Studentet.info
Opinione : Njėmbėdhjetė vjet pa babain
Kyqur 22-03-2012 9:46:39 (1673 Lexime)


Nga Tahire Koraēi

Vitet po kalojnė, por malli pėr babain ēdo ditė e mė shumė shtohet… ky muaj dhe kjo datė (21.03.2001) ėshtė shumė e hidhur pėr mua.. Kthehemi 11 vite pas. Nė atė kohė unė isha vetėm 10 vjeēe, ndėrsa vėllai im 7 vjeē. Lagja ku jetojmė ėshtė lagje e dėshmorėve ku luftuan dhe dhanė jetėn pėr tė qenė sot tė lirė. Mė 14 mars tė vitit 2001 krisi pushka nė maje tė Sharrit. Edhe pse isha vetėm 10 vjeēe, ēdo gjė ka ngelur nė kujtesėn time. Plumbat vinin anė e mbanė. Unė dhe vėllau ishim nė oborrin e shtėpisė. Vėllau Lulzimi (Luli) shikonte si bėhej luftė dhe bėrtiste UĒK… UĒK…

Si njė fėmijė i vogėl nuk dinte se ēka po ndodh. U strehuam e gjithė familja te banesa e hallės time. Iknim nga shtėpia se shumė krisma kishte. Kisha frikė… Xhaxhai im ishte nė Malin Sharr, aty ku jehoi krisma e parė. E gjithė familja ishim tė strehuar nė njė vend, por gjyshi dhe babai im nuk ishin tė qetė, nga se nė lagjen tonė bėhej luftė. Ishte ditė e enjte, 21 mars, mėngjes. Shumė herėt hėngrėm mėngjesin. Gjyshi dhe babi u bėnė gati pėr t’u kthyer nė shtėpinė tonė, pėr tė marrė ca valixhe dhe pėr tė ikur nga ky shtet, sepse bėhej luftė. Tek sa dilnin gjyshi dhe babi dhe vėllai im tentonte tė shkonte me ta, mirėpo gjyshi im nuk lejoi, nga se ishte shumė rrezik nė atė kohė. U pėrshėndetėn, shkuan, por nuk u kthyen mė..
Qėndroja nė dhomė, e ulur dhe po shikoja TV kur nė atė moment u dhanė lajmet dhe po tregonin gjendjen nė Maqedoni. Afėr meje ishte edhe nėn-loke e babait tim. Sapo filluan lajmet na tha qė tė heshtim.. Nė lajme tregonin vrasjen e babait dhe gjyshit, mirėpo ne nuk dinim asgjė, ndėrsa nėn- loke (Shahe Koraēi, e ndjerė) sapo pa atė klip dhe filloi tė flas me veten… “mjer ajo nan ēka do i prźt xhenaze”. E shkreta nuk e dinte se ishte biri i saj.. pas disa minutash filluan tė dėgjohen telefonatat nga tė afėrmit e mi dhe po pyesnin pėr regjistrimin e targave tė veturės…Pas pak ēastesh dikush trokiti nė derė. Unė vrapova, duke menduar se ishte babi im. Por, ishte dikush tjetėr, Kadri Vejseli … Hyri brenda dhe u ul te njė qosh. Nuk fliste asgjė. Pashė se mjekra i dridhej…
Me kokė ulur dhe me lot nė faqe tha: Zoti ju lash shnosh juve se Rasimi e Ramadini ndėrruan jetė sot nė mėngjes…
Nė atė moment mami im shtrėngoi duart shumė fort dhe u ul. Unė shkova pranė saj dhe i thash: Mami, pse po qan, mos qaj se babi tash do vijė, ai nuk na len neve.. Ai nuk u kthye kurrė… Tė nesėrmen ishte varrimi. Babai im pas vetes na la mua, vėllaun Lulzimin dhe motrėn e vogėl, Elirėn, e cila lindi 5 muaj mė vonė nė Prishtinė, ku ne qėndruam si refugjatė. Jam e lumtur qė babi im dhe shumė luftėtarė tjerė dhanė jetėn pėr lirinė dhe pėr tė drejtėn e shqiptarėve, por politikanėt kanė harruar gjithēka. Me gjakun e babait tim ata janė ulur nė karrikė, ndėrsa unė jam e papunė dhe pa studime… Ka tre vite qė kam marrė diplomėn, e cila gjendet nė selinė e Fazli Veliut. Vetėm njė ndihmė e kishte mami qė gjithashtu ėshtė e papunė, por edhe atė ia ndaluan. Kėshtu jetojnė familjet e dėshmorėve dhe fėmijėt e tyre, pa shkollė, pa punė…

(Autorja ėshtė e bija e tė ndjerit Ramadan Koraēi)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio