro shqiptare... ).
Kėshtu, mospajtimet dhe kundėrvėnia e kuadrove shqiptare me ato serbe ishte gjithnjė e mė e ashpėr (pati edhe duele verbale edhe kėcėnime fizike,kryesisht nė OKP) pasiqė pas presioneve dhe “bisedave informative” nga organet policore serbe, ndaj disa udhėheqėsve tė organeve tė Kuvendit tė UP-sė, ata,nuk (guxonin) tė konvokonin mbledhje tė Kuvendit dhe Kėshillit Mėsimoro-shkencor tė UP-sė,etj. Prorektorėt serbė,vijimisht mė atakonin : “se unė po i kundėrshtoj tė gjitha vendimet e shtetit tė Sėrbisė, se me kolegun D.E. vetėm qė nuk po rrahemi (DR.S.Doganxhiq),se me kėto kundėrshtime prorektori Dali, po i pėrshpejton masat e pėrkohshme (lexo:tė dhunshme,D.E.) nė UP (Dr.M.Doshliq),etj.
Pas masave tė pėrkohshme nė Rektoratin e UP-sė edhe nė Fakultetin e Mjeksisė dhe tė regjistrimit tė dhunshėm (jashtė konkursit legal tė UP-sė),u detyrova qė nė shenj proteste tė paraqesė dorėheqjen t`ime si prorektor i UP-sė (por detyrėn e kreva derisa ishte e mundshme, pėrkatėsisht deri nė fund tė qėrshorit 1991,meqė kjo ishte edhe strategji e pėrgjithshme e rezistencės e qendresės sonė nė ato kushte tejet tė vėshtira.
Pasiqė,nuk funksionin organet legjitime tė UP-sė, rrallėherė tubohej Kolegjiumi i Dekanėve i UP-sė. Konsideroj se,me ndonjė pėrjashtim tė vogėl , dekanė, prodekanė e drejtorė tė SHLP-ve) ishin nė nivel tė duhur. Kėshtu,nė kolegjiumin e dekanėve me rastin e regjistrimit tė dhunshėm tė studentėve serbė e malazias (tė sjellur nga Bosnja e Hercegovina,nga Kroacia,etj.) u arritė njė unitet i plotė i kuadrove shqiptare (gjithėsesi duke u prirė unė si prorektor i UP-sė, eksistojnė dokumente,si edhe shtypi i kohės...), nė kundėvenien e kundėrshtimin tonė,pėr kėtė regjistrim jolegal e tė dhunshėm ( ku tė pranishėm ishin pėrveē kuadrove serbe e malaziase nga UP-ja e Kosova,edhe kuadrot udhėheqėse e akademike nga Republika e Sėrbisė). Pas kėsaj mbledhje, nė fillim tė korrikut 1990 (qė unė do ta quaja finale e kundėrvėnies dhe e kundėrshtimit nė organet e UP-sė, regjistrimit tė dhunshėm tė studentėve s/mz., nė UP-nė), me dekanėt e drejtorėt (pėrkatėsisht zėvėndėsitė e tyre) shqiptarė u dakorduam (nė mėnyrė interne), qė sė bashku edhe me personelin tjetėr tė shkojmė nė pushim e mos tė shėrbejmė si dekor i kuadrove serbe pėr kėtė regjistrimin tė dhunshėm. Ndėrkaq,nė UP-nė nė tėrėsi, eveēmas nė Rektoratin e UP-sė,monitoronin e defilonin shėrbimet sekrete dhe forcat speciale policore serbe(me tė gjitha pajisjet ushtarake e informative), duke krijuar njė situatė tė tendosur e tė jashtėzakonshme...
Pas ēėrtifikimit, pėrkatėsisht zyrtarizimit tė UPS tė UP-sė (tė cilin e bėra unė, si prorektor,mė 12.09.1990, e Fisnik Cukaj,kryetar i atėhershėm i UPS tė UP-sė,nė shumė tubime theksonte se : “Prorektori Dali na ka ēertifikuar,duke rrezikuar shumė,pėr ēka na i jemi gjithmonė mirėnjohės”),gjithnjė e mė shumė kishim kėrkesa e peticione edhe tė studentėve shqiptarė (tė cilėt unė vijimisht i pranoja, u ndihmoja qė t`i protokolojnė kėrkesat e tyre,si edhe i prezantoja ato,nė OKP tė UP-sė,etj.). Ndėrkaq,studentėt e profesorėt serbė e malazias, pothueja se ēdo ditė,jo vetėm qė sillnin peticione,por me qindra (pa i penguar askush hynin nė sallėn e Rektoratit, gjysėm tė dehur,duke u kėrcėnuar e bėrtitur parulla nacionaliste e hegjemoniste... Unė si prorektor i UP-sė, hynja nė sallėn e Rektoratit dhe me argumente vendosmėrisht u kundėrvihesha atyre,duke rrezikuar ēdo gjė,madje edhe konfliktin fizik...
Nė kėtė konstelacion tė kushteve dhe rrethanave (politike e tė sigurisė) akoma mė tė vėshtira pėr Universitetin e Prishtinės dhe tėrė Kosovėn (pas zbatimit tė “Masave tė Pėrkohshme (lexo: “tė dhunshme”,D.E.) nė tėrė Universitetin e Prishtinės,nė saje tė vendimit tė Kuvendit tė Sėrbisė mė 27.06.1991),me angazhimin,sfidat dhe sakrificat e tė gjithė subjekteve,kuadrove shqiptare tė UP-sė,tė prirė nga Prof.Dr.Eshref Ademaj,u shpallė konkursi pėr regjistrimin e studentėve nė vitin akademik 1991/92,pasandaj pupulli jonė i hapi dyertė e shtėpive tė tyre (duke sakrifikuar shumė familjet e tyre nga represionet e policisė serbe) e aktivistėt e UP-sė dhe veprimtarėt e ēėshtjes sonė kombėtare e arsimdashėse,i siguruan kushtet minimale pėr dislokimin e administratave tė Rektoratit, fakulteteve e shkollave tė larta tė UP-sė,nė shtėpi private.
Kėshtu, akoma mė shumė vazhdon intensifikimi dhe bashkėrenditja e aktiviteteve tė gjithėmbarshme tė subjeketeve tė UP-sė, pėrkatėsisht kryesitė e Shoqatės sė Arsimtarėve Universitarė,e Unionit tė Pavarur tė Studentėve,dhe e Organizatės Sindikale tė UP-sė,mė 18 e 29.10.1991,formuan Kėshillin Koordinues pėr (krijimin e bazės juridike organizative,etj.)sigurimin e vazhdimsisė sė punės tė mėsimit shqip nė UP nė rrethana tė jashtėzakonshme jashtė objekteve legale-nė shtėpi private. Me propozimin dhe insistimin e Prof.Dr.Eshref Ademaj, kryetar i kėtij Kėshilli Koordinues, zgjidhet Doc.Dr.Dali Emėrllahu,prorektor i deriathershėm i UP-sė. Prof.Dr.Eshrf Ademaj me kėtė rast u shprehė: “Ty prorektor Dali tė takon,qoftė njėra,qoftė tjetra”. Nė kėtė Kėshill Koordinues u zgjodhėn pėrfaqėsues tė disa fakulteteve e SHL, tė UPS tė UP-sė, tė Sindikatit tė UP-sė,etj. Mirėpo,medoemos duhet theksuar se promotor i veprimtarisė edhe tė kėtij Kėshilli koordinues, gjithnjė ishte Prof.Dr.Eshref Ademaj. Pėr shkaqe tė ndryshme objektive,por edhe subjektive (meqė,nė fillim tė kėtyre dokumeneteve shkruante: Republika e Kosovės,Universiteti i Prishtinės,etj.,e pėr kėtė sanksionet nga organet policore e gjyqėsore serbe ishin drastike), dėshtuan mbledhjet e kėtij Kėshilli Koordinues (pėr shkak tė kuorumit ?!), mė 07. dhe 20.11.1991. Mė nė fund,mbledhjen e parė ky Kėshill e mbajti pikėrisht nė banesėn e Prof.Dr.Eshref Ademajt, ku zonja e tij e nderuar na priti me guximshmėri e bujari.
Kėshtu, me sfida tė nduarshme u krijua njė bazė elementare juridike,duke u mbėshtetur nė Statutin e Universitetit tė Prishtinės,nė dispozitat pozitive ligjore tė miratuara nga Kuvendi i Kosovės, por kishim edhe njė miratim (nėpėrmjet telefaksit) nga Qeveria e Republikės sė Kosovės (nė egzil).
Sė fundi,u caktua data e mbajtjes sė Kuvendit (tani Senatit) tė UP-sė, mė 26 Nėntor 1991, nė lokalet e Sindikatit tė Ndėrmarrjes “R.Sadiku”nė Prishtinė. Problem nė veti,pamėdyshje ishte sigurimi i kuorumit nė bazė tė Statutit tė UP-sė,meqė me ēdo kusht insistonim qė tė punohet nė mėnyrė publike e institucionale. Mbaj mend, sa shumė u gėzuam,kur nė kėtė mbledhje kur mbėrrini (nga FXM nė Mitrovicė),Doc.Dr.Jakup Nushi,anėtar i Kuvendit (tanimė dėshmor i likuiduar nga forcat policore serbe) i cili e pėrmbushi numrin e duhur,pėrkatėsisht kuorumin sipas Statutit tė UP-sė.
Nė mbledhjet e Kėshillit Koordinues (qysh mė parė) u formua qėndrimi qė rektor i UP-sė tė zgjidhet Prof.Dr.Eshref Ademaj, meqė Prof.Dr.Ejup Statovci (edhe pse,madje dy vjet mė parė nga shumė njėsi akademike e asociacone tė UP-sė, por edhe me kėtė rast ishte kandiduar pėr Rektor tė UP-sė), me njė letėr tė drejtuar Kuvendit tė UP-sė,kishte kėrkuar qė eventualisht tė zgjidhet prorektor i UP-sė.
Me kėtė qėndrim shkuam nė mbledhjen historike tė Kuvendit tė UP-sė, mė 26.Nėntor 1991. Pėr shkak tė kodeksit tė lartė etik tė tyre,asnjėri nga kėta profesorė,pėrkatėsisht Profesor E.Ademaj e Prof.E.Statovci (meqė ishin kandidatė pėr rektor tė UP-sė), nuk prezantuan nė kėtė mbledhje tė Kuvendit tė UP-sė.
Eksistonte njė entuziazėm i papėrshkruar i mėsimdhėnėsve,studentėve,punonjėsve tė UP-sė edhe popullit tonė nė tėrėsi, pėr rifillimin e UP-sė,por nga ana tjetėr eksistonte edhe njė ankth i madh ,se a do t`ia dalim qė nė ato kushte tė okupimit klasik, tė sendertojmė synimet tona. Pėr kėtė,meritė tė madhe kanė mėsimdhėnėsit,studentėt, aktivistėt e veprimarėt e ēėshtjes sonė kombėtare (qė mjerisht,nuk ėshtė e mundshme nė kėto “fletėza” t`ua pėrmendim tė gjithėve emrat, por gadi tė gjithė dihėn dhe eksistojnė dėshmi pėr kėtė),tė cilėt siguruan lokalet e pėrmendura tė Sindikatit “R.Sadiku”, (nga tė gjitha aspektet) dhe pjesėmarrjen e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit tė UP-sė.
Nė kėto rrethana specifike,nė ato orė tė vona tė pasditės sė 26.Nėntorit 1991,filloj mbledhja e Kuvendit tė UP-sė dhe u zgjodhėn komisionet respektive.Mbrenda nė sallėn e Sindikatit tė pėrmendur kishte edhe shumė pjesėmarrės-aktivistė e dashamirės tė UP-sė. U formua propozimi qė pėr rektor tė UP-sė, tė kandidojnė dy kandidatė:Prof.Dr.Eshref Ademaj dhe Prof.Dr.Ejup Statovci. U shpėrndanė fletėvotimet dhe anėtarėt e Kuvendit, vetė i dorėzuan nė tavolinėn qė e udhėheqnim kėtė mbledhje. Pėrveē komisionit pėr kandidim,ne formuam edhe komisionin pėr votim,pėrkatėsisht pėr njehėsimin e votave dhe pėrgatitjen e raportit pėr kėtė. Mirėpo,thėnė tė vėrtetėn,unė si kryetar i Kėshillit Koordinues, qė pėrveē tjerash e menaxhoja kėtė mbledhje,hetova disa lėvizje (e pėshpėritje) pakėz tė dyshimta nė sallė..., dhe propozova qė fletėvotimet t`i numrojmė nė mėnyrė transparente aty-pėr aty, para tė gjithėve. Propozimi u pranua,dhe kėshtu ēdo fletėvotim (tė dorėzuar nga vetė anėtarėt e Kuvendit),unė ua tregoja tė gjithėve (kishte edhe gazetarė,edhe kamera televizive) dhe ato fletėvotime i ndanim sipas kandidatėve tė pėrmendur. Rezultati i votimit (i cili ishte transparent e korrekt) doli se, shumica e delegatėve prezentė tė Kuvendit tė UP-sė (me njė diferencė tė vogėl...), kishin votuar pro kandidatit - Prof.Dr.Ejup Statovci, pasandaj me aklamacion prorektor u zgjodhė Doc.Dr.Dali Emėrllahu, prorektor-student Hashim Thaqi dhe sekretar i pėrgjithshėm Destan Halimi, jurist i dipl,e mė vonė zgjidhet kryetari i Kuvendit, mėsimdhėnėsi,inxh. Fadil Berisha. Kėshtu, edhe pse nė rrethana tė jashtėzakonshme, rektor i UP-sė u zgjodhė Prof.Dr.Ejup Statovci, nė mėnyrė tejet demokratike e transparente. Prej kėtij ēasti nė Universitetin e Prishtinės, filloj epoka e lavdishme e Ejup Statovcit, i cili jo vetėm qė i vuri bazat juridike, institucionale,menaxhuese e pedagogjike-shkencore tė UP-sė,por edhe i krijoj supozimet (nė kushte e rrethana tė jashtėzakonshme tė njė okupimi tė gjithmbarshėm) pėr njė reformim bashkėkohor tė tij,duke u mbėshtetur nė pėrvojat e avancuara universitare evropiane.
Nė kėtė vazhdė,mė duhet tė regjistrojė njė moment (pėr mua ) tejet impresivė. Qysh mė 25.11.1991 ishim dakorduar me profesorėt e pėrmendur E.Ademaj e E.Statovci, qė tė tre tė takohemi mė 27.Nėntor 1991 (dmth.,pas mbledhjes sė planifikuar tė Kuvendit tė UP-sė) nė orėn 10.00, te restorani i atėhershėm “Fatoni”. Unė shkova fiks nė orėn 10.00, por ata kishin qenė tė mėhershėm dhe tanimė aty ishin sė bashku qė tė dy. Unė, po shkoj disi ngadal (meqė siē u theksua mė sipėr qėndrimi ishte qė rektor tė zgjidhet Prof.Dr.Eshref Ademaj) drejt kėndit, ku ata ishin ulur. Profesor Eshref Ademaj,m`u drejtua : “Prorektor Dali, mos u hamend, por uroja postin rektorit tė ri tė UP-sė Prof.Dr.Ejup Statovci, qė unė me kėnaqėsi e bėra, por me kėtė desha tė vė nė pah vlerat e larta bujare, kolegiale,njerėzore,civilizuese e kombėtare,me tė cilat spikatėshin kėta kolosė tė UP-sė, nė fillim tė viteve nėntėdhjeta tė shkekullit tė kaluar. Ēėshtje parėsore(nė ato kohė tejet tė vėshtira) pėr kėta tė dy personalitete poliedrike, me plotėkuptimin e fjalės kolosė tė UP-sė ishte qė Universiteti i Prishtinės, tė ecėn pėrpara.
Andaj, vėrtetė ,duke i ēmuar lartė mendjet e ndritura e kolosėt e UP-sė (edhe tė disa kuadrove udhėheqėse politike) tė viteve shtatėdhjeta e mė vonė,tė shekullit tė kaluar, cilėt kontribuan aqė shumė, pėr hapjen e UP-sė, e nėse kihėn parasysh rrethanat specifike tė njė okupimi klasik, jo vetėm tė UP-sė, por edhe tė Kosovės nė tėrėsi, unė do tė pajtohesha me konstatimin e liderit tė Vetėvendosjes, Albin Kurti, se : “Rifillimi i Universitetit tė Prishtinės,mbase ka qenė mė i vėshtirė edhe se vetė fillimi i Universitetit”( Sipas: Prof.Dr.Drita Statovci: Njė jetė pėr njė Universitet,vėll.I,UP,Prishtinė,2009,f.428-429).
Mė vonė, rektori, Prof.Dr.Ejup Statovci me tė drejtė, do tė deklarojė: “26.Nėntori ,do tė jetė ca si ditė pavarėsie, ngase, me tė vlerėsohet shkėputja nga e kaluara dhe ndėrtimi i sė resė...”
Andaj, konsideroj se ( vėrtetė ėshtė indikative ) me plotė tė drejtė parashtrohet pyetja: pėrse kjo datė e shėnuar e UP-sė u anashkalua nė periudhėn mė se dhjetėvjeēare pas Luftės nė Kosovė 1997-1999?! Pėrgjigjja nė kėtė pyetje komplekse ( supozon participimin e shumė subjekteve), ėshtė e gjatė dhe (pėr momentin,nuk po i pėrgjigjem kėsaj pyetje...), nuk ėshtė objekt trajtese i kėtij shkrimi.


Vlenė posaqėrisht potencuar se, pata nderin qė (si prorektor i UP-sė 1991-1992), tė punojė me njė personalitet poliedrik,siē ishte rektori vėrtetė legjendar i UP-sė Prof.Dr. Ejup Statovci ( e ku si prorektor-student ishte z. Hashim Thaqi). Ai, spikatej me vyrtytet mė pozitive njerėzore dhe me arsim cilėsor tė pėrgjithshėm e profesional juridik,me njė zgjuarėsi dhe aftėsi tė jashtėzakonshme (organizative,pedagogjike,etj.), pėr tė menaxhuar situatat komplekse nė dobi tė Universitetit e Kosovės nė tėrėsi; ishte vetėmohues, posedonte egon e tij, dhe njė vetėmburrje e krenari personale, kombėtare e civilizuese; vendimet i merrte me urtėsi e arsyeshmėri,dhe kėshtu shpesh e citonte Geten : “Mos nxito, por mos u vono”. Rektori Statovci, mbledhjet (me kujdes e preēizitet tė lartė) i pėrgatitte vetė, respektonte institucionalizmin dhe demokracinė nė tė gjitha organet e UP-sė, por kėrkonte qė edhe tė tjerėt tė sillėn konform kėtyre vlerave. Pasi pėrfunduan zgjedhjet nė UP-nė, filluam tė takohemi nė lokalet e Sindikatit tė pėrmendur,ku vepronin edhe asociacionet e tjera tė pavarura. Mirėpo,po sa u bė gadi,zyra e rektorit, pėrkatėsisht siē e emėrtonte vijimisht rektori Statovci “magazina e kripės”, kaluam aty tė punonim qė tė dy sė bashku. Qysh ditėn e parė tė punės aty,Ai mė thotė: “prorektor medoemos mė duhet t`i shkruajė njė letėr rektorit tė dhunshėm tė UP-sė Prof. Dr.Radivoje Papoviqit ,qė tė na i liroje objektet dhe lokalet tona. Mė drejtohet mua,a doni ta pėrpiloni kėtė kėrkesė? Unė u pėrgjigja, se do ta pėrpiloja, por Ju si jurist me profesion tė ngusht, pa dyshim do ta kompononi mė mirė, dakord tha rektori Statovci,unė do ta pėpilojė e nesėr do ta shqyrtojmė.
Tė nesėrmėn e solli kėrkesėn tė cilėn i a kishte drejtuar Organit tė Pėrkohshėm (pėrkatėsisht tė dhunshėm,D.E.) tė UP-sė Prof.Dr.Radivoje Papoviq, ku si rektor legjitim i UP-sė kėrkonte, qė tė lirohėn tė gjitha objektet e UP-sė...” tė cilat na janė okupuar me dhunė...” Mė thotė: lexojeni. E lexova me kujdesė tėrė tekstin. Mė drejtohet : a keni ndonjė vėrejtje? Unė i themė, po, edhe atė vetėm pėr njė fjalė. Po cila fjalė ėshtė ajo? Unė, i pėrgjigjem se, do tė ishte mė e qėlluar (pėr momentin,duke e pasur parasysh okupimin klasik dhe represionet drastike tė pushtetit represiv e gjenocidal serb), qė fjala “okupim”,tė zėvendėsohet, (pėrkatėsisht i themė tė “zbutėt”) me fjalėt “qė na janė marrė me dhunė”. Ai,duke qeshur pakėz ma ktheu: “Po unė, pėr kėtė fjalė nuk kam fjetur tėrė natėn”. Mirė, tha rektori Statovci, pajtohėm qė atė fjalėn “okupim” ta zbusim pakėz, andaj pėrmirėsoje dhe pėrktheje nė gjuhėn sėrbo-kroate. .Unė kėtė e bėra dhe e rradhita me njė makinė shkrimi tejet tė vjetėr qė na kishin sjellur aty. Teksti (i cili
u dėrgua mė 08.01.1992,ndėrkaq, Organi i dhunshėm e ka protokoluar mė 10.01.1992 ) i adresuar “Organit tė Pėrkohėshėm” (lexo: organit tė dhunshėm)
tė UP-sė Prof.Dr.Radivoje Papoviq, pėrafėrsisht kishte kėtė pėrmbajtje: Si Rektor legal i Universitetit tė Prishtinės kėrkoj qė tė na lirohėn tė gjitha objektet-lokalet pėr mėsim dhe punė tė tė gjithė fakulteteve dhe Rektoratit,si edhe lokalet e tjera tė Universitetit, Bibliotekėn Universitare, Qendrėn e Studentėve, konviktet e studentėve,tė cilėt na janė marrė me dhunė, me qėllim qė mėsimi nė gjuhėn shqipe tė zhvillohet normalisht pėr studentėt shqiptarė,si edhe pėr punė normale tė Rektoratit dhe dekanateve tė fakulteteve tė Universitetit tė Prishtinės. Kėrkoj,qė objektet e sipėrpėrmendur tė na kthehėn nė gjendjen paraprake nė tė cilėn ato kanė qenė kur studentėt shqiptarė,punonjėsit dhe personeli mėsimor nga aty janė larguar me dhunė.
Sado qė me rektorin Statovci fjalėn “okupim” e zėvėndėsuam me fjalėt “qė na janė marrė me dhunė”, rektorin e dhunshėm Radivoje Papoviq,arsimtarėt dhe studentėt me mėsim nė gjuhėn sebo-kroate,gjėja se shkresa nė fjalė i kishte shqetėsuar,dhe ndaj Rek torit legal Prof.Dr.Ejup Statovci u ushtrua aktpadi ne Gjyqin Komunal pėr Kundėrvajtje nė Prishtinė,ku pas procedurės sė pėrshpejtuar gjykatėsja Vasiq S.Zhivoratka merr vendimin pėr dėnimin me burg tė menjėhershėm prej 60 ditėsh...
Pas lajmit pėr burgosjen e rektorit Prof.Dr. Ejup Statovci (mė 18.01.1992), Kuvendi i UP-sė, Kolegjiumi i dekanėve dhe asociacinet e tjera mė sipėr tė pėrmedura (tė prira akoma nga kolosi Prof.Dr.Eshref Ademaj,i cili nė zgjedhjet e reja nė korrik 1992 zgjidhet prorektor i UP-sė ), u tubuan pėr tė reaguar ( me peticione e kėrkesa nė medie,nė ambasada e universitete tė vendeve perendimore, si edhe Presidentit e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės nė egzil, dhe u vendosė qė tė protestohet ēdo ditė nė orėn 12.00,deri nė lirimin e Rektorit Statovci,edhe atė nė lokalet e Sindikatit (tė ish Ndėrmarrjes “R.Sadiku”) nė Prishtinė.
Kėshtu,pėr dhjetė ditė vazhdimisht nė orėn 12.00 u organizuan tubime dinjitoze (tė cilat unė D.E. si prorektor i UP-sė i hapja dhe i mbyllja), ku oratorė ishin (sipas njė orari tė komponuar) udhėheqėsitė e asociacioneve tė UP-sė,dekanėt e fakulteteve,kolegė tė Rektorit tė cilėt pėrveē tjerash shpalosnin edhe veprimatrinė e gjithėmbarshme dhe tė arriturat shkencore tė rektorit Statovci.
Nė kėtė kontekst,vlenė pėrmendur faktin se gjatė organizimit tė kėtyre protestave,filluan tė vijnė (madje duke u ekspozuar nė rrjeshtat e parė) edhe disa nga profesorėt e UP-sė tė cilėt deri atėherė kishin mbetur nė kuadrin e organeve tė dhunshme tė UP-sė,pėrkatėsisht nė mėsimin nė gjuhėn sėrbo-kroate?!
Pas kėtyre protestave dhe reagimeve tė fuqishme tė personaliteteve e universiteteve tė shquara evropiane e botėrore rektori Prof.Dr. Ejup Srtatovci u lirua (mjerisht pėrkohėsisht,meqė Ai, rishtas u dėrgua nė vuajtjen e dėnimit tė sipėrpėrmendur nė mars e prill tė vitit 1993,duke i mbajtur gjithėsej 42 ditė,pėr njė vepėr par exellens politike e tė paqenė,nga rexhimi okupues e etnocid serb.
Rektori Statovci,me tė kthyer nga burgu, vazhdoj punėn me intesitet tė shtuar,meqė Ai qė nė ditėt e para tė udhėheqjes sė UP-sė,nė Kuvendin e UP-sė mė 10.12.1991 dhe nė Kolegjiumin e Dekanėve mė 05.12.1991 dhe 13.12.1991, kishte krijuar supozimet,vizionin,strategjinė dhe bazėn institucionale statutare-ligjore pėr vazhdimin dhe ndėrtimin e njė Universiteti shtetėror, tė lirė, tė pavarur e bashkėkohor ,edhe pse siē do tė theksonte Ai mė vonė “nėn kushtet e okupimit klasik shkatėrrues,nėpėr shtėpia private”.
Autori,ka qenė prorektor i UP-sė mė 1989-1991 dhe 1991-1992,
dhe kryetar i Kėshillit Kordinues pėr (mėvetėsimin) sigurimin e
vazhdimsisė sė UP-sė jashtė objekteve tė veta legale (1991
e tutje...).




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio