Studentet.info
Opinione : Zgjedhjet si rrėnim i universiteteve
Kyqur 25-01-2012 8:41:41 (1081 Lexime)

Universitetet shqiptare janė universitetet mė tipike qė demonstrojnė paradoksin se si zbatimi i njė standardi demokratik, nė vend qė tė prodhojė zhvillim apo progres, prodhon tė kundėrtėn, pra prodhon rrėnim.

Zbatimi i zgjedhjeve tė autoriteteve dhe strukturave nė universitetet shqiptare e demonstron kėtė gjė. Universitetet nuk janė terreni i vetėm institucional ku ndodh kėshtu. Pėr shkak tė statusit si institucione autonome, universitetet vetėm se e vėnė mė shumė nė dukje kėtė paradoks.

Kėshtu ndodh nė fakt nė fushėn e arsimit nė pėrgjithėsi, kėshtu ndodh nė fushėn e shėndetit publik, kėshtu ndodh nė drejtėsi, kėshtu ndodh veēanėrisht nė fushėn e trajtimit tė burimeve njerėzore nė administratė. Le tė marrim vetėm kėtė tė fundit. Nuk ka pothuajse asnjė ndryshim thelbėsor midis standardeve tė vendosura pėr konkurrim nė Shqipėri dhe atyre tė vendosura nė njė vend tjetėr. Njerėzit, gjithsesi, ngurrojnė tė konkurrojnė nėse nuk kanė njė lidhje tė veēantė me organizuesit e konkurrimit, nėse nuk kanė krijuar mundėsinė pėr blerjen e vendit tė punės, nėse nuk i takojnė politikisht partisė qė ėshtė nė pushtet. Nė kėtė mėnyrė, vendosja e standardit jo vetėm qė nuk ēon nė njė zhvillim tė burimeve njerėzore tė vendit, por kthehet nė tė kundėrtėn, nė njė rrėnim tė sigurt tė tyre. Ėshtė njė si “rejection”, njė shtytje qė ky vend i bėn standardeve tė demokracisė. Ėshtė ekzaktėsisht si nė njė transfuzion gjaku, kur njė i sėmurė nuk e pranon atė gjak qė nuk ka cilėsitė e gjakut tė tij. Ashtu si i sėmuri, shoqėria shqiptare shfaq njė mospranim tė rregullave apo standardeve tė botės perėndimore, duke treguar qartėsisht qė ka rregulla tė tjera me anė tė tė cilave ajo e rregullon jetėn e saj. Zbatimi i standardeve perėndimore ėshtė si njė “gjak” tjetėr qė nuk i shkon trupit tė sėmurė tė shoqėrisė shqiptare, qė nuk funksionon brenda tij, qė “bėn reaksion”, qė e vdes atė, nė fund tė fundit. Pavarėsisht nga retorikat cinike tė qeveritarėve tė sotėm, Shqipėria nuk pranon zbatimin e standardeve demokratike, sepse nuk ėshtė vetė demokratike. Trupi i saj nuk ėshtė si trupi i njė vendi europian. Trupi i Shqipėrisė ėshtė trupi i njė regjimi autoritarist, dhe si i tillė, ai i shtyn, nuk i pranon rregullat e njė sistemi demokratik. Edhe nėse i pranon, e bėn fare formalisht, e bėn sa pėr tė qenė aty, e bėn sa pėr t’ia treguar tė tjerėve. Kur e bėn tamam, atėherė e rrėnon institucionin nė tė cilin ndodh zbatimi i standardit. Kėshtu po ndodh sot me universitetet. Nėse zgjedhjet universitare nė njė universitet europian, si njė standard i Kėshillit tė Europės, kanė sjellė ekuilibėr midis autoriteteve dhe universitarėve, kanė sjellė njė autonomi edhe mė substanciale, njė zhvillim tė vrullshėm, kur janė zbatuar nė Shqipėri ato kanė sjellė njė rrėnim tė mėtejshėm tė universiteteve, njė skllavėrim edhe mė tė madh tė tyre ndaj politikės. Mbi tė gjitha, zgjedhjet universitare nė kėtė vend kanė prodhuar, as mė shumė e as mė pak, thyerje dramatike tė parimeve morale dhe integritetit tė universitarit.

* * *

Kur flitet pėr universitetet nėnkuptohet njė tėrėsi standardesh qė ekzistojnė si tė tillė. Mungesa e njėrit apo e disa prej tyre cenojnė esencialisht edhe standardet e tjera, vetė ekzistencėn e universitetit si institucion. I pėrcaktuar nga Kėshilli i Europės, modeli i njė universitet tė sotėm ėshtė: “njė universitet qė ‘merr frymė’ nėpėrmjet njė autonomie institucionale (liri akademike, autonomi administrative, strukturore dhe financiare), ku mėsohet nėpėrmjet kėrkimit shkencor, (unifikimi i mėsimit me kėrkimin shkencor), me njė kulturė dhe praktikė hibride (universiteti ėshtė pėrgjegjės pėr perspektivėn e sektorit publik sepse paguhet nga qeveria, por nga ana tjetėr, ai ėshtė gjithashtu subjekt i forcave tė tregut) dhe i aftė tė zhvillojė personalitetin e studentit, duke e pėrgatitur atė pėr jetėn”. Njė universitet i sotėm shqiptar nuk ka asnjė nga dimensionet e pėrmendura nė kėtė model, por vetėm bėn sikur i ka. Njė universitet i sotėm nuk ka autonomi institucionale reale, por ka aq autonomi sa i teket qeverisė qė t’i japė, madje, edhe kur ia jep me ligj, nė mėnyrėn mė arrogante dhe shpėrfillėse ia merr me vendime, rregullore, udhėzime. Sot nė universitet nuk mėsohet nėpėrmjet kėrkimit shkencor, madje, sot nė universitete nuk ka kėrkim real shkencor. Universitetet e sotme nuk janė autorė tė zhvillimit tė vendit, madje as nuk marrin pjesė nė tė. Universitetet janė ca qendra tė mjeruara didaktike tė paafta tė zgjidhin ndonjė problem qė ka shoqėria dhe si tė tillė, pothuajse tė gjitha autoritetet universitare qė zgjidhen nėpėrmjet votės nuk i njohin as komshinjtė, jo mė qytetarėt e kėtij vendi, jo mė specialistėt, kompanitė. Si tė tillė, ata janė edhe autoritetet me profil mė tė ulėt publik qė gjenden sot nė Shqipėri. Dhe sė fundi: universitetet e sotme nuk bėjnė asnjė pėrpjekje pėr tė zhvilluar personalitetin e studentit, pėrkundrazi, e zvogėlojnė atė deri nė poshtėrim, duke e edukuar tė vlerėsohet dhe tė marrė diplomėn edhe pa mėsuar. Ndėrsa pėrgatitja e studentit pėr jetėn si dimension i modelit europian ėshtė mė i paaplikueshmi pėr Shqipėrinė, sepse askush nė universitetet tona nuk di se pėr ēfarė jete ta pėrgatisė studentin tonė: pėr jetėn reale apo pėr atė virtuale, pra pėr kaosin e mjerimin e sotėm apo pėr atė jetė qė presim tė ndėrtohet njė ditė. Nėse e pėrgatit pėr jetėn reale, ashtu si nė tė vėrtetė ajo ėshtė nė Shqipėri, atėherė nuk besoj qė qoftė njė i ri i vetėm tė ketė nevojė tė kryejė studimet universitare. Ai thjesht do tė ketė nevojė tė mėsojė se si mbijetohet nė xhungėl. Nėse e pėrgatit pėr jetėn virtuale, pra pėr atė jetė qė pritet tė krijohet nė Shqipėri, atėherė duhet ta fillojmė nga pedagogėt, t’i pėrgatitim ata njėherė; duhet tė fillojmė nga ata qė prodhojnė ngjarje publike nė Shqipėri, nga qeveritarėt, gjykatėsit, parlamentarėt. T’i edukojmė se si duhet tė sillen, si duhet tė prodhojnė politikė, si duhet tė mos vjedhin dhe pastaj, pra vetėm pas kėsaj, tė mund tė pėrdorim realitetin e ri si njė shembull jetėsor pėr studentėt universitarė. Qartėsisht, nė kėtė pikė kemi tė bėjmė me njė mision tė pamundur universitar ose, qė ėshtė e njėjta gjė, kemi tė bėjmė me dimensionet reale tė asaj dhurate tė helmatisur qė politikanėt i kanė dhuruar kėtij vendi, sė paku.

* * *

Kandidatėt qė do tė konkurrojnė nė zgjedhjet universitare nuk do tė mund tė kenė realisht asgjė nė dorė pėr t’iu premtuar universitarėve nė kėmbim tė votės sė tyre. Madje, ata as nuk mund tė kėrkojnė ndonjė mjet legal pėr tė realizuar ndryshime, sepse universiteti ku ata konkurrojnė nuk pėrfshihet nė asnjė model. Asgjė brenda universitetit shqiptar nuk mund tė ndryshohet nga autoritetet e tij, edhe sikur ata tė karakterizohen nga integriteti, gjė qė objektivisht ėshtė njė ngjarje e rrallė nė Shqipėri. Pamundėsia objektive e autoriteteve pėr tė ndryshuar universitetet ka tė paktėn dy arsye. Sė pari, universitetet ndodhen nėn thundrėn e politikės. Sė dyti, universitetet shqiptare janė jashtė ēdo standardi, nuk mbėshteten mbi asnjė parim moral, nuk mbėshteten mbi integritetin si vlerė jetike, prandaj, ato janė edhe tė zhveshur nga ēdo mundėsi pėr t’u qeverisur nėpėrmjet rregullave, aq mė shumė, nėpėrmjet frymės lidership. Tė pafuqishėm pėr t’i ndryshuar universitetet, kandidatėt pėr autoritetet universitare do tė kenė nė duar mjetet e gabuara, pėrdorimi i tė cilave do t’i ndryshojnė edhe mė pėr keq universitetet. Ata do tė fillojnė tė bėjnė po ato premtime qė kanė bėrė edhe katėr vjet mė parė: shkuarje jashtė shtetit, vende tė pamerituara pune, vjedhje projektesh, para, specializime tė pamerituara, punėsime tė pjesėtarėve tė familjes tė mbėshtetėsve, miqėsi personale me qeveritarėt... Do tė bėjnė ekzaktėsisht atė qė nuk duhet tė bėjnė. Do ta zhytin universitetin edhe mė thellė nė llumin e anarkisė, tė inferioritetit, tė mungesės sė standardeve, tė mungesės sė vlerave, mbi tė gjitha.

* * *

Qė nė origjinė tė tyre, universitetet kanė pasur si njė bashmision ndryshimin e shoqėrisė. Kėtė e kanė bėrė gjithmonė duke ndryshuar veten. Kjo gjė ėshtė e vėrtetė edhe nė kuptimin e kundėrt. Shoqėria e ndryshuar nga universitetet i ka ndihmuar gjithmonė ata tė ndryshojnė vetveten, dhe nė kėtė mėnyrė, tė bėhen edhe mė tė aftė tė ndihmojnė shoqėrinė tė zhvillohet mė tej. Nė njė pikėpamje, niveli i universiteteve varet nga vetė niveli i shoqėrisė, ashtu sikundėr vetė shoqėria mbetet e prapambetur nėse universitetet janė tė tilla. Lidhja shoqėri-universitet ėshtė aq sinjifikative, sa ēdo tentativė pėr tė hyrė dhe modifikuar kėtė lidhje nga jashtė ėshtė e destinuar tė dėshtojė. Futja e zgjedhjeve universitare nė Shqipėri ėshtė njė tentativė pėr tė aplikuar njė standard europian nė kushtet e njė regjimi politik autoritarist, hibrid, pra nė kushtet e njė shoqėrie ekzistenca e tė cilės nuk rregullohet nga norma demokratike. Ky ėshtė nė thelb shkaku pse zgjedhjet universitare nė Shqipėri bėjnė mė shumė keq se mirė, pse kėto zgjedhje stimulojnė dallkaukėt, pse ato janė njė mekanizėm perfekt pėr tė nxjerrė nė krye tė paaftėt, tė korruptuarit, modelin mė tė keq tė njė profesori apo njė pedagogu. Pra, pse pėrfundimisht zgjedhjet universitare “villen”, nuk pranohen nga universitetet dhe trupi i shoqėrisė shqiptare. Njė konkluzion i tillė nuk “frymėzohet” nga fatalizmi, pėrkundrazi, ėshtė thellėsisht realist. Si i tillė, ai ėshtė njė thirrje pėr tė kuptuar se sistemi universitar nuk rivitalizohet me zgjedhjet universitare, nuk ndryshon nėpėrmjet tyre dhe as nuk del dot nga llumi ku ėshtė zhytur. Ai vetėm bėhet mė llum dhe mė i varur nga politika. Aq mė shumė, nuk mund tė ketė mė shanse se universitetet ndryshohen nė kėtė vend pa ndryshuar mė parė shoqėrinė, pa ndryshuar regjimin politik autoritarist tė kėtij vendi, pa e shndėrruar atė nė sistem demokratik. Edhe universitetet do tė kenė njė rol nė kėtė drejtim. Vetėm kur shoqėria shqiptare tė shndėrrohet nga njė sistem autoritarist nė njė sistem demokratik, pra vetėm atėherė kur shoqėria shqiptare jo vetėm tė sillet si demokratike, por edhe tė jetė realisht e tillė, universitetet do tė mund tė fitojnė shansin e adoptimit tė ēdo standardi demokratik, edhe atė tė zgjedhjeve, duke qenė tė sigurt qė nuk do tė ketė “rejection”, mospranim tė tyre.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio