Studentet.info
Opinione : Vox clamantis in deserto
Kyqur 28-03-2012 3:04:24 (1171 Lexime)


Nga Bardhyl ZAIMI

Nganjėherė, pėr shumė situata qė na rrethojnė me tepri cinizmi, duket se nuk arrijmė tė gjejmė njė formulim tė saktė, tė pakundėrshtueshėm, pėr ta pasqyruar deri nė fund morbiditetin e tyre. Gjithnjė nė kėsi rastesh ndjeshmėria dhe gjuha janė dy udhėtarė tė pėrhumbur qė se gjejnė njėri-tjetrin. E ndjejmė thellė pėrbrenda peshėn e papėrballueshme tė pamundėsisė dhe madhėshtinė e paprekur tė gjuhės, qė si njė grua tekanjze nuk tė lė t'i afrohesh. Ky ėshtė njė ēast tronditės i pamundėsisė qė na bėn tė vuajmė, na bėn histerik nė pėrpjekjen pėr tė artikuluar atė stivė paradoksesh qė qėndron para nesh si mal dėshpėrimesh.

Tė gjithė ata qė kanė shpirt kreativ tashmė e kanė provuar kėtė helm qė me delikatesėn mė tė madhe na ofron pamundėsia. Pesha e rėndė e realiteteve tė ngatėrruara pėrfundimsht duket e tėpėrt pėr "muskujt" e pastėrvitur tė gjuhės. Jemi gati tė dorėzohemi, t'i themi lamtumirėn e paqme pėrpjekjes sonė qė rend tė deshifrojė mbase rėnien tonė tė pėrjetshme...

Por, nuk ndodh kėshtu me levantinėt, me mashtruesit ordiner, qė japin e marrin nėpėr tribuna, mitingje, foltore dhe mikrofona mediumesh tė hazdisura nga grazhdi i qeverisė. Ky soj, nuk ka tundime pėr shkak se nuk e ka ndėrgjen pėr gjuhėn, pėr komunikimin, pėr porosinė qė duhet tė jetė nė pėrputhje me pritjet njerėzore. Realisht, nė hapėsirėn publike nė Maqedoni, nė hapėsirėn boshe tė vetasgjėsimit, qelbin me praninė e vet dy lloj diskursesh, qė ushqehen nga njė vetėdije parakulturore dhe parapolitike. Kemi diskursin e mbetjeve marksist-leniniste qė pretendon tė ambalazhohet me njė "fjalorth" tė gėrditshėm integrimesh dhe metanaracionin e boshėsisė dhe dorėzimit qė ushqehet me copy past formulime "moderne". Kėtyre diskurseve tė aksham pazarave qė vijnė si jehona tezgash mund t'iu bashkėngjitet pa dilemė edhe diskursi prej "OKB-je" i shumė "vėllezėrve" tanė nga Shqipėria dhe Kosova, tė cilėt saherė flasin pėr shqiptarėt e Maqedonisė, nuk arrijmė t'i dallojmė nėse janė tė gjakut tonė, apo janė pėrfaqėsues tė "vendeve tė painkuadruara".

Sigurisht, na mbetet tė stėrvitemi dhe mė nė fund ta kuptojmė kėtė gjuhė diplomacie qė mbase edhe francezėt finok do ta kishin zili. Sepse, saherė qė ata flasin eshtrat tonė kėrcėllojnė.

Ėshtė thėnė qė gjuha ėshtė "shtėpia e qenies", njė qiell ku ne projektojmė ekzistencėn tonė, frymėn e trashėguar dhe pulsimin e ngadalshėm tė sė ardhmes. Gjuha ėshtė toka, gjeografia e shpirtit tonė dhe universi i fatit njerėzor. Akoma mė thellė shkojnė rrėnjėt e fjalėve, duke u alternuar nė pėrmbajtje marramendėse. Pėr Rėne Shar "Ne jemi fjalė tė mishta deri nė lartėsinė e simboleve".

Pėrkundėr kėsaj thellėsie tė gjuhės qė realisht me shumė pėrkushtim ėshtė kultivuar nga njė sagė e pėrshpirtshme krijuesish, aktualisht, kemi njė gjuhė tė reduktuar, njė gjuhė mushkė, ashtu siē e kemi edhe statusin kulturor dhe politik nė Maqedoni. Pikėrisht diskursi publik, sidomos ai politikė qė ushqehet me privilegjet e pushtetit, mbetet njė namatisje e gėrditshme e frazave marksist leniniste dhe e pudrės "intelektualiste" qė pėrfiton nga 10 mijė euro tė ardhura mujore nė llogaritė rrjedhėse.

Pėr mė tepėr, ky diskurs i "llogarive rrjedhėse" mbetet diskurs falxhoresh, njė diskurs i "pėrkorė" me ton tė hollė engjullor qė vazhdon tė zgjėrojė kėnetėn stagnimit dhe dorėzimit shqiptar. Dhe, saherė qė kėto fjalė tė hekurosura nėpėr zyra qeverie vdiren pėrpara ngjarjeve qė prodhojnė izolim, nė skenė shfaqet njė mekam tjetėr, ai i folklorit i ushtruar nėpėr "odė burrash". Ky ėshtė diskursi qė "pretendon" tė na ēojė nė Evropė, njė kombinim "fatal" mashtrimesh tė panumėrta qė dita-ditės e zgjat agoninė e dekompozimit kulturor dhe politikshqiptar.

Fatkeqėsisht, gjithė receptimi aktual ėshtė degdisur nė absorbimin e kėtij diskursi, qė paq i mbanė tė paprekura hallkat nė qafėn e vetėrobėrimit. Ky diskurs tashmė ėshtė dominantė dhe kėrkon tė gllabėroj ēdo prirje tjetėr qė krijon diferencėn dhe qė kėrkon tė vendosė njė kontinuitet tjetėr me trashėgiminė dhe kulturėn shqiptare. Sigurisht gjuha mushkė "rikuptimėson" fjalėt, duke iu dhėnė atyre pėrmbajtjen e idelogjisė. Sėkėndejmi, gjithēka qė mund tė jetė njė shfytyrim ashiqare, nėpėrmjet tė gjuhės mushkė paraqitet si gjendje e ndritur, si njė e "arritur" e padiskutueshme. Mbase aktorėt e kėtij lloj diskursi mund tė besojnė se vėrtet gjėrta janė tė tilla ashtu siē ua reflekton gjuha ideologjike. Mbase, ata "vjelin" tjera kuptime, siē e thonė gjithnjė, qė pėr ne vdekatarėt e zakonshėm janė tė pakapshme. Mbase fjala "liri" pėr ata aq i ka shkallėt dhe mbėrrin deri te llogaritė rrjedhėse. Kush e di mbase ne qė provojmė tė zgjerojmė kuptimin kulturor dhe politikė tė lirisė jemi nė mjegull dhe nuk i kuptojmė si duhet.

Mbase ne qė jemi "Vox Clamantis in Deserto", si dikur inteletualėt kosovar qė iu kundėrviheshin njė ideologjie tė ēmendur, nuk e kemi takatin pėr ta deshifruar deri nė fund kėtė gjuhė partizane, qė ushqehet nga lėhtėsia e padurueshme e vetėposhtrimit. Fatkeqėsisht, duket njė betejė e rėndė kjo kundėrvėnie, qė pėrpiqet ta zboj kėtė gjuhė letargjie dhe kolonizimi, sepse eklipset e historisė duket se kanė ngadhėnjyer mbi trashėgiminė e vėrtet kulturore shqiptare.

Pėr pretendimin e mirėqenė europian dhe pėr rikuptimiėsimin e shumė fjalėve qė tashmė kanė ndėrruar kodin e receptimit, do tė ishte mirė ta dėgjojmė qetėsisht B.Merxhanin:"...nuk mund tė hyjmė nė qytetėrimin e Perėndimit gjersa nuk e pasurojmė gjuhėn tonė me shprehjet e kuptimeve mendore dhe letrare tė Evropės".

Fatkeqėsisht janė tė paktė ata qė po kultivojnė njė diskurs tjetėr qė shmang "fjalorin e ideve tė gatshme" dhe qė miklon prurjet e mirėqena tė pėrmbajtjeve europiane. Ata janė "njė zė i vetėm nė shkretėtirė" qė ēirret tė vėrtetojė se pa njė ridimensionim tė diskursit publik nuk kemi mundėsi tė alterojmė pėrmbajtje tė reja nė jetėn tonė, nė kėtė "ferr tė pakuptimtė", ku na ka vendosur ligjėrimi kolonizues.

Jehona e "kohės sė artė shqiptare", e viteve tė 30-ta, me njė sėrė mendjesh evropiane, padyshim mbetet eksplorimi mė i thellė dhe mė kreativ qė mund tė kemi. Ėshtė koha qė realitet e aktuale tė interpretohen nė dritėn e kėsaj renesance socio-kulturore pėr tė flakur tej matricėn e diskursve tė idologjive tė deplasuara dhe antihistorike pėr shqiptarėt.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio