Studentet.info
Lajme : Izairi: Mė larguan mua si profesor ordinar pėr tė pranuar mjek tė zakonshėm
Kyqur 05-03-2012 5:57:57 (1389 Lexime)


Edhe pse ka pas kontratė njė vjeēare pėr punė nė fakultetin e Mjekėsisė pranė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), Prof. Dr Remzi Izairi ėshtė larguar nga puna. Profesor Izairi i cili ka qenė profesor inordinar ka pas ligjėruar 5 lėndė, mes tė cilave edhe “Mjekėsinė interne”, njė nga lėndėt bazė tė mjekėsisė. Lėndėt e tij, tashmė u janė shpėrndarė disa mjekėve, tė cilėt kanė tituj shkencor, por nuk kanė tituj arsimor. “Lajm” merr vesh se USHT ka kėrkuar profesorė tė “Mjekėsisė interne” nė Prishtinė, mirėpo kėrkesa i ėshtė refuzuar, pasi profesor Izairi jep mėsim dhe nė Universitetin e Prishtinės dhe kolegėt e tij, ish nxėnės tė tij nuk kanė pranuar qė tė ligjėrojnė nė USHT, kur profesori i kėsaj lėnde veē mė gjendet dy metra larg.

Pėr profesorin Remzi Izairi, firma e tė cilit ėshtė pėrdorur pėr tė themeluar fakultetin e mjekėsisė nė USHT, nuk ėshtė i rėndėsishėm vendi i punės, pasi ai ėshtė nė pension, ka ordinancė private, ligjėron nė Universitetin e Prishtinės, etj, por tė rėndėsishėm janė studentėt, tė cilėve nuk u pranohen provimet nga profesorė qė nuk kanė tituj arsimorė. Pėr tė ėshtė njė absurditet i madh pasi gjithēka shkon nė dėm tė studentėve, element tė cilin nuk e kuptojnė vetėm udhėheqėsit e kėtij institucioni. Janė 12 lėndė tė mjekėsisė, ku studentėve u ligjėrojnė profesorė pa tituj arsimor, lėndė tė cilat nėse bėhet transferimi nga njė universitet nė tjetrin, nuk u pranohen studentėve.

Pas rangimit tė USHT-sė nė fund tė listės sė Shangait, profesor Izairin sė bashku me 20 asistentė dhe profesor tė tjerė tė Fakultetit tė Mjekėsisė janė hequr nga puna me arsyetimin se janė bėrė lėshime administrative, mirėpo pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr qė tė gjithė janė rikthyer nė punė me pėrjashtim tė profesor Izairit qė i ka tė gjithė titujt shkencor dhe arsimor dhe djalit tė tij.

Anila LIMANI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio