Studentet.info
Opinione : Etnocentrizmi dhe vetėnėnshtrimi
Kyqur 02-03-2012 8:34:28 (1680 Lexime)


Xhelal NEZIRI

Bashkėjetesa ėshtė vėnė nė njė sprovė tė vėrtetė pas vrasjes sė dy tė rinjėve shqiptarė nė Gostivar nga ana e policit maqedonas. Edhe pse vrasja ndodhi pas njė zėnke banale pėr vendparkim, megjithatė rrėnjėt e kėtij akti ēnjerėzor janė brenda pushtetit, ku paqe bėjnė etnocentrizmi maqedonas dhe vetnėnshtrimi shqiptar. Pa dashur tė politizoj kėtė rast tragjik, do tė mundohem tė shfaq mendimin tim lidhur me eksplodimin gjithnjė e mė tė theksuar tė kėtij etnocentrizmi qė tani mė ka filluar tė marrė jetėra njerėzish.

Periudha gati gjashtė vjeēare e qeverisjes sė kryeministrit Nikolla Gruevski ėshtė pėrshkuar me njė propagandė nacionaliste, gati Gebelsiane, qė kishte pėr qėllim tė krijojė bindjen te qytetari maqedonas se ai i pėrket popullit dominues, kulturės superiore, civilizimit tė vėrtetė madje edhe racės mė tė pastėr nė Botė. Qeveria injektoi doza tė papara nacionalizmi sa qė te mbėshtetėsit e saj ėshtė krijuar bindja se ne kuadėr tė “perandorisė maqedonase” ka njė popull barbar, jetėn e tė cilėve kushdo mund ta shumėzojė me zero. Mbėshtetėsit e kėsaj qeverie filluan t’i shohin shqiptarėt si kancer qė lėshon metastaza nė institucionet e tyre “tė civilizuara” dhe qė mbajnė peng pėrparimin e kombit maqedonas, tė cilit i atribuohen tė gjitha vlerat qytetėruese qė nga antika e deri mė sot. Qė nga enciklopedia maqedonase e deri te vrasja e dy tė rinjėve shqiptarė nė Gostivar kemi funksionimin nė vepėr tė nacionalizmit institucional maqedonas pėrballė nacionalizmit folklorik shqiptar. Pėrderisa qeveria nga arka e pėrbashkėt qė mbushet nga tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė ndan miliona euro “Shkupin 2014”, pjesa shqiptare e pushtetit kėnaqet me kėndimin e kėngėve patriotike rreth oxhakut. Pėrderisa kultura maqedonase subvencionohet me miliona euro, ajo shqiptare kėnaqet me botime simbolike, nė tė shumtėn e rasteve me vlera tė dyshimta letrare. Etnocentrizmi nė ndarjen e buxhetit nė pjesėn e investimeve kapitale nuk do shumė fjalė. Paralelisht me kėto disbalance nė ndarjen e mjeteve nga arka e pėrbashkėt shtetėrore, kjo qeveri u fokusua nė shumėfishimin e mjeteve pėr Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Ky ishte sinjal se Maqedonia ngadalė por sigurtė ėshtė duke u shndėrruar nė shtet policor, ku policėt e “racės dominuese” do tė kenė tė drejtė tė vrasin “barbarėt”, madje edhe pėr arsye banale.

Propaganda nacionaliste tani mė ka filluar tė shpėrthejė dhe ėshtė rėndė tė menaxhohet, edhe nėse qeveria do tė tentojė tė bėjė pėrpjekje pėr relaksimin e marrėdhėnieve ndėretnike. Njė ditė para vrasjes nxėnėsit maqedonas tė fshatit Stajkovc sulmuan moshanikėt e tyre shqiptarė nga fshati Straēincė. Njė ditė pas vrasjes, nė sheshin e Shkupit u sulmuan dy shqiptarė nga njė grup tifozėsh maqedonas. Mė parė kishim njė kanonadė ofendimesh e sharjesh nė baza etnike nė adresė tė shqiptarėve pikėrisht nga tifozėt maqedonas. Nė Kampionatin Evropian nė hendboll, qė u mbajt nė Serbi, kėngė fyese kėndonin edhe pėrfaqėsuesit e reprezentacionit tė atdheut tonė, tė cilėt i paguajmė me paratė tona. Pushteti po betonon ndjenjėn te pėrkrahėsit

e tij se aty ku nuk ka shqiptarė gjithnjė ka rezultate pozitive. Po krijon pėrshtypjen se shqiptarėt duhet trajtuar si zezakėt nė periudhėn e apartheidit nė Afrikėn Jugore dhe se janė pikėrisht shqiptarėt fajtorėt qė Maqedonia nuk shėnon progres si nė ekonomi poashtu edhe nė sport.

I gjithė ky proces dhe kjo propagandė ėshtė zhvilluar dhe po zhvillohet pėrpara syve tė politikės sė vetėnėnshtruar shqiptare, tė cilėt reagojnė vetėm atėherė kur revoltėn e shqiptarėve e shohin si rrezik pėr prishjen e tenderėve milionėsh.

Mungesa e reagimit institucional politik fatkeqėsisht po pėrcillet edhe me mungesėn e reagimit qytetar. Vrasja e dy tė rinjėve nė Gostivar nga dora e shtetit, nga polici qė paguhet me taksat e tyre, i gjeti tė pėrgjumur lėvizjet dhe organizatat shqiptare. Protesta e sė enjtes u inicua dhe organizua nga njė grup qytetarėsh, duke shfrytezuar fillimisht rrjetet sociale tė internetit. Me sa kuptova, organizatat vetėm kanė pėrkrahur protestat. Njė gjė duhet tė kihet parasysh - reagimi qytetar kėrkon guxim pėr t’i dalė para tė keqes, pėr t’i prirė qytetarit nė manifestimin e pakėnaqėsisė, e fshehje pas turmės sė paorganizuar. Sa per ilustrim, vrasja e njė tė riu nga ana e policisė nė Greqi nė vitin 2008 ngjalli demostrata tė ashpėra nė Athinė, tė organizuara nga lėvizjet qytetare pėr mbrojtjen e tė drejtave njerėzore. Njėjtė ndodhi edhe nė Londėr vitin e kaluar pas vrasjes sė njė tė riu, poashtu nga ana e policisė.

Tani ėshtė koha qė jeta e njė tė riu shqiptar tė vlerėsohet njėjtė siē e vlerėson shoqėria angleze, greke apo ajo maqedonase me rastin e vrasjen e Martin Neshkovskit nga ana e njė pjesėtari tė njėsitit special policor. Protestat demokratike duhet tė shpėrthejnė nė tė gjitha qytetet, tė qėndrohet nė rrugė pėrderisa gjykatat t’i japin policit vrasės dėnimin maksimal konform ligjeve tė vendit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio