Studentet.info
Opinione : Politika po ēmendet
Kyqur 28-02-2012 16:28:27 (1106 Lexime)


Venhar RAMADANI

Politika ka dy fytyra: konfliktin dhe bashkėpunimin. Luftėrat, revolucionet, terrorizmi, atentatet dhe konfliktet etnike janė tė gjitha pjesė e proceseve politike. Nga kjo shumė mirė kuptojmė se politika ėshtė shumė e rrezikshme pėr njerzimin pasi kemi tė bėjmė me njė situatė ku kėndi i superioritetit dhe kėndi i rėnimit janė tė puthitura dhe mjafton vetėm njė lėkundje dhe tė prishet harmonia mes kėtyre dy kufijve ekstrem.

Tė bashkpunosh ėshtė proces i rėndė pasi ndonjėherė ke pėrball qenie qė nuk e kanė si pikėsynim bashkpunimin dhe zgjidhjen e problemeve por vetėm e vetėm konfliktin. Kjo vėrtetohet edhe nė Maqedoni. Pas konflikteve tė njė pas njėshme etnike pėr shumė vite, kėto muaj jemi tė rrezikuar nga politika e cila krijon destabilizime nė Maqedoni nėpėrmjet lojės me ndienjat e besimit te populli. Karnevalet nė Vevēani dhe pastaj tentimet pėr vet-diegie tė kishave ishin inskenim klasik pėr tė krijuar tensione ndėrfetare pėr t’i ikur realitetit, krizės ekonomikė qė dita ditės rėndon qytetarėt e Maqedonisė.

Qeveritė normale, nė rast se ka probleme etnike nė brendėsi tė shtetit pėrdorin shumė metoda pėr tė shuar zjarret dhe pėr tė qetėsuar palėt. Pėr kėtė ato pėrdorin shumė shpesh edhe shpėrblime ekonomike pėr palėt, ndonjėherė forcėn por edhe fuqinė e bindjes. Nė njė shoqėri duhet tė pėrdoret fuqia e bindjes pėr tė normalizuar konfliktet, dhe kjo ėshtė njė e drejtė apo dhunti e qeverisjes pasi bindja ėshtė pjesė e politikės dhe nė anėn tjetėr ėshtė pjesė e komunikimit. Tė pėrdoret forca pėr ulje tensionesh politike dhe etnike ėshtė zgjidhje e ēuditshme por ka edhe shtete qė e pėrdorin. Nė zgjidhje konfliktesh duhet tė futen edhe shpėrblime ekonomike qofshin kėto tė fshehura apo edhe nė formė publike, pėr krejt qytetarėt. Studiuesit e politikės e shohin konfliktin si objekt pėr t’u menaxhuar por kėto studiues njė herė duhet tė studiojnė kėtė krijesė qė me kokfortėsi vetė emėrohet si pasardhės i maqedonasve antik, pėrderisa historia e afėrt thotė se ky shtet ėshtė produkt i mėshirės nga udhėheqėsia e Jugosllavisė. Diēka, me tė vėrtet nuk funksionon me Maqedoninė.

Pėr tė kuptuar konfliktet, pėr tė kėrkuar zgjidhje pėr konflikte ndėretnike dhe ndėrfetare duhet tė kemi parasysh edhe konceptet e pėrafėrta me pushtetin nė politikė. Fuqia, autoriteti, ndikimi, kontrolli, dhuna dhe sundimi janė sinonim tė politikės kėtu tek ne. Si qytetar nuk jemi mėsuar qė ky shtet tė na garantoj dhe tė na bėjė tė themi sinonime pozitiviste pėr politikėn. Shpresa, zhvillimi, kualiteti, besimi, respektimi i ligjeve nuk janė pjesė e fjalorit tonė kur bisedojmė pėr tema tė politikės. Pėr fat tė keq. Ėshtė shumė rėndė tė futesh nė politikė pasi ėshtė ambient qė i ngjan betejave ku gjithkush tė vret pas shpine dhe pėr kėtė as qė jep llogari. Politika nė Maqedoni i ngjan njė shtėpie tė pa zot, fushė beteje pa rregulla loje dhe haos pa shpresė.

Njė pjesė e rinisė ėshtė bėrė pjesė e foleve tė partive poltike me anė tė cilave pėrfitojnė shumė pak, pėrfitojnė diēka shumė tė vogėl, ndonjė kartelė mbushje pėr telefon, heqin ndonjė dėnim nė polici pėr vozitje nėn ndikimin e alkoolit apo edhe e ndiejnė veten tė rėndėsishėm pėr 20 ditė fushatė parazgjedhore. Sigurisht se jo tė gjithė rinia janė tė varur drejtėpėrdrejt nga poltika, por deshe nuk deshe je pjesė e lojrave politike. Praktika e kontrollit nga partitė politike ka filluar tė ndikojė edhe forumet rinore qė duhet tė ishin tė pavarura nga poltika. E kam fjalėn pėr unionet e studentėve nė dy univerzitetet shqiptare kėtu nė Maqedoni. Turp ėshtė kur njė parti politike punėson aktivistėt dhe tė dėgjuarit e tyre nė unionet e studentėve, pėr ēka? Pėr vota? Por ata harrojnė se kjo praktikė atyre ju sjell dėm, pasi tė njejtit aktivist nuk janė shembull mirėsie dhe rregullsie nė ato unione politiko studentore.

Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barack Obama, nė librin e tijė Guximi pėr tė shpresuar, thotė se pėr tė politika ėshtė diēka qė i sjell jetė tė mirė, kėnaqėsi dhe lumturi. Mirė, edhe kėtė mund ta kuptojmė por si mund tė jemi ne tė lumtur ne nėse jemi pjesė e politikės kėtu? Pėrderisa pėr Obamėn, shtėrngimi i duarve ėshtė shenjė mirėsie qė tė jep forcė pėr tė jetuar atėherė ēfarė shenjė ėshtė trishtimi qė shihet nė sytė e atyre qytetarėve qė shtėrngojnė duart me politikan tė veshur mirė dhe tė zbukuruar me kollare tė kuqe. A thua e shohin ato se ai qytetar qė ia dha dorėn ēdo fund muaji e ka njė sfidė, e ka sfidė mbijetesėn, e ka sfidė krizėn ekonomike, e ka sfidė punėsimin e fėmijėve qė me shumė mund i ka shkolluar. A kuptojnė kėta politikanė qė e kanė ē’orientuar drejtimin e politikės qė nuk ėshtė mė art ashtu si na thonė librat por e kanė drejtuar nga krimi dhe nepotizmi qė shpeshherė ne e kemi inat por skemi ēka bėjmė. E kanė nė dorė ata, do presim deri sa tė ju trashet zullumi.

Sipas fjalorit politik nė gjuhėn angleze tė Oxford-it, politika ėshtė arti pėr tė qeverisur. Politika ėshtė shkencė qė merret me formėn, organizimin dhe administrimin e shtetit ose njė pjese tė shtetit. Ne si rini kemi njė sfidė qė tė sjellim politikėn tonė nė kėtė shkallė ku qeverisja ėshtė art. Duhet filluar tė jemi edhe ne mė tė vendosur, tė guximshėm por edhe sfidues tė mbushur me forcėn e shpresės, tė vetėdijshėm se duhet tė bėjmė diēka pasi e kemi si detyrė. E mbarojmė fakultetin, por edhe studimet postdiplomike dhe ajo me ēka jemi tė kėnaqur ėshtė titulli qė e marrim, i diplomuar respektivisht i magjistruar. Nuk mjafton, sinqerisht nuk mjafton. Politika duhet tė jetė nė dorėn tonė pa marrė parasysh se sa mund tė na djeg duart, por ēdo proces duhet tė ndryshohet me mund dhe asgjė qoftė diēka elementare nuk ndryshohet nga fuqi tjera pėrveē ato qė ne i posedojmė.

Harold Lasswell, nė vitin 1963 pėr politikėn thonte: Kush merr, Ēfarė, Kur dhe si merr! Pikėrisht pėr kėtė duhet tė luftojmė tė gjithė, tė marrim atė ēka na nevoitet. Nė ēfarė mėnyre e marrim ėshtė gjithashtu e rėndėsishme pasi asnjėherė nuk tolerohet qė tė merret pushteti dhe udhėheqja me dhunė pasi pushteti i marrė me dhunė ashtu pėrfundon, ndoshta edhe mė keq. Rrugėtimi i njerėzve tė lirė pėr pushtet ėshtė ferr nė vete, pasi pikėrisht ato njerėz qė e duan pushtetin pėr ta drejtuar sipas rregullave janė tė pa mbrojtur nga rreziqet qė vijnė nga njerzit qė janė pjesė e pushtetit dhe janė tė mbushur me forcėn e urrejtjes. Tė marrėsh pushtetin nga duart e gabuara ėshtė sfidė, ėshtė jetė nė vete por edhe mbajtja e pushtetit nė duart tua ėshtė proces ku duhet pasur parasysh ata qė tė rrethojnė, qė sot janė si ti qė ishe dje, qė presin diēka pozitive. Forca e pushteti nuk ėshtė vetėm tė kesh nė dorė organet e rendit, ligjin, ekonominė apo shėndetėsinė. Tė mbajturit pushtet ėshtė zinxhir sfidash qė mirėmbahet nga vetė njerzit, respektivisht udhėheqėsit.

Kėtu nė Maqedoni, politika shihet edhe si byro pėr punėsim. Ėshtė e thjeshtė, duhet tė jeshė anėtar i asaj partie nė pushtet dhe je i punėsuar, proces ky qė nuk i jep rėndėsi aftėsisė apo shkollimit. Pse duhet njė i ri tė punėsohet si kamarier nė pamundėsi tė punojė atė punė pėr tė cilėn ka studiuar? Por ne jemi popull qė mendojmė se jemi tė gjithėdijshėm dhe mendojmė se mund tė punojmė nė shumė profesione kurse nė tė kundėrtėn dukemi dhe bėhemi vetėm njė urė qė e lidhim mjerimin me jetėn tonė. Partitė politike dhe partizanėt e tyre, duam apo nuk duam ne janė pjesė e shoqėrisė sonė. Kanceri i shoqėrisė sonė, ndryshe thėnė.

Asnjė teori politike nuk thotė qė njė shoqėri duhet qė me instrumente dhe fuqi politike tė shkruaj me shkronja tė errėta fatin e vetė. Ēdo studiues, teori dhe definicion pėr politikėn thotė se politika duhet tė jetė shkak pėr pėrparimin e shoqėrisė. Shteti duhet tė garantoj tė drejtat themelore tė popullit tė vetė dhe duhet tė kujdeset pėr territoret e veta duke praktikuar sovranitetin e vetė. Asnjė Kushtetutė nuk thotė se qytetarėt duhet tė jenė tė diskriminuar dhe tė ndarė nė tė mirė dhe tė kėqinj. Ky ėshtė problem i Maqedonisė, kjo ėshtė esenca e problemit. Kėto qytetar e kėqinj jemi ne, shqiptarėt e Maqedonisė. Ne mundohemi tė jetojmė nė situata tė dyshimta ku politika nuk ndihmon asgjė pėr tė dalė nga kjo situatė por vetėm e errėson kėtė gjendje qė ndonjė ditė duhet ndriēuar pėr tė shikuar dhe analizuar se ku kemi gabuar.

Edhe shumė ēėshtje tjera mė shtyjnė tė them se politika kėtu nė Maqedoni ėshtė njė situatė aq e tensionuar sa edhe e rrezikshme pėr vetė shtetin por edhe pėr ne si qytetar. Ėshtė mėkat qė njė shtet tė rrezikohet nga vetė udhėheqėsia por politika di edhe tė jetė shkak pėr prishje tė balansit tė njė shteti. Pėr tė pėrmbledhur nė fund, politika sigurisht se ėshtė edhe shkak pėr prishje tė marrėdhėnieve ndėretnike e ndėrfetare qė ekskluzivisht pėrdoren pėr dalje nga situata tė caktuara krizash ekonomike, shtetėrore dhe financiare. Ndodh shpesh qė zjarret tė fryhen por gjithmonė janė nėn kontroll perfekt nga pushteti. Tė luash me politikėn mė nuk ėshtė e rrezikshme pasi kontrollohen shumė lehtė pasojat pasi janė mėsuar teknikat por loja me ndienjat e njerėzve ėshtė mėkat qė mund tė eskaloj deri nė atė masė ku dhe kur nuk do tė ketė hapsirė pėr pėrmisim sa edhe mund tė ketė pasoja madhore pėr vetė shtetin. Deri tani kemi duruar por siduket, si shqiptar qė jemi kemi pėrjetuar njė mutacion dhe ēuditėrisht jemi shumė durimtar por ndonjė ditė do tė jetė fatale kjo politikė dhe do rezultojė me ēmendje kolektive tė njerėzve dhe ky vend do tė ngjajė si njė ēmendinė e krijuar me shumė ‘’mund’’ e cila nuk mund tė kontrollohet mė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio