Studentet.info
Opinione : Pse z. Rektor Agron Reka punėsove kushėrirėn Fatmir Besimit?
Kyqur 02-03-2012 8:52:12 (2262 Lexime)


Mr.sc.Rezehana Hysa

Studente e vitit 1996 e Fakultetit Pedagogjik tė Universitetit tė Tetovės, pedagoge e diplomuar dhe asistente e Fakultetit Pedagogjik prej vitit 2002,ndėrsa me zyrtarizimin e saj, mė 2004 me marrėdhėnie tė rregullt pune nga komisioni amė pėr themelimin e Universitetit nė thirjen asistente e re,nė departamentin e pedagogjisė me kohė tė pacaktuar ndėrsa prej vitit 2007 magjistėr i shkencave pedagogjike nė Universitetin e Prishtinės.

Prej datės 8.4.2009 mė janė marrė kompetencat prej vendit te punės gjegjėsisht prej zgjedhjeve lokale tė 2009 me preteks se procedura ime ėshtė nė rizgjedhje ndėrsa prej 22.5.2009 dhe i riaktivizuar prej datės 24.08.2009 mė ėshtė ngritur procedurė disiplinore pa kurfarė baze ligjore pėr gjoja sulm fizik dhe dėmtim tė pronės sė Universitetit, duke u bazuar nė disa njohtime dhe deklarata tė 2008 dhe tė devalvuara si protokol tė shkruajtura kryesisht nga shefi i departamentit tė pedagogjisė dhe ish dekanja e fakultetit filozofik si:nuk i dorėzon silabuset,nuk e respekton orarin e punės,prej 60 studentėve nė kolokfium kanė kaluar vetėm 6,nuk e dorėzon raportin mujor edhe pse rrogėn e merr nė rregull,nuk i mban ushtrimet duke u mbėshtetur nė fakte qė mungojnė, etj.pėr tė cilat absolutisht nuk e kam pasur idenė pėr to.Gjatė procedurės disiplinore drejtorisė sė rektoratit dhe senatit disa herė i jam drejtuar me ankesa nė lidhje me procedurėn jashtė ligjore tė komisionit disiplinor por fatkeqėsisht ankesat e mia kanė shkuar nė vesh tė shurdhėt. Prej momentit kur mė ėshtė ngritur procedurė disiplinore, nė zyrėn time tė punės kam pasur shumė dokumenta tė mia personale me peshė nėpėr fiokat e zyrės,fati i sė cilave edhe sot e kėsaj dite ka mbetur nėn hije.

Kėsisoj,me datė 29.12.2009 organet e USHT-sė e nxorėn vendin tim tė punės pėr tė 7 herė nė rizgjedhje,qė rizgjedhja nėnkupton avansim nė rastin konkret avansim prej thirjes asistente e re nė thirjen asistente.Vlen tė pėrmendet se ky konkurs nė vazhdimėsi ka qenė i hapur prej 2007 dhe i pėrsėritur nė ēdo 6 muaj deri nė dhjetor tė 2009. Edhe pse i kam plotėsuar kushtet si de fakto poashtu edhe de jure,prej 2007 gjegjėsisht si me notė mesatare 9 tė studimeve themelore 9 posdiplomike 10 nė lėndėt qė kam aplikuar me titull shkencor magjistėr i shkencave pedagogjike me eksperiencė 5 vjeēare akademike deri nė 2007,me pjesmarje nėpėr konferenca,tribuna me karakter kombėtar dhe ndėrkombėtar,me punime shkencore tė publikuara dhe tė recenzuara si mbrenda ashtu edhe jashtė vendit,me eksperienca si koordinatore tė projekteve nėpėr organizata tė ndryshme joqeveritare qė kanė ndikuar nė ngritjen time profesionale dhe shkencore etj.mirėpo organet e USHT e gjegjėsisht shefi i departamentit dhe ish dekanja e fakultetit ne vend qė ta realizonin konkursin deri nė fund ato pėr kapriēiot e tyre shkruani njohtime dhe deklarata tendencioze nė ēdo 2 ditė me qėllim qė ta prolongonin e procedurėn e konkursit.

Gjatė procedurės sė konkursit tė datės 29.12.2009 e cila de jure zgjatėn 6 muaj kam tentuar disa herė te dekani aktual i fakulteteit filozofik dhe organet e tjera tė Universitetit se deri ku ėshtė procedura e konkursit, si dhe cili ėshtė komisioni recenzues qė ėshtė e drejtė e ime legjitime dhe njė ndėr pikat e konkursit intervistė me komisionin recenzues,por fatkeqėsisht asnjėherė nuk kam marė kurrfarė pėrgjigje konkrete prej tyre.

Kėsisoj duke mė mbajtur 2 vjet nė procedurė disiplinore e cila de jure zgjatėn 6 muaj, pa kurfarė baze ligjore (ngase me ligj pėr marrėdhėnie pune,procedura disiplinore ngrihet sė pari thiren palėt nė konflikt,dėgjohen pastaj komisioni disiplinor vendos a ka elemente te ngritjes sė procedurės disiplinore apo jo,gjė qė pėr rastin konkret nuk ėshtė zhvilluar njė ecuri e tillė),gjegjėsisht nė akuzė tė rrejshme dhe duke e mbajtur procedurėn e konkursit nė diskrecion tė plotė nga ana e organeve tė USHT-sė,me datė 13.04.2011 pa kurfarė njohtimi nga USHT-ja mė ėshtė ndėrpre marrėdhėnia e punės ndėrsa rastėsisht unė e kam kuptuar me datė 7.6.2011. Po nė tė njėjtėn ditė mė ėshtė dhėnė njė vendim i datės 23.6.2010 i nėnshkruajtur nga Agron Reka dhe i bazuar nga kėshilli i rektoratit se unė nuk i plotėsoj kushtet nė rizgjedhje nė thirjen asistent.

Pyes organet e USHT dhe rektorin Reka se ēfarė kushte duhet tė plotėsojė njė akademik nė rizgjedhje, pas 10 vjet pune permanente, dhe mbajtjen e mijėra orėve akademike, nė njė konkurs i cili ėshtė pėrsėritur 7 herė nė ēdo 6 muaj, dhe me notė mesatare 9 tė studimeve themelore,9 posdiplomike,10 nė lėndėt qė kam aplikuar,me mbi 30 punime shkencore tė publikuara dhe tė recenzuara si mbrenda ashtu edhe jashtė vendit,me pjesmarje nėpėr konferenca,tribuna me karakter kombėtar dhe ndėrkombėtar, nė cilėsinė e koordinatores sė Sistemit tė Bolonjės pėr USHT,qė Sistemi i Bolonjės ėshtė trend nė Europė dhe mė gjėrė, ku USHT-ja nė kuadėr tė kėtij projekti fitoi mediatekė me vlerė 50.000 euro ndėrsa profesorėt morėn njohuri tė sofistikuara mbi sistemin e transferit tė kredive ECTS-sė, ndėrsa nė rolin e koordinatores sė projektit tė mėsuarit dhe tė nxėnit kreativ,studentėt e vitit tė III-IV, tė departamentit tė pedagogjisė i mėsuan teknikat dhe teknologjitė mė tė reja tė mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies e shumė e shumė tė tjera.

Nėse Reka ėshtė zgjedhur nė postin e rektorit jashtė procedurės ligjore dhe nėse dekani aktual i fakultetit nė 2004 ka krijuar marrėdhėnie pune me referat negativ dhe referatin e parė pozitiv e pati pikėrisht nė konkursin e datės 29.12.2009 kur e ushtronte postin e dekanit dhe nėse shefi i departamentit tė pedagogjisė njė palo njeri nė moshėn mbi 50 vjeē gjegjesisht nė vitin 2006 u bė asistent nė USHT ndėrsa nė 2011 inordinar dhe nėse Myqereme Rusi pėr ti forcuar pozicionet e veta e solli vajzėn e vet me diplomėn e Stara Zagorės,nuk do me thėnė se ata janė Kameleon tė Universitetit Kėsisoj USHT-ja nuk ėshtė pronė e Agron Rekės dhe klikės sė tij i cili duke u mbėshtetur nė kėshillin e rektoratit me datė 23.6.2010 dhe duke mė mbajtur 2 vjet nė akuzė tė rejshme nė tė ashtuquajturėn procedurė disiplinore pa kurfarė baze ligjore dhe me njė dispozitiv shumė qesharak tė nėnshkruan njė vėndim se unė nuk i plotėsoj kushtet nė rizgjedhje pas 10 vjet pėrvojė pune,pėr ta sjell kushėrirėn e Ministrit aktual tė mbrotjes prej kryqit kuq pa asnjė ditė pėrvojė akademike.

Me ēfarė tė drejtė ligjore Reka bėhet Zot i Universitetit,i cili nė seancat gjyqėsore nėpėrmjet avokatit tė USHT-sė prononcohet se punėdhėnėsi ėshtė ai i cili vendos se cilin ta pranon dhe cilin ta largon prej pune.I bėj thirje Rekės dhe klikės sė tij se ky vend pune ka qenė i imi dhe me kohė tė pacaktuar pėr rreth 10 vjet dhe se ky konkurs ka qenė pėr rizgjedhje,prandaj le ta konsulton ligjin pėr arsim superior qė shumė mirė i precizon kriteret pėr zgjedhjen nė thirjen asistent, dhe njėkohėsisht tė mos e shtrembėron tė vėrtetėn dhe gėnjeshtėn ta shfrytėzon si alibi se inspektoriati i arsimit nė proēesverbalin e tij krahas vėrejtjeve tė tjera ka bėrė vėrejtje kundra meje. Inspektoriati i arsimit,vėrejte i ka bėrė USHT-sė citoj vėrejtjen e inspektoriatit tė arsimit: se prej 2004 deri mė 2010 nuk ėshtė realizuar procedura e rizgjedhjes sė Rezehana Hysės.Prandaj kėtu shihet qartė se kush ėshtė fajtor pėr prolongimin e procedurės sė rizgjedhjes.

Reka nė kuadėr tė Universitetit ka mėsimdhėnės dhe persona tė pa kualifikuar nė lėminė pėrkatėse,prandaj i sugjeroi le tė mer masa adekuate ndaj tyre dhe jo ndaj meje qė jam e lėmisė pėrkatėse dhe me eksperiencė 10 vjeēare permanente po nė atė vend pune,ndėrsa Ministri aktual i mbrotjes nė kuadėr tė benefit qė e posedon kėto eksperimente le ti bėnte nė ndonjė Universitet tjetėr shtetėror nė Maqedoni.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio