Studentet.info
Opinione : Koment
Kyqur 11-04-2005 4:07:29 (1468 Lexime)


“Kėnga e pakėndueme” e studentėve tetovarė

Tetova dhe kultura janė dy gjėra qė prej vitesh duket se e kanė tė vėshtirė tė ecin bashkė. Nėse pėr vitet e mėparėshme egzistonin arsyet pėr kėtė, tani nuk mund tė thuhet njė gjė e tillė.
Nė Tetovė funksionojnė dy Universitet dhe njė Pallat Kulture, por jeta kulturore nė kėtė qytet mbetet aty ku ishte pa arritur tė bėj njė hap para. Faji pėr kėtė nuk mund tė hidhet andej-kendej pasi qė ėshtė I tė gjithė tetovarėve. Por, pjesėn mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė s’do mend se duhet ta mbajnė intelektualėt dhe rinia studentore.
Restorantet dhe kafeteritė e Tetovės gumėzhijnė nė ēdo kohė tė ditės dhe tė natės. Ata janė plotė me tė rinjė qė pijnė kafe e duhan, nė ambiente tė mbytura nė tym, ku humbin fillin edhe idetė dhe iniciativat e tė rinjėve.

Degjenerimi I rinisė nė kėto rrethana po merr njė kahje tė padėshirueshme, ndėrkoh qė mungojnė dukshėm angazhimet e studentėve dhe tė rinjėve nė aktivitete kulturore.
Iniciativėn e ndryshimeve nė kėtė drejtim pa asnjė hezitim duhet t’a marrin pėrsipėr studentėt e dy Universiteteve tė Tetovės, pėr tė arsyetuar atė qė pret popullata prej tyre. Ata duhet tė dalin nga mjegullnaja ku janė future pėr tė vėnė nė binarė ngjalljen e jetės kulturore.
Ndoshta ėshtė koha e fundit qė tu thuhet mjaftė seminareve tė ndryshme qė kanė zvetėnuar tej mase zhvillimin e aktiviteteve kulturore nė Tetovė. Tani ėshtė bėrė e modės mbajtja e seminareve pėr ēdo problematik, ku mbahen fjalime tė stergjatura para njė rrethi tė ngushtė intelektualėsh, tė cilat nuk kanė asnjė qėllim tjetėr pėrveē pėrfitimit personal tė organizatorėve tė tyre.
Nė Tetovė vdiqėn shfaqjet, akademitė, koncertet etj. Tani ka vetėm seminare tė ēdo lloji, tė ēdo ngjyre, por jo edhe vlera tė mirrėfillta qė do tė sillnin nė rrugė tė drejtė rininė dhe inteligjencėn tetovare. Nė restorantet dhe kafeteritė brenda dhe rrotull objekteve tė UEJL-sė dhe USHT-sė, ėshtė e vėshtirė tė gjeshė njė vend tė lirė pėr tu ulur, ndėrkoh qė bibliotekat frekuentohen vetėm nga njė numėr simbolik I studentėve.
Por s’do mend qė edhe studentėt tetovarė pėrballen me mungesėn e vendeve dhe ambienteve ku do tė ndjenin veten mė rehat dhe mė sigurtė. Nė Tetovė ėshtė harruar prej kurė mungonė njė sallė kinemaje, njė javė filmash, njė shfaqje tetatrale, njė aktivitet kulturorė pėr tė qenė, pėr veē atyre tradicionalėve qė kanė filluar tė humbin shkėlqimin e tyre tė parė.
Ndoshta sot ėshtė koha e fundit qė bashkė me natyrėn e kėsaj pranvere tė ringjallet edhe kultura nė Tetovė, pėr tė mos I lėnė rininė dhe studentėt rrugėve. Mundėsitė kanė qenė dhe do tė jenė ēdoherė pėr tė bėrė hapa pozitivė nė kėtė drejtim, prandaj rinia tetovare duhet tė kėndėoj mė nė fundė “Kėngėn e saj tė Pakėndueme”.

Nga: Eshref AMETI - redaktorė nė gazetėn e pėrditėshme FAKTI nė Maqedoni


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio