Studentet.info
Opinione : Mashtrim i madh nė dėm tė popullit
Kyqur 16-01-2012 7:55:15 (1818 Lexime)


Duke u manipuluar me ndjenjat kombėtare tė shqiptarėve se po fillon lufta nė IJRM pėr ēlirimin e tokave shqiptare si dhe paraqitja publike e disa komunikatave se gjoja shqiptarėt do tė ēlirohen nga okupimi maqedonas si dhe do tė jenė zot nė vend tė tyre nxiti thellė ndjenjėn pėr liri tė shqiptarėve

Ylber Jahiu

Duke e rikthyer kujtesėn plot dhjetė vite mbrapa, qė mė asocon pikėrisht luftėn e 2001-shit dhe qėllimet e kėsaj lufte qė jo vetėm unė por edhe shumė qytetarė tė tjerė pyesin veten ēka me 2001 dhe pas tij? Tė vetėdijshėm qė kėtė pyetje s’munden ta bėjnė aty ku duhet nga represioni, hakmarja dhe shantazhimi ata heshtin.

Fillimi i marsit 2001 i gjeti shqiptarėt nė njė panikė dhe me sy drejt Kalasė sė Tetovės, aty ku po flitej pėr luftime mes shqiptarėve dhe policisė sė IRJM. Duke u manipuluar me ndjenjat kombėtare tė shqiptarėve se po fillon lufta nė IJRM pėr ēlirimin e tokave shqiptare si dhe paraqitja publike e disa komunikatave se gjoja shqiptarėt do tė ēlirohen nga okupimi maqedonas si dhe do tė jenė zot nė vend tė tyre nxiti thellė ndjenjėn pėr liri tė shqiptarėve. Pikėrisht letra e parė publike dhe paraqitja e UĒK-sė nė IJRM ėshtė kritikuar ashpėr nga disa veprimtarė tė njohur si Adem Demaēi, Ismail Kadare dhe tė tjerė por kjo pėr ato momente shihej si njė antishqiptarizėm, sepse ata thonin qė IRJM nuk ka nevojė pėr luftė, atje proceset po zhvillohen nė mėnyrė demokratike dhe shqiptarėt ngadalė po shkojnė mbarė. Sigurisht ata e dinin qėllimin e fillimit tė konfliktit tė 2001 nė IJRM, si do tė shfaqej me vonė dhe si do tė dilnin heronj dhe mite nga kjo luftė. Pėr t’u dėshmuar se kjo “luftė” ėshtė e kurdisur mirė kėtė e dokumentuan edhe deklaratat dhe komunikatat kontradiktore qė dha Shtabi i pėrgjithshėm i UĒK-sė, se qėllimi i luftės nuk ėshtė ndarja e IJRM, por luftohet pėr tė drejtat e shqiptarėve tė IJRM dhe se UĒK do tė ruan integritetin teritorial tė Maqedonisė. A kishte nevojė IRJM edhe pėr njė ushtri shqiptare dhe gjak shqiptarėsh pėr tė ruajtur integritetin e saj? Kėto komunikata kontradiktore krijuan edhe fraksionet e para brenda pėr brenda drejtuesve tė luftės sė 2001 njė pjesė e tė cilėve s’jetojnė ma. Sigurisht ashtu si unė dhe ju lexues do tė pyetni se pse ata nuk jetojnė ma, dhe kush janė ata? Pėr mua ėshtė shumė e vėshtirė tė plas tė drejtėn sot nė kėtė kohė kur para dere ē’do shqiptarė e ka vdekjen misterioze dhe mirė tė qendisur siē e patėn Tahir Sinani, komandant Teli, Harun Aliu, Xhavit Morina, Skerdilajt LLagami (Shpendi) etj…

Se lufta nė 2001 nuk kishte kokė dhe kurs ka po shkon ajo po reflektohet sot pas 10 viteve, qė atėher e sot asnjė shqiptarė nuk e pa platformėn politike tė kėtij formacioni ushtaratk qė nė ballė mbante shqiponjėn dy krerėshe dhe nė vete fshihte mitizimin e disa njerėzve qė mė vonė do tė shkelnin gjithēka qė ėshtė shqiptare dhe kombėtare nė emėr tė luftės dhe UĒK-sė, njerėz tė pa prekshėm dhe tė pakontestueshėm nga opinioni dhe tė pėrkdhelur nga pushteti.

Njė luftė qė dėmtoi tėrėsisht pronat dhe pasuritė e shqiptarėve, luftė qė pėr asnjė ditė tė vetme nuk u zhvillua nė qytet dhe nė vende tė rėndėsishme qė pretendonin shqiptarėt por thjeshtė goditje dhe shkatėrim i pasurisė sė shqiptarėve tė Kumanovės, Haraēinės dhe Malėsisė sė Sharrit, tė cilėve njė jetė u kushtoi krijimi i njė pasurie tė tillė.

Ky formacion ushtarak diktoi nėnshkrimin e Marėveshjes sė Ohrit, marėveshje e cila shqiptarėt i shndėroi nė shifra dhe pėrqindje, e jo si pjesė shtetformuese tė IRJM-sė, ashtu siē pretendonin udhėheqėsit politik tė kėtij formacioni. Kjo marėveshje pėr asnjė moment nuk ishte e pranueshme pėr Arbėr Xhaferin dhe tė ndjerin Imer Imeri, tė cilėt thonin nė atė kohė sė kjo marėveshje nuk e leviz para ēėshtjen e shqiptarėve pėr asnjė moment, por vetėm se bėhet njė interpretim mė ndryshe nga ajo aktualja. Pėr njė gjė tė tillė i ndjeri Imer Imeri e pat publikuar pak vite mė vonė nė gazetėn “Nacional” ku thoshte se mė detyruan tė nėnshkruan marrėveshjen e Ohrit. Pėr tė njėjtat gjėra pa resht fliste edhe Arbėr Xhaferi si dhe nėnkryetari i atėhershėm i PDSH-sė Menduh Thaēi. Nė njėrėn apo tjetrėn formė kjo marveshje u nėnshkrua dhe pikėrisht nė prezantimin solemn kur Arbėr Xhaferi po drejtohet nė gjuhėn shqipe disa nga funksioner maqedonas lėshuan vendin nga ku edhe bėhej kjo ceremoni, nga se Arbėr Xhaferi fliste ashtu siē u nėnshkrua marrėveshja, marrėveshje qė kurė s’u realizua.

Pėr t’u transformuar nė subjekt politik ky formacion e kishte pak sa tė vėshtirė ngase populli bujar shumė shpejtė do ta kuptonte qėllimin e tyre dhe do ta dėnonte, por ata e kishin menduar mirė edhe kėtė shfaqe tė subjektit tė ri. Ata pretenduan nė njė Kėshill koordinues, kėshill qė nė njėrėn apo tjetrėn formė ata i mitizoi edhe mė shumė dhe mėnyra e organizimit tė kėtij kėshilli dhe qėllimi i tij u kuptua shumė shpejt. Pėr pak kohė pas shpėrbėrjes sė kėtij Kėshilli u shfaq subjekti i ri Integrues nė IRJM, subjekt qė vite me radhė po synon integrimin e shqiptarėve nė Maqedoni. Pas mė shumė se njė dekade nga kjo “turlitavė e 2001” e deri mė sot qindra familje dėshmorėsh mbeten pa asnjė lloj kompenzimi dhe pėrkujdesje. Formimi i njė numri organizatash veteranėsh lufte, qė pak a shumė kishin tė njėjtėn ombrellė, vite me radhė po taktizojnė nė mėnyra mė tė ndryshme pėr fatin e familjarėve dhe dėshmorėve tė lufės sė 2001, tė cilėt qėllimin e kishin tė pastėr dhe fisnorė. Por kėtė manipulim nuk e bėnė vetėm kėta organizata tė cilat nė njėrėn apo tjetrėn formė ishin vėtė shpallur si tė tilla, por kjo mirė ishte qėndisur edhe nga disa ministra, zėvendėsministra dhe personalitete tė pushtetit tė cilėt gati 10 vite po thonė se kjo ēėshtje do tė zgjidhet deri nė fund tė vitit, por fundet e viteve skanė tė sosur. Po tė njejtėt shumė herė patėn thėnė se janė formuar komisionet por ato nė mėnyrė exprese janė demantuar nga ana e kryeministrit dhe ministrave tė tij. Vallė pse kjo ēėshtje s’ka fund, hipotekė tė kujt jemi?

Duke u kthyer nė njė tė kaluar tė afėrt dhe duke iu afruar edhe 2012 po lexoj shumė kolumna nga ish ministra e kolumnistė tė cilėt na prezentojnė 2001 si lufta e Skėnderbeut apo e Dervish Carės, apo sikur ne nuk ishim kėtu atė mot e sjemi kėtu as sot. Meqė ra fjala po pyes veten po tė mos ishin kėta si do tė dinim ne shqiptarėt e IRJM-sė se kush ka qenė Skėnderbeu, si do ta dinim qė pėrball tij do tė qėndrojė Aleksandri i Madh dhe qindra figura tė ndryshme qė paguhen nga xhepat e shqiptarėve.

Si pėr ironi na pėrsėritet historia, ndoshta tė vetmit jemi qė po rrotullohemi nė vend plot dhjetė vite mė gjuhėn qė spo aplikohet askund dhe njė flamurė tė minimizuar nga ai Maqedonas. Si pėr inatė pyes veten nga e dinin formacioni i “Car Llazarit” se shumė shpejtė do vin nė Sharr edhe ate nė mėnyrė legale dhe publike, do tė kontrollojnė majėn e Sharrit. Por ata kishin pasur tė drejtė pas njė numri pėrbuzjesh, nėpėrkėmbjesh dhe nėnēmimi tė ēėshtjes shqiptare ministrja e punėve tė brendėshme do na e sjellė nė Sharr, mu nė Kodėr tė Diellit policėt Serb, por kjo sparaqet asgjė pėr faktorin politik shqiptarė nė pushtet, pra kjo ėshtė ne kuadėr tė bashkėpunimit me Serbinė dhe s’prish punė qė e njėjta svlenė edhe pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė.

Por sikur tė ishte e gjitha kjo! Pėrderisa nė tubimet massive tė kryeministrit shpalosen harta qė paraqesin Maqedoninė e madhe qė nė fakt pretendon pėr teritor tė Shqipėrisė dhe Kosovės apo edhe shteteve tjera pėrreth dhe askusht se vėren apo sguxojnė ta thonė edhe nėse e vėrejnė. Kur e njejta ndodh qė aktivist tė “Aleancės Kuq e Zi” vizatojnė hartėn e Shqipėrisė etnike ata arestohen dhe rezikohen tė burgosen me nga 3-5 vite burg, por as kjo sėshtė diēka e rėndėsishme, thjeshtė thėnė si e bėfshi e hekshi. Por as ata qė fyejn dhe shajnė e qė na pėrgatisin dhoma gazi nuk iu lė pėrshtypje faktorit politik shqiptarė nė qeverinė aktuale. Pėr tė qenė edhe me ironike edhe zėvendės ministri shaiptarė i MPB-sė, ua tha hapur se kėtu sėshtė Shqipėri, pse zoti zv.minitėr? Apo edhe ju sguxoni tė flisni!

Nga kjo, ka shumė shumė ē’ka qė populli i drejtė nėpėrkėmbėt nė mėnyrėn mė tė pamėshirshme pėr interesa tė caktuara tė individėve. I vetėdijshėm nga pasojat e kėtij shkrimi, nga shantazhi dhe nga sabotimi do vazhdoj tė shkruaj pėr hir tė sė vėrtetės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio