Studentet.info
Lajme : Studentėt nė protestė
Kyqur 18-01-2012 10:13:59 (1597 Lexime)


Njė grup studentėsh tė Universitetit tė Tiranės, konkretisht tė Fakultetit tė Shkencave Sociale dhe atij tė Drejtėsisė janė mbledhur dje nė njė protestė. Nė oborrin e kėtij fakulteti tė gjithė sė bashku, me pankarta nė duar, njė zėri kėrkojnė nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit t’i respektojnė ata dhe tė mos vėnė kushte, si: rregullimi tė stazhit pėr profesionet, imponimin e provimit tė anglishtes si kusht diplomimi dhe financimin e institucioneve tė arsimit tė lartė. Nė kėtė protestė qė ka zgjatur mė shumė se 40 minuta, tė gjithė kanė thėnė fjalėn e tyre duke qenė kundėr.

Arsyeja e protestės lidhet me ndryshimin e ligjit tė arsimit tė lartė, pika ku flitet pėr mbrojtjen dhe certifikimin e gjuhės sė huaj. Sipas studentėve, MASH, e cila ka propozuar kėto ndryshime, ka cenuar tė drejtėn e studentėve nė disa aspekte. Protestat e studentėve kanė nisur pas mė shumė se 1 vit e gjysmė pas miratimit nė Parlament tė tė gjitha amendimeve nė ligjin e arsimit tė lartė. Sipas kėtij ligji, tė gjithė ata studentė tė cilėt kėrkojnė tė vazhdojnė njė studim pasuniversitar, master apo doktoraturė, nuk marrin titullin nė rast se nuk kanė marrė kualifikimin dhe nuk kanė kaluar testimet ndėrkombėtare tė njohura pėr certifikimin e gjuhės angleze.

“Protesta studentore organizohet kundėr nenit 26 tė ligjit tė arsimit tė lartė, qė pėr studentėt e programeve tė studimit tė ciklit tė dytė dhe tė tretė tė studimeve, konkretisht master profesional, master shkencor, master tė arteve tė bukura dhe doktoraturė, thekson se studentėt e kėtij programi studimi duhet tė japin nė pėrfundim edhe provimin e gjuhės angleze mbi bazėn e testeve tė njohura ndėrkombėtare”, pohon studenti pėr shkenca politike, Ismail Ruēaj. Sipas tij, vendimi i amendimeve tė ligjit tė arsimit tė lartė pėr certifikimin e gjuhės cenon tė drejtėn pėr tė zgjedhur, cenon multilingualizmin nė Shqipėri, nuk njeh institucionet akademike shqiptare tė gjuhėve tė huaja, si dhe cenon lirinė akademike. Njė tjetėr pikė qė ata kundėrshtojnė ėshtė mospagesa e stazhit. Pas pėrfundimit tė shkollės ata duhet tė bėjnė 1-3 vjet stazh e tė mos paguajė pėr kėtė. Po ashtu janė kundėr ligjit qė nga Ministra e Arsimit ėshtė quajtur si pėrparėsi pėr vitin 2012 ku synohet qė universitetet private tė kthehen nė jofitimprurėse tė financohen nga fondi pėr universitet publike. Kjo i tremb kėta studentė duke i shtyrė nė hamendėsime se nė kėtė formė do tė rritet tarifa e tyre e shkollimit. Kjo ishte protesta e parė pėr kėtė vit, por ata premtojnė qė do ta pėrshkallėzojnė atė nė fakultete tė tjera duke bėrė takime deri nė marrjen e njė vendimi pėrfundimtar qė do tė jetė nė tė mirė tė tyre dhe tė gjithė studentėve tė Universitetit tė Tiranės.



Certifikimi i gjuhės sė huaj

Universiteti i Tiranės ka nėnshkruar zyrtarisht nė muajin maj tė vitit tė kaluar, marrėveshjen me partnerėt ndėrkombėtar pėr marrjen e tė drejtės sė certifikimit tė gjuhės angleze pėr studentėt shqiptarė. Ēmimi nė kėtė rast do tė jetė mė i ulėt se institucionet e tjera private qė operojnė nė tregun vendas.



Ismail Ruēaj, student pėr Shkenca politike nė Fakultetit tė Shkencave Sociale viti i 2-tė.

“Kemi organizuar kėtė protestė pėr tė kundėrshtuar ligjin e arsimit tė lart nė disa pika. Sė pari ėshtė ēėshtja e stazhit, nėnkupton qė, pėr ata qė e kanė stazhin, inxhinierit, mjekėsit, juridiku, ata merrnin 50 pėrqind tė pagės ndėrkohė tani me ligjin e ri ata nuk do tė paguhen fare. Ēėshtja e dytė ėshtė anglishtja; pasi tė kesh pėrfunduar masterin, duhet tė kesh tė mbrojtur anglishten dhe kėtė ne e kundėrshtojmė. Ėshtė gjithashtu edhe ēėshtja e financimit, i cili ėshtė quajtur nga Ministria e Arsimit si prioritet i 2012-s. Universitetet private do tė shpallen jofitimprurėse dhe si do paguhen pedagogėt tanė? Do tė na rriten ne tarifat e financimit. Pėr kėtė arsye ne kemi ndėrmarrė kėtė protestė. Mė vonė do tė organizojmė protesta tė radhės edhe me fakultete tė tjera. Kėtu bėhet fjalė pėr tė gjithė Universitetin e Tiranės. Ne kemi njė muaj qė organizohemi, informojmė gjithė studentėt nė ēdo fakultet”.



Kjara Kola

Kjara ėshtė studente e vitit tė parė pėr administrim politik ėshtė bėrė pjesė e kėsaj protestė pėr t’i paraprirė vendimeve tė tilla qė, kur tė jetė nė pėrfundim tė shkollės, mos tė pėrballet me detyrimin qė duhet tė punojė tre vjet nė stazh e tė mos paguhet, tė mos paguajė mė shumė tarifėn e shkollimit dhe tė mos jetė e detyruar tė pėrballet me provimin e anglishtes



Jola Mekollari, administrim politik, viti I

“Nėse mė parė stazhi ka qenė 50 pėrqind i paguar, tani nuk do tė jetė mė i tillė, por do tė jetė falas (i papaguar). Ne e kundėrshtojmė kėtė gjė, pasi nuk mund tė punojmė pa paguar. Ėshtė edhe ēėshtja e financimit qė nėnkupton se fondet e universitetit publik shkojnė tek privatet, pasi universitet private do tė shpallen jofitimprurėse. Atėherė, ne do tė na rritet tarifa e shkollimit. Kjo ėshtė arsyeja e protestės sonė qė tė paraprijmė vendimeve tė tilla qė rėndojnė nė kurrizin tonė”.





Studentėt: Hapat rrėnues qė po ndėrmerr qeveria e nė veēanti Ministria e Arsimit dhe Shkencės

Financimi

Financimi i universiteteve private me para publike

Reduktimi i financimit pėr universitetet publike nė fabor tė atyre private pėrmes ndarjes sė fondeve

Rrėnimi i pritshėm i infrastrukturės dhe cilėsisė akademike tė universiteteve publike

Orientimi i studimeve universitare jo nga nevojat e shoqėrisė por nga tekat, rastėsitė ose “telekomandimet” e tregut

Ngritja e mėtejshme e tarifės shkollore vjetore pėr student



Anglishtja

Diskriminohet gjuha shqipe si gjuhė e popullit

I mohohet shqipes barazvlerėsia me gjuhė tė tjera si bartėse dhe nxitėse e shkencės e kulturės

Ndėr gjuhėt e huaja privilegjohet duke u ngritur nė rang absolut gjuha angleze, ēka edhe nė kuptimin ekonomiko-punėsues nuk e ka hegjemoninė absolute

Nė vend qė tė nxitet mėsimi i gjuhėve tė huaja pėrmes thellimit dhe pėrhapjes sė programeve mėsimore publike, nxitet “certifikatosja” qė i nxjerr paratė nga qesja e pakėt studentore drejt thesit tė madh tė institucioneve private fitimprurėse

Stazhi

Cenohet parimi kushtetues i sigurisė juridike (hiqet njė e drejtė aktualisht e njohur)

Shkelet parimi shtetformues e kushtetues i punės sė paguar. Pabarazia pronar-punonjės skajohet pėrmes imponimit ligjor tė punės sė papaguar

Riprodhohet raporti feudal usta-ēirak nė marrėdhėniet e punės

Nxitet papunėsia e kamuflohet nė forma pune tė papaguar

Shtohet barra financiare pėr studentėt dhe familjet pėr mė shumė vite

Entela Resuli




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio