Studentet.info
Lajme : Ndryshime apo ndryshe ? – Prof. Dr. Ylber Sela
Kyqur 11-01-2012 3:24:03 (1910 Lexime)


Jemi nė shek.XXI, bota po ndryshon nė aspekte tė ndryshme dhe interesi i individit po rritet dita ditės dhe njė element tė tille po e pėrjeton edhe rajoni jonė i ashtuquajtur “Ballkani Perėndimor”. Ajo qė dua ta paraqes si analizė ėshtė arsimi shqiptar nė rajon e sidomos nė Maqedoni duke u ndėrlidhuar me atė se interesi pėr reformat nė arsim sot nė sistemin ndėrkombėtar ka arritur majat mė tė reja tė ndryshimit tė saj. Tek ne, nė kuadėr te kėtyreve reformave po paraqiten dy teori edhe atė, “Teoria e KAOSIT” dhe “Teoria e NDRYSHIMIT”.

Nė qoftėse duam ti kuptojmė kėto dy teori nė praktik atėher ne na duhet tė dijmė se si duhet tė perceptohen dhe tė shikohen “kaosi” dhe “ndryshimi” nga ana e njė Mesuesi, Profesori, Nxėnėsi, Studenti, Prindi apo Administratori.` Ata i shikojnė mė lehtė nėse nuk mirresh me to dhe ėshtė mė e vėshtirė tė kundėrshtosh kaosin dhe tė pėrballesh me tė dhe tė jesh shtytės i ndryshimit. Kush jep llogaridhėnie pėr kaosin e kush pėr ndryshimin?; Duhet tė pranojmė tė gjithė se nė dekadėn e fundit, arsimi nė rajon si dhe nė Maqedoni ka pasur shume ndikime politike tė aplikuesit negativ tė saj. Askush spo jep llogari nė shoqėri si pėr kaosin e shkaktuar ashtu edhe pėr ndryshimet qė ndodhin ne kontekstin negativ; Llogaridhenia ndodh vetėm brenda partisė e cila mundohet ti kėnaq epshet e individėve tė caktuar tė cilėt universitetet dhe shkollat i shofin si fabrikat e ēimentos qė prodhojnė ēimento dhe njė pluhur pėr tua mbyllur sytė dhe gojėn. Jemi nė fazėn e kuantitetit me njė pėrfaqėsim marramendės dhe me njė rethim tė madh mes nesh. Problemet nė shoqėrinė apo rininė tonė shqiptare po rriten dhe pėrkeqėsohen, sistemi arsimor apo dija po mirret me arnime kurse ato suksese qe i kemi, jane tė izoluara. Tė rinjve po u vjen nė majė tė hundės, ato kėrkojnė zgjidhje. Ata qė e kanė dorėn e pushtetit mendojnė se zgjidhja vjen vetėm nėpėrmjet regullimit ligjor, mė shumė llogaridhėnie dhe mė shumė kontroll nėpėrmjet sistemit nga lart- posht.

Kurse ka edhe prej atyre qė mendojnė se rreziqet po shtohen sepse nuk mirremi me reforma tė detajuara por me reforma tė pėrgjithshme. Kemi ardhur nė njė situatė ku kemi nevojė pėr politika arsimore tė vėrteta tė cilėt do tė japin koncepte dhe kapacitetet gjeneruese pėr arsimin e cila do tė ndikoj nė rinovimin e shoqėrise sonė, individit, progresit dhe zhvillimit nė arsim. Unė mendoj se duhet tė fillojmė njė betejė tė pėrjetė e cila do tė jetė pėrfundimisht frytdhėnėse. Na duhet njė formulim tjetėr pėr tė shkuar drejt zgjidhjes sė problemit . Shkurt na duhet njė mendėsi e re pėr ndryshimin arsimor sepse ne ende kemi politika arsimore qė nė mendėsi janė konservatore. Mėnyra se si pėrgatiten pedagogėt, mėnyra se si janė organizuar shkollat dhe universitetet, mėnyra se si funksionon hierarkia arsimore dhe mėnyra se si trajtohet arsimi nga politikanėt vendimarrės, rezulton nė njė sistem qė ka mė shumė tė bėj me kaos se sa te sjell ndryshimin pozitiv. Pėrpjekjet e tilla dhe nė rethana tė tilla siē jemi ne sot, ēojnė nė pozita mbrotjeje, sipėrfaqėsore ose nė xhepa jetėshkurtėr suksesi. Si pėrfundim mendoj qė me rėndėsi themelore ėshtė qė shoqėria jonė tė rinovohet, arsimi duhet tė prodhoj mendues kritik dhe akademik tė ardhshėm qė do jenė zgjidhėsproblemesh tė shoqėrisė. Politika jonė duhet tė krijoj kushte qė tė mundėsoj njė arsim cilėsor e cila ėshtė e vetmja armė dhe forcė e kėtij populli qė mandej ai tė premtojė dhe tė kontriboj nė mėnyrė themelore pėr arritjen dhe zgjidhjen e problemeve tė qytetarėve tė saj. Sistemet nuk ndryshojne vetveten por janė njerzit ata qė i ndryshojnė ato prandaj ndryshimi produktiv nė arsim do tė thotė rini arsimore produktive. Tė investojme nė rininė tone.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio