Studentet.info
Opinione : Degradim i kualitetit dhe menaxhimit nė USHT
Kyqur 22-02-2012 2:13:23 (1497 Lexime)


RAMI MISLIMI

Rangimi mė i fundit i universiteteve nė Maqedoni tregon edhe njėherė se arsimi i lartė vuan nga anomali tė shumta dhe nga sėmundje kronike tė pashėrueshme.

Shumė fakte dhe parametra nga ky rangim tregojnė pėr degradimin e vazhdueshėm tė sistemit arsimor tė shqiptarėve qė vjen si pasoj e ndėrhyrjeve tė shumta tė politikės dhe tė njerėzve qė nuk ia duan tė mirėn avancimit tė arsimit shqip.

Ky rangim duket se shpalon krejt turbulencat qė manifestohen brenda sistemit arsimor, i cili nė vend qė tė shkoj pėrpara vazhdon tė lėngojė dhe tė jap njė pasqyrė tė keqe pėr gjithė shoqėrinė.


Rangimi nė vendet e fundit i Univeresitetit Shtetėror tė Tetovės, fakteqėsisht na dėshpėron tė gjithė neve qė duam ta shohim kėtė universitet tė pėrparuar dhe krah pėr krah me universitetet tjera. Ky fakt hap shumė dilema pėr mėnyrėn e funksionimit tė kėtij universiteti pėr tė cilin kanė dhėnė kontribut krejt popullata e kėtushme. Njerėzit me tė drejtė revoltohen dhe pyesin se pse ndodh kėshtu me kėtė institucion, i cili duhet tė jetė shembull pėr zhvillim dhe pėrparim tė shqiptarėve dhe vatėr nga e cila do tė dalin profesinist pėr tregun e punės.

Parametrat tė treguara nė kėtė rangim duhet tė analizohen dhe tė japin pasqyrėn e saktė tė asaj qė ndodh nė kėtė institucion. Nė grafėn e dytė "Teaching and learning", ku ka tė bėjė me stafin, profesorėt, USHT-ja nga 100 pikėt e mundshme ka marre 58. Nė kėtė aspekt USHT renditėt e 15-ta, ku pas saj janė veē universiteti MIT, akademia Smilevski, Euro Kolegji nė Kumanovė dhe Fakulteti i Turizmit nė Shkup. Ky fakt flet pėr atė se sa ėshtė degraduar procesi i mėsimdhėnies gjatė kėsaj periudhe qė vjen si pasojė e pėrzgjedhjes sė gabuar dhe e depėrtimit nė univeresitet tė njerėzve qė nuk kanė pėrkushtimin minimal ndaj ngritjes sė vlerave nė arsimin e lartė.


Nė aspektin e hulumtimeve shkencore, nga 100 pikėt e mundshme USHT ka 9.8. pikė. Edhe nė kėtė fushė gjendja paraqitet katastrofale dhe me shumė defekte, kur kemi parasysh qė ka aq shumė magjistra dhe doktora shkencash. Ėshtė pėr t’u habitur se si ėshtė e mundshme qė nė kėtė fushė rezultati tė jetė zero, kur nė vazhdimėsi kemi promovim tė titujve, qė merren nė fusha tė ndryshme. Edhe nė aspektin e sherbimeve shoqerore (Social service) USHT ka 0 pike nga 100 tė mundshme. Nė total, USHT renditet e 12-ta, qė paraqet pozicion katastrofal dhe qė nuk mund tė asryetohet me asgjė, pėrveē se me menaxhim tė keq tė resurseve njerėzore dhe me mos respektim tė asnjė standardi dhe vlere, qė shoqėria shqiptare i posedon. Pra, nga 19 institucionet e arsimit tė lartė nė Maqedoni, USHT-ja rangohet nė vendet e fundit. Ky ėshtė njė lajm i keq pėr arsimin e lartė nė Maqedoni pėr tė gjithė taksapaguesit shqiptar qė dėshirojnė tė shohin njė institucion tė pėrparuar dhe me standarde evropiane.

UEJL nė total renditet e 2-ta, por ky ėshtė dėshtim i madh, sepse aty paguhet 700 euro semestri, kurse nė Universitetin e Shkupit afėr 100 euro. Pra, edhe pse shumė mė i shtrenjtė, UEJL nuk ka arritur tė bėhet universitet numėr njė nė Maqedoni, siē ėshtė praktikė nė shtetet e zhvilluara ku kualiteti i arsimimit tė lartė varet nga shuma qė duhet paguar nė universitete. Ne aspektin e stafit mesimdhenės serish ka njė huqje tė madhe te UEJL, e cila nga 100 piket e mundshme ka vetem 65.5. Pra, nė bazė tė nivelit tė profesorėve dhe asistenteve, UEJL renditet ne vendin 8-te, qė ėshtė dėshtim i madh. Para saj janė Universiteti i Shkupit me 88.7, Universiteti “Goce Dellcev” nė Shtip me 80.7, FON 74.1, Universiteti Ballkan 95.8, Universiteti i Informatikės nė Ohėr me 100, Amerikan Kolegji nė Shkup me 70.5 dhe Shkolla e Gazetarise nė Shkup me 85. Praktika nė vendet e zhvilluara tregon se nė universitetet ku paguhet shumė mė e madhe e studimit aty janė profesorėt mė eminentė, gjė qė dėshmon pėr huqjen e madhe tė UEJL-sė.



Nuk mund tė kemi pasqyrė tė saktė nėse nuk bėjmė krahasim se si ėshtė ranguar mė parė USHT. Ky krahasim nuk ka pėr qėllim tė favorizoj, por ka pėr qėllim tė jap pasqyrėn e saktė tė asaj se ēka po ndodh dhe pse ecet prapa.
Sipas grupit mė tė madh hulumtues ”Consejo Superior de Investigaciones Cientificas (CSUIC), i cili pėr metodologji ka Parimet e Institucioneve tė Arsimit tė Lartė nė Berlin ( BPHEI), gjatė periudhės sė kaluar Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė radhitur nė vendin e dytė nė Maqedoni pėr nga cilėsia e kėrkimeve dhe publikimeve shkencore dhe pėr nga kualiteti i standardeve tė vendosura nė procesin arsimor. Ky rangim ėshtė bėrė nga grupi mė i madh hulumtues ” Consejo Superior de Investigaciones Cientificas (CSUIC), i cili pėr metodologji ka Parimet e Institucioneve tė Arsimit tė Lartė nė Berlin ( BPHEI).

Universiteti Shtetėror i Tetovės rangohet nė vendin 3991 nga gjithsej 6000 universitete botėrore . Kjo arritje ishte rezultat i menaxhimit tė suksesshėm gjatė periudhės nga tetori i vitit 2006 deri nė fillim tė korrikut tė vitit 2009 nga ana e rektorit tė USHT-sė, Prof.Dr. Sadi Bexhitit dhe rektorit, Prof.Dr. Agim Vela si dhe stafit akademik.

Vlerėsojmė se nuk kėrkon shumė fjalė ky dallim, qė tregon pėr degradimin e procesit mėsimor dhe tė hulumtimeve shkencore dhe kualitetin e menaxhimit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio