Studentet.info
Opinione : Inspirojmė studentėt pėr suksese globale
Kyqur 16-11-2011 5:09:17 (1103 Lexime)

.
Unė i inkurajoj studentėt e interesuar dhe prindėrit e tyre qė tė vizitojnė njėrin nga Kėndet tona amerikane – nė Shkup, Manastir, Shtip, Strugė apo Tetovė, pėr tė biseduar me ekipin tonė profesionistė pėr atė se si tė mėsojnė mė tepėr pėr shkollimin nė Shtetet e Bashkuara. Arsimi ushqen trurin tonė; ndėrsa arsimi ndėrkombėtar na i hap horizontet. U bėj thirrje tė gjithėve tė shqyrtoni mundėsinė pėr tė vazhduar shkollimin nė Shtetet e Bashkuara.

Paul D. WOHLERS

Kjo javė - nga 14 deri mė 18 nėntor - shėnon dymbėdhjetė vjetorin e Javės ndėrkombėtare tė arsimit. Java ndėrkombėtare e arsimit paraqet iniciativė tė pėrbashkėt tė Stejt Departamentit dhe Departamentit pėr arsim, qė pėr herė tė parė u shėnua nė vitin 2000, ndėrsa sot kremtohet nė mė tepėr se 100 vende tė botės

Nė kėtė javė kremtohet shkėmbimi arsimor i studentėve nga SHBA-tė qė studiojnė jashtė vendit dhe studentėve tė huaj qė vijnė nė Shtetet e Bashkuara pėr t’u shkolluar. Kėto shkėmbime janė tejet tė rėndėsishme pėr zhvillimin e mirėkuptimit dhe respektit tė ndėrsjellė, pėr ndėrtimin e lidershipit jashtė vendit, pėr kultivimin e vlerėsimit pėr shtetet tjera, dhe pėr investimin nė marrėdhėniet e ardhshme mes Amerikanėve dhe popujve tė tjerė nė botė.
Tema e kėtij viti ėshtė: Inspirojmė studentėt nė nivel lokal pėr tė arritur sukses nė atė global, dhe besoj qė ky titull pėrfshin nė vete porosinė se sa e rėndėsishme ėshtė qė fėmijėt tanė tė jenė tė pėrgatitur pėr tė marr pjesė nė tregun ndėrkombėtar tė punės dhe ideve. Falė teknologjisė, bota jonė asnjėherė nuk ka qenė mė e vogėl. Ne komunikojmė me persona tė tjerė nga i tėrė planeti pėrmes postės elektronike, Skype-it dhe Tweeter-it me po aq lehtėsi dhe rastėsi sikur kur bisedojmė me miqtė tanė nė kafene. Ne mund tė kemi qindra miq nė Facebook, disa prej tė cilėve madje asnjėherė nuk i kemi takuar. Por kėto metoda tė komunikimit, sado qė tė jenė tė arritshme dhe mbresėlėnėse, thjeshtė nuk e zėvendėsojnė ndėrveprimin personal.
Njė nga komunikuesit dhe gazetarėt mė tė njohur amerikan, Edward R. Murrow ka thėnė: “Linja mė e rėndėsishme nė zinxhirin e komunikimit ndėrkombėtar janė hapat e fundit qė bėhen pėrmes kontaktit personal - kur njė njeri flet me njė tjetėr”. Murrow kuptonte atė qė sot shpesh humbet nė botėn tonė dinamike dhe tė fokusuar nė Facebook: ato hapa tė fundit – nė komunikimin ndėrkombėtar dhe nė shkollat nė tėrė botėn – mund tė tejkalohen vetėm pėrmes kontaktit personal.
Njė shkollim i mirė ėshtė investim, jo vetėm nė ardhmėrinė tonė, apo tė fėmijėve tonė, por edhe nė ardhmėrinė e kėtij vendi. Siē sugjeron edhe tema e kėtij viti, arsimi sjell mundėsi pėr njė karrierė mė tė mirė, njė fuqi pune mė profesionale, dhe tė kuptuar mė tė mirė pėr botėn rreth nesh. Nė ekonominė e sotme globale, arsimi ndėrkombėtar ėshtė akoma mė i rėndėsishėm. Njė shembull pėr kėtė paraqet programi ynė Fulbright, i krijuar para 65 vitesh me qėllim qė pėrmes shkėmbimit ndėrkombėtar arsimor tė promovojė mirėkuptim mė tė madh mes popujve dhe kulturave tė ndryshme. Dėshiroj tė shpreh respekt pėr atė qė Qeveria e Maqedonisė gjithashtu njeh rėndėsinė e kėtyre shkėmbimeve arsimore dhe qė kontribuon me 200.000 dollarė amerikanė nė pėrkrahje tė programit Fulbright. Kjo ka ndihmuar qė tė dyfishohet numri i studentėve Fulbright nė SHBA, ndėrsa ėshtė rritur edhe numri i ekspertėve nga SHBA-tė qė punojnė me studentėt dhe profesorėt kėtu nė Maqedoni.
Qindra studentė nga Maqedonia studiojnė sot nė SHBA, ndėrsa kėtė vit, numri i studentėve ndėrkombėtar tė regjistruar nė institucionet arsimore nė SHBA ėshtė mė i madh se kurdo mė parė. Sipas analizave vjetore Dyer tė hapura, 723.227 studentė ndėrkombėtarė kanė studiuar nė SHBA nė vitin 2010/11, qė shėnon njė rritje prej 32% nga viti 2000/2001. Fakt ėshtė qė Shtetet e Bashkuara ofrojnė mundėsi mė tė mėdha pėr arsim se cili do shtet tjetėr nė botė, dhe vazhdojnė tė jenė destinacioni mė i dėshiruar nė botė pėr shkollim. Me mbi 3.000 kolegje dhe universitete tė akredituara nė SHBA, ne me tė vėrtetė kemi pėr secilin nga diēka. Dhe, derisa shkollimi nė SHBA mund tė jetė i kushtueshėm, shumica e shkollave ofrojnė bursa pėr studentėt e kualifikuar. Unė i inkurajoj studentėt e interesuar dhe prindėrit e tyre qė tė vizitojnė njėrin nga Kėndet tona amerikane - nė Shkup, Manastir, Shtip, Strugė apo Tetovė, pėr tė biseduar me ekipin tonė profesionistė pėr atė se si tė mėsojnė mė tepėr pėr shkollimin nė Shtetet e Bashkuara.
Arsimi ushqen trurin tonė; ndėrsa arsimi ndėrkombėtar na i hap horizontet. U bėj thirrje tė gjithėve tė shqyrtoni mundėsinė pėr tė vazhduar shkollimin nė Shtetet e Bashkuara. Bashkangjituni nė kremtimin e Javės ndėrkombėtare tė arsimit. Ju dėshiroj mėsim tė kėndshėm!

(Autori ėshtė Ambasador i SHBA-ve nė Maqedoni. Prej mediave shqipe, gazeta “Koha” ka tė drejtėn ekskluzive pėr botimin e tekstit)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio