Studentet.info
Opinione :  Njė universitet elitar nė Shkup
Kyqur 23-01-2012 10:21:38 (1770 Lexime)


TAHIR ZAJAZI


Shkenca nё funksion tё tejkalimit tё tranzicionit

Nga pozita qё e ka Shqipёria dhe Kosova, pёrjashtuar vullnetin e ndёrgjegjshёm tё politikёs shtetёrore atje, realizimi i kёtij projekti ёshtё shumё afёr gjasёs reale. Pёr ne shqiptarёt e Maqedonisё arritja nё realizimin e kёtij projekti ka mё shumё pengesa, por ai nuk ėshtė i paarritshėm.

Dekada e fundit e shekullit XX shёnoi njё ngjarje tё rёndёsishme historike. Ndodhi rёnia e regjimit komunist me prirje pėr kalim nё regjimin kapitalist. Pasojat e trashёguara tё regjimit monist demonstrojnё barrierė serioze nё tejkalimin e krizave midis dy regjimeve.

Konceptimet e filozofisё moniste, tё zhvilluara nё dekada mё parё, u treguan tё tiposura thellė nё mendjen, posaēёrisht tё gjeneratave qё u arsimuan nё frymёn e asaj ideologjie. Si rrjedhojё, lёshimi i njёmendёsisё rezultoi jo vetёm i tejzgjatur, por edhe me pasoja tё rёnda, posaēёrisht nё rrёnimin e sistemit tё vlerave, bile edhe tё atyre socialiste qё ishin. Kjo si dukuri u demonstrua nё tё gjitha vendet e bllokut komunist qё, si fenomen, nё hapёsirёn kohore tё quajtur “tranzicion”, reflektojnё po atё skenar tё kapёrcimit nga njёri nё regjimin tjetёr shoqёror.

Si njё zgjidhje pёr pёrshpejtimin e tejkalimit tё kёsaj krize, i referohemi shkencёs si forcё e ndryshimit tё gjёrave. Andaj, pёr rastin e preferojmё njё universitet prestigjioz, si zgjidhje pёr tejkalimin e universiteteve aktuale, publike dhe private tё pёrmbytura me improvizime midis Lindjes dhe Perėndimit. Madje, njё universitet i ndёrkombtarizuar pёr shkollimin e kremit tё nxёnёsve tё gjeneratave ka gjasa tё prodhojё resurse njerёzore me dije dhe kompetencё pёr t’u pёrballur me sfidat e ndryshimit tё gjёrave nё mjedis.

Nga pozita qё e ka Shqipёria dhe Kosova, pёrjashtuar vullnetin e ndёrgjegjshёm tё politikёs shtetёrore atje, realizimi i kёtij projekti ёshtё shumё afёr gjasёs reale. Pёr ne shqiptarёt e Maqedonisё arritja nё realizimin e kёtij projekti ka mё shumё pengesa, por ai nuk ėshtė i paarritshėm. Andaj si iniciativё i qasemi modelimit tё njё universiteti tё mundshёm prestigjioz nё Shkup si ngacmues pёr shkollimin e nxёnёsve elitar tё gjeneratave edhe nё vendet e tjera.

Shkojmё radhazi

Ky projekt pretendon qё t’i referohet parimit se atje ku nuk arrin politika, intervenon shkenca. Shkenca ėshtė forcė qė e ndryshon jetėn, ndėrsa shkolla e bėn shkencėn. Nė sistemin e shkollimit atje ku politika zhvillohet edhe me dije, ndodh “prodhimi” i trurit, qė mė pastaj njeriu i shkolluar e bėn edhe shoqėrinė edhe politikėn, qė kjo e dyta tė jetė korrekte mė parė ndaj shkollės, qė ajo mė pastaj tė reflektojė nė bёrjen e politikёs me dije.

Si njё zgjidhje inteligjente, bile edhe e vetme pėr kapėrcimin e sfidave qė tranzicioni i imponon dhe tё ngatёrruara nё kalimin nga njėri nė regjimin tjetėr, do tė ishte njė vendimmarrje e menēur e inteligjencės akademike dhe elitės politike jashtėpartiake shqiptare pėr themelimin e njё universiteti elitar nё Shkup, tė mbёshtetur mbi themele dhe pёrvojё tė universiteteve prestigjioze tė vendeve tё zhvilluara tё Evropёs dhe SHBA-ve, me programe, kurikulume dhe metodologji tё mёsimdhёnies dhe mёsimnxёnies qё praktikohen nё universitetet e botės sė civilizuar .

Pёr rastin e modelimit tё kёtij opinioni, qėllimisht e veēuam Shkupin. Por, jo nga nostalgjia historike qё e kanё shqiptarёt ndaj kryeqendrёs sё tyre tё kaluar. Shkupi ёshtё metropol i Ballkanit, tė cilit mund t’i besohet ngritja e elitёs sё kombit. Objektivi i kёtij projekti pёrqёndrohet nė themelimin e njё bёrthame tё re akademike, pёrtej dy univesiteteve shqiptare nё Tetovё, qё do tё jetё me vizion ndёrkombёtar pёr ngritje akademike tё elitёs sё nxёnёsve tё shkollave parauniversitare, me parashikim qё pikёrisht ata tё jenё bartёs tё menaxhimit tё resurseve pёr ndryshime reale tё gjendjeve (ekonomike, sociale, familjare, materiale, prodhuese), qё e kanё ngulfatur popullatёn, jo vetёm shqiptare, nё Maqedoni e mё gjerё nё vendet ish-socialiste.

Sqarimi i detajeve

Aktualisht shqiptarėt e Maqedonisė numėrojnė dy universitete pėrballė njėri–tjetrit nė Tetovė: Universiteti privat i Evropёs Juglindore (nё vazhdim: UEJL) dhe Universiteti Shtetёror i Tetovёs (nё vazhdim: USHT). Nё pamje tё parё duket se problemi i shkollimit tё kёsaj popullata ёshtё i mbyllur. Ndėrsa nga ana tjetёr, mёnyra sesi ndodhi qё pikёrisht nё Tetovё tё ngrihen dy universitete imponon studim rasti nga njё kėnd tjetёr.

Themelimi i tё dy universiteteve ndodhi nė rrethana jo normale. Fillimisht, Universiteti i Tetovės (nё vazhdim: UT) lindi me iniciativė tё vendosur tė inteligjencės universitare shqiptare tė Maqedonisė, e pėrkrahur nga krerėt e partive politike shqiptare tė kohės (Partia e Prosperitetit Demokratik & Partia Demokratike Popullore), tri komuna ku qeverisnin shqiptarėt (Tetova, Gostivari, Dibra) dhe asociacionet joqeveritare shqiptare (pesё sosh) qė vepronin nё territore tё Maqedonisė. Ngjarja e shpalljes sё UT-sė ndodhi mė 17 dhjetor 1994, kjo si nevojė jo vetёm reale, por edhe e pakapėrcyeshme, pėr shkollimin e kėsaj popullate. Mirёpo, e keqja ёshtё se ngjarja ndodhi jashtė vullnetit tё politikės shtetėrore. Dhe, si rrjedhojė e kėsaj ngjarjeje, u ngacmua tendosje edhe mė e thelluar e tensioneve ndёretnike, edhe ashtu tė acaruara tė asaj kohe midis komunitetit maqedonas dhe atij shqiptarė kёtu nė Maqedoni. Si njė zgjidhje pėr relaksimin e gjendjes aq konfliktuoze, lindi vullneti i BE-sė dhe SHBA-sė qė rezultoi me njė vendimmarrje tė menēur pėr themelimin e UEJL-it me dy qėllime: tė relaksohet gjendja e acaruar ndėretnike dhe, sė dyti, tė demonstrohet njė universitet modern pėr mjedisin dhe mė gjerė nė vende tё rajonit ish-socialist. Andaj, themelimi i UEJL-it u mbёshtet nё pėrvojėn akademike tё universiteteve tė zhvilluara. Dhe, mė 20 nėntor 2001 ndodhi ngjarja e promovimit tė UEJL-it me fakultete dhe departamente, qėllimisht afėr identike me ato tė UT-sė, qė ky i dyti mė pastaj tė shkrihet nė UEJL. Ndėrkohė ndodhi konflikti i vitit 2001, i cili si rrjedhojė bėri qė UT-ja ta tejkalojė krizėn e legalizimit dhe nё vitin 2004 u ngrit nё Universitet Shtetėror tė Tetovės (USHT).

Pra, themelimi i tė dy universiteteve ndodhi nė kontekst tė njė kohe dhe klime ashtu tė tendosura, sa qė ishte imagjinare tė mendohej Shkupi pёr qendёr universitare shqiptare! Kėshtu ishte fillimi. Por, mė vonё, kur ndodhėn ndryshimet politike sado mė tė relaksuara, lindėn interesa personale dhe lokale pėrbrenda intelektualėve vendorė shqiptar dhe, me vetёdije ose jo, tё dy universitetet pёrballė njёri tjetrit pushtuan hapёsirё atje ku edhe u themeluan, nё Tetovё. Si rrjedhojё, shqiptarёt u vetėpėrjashtuan nga Shkupi, qendėr kjo, jo vetёm e traditės tonё kombėtare, por edhe metropol i rajonit me pёrvojё dhe resurse tё konsiderueshme cilėsore universitare.

Hapat e sė kaluarės

Kreu i menaxhimit tё UT-sė akoma nė themelimin e tij me dhunё para pushtetit maqedonas nё dhjetorin e vitit 1994 nuk e respektoi nevojёn e mjedisit pёr njё universitet tё mbёshtetur me themele nė pėrvojėn akademike tė universiteteve tė zhvilluara tė Evropės dhe SHBA-ve; me njё vizion tё ri kontrovers me atё tё regjimit tё kaluar. Kjo do tė thotė se edhe pėrkundėr pėrkrahjes morale dhe materiale tė kombit aq tė etur pёr dije nė prag tė mileniumit tė ri, nuk ndodhi ndėrrimi i programeve tradicionale me kurikulume dhe metodologji moderne qė ushtrojnė universitetet prestigjioze tё vendeve tё civilizuara. Dhe, si rrjedhojė, nė UT ndodhi ajo qė nuk duhej tė ndodhte. Ky universitet u mbėshtet nė imitimin e pėrvojės sė regjimit socialist tė shkollimit qė nuk bashkёjeton me regjimin kapitalist, drejt tė cilt tė gjithė ne synojmė. Madje, ndodhi edhe mė e keqja: edhe me ngritjen e UT-sė nё USHT nuk u iniciua kthesё nga e kaluara. Atje, me pёrjashtime minimale, akoma edhe aktualisht vazhdon prodhimi i kuadrit tё profili tė thelluar socialist, qė ėshtė i pashpresё qė tė pёrballet me rregullat e lojёs nё shoqёri tё pritur tё regjimit konkurrent.

Pёrafёrisht kėshtu evoluoi edhe UEJL-i. Parapёrgatitjet pёr themelimin e kёtij universiteti qё u zhvilluan gjatё vitit 2001 nё pёrkujdesje tё Bordit Ndёrkombёtar me seli nё Zvicёr, ishin saktėsisht sipas shembullit tё universiteteve prestigjioze tё Evropёs, me anim nё pёrvojёn e SHBA-ve. Kėshtu u themeluan pesё komisione tё pёrziera ndёrkombёtare pёr secilin fakultet veē e veē. U hartuan edhe programet, kurikulumet dhe metodologjitё nё stilin e strategjive konvergente me rregullat e lojёs sё mёsimit aktiv pёr pragmatizimin e dijeve. Pastaj u angazhua edhe kuadёr i konsiderueshёm i stafit akademik ndёrkombёtar, por edhe lokal. Dhe, mё 20 nёntor 2001 me njё entuziazёm shpesėdhёnёs ndodhi promovimi i UEJL-it. Madje, pa u zgjatur nё detaje, Komisionet Amё tё fakulteteve tё posathemeluar (Ekonomik, Juridik, Administratё Publike, Informatikё, Pedagogjik), nё kohёzgjatje tё pakufizuar dhe kritere vullnetare, pёrtej rregullave tё traditёs universitare, realizuan pranimin e kuadrit tё stafit akademik lokal sipas interesave personale, familjare e grupore, ndėrsa kjo si pasojё rezultoi me rёnie sistematike tё imazhit qё ishte ideal i BE-sė dhe SHBA-ve, ku programet, kurikulumet dhe metodologjitё formalisht akoma edhe sot ashtu figurojnё, kurse pёrmbajtja, literatura dhe metodologjitё e realizimit u mbёshtetёn nё pёrvojёn e trashёguar nga shkolla socialiste. Kjo do tė thotė se programet studiuese qё zhvillohen nё UEJL, pёrjashtuar kushtet me infrastrukturё standarde, i tejkaluan vijat e kuqe akademike deri nё shkallё qё aktualisht fare nuk ndryshon nga ato qё zhvillohen nё USHT. Bile edhe stafi akademik ёshtё pėrafėrsisht i njėjti

Mё e keqja ėshtė se tё dyja universitetet shqiptare nё Tetovё zhvillojnё konkurrencё kuantitave pёrtej rregullave tё sistemit tё vlerave. Por, edhe mё drastike se kjo ėshtė fakti se politika aktuale shtetёrore propagon pёrfshirje nё studime jo vetёm 100% tё gjeneratės, por edhe tё atyre me moshё tё shtyrė, duke ofruar fakultete tё disperzuara gjithandej nėpėr qytete dhe qyteza tё Maqedonisё. Nё kёtё amulli tё improvizuar midis socializmit dhe kapitalizmit, tё dyja universitetet anojnё nё biznes tё hapur, me pasoja tё rёnda jo vetёm shoqėrore, por edhe personale tё atyre qё dekorohen me diploma pa dije deri nė grada shkencore.

Njė universitet elitar si zgjidhje

Tė pėrsėrisim se shkolla nė mėnyrė tė ligjshme kohezon me regjimin e sistemit shoqėror. Ndėrkaq mekanizmat shtetėrore e diktojnё edhe kahun e funksionimit tё shkollimit, publik dhe privat. Andaj, braktisja e filozofisё sё konceptimit tė regjimit tė kaluar dhe rivendosja konceptuale nė filozofi tjetėr tė re, nuk ёshtё e lehtё. Nė kėtė hapёsirё tė ndėrrimit tё regjimeve qėndron “akulli” i quajtur “tranzicion”. Pikёrisht kёtu nё “thyerjen” e akullit ndodh pёrplasja midis tё resё dhe tё vjetrёr, posaēёrisht atje ku pushteti bie nё duar tё gjeneratёs sё vjetёr, tė indoktrinuar nga fryma e ideologjisё dhe e pёrmbytur me konceptime nga e kaluara, e cila me retorikё tё formalizuar “anon” nga moderja, e reja. Dhe, nё qoftё se nuk stimulohen mekanizma alternative, tranzicioni nё ndёrrimin e sistemeve mund tё zgjasё deri nё ndёrrimin e natyrshёm tё gjeneratave. Teza e promovuar e vitit 2009 pёr bartje tё njёrit nga dy universitetet e Tetovёs nё Shkup, tani mё ёshtё e tejkaluar. Madje, pёrplasja gjithnjё mё e thelluar e interesave lokale dhe e stafit akademik atje, e bёn tė pamundur realizimin e asaj teze. Ndёrrimi i tezёs pёr tejkalimin e dy universiteteve shqiptare nё Tetovё dhe inicimi pёr themelimin e njё universiteti tё tretё pёr shkollimin e elitёs sё gjenetarave shqiptare nё Maqedoni dhe mё gjёrё, kёrkon njė analizė kritike tё thelluar, shkencėrisht korrekte dhe tё paanshme pёr tejkalimin, posaēёrisht tё dilemave personale. Nga kjo analizё dalin mё shumё pengesa, kryesisht tё natyrёs subjektive qё e pengojnё procesin. Njё hap mё afёr tejkalimit tё dilemave me vetveten supozojmё se do tё ishte: Sė pari, bindja personale se sistemi i shkollimit aktual te ne ėshtė vazhdimėsi akoma e shkollės sė regjimit socialist, qė ėshtė nė divergjencė me filozofinė e regjimit kapitalist, ku ne verbalisht trumbetojmё nė dy dekadat e kaluara; sė dyti, duhet tė ndodhė bindja personale se sistemi i shkollimit aktual, i aplikuar nė dekadat e kaluara tė sistemit socialist, nuk arriti ta pragmatizojė shkencёn dhe tė prodhojė kuadėr me dije dhe kompetencė pėr tejkalimin e gjendjeve tradicionale agrare tė mjedisit dhe, si rrjedhojё, kemi ngelur kėtu ku jemi; sė treti, mė parė duhet tė kuptosh se trajnimi qė ndodh sot me kuadrin aktual tё cilitdo profil, i arsimuar nė frymё tė sistemit tė kaluar, sillet nė rreth koncentrik irracional nė rrethana kur fakultetet aktuale te ne, akoma kualifikojnė kuadėr tė po atij profili tё kaluar arsimor; sė katėrti, vetėdijesimi dhe ndёrgjegjёsimi qё tё gjykosh jo nga kёndi i interesit individual, por me vizion nga e ardhmja, nuk ёshtё vёshtirё tё dallosh se ėshtė ose jo nė favor tė kombit qё me vullnetin tonё tė pёrjashtohemi nga Shkupi; dhe, sė fundi, duhet bёrё pёrpjekje qė tė merret qėndrim se Shkupi ėshtė qendėr jo vetёm administrative, por edhe strategjike, qё premton se atje e ka vendin njё universitet modern, ndėrkombėtar dhe i suksesshėm pėr ta ēuar pėrpara shkollimin e elitёs sё kombit, por edhe tranzicionin e politikės shtetėror, kjo si parakusht pėr t’i ndryshuar gjendjet jo tё rehatshme qė i kemi.

Pёrse pikėrisht Shkupi?

Nėse gjykojmė si intelektual, pa interesa personale dhe me vetėdije kolektive, do tė gjejmė njė sėrė argumentesh qė edhe moralisht na detyrojnė t’i rikthehemi Shkupit. Le t’i numėrojmė disa nga parametrat mė parėsore qė premtojnė gjasa relative pėr ta arritur njė universitet prestigjioz, tė transformuar: Shkupi ėshtė qendėr administrative me kushte gjeostrategjike dhe komunikimi joshės pėr ta realizuar konceptin e transformimimit me ndihmė tė stafit akademik edhe ndėrkombėtar; Shkupi, gjithashtu, disponon me resurse tė brendshme dhe infrastrukturė universitare tė trashėguar me dekada nga e kaluara, e cila kjo premton kapacitet relativ valid pėr ta mbėshtetur kampusin e atij universiteti me themele nė pėrvojėn e universiteteve prestigjioze ndėrkombtare; Shkupi ka traditė universitare edhe shqiptare – qė nga dekada e gjashtė e shekullit qė kaloi dhe akoma edhe sot aty zhvillohen studime nė gjuhėn shqipe nė dy fakultete tė Universitetit “Shėn Cirili e Metodi”: nė Fakultetin Filologjik dhe Pedagogjik. Ngjashėm ndodhi edhe me Shkollėn Normale Shqiptare, kur ajo u themelua nė Tetovė (1948) dhe u transferua nė Shkup (1951); kremin akademik shqiptar tё Shkupit e bėn elita intelektuale e provincave shqiptare dhe kjo natyrshėm rezulton me shkrirjen e interesave lokale nė interesin kombėtar; Shkupi ėshtė edhe qendėr me kushte joshėse komunikimi dhe qarkullimi tė shqiptarėve qė duan tė studiojnė nga tė gjitha lokalitetet ku ata jetojnė nė Maqedoni dhe mė gjerė pėrreth. Kёtё e demonstroi edhe fluksi i maturantėve qё e tejkaluan, bile edhe Tetovёn dhe marshuan pёr studime nё qendrёn e disperzuar tё USHT-sė nё Shkup; nė Shkup kemi objekte me hapėsira akademike pėr funksionimin e atij universiteti; fundja, ėshtė gabim me pasoja historike qė shqiptari ta pėrjashtojė vetveten nga metropoli i Ballkanit, Shkupi.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio