Studentet.info
Lajme : Kriminaliteti akademik
Kyqur 08-04-2012 5:06:44 (1256 Lexime)


Shkėlzen HALIMI/KOHA

Abuzimet e profesorėve nė Universitetet e Maqedonisė, me theks tė veēantė nė universitetet ku mėsojnė shqiptarėt, vazhdojnė tė jenė tabu temė. Sot nuk ėshtė fshehtėsi se disa profesorė i kushtėzojnė studentėt qė t'i blejnė librat e tyre, tė cilat janė tekste tė kompiluara, tė pėrkthyera nė njė shqipe qė ėshtė vėshtirė tė kuptohet. Ėshtė e kuptueshme se pse studentėt nuk e ngrenė zėrin ndaj kėtyre abuzimeve: ata thjeshtė janė tė frikėsuar dhe vėshtirė marrin guximin pėr t'i paraqitur publikisht kėto anomali. Nga ana tjetėr, se paku deri tani, nė nivel akademik, nuk ka patur asnjė debat pėr kėto abuzime dhe pėr vėnien e njė rendi nė tekstet universitare, qė nė fakt, nuk pėrkojnė me nivelin akademik, pėrkatėsisht janė thjeshtė doracakė qė ofrojnė njohuri tė kufizuara.

Pėrkthim i ēoroditur

Kapitull nė vete padyshim paraqet edhe pėrkthimi i librave nga gjuha maqedonase nė gjuhėn shqipe. Bie fjala, teksti universitar i autori Vllado Kambovski, i cili aktualisht ėshtė kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, me titull "E drejta penale", qė cilėsohet si njė libėr i shkėlqyeshėm pėr kėtė sferė, po tė lexohet nė shqip, atėherė ėshtė e pamundur tė kuptohet, ndėrkaq ėshtė literaturė e domosdoshme pėr studentėt. Pėr tė krijuar sadopak njė pasqyrė pėr konstatimin tonė rreth pėrkthimit tė ēoroditur tė librit "E drejta penale", ne do tė japim njė fragment, ndėrkaq lexuesi, qoftė ai edhe i rėndomtė, nuk e ka vėshtirė tė konstatojė se deri ku mund tė shkojė diletantizmi akademik: "Nė tė gjitha kėta raste nuk ekziston lidhje pozitive ekzistente kauzale ėshtė ndėrmarrė veprim, por ai nuk ka shkaktuar asnjė pasojė (tentim), ose veprim kuptimi kauzal, i tė cilit varet nga elementi shtues tė kundėrobligimit - detyrės (pakujdesi) ose ėshtė i lėshuar krijim i caktuar, i cili nėse ishte i marrė, do ta kishte ndaluar paraqitjen e pasojės (lėshim). Nė tė gjitha ato raste, lidhja kauzale nuk mundet tė caktohet si raport objektiv - shkak-pasojė, por si lidhje e menduar, e supozuar, sipas mendimeve themelore tė konceptit tė kuazalitetit adekuat! Nėse qasja hipotetike ėshtė kriter plotėsues, me tė cilin caktohet lidhja kauzale nė raste tė veēanta tė delikteve komisionare, te deliktet omisive ēėshtja e kuazalitetit paraqitet eksluzivisht nė formė kuazaliteti hipotetik: ekziston lėshim kur veprimi i lėshuar, me besueshmėri qė kufizohet me siguri, tė ishte ndėrmarrė do tė rezultonte me pengimin e pasojės!" ("E drejta penale" - Vllado Kambovski, fq. 180). Zeqirja Ibrahimi, gjuhėtar i shkėlqyeshėm i brezit mė tė ri, i punėsuar nė Institutin e Trashėgimisė Kulturore Shqiptare nė Shkup, tė cilit ia ofruam pasuesin e mėsipėrm (nga libri "E drejta penale) pėr t'i bėrė njė analizė, ėshtė i prerė: "ky fragment, fatkeqėsisht, i ka fjalė shqip, por fjalitė janė tė pakuptueshme dhe s'ka "turk" qė mund ta kuptojė kėtė fragment. Edhe ky shembull qė e keni ofruar ėshtė pjesė e pasojave qė po i vuajmė ne si komb pėr shkak tė njė politike tė dėshtuar. Puna e teksteve universitare, tė pėrkthyera nga gjuhėt e huaja, sidomos nga maqedonishtja, po merr pėrmasa jo shqetėsuese, por traumatizuese. Derisa nė Shqipėri njerėzit e menēur pėrkthimin e konsiderojnė rikrijim e rishkrim tė njė teksti dhe ai qė pėrkthen poezi asnjėherė nuk pėrkthen tekste shkencore, ai qė pėrkthen libra fetare, s'prek me dorė libra mjekėsie. Te ne kjo punė ėshtė bėrė lesh arapi. Askush s'mban kujdes pėr faktin se kujt ia besojnė pėrkthimin e librave universitare nė gjuhėn shqipe. T'ju them tė drejtėn unė disa herė kam pasur dhe kam refuzuar kėrkesa pėr pėrkthime tė librave tė mjekėsisė pėr njė ēmim mjaft tė lartė,por nuk kam pranuar, sepse nuk kam dashur tė bėhem pjesė e asaj "bande" qė tallen me pėrkthimet nė gjuhėn shqipe. Secilin shqipfolės qė e takojnė nė Bit Pazar i ofrojnė tė pėrkthejė, ndėrsa shqiptarėt e tillė (si nė stilin e shqiptarit qė i kanė ofruar tė vozisė avion, e ai ėshtė pėrgjigjur se "S'e di, ndoshta di, s'e kam provuar asnjėherė"), marrin e bėjnė kėso katastrofash. Kėshtu edhe dhentė nė numėr, edhe ujku i ngopur: librat bėhen shqip, ndėrsa pėrkthyesit teveqelė e marrin hakun e tyre". Kėshtu vlerėson Zeqirja Ibrahimi, gjuhėtar, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe njohės i mirė i ēėshtjeve tė pėrkthimit, ndėrkaq mjeshtėrinė e pėrkthimit ai ua pėrcjell edhe studentėve maqedonas qė studiojnė pranė Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare tė Fakultetit Filologjik nė Shkup. Pėrpos prezencės nė ligjėrata, punimit tė temave seminarike, kolokviumeve dhe nėnshkrimit tė profesorit, pėr tė hyrė nė provimin final, nė disa lėndė kėrkohet edhe njė kusht shtesė, i vendosur jo nga Ministria e Arsimit ose Dekanati, por nga vetė ligjėruesi i lėndės. Studenti duhet tė figurojė nė listėn e asistentit tė tij se e ka blerė librin e profesorit. Ky ėshtė kushti pėr ta kaluar provimin. Ka vite e vite qė flitet pėr abuzime tė rėnda nė Fakultetin Pedagogjik tė Shkupit. Vite mė parė nė flagrancė u kap njė profesor qė studentin e kalonte me tė holla. Por, edhe pėrkundėr faktit se ndaj profesorit u ndėrmorėn masat e parapara me ligj, kjo ēuditėrisht nuk i frikėsoi profesorėt tjerė tė kėtij fakulteti, tė cilėt jo vetėm qė vazhdojnė me avazin e vjetėr, por i detyrojnė qė tekstet e tyre tė dyshimta t'i blejnė studentėt, si njė kusht i vogėl pėr tė marrė notė pozitive. Sipas kėsaj, studenti nuk ka tė drejtė tė shfrytėzojė tekste alternative, aq mė pak ndonjė libėr eventual nga ndonjė profesor tjetėr, po qoftė ai edhe ndonjė autor i njohur qė ka vlera tė verifikuara. Ajo qė shqetėson ėshtė edhe fakti i plagjiaturės. Nė vrapin e shpejtė pas magjistraturave e doktoraturave, tė cilat sot mė shumė janė bėrė trend se sa diēka qė ka tė bėjė me kualitetin, lehtėsia dhe shpejtėsia e pėrpilimit tė teksteve tė cyt tė mendosh se diēka nuk ėshtė nė rregull dhe se magjistraturat e doktoraturat bėhen sa ēel e mbyll sytė duke lidhur pasuse tė marra nėpėr sajtet e shumta tė internetit. Plagjiatura nga kompetentėt e universiteteve shqiptare ende nuk ėshtė trajtuar seriozisht, por ėshtė koha qė kjo tė ndodhė pėr ta ndarė "shapin pre sheqerit". Se sa e dėmshme ėshtė plagjiatura, mė sė miri flet shembulli i Sllovenisė ku pėr diēka tė tillė parashihet burgu, pra plagjiatura atje ėshtė sanksionuar me ligj. Nė fund tė vitit tė kaluar, Forumi Arsimor Rinor prezantoi rezultatet e njė hulumtimi pėr percepcionin e korrupsionit nė arsimimin e lartė. Frika te studentėt (e Universitetit tė Shkupit) pėr t'i paraqitur veprimet korruptive si dhe mungesa e ndėrgjegjes pėr detektimin dhe rinjohjen e formave mė tė sofistikuara tė korrupsionit dhe proteksionizmit, vazhdon tė mbetet karakteristike edhe pėr sistemin e ri nė arsimimin e lartė. Pothuaj 70 pėr qind e studentėve tė anketuar vlerėsojnė se korrupsioni ėshtė problem i madh i arsimit tė lartė, kurse 90 pėr qind prej tyre thanė se nuk kanė guxim ta denoncojnė. Nė Ministrinė e Arsimit (tė Maqedonisė), e cila vitin e kaluar promovoi projektin e hapjes sė zyrave antikorruptive nė universitetet shtetėrore, thonė se deri mė tani nuk ka patur asnjė ankesė apo paraqitje pėr korrupsion nėpėr fakultete. Rast pėr korrupsion nė arsimin e lartė deri mė tani nuk ėshtė paraqitur as nė Komisionin pėr antikorrupsion. Me kalimin prej sistemit tė vjetėr nė atė tė ri kanė evoluar edhe format e korrupsionit. Tani studentėt, nė tė shumtėn e fakulteteve, provimet i kanė me shkrim, ēka do tė thotė se tani mungon kontakti direkt me profesorin, i cili kontakt ka qenė i mjaftueshėm pėr t'u bėri "pazari" i nevojshėm pėr njė "kėnaqėsi" tė dyanshme. Biljana Vankovska, profesoreshė nė Universitetin e Shkupit, nė njė prononcim tė saj pėr gazetėn "Nova Makedonija" (7 mars, 2012) pėr problemin nė fjalė do tė thotė se "stafi akademik nė esencė gjithnjė e dėnon korrupsionin, nepotizmin dhe dukuritė tjera negative. Por, ky dėnim ka tė bėjė me korrupsionin jashtė mjedisit akademik. Ndėrkaq, brenda nė "shtėpi", pothuaj gjithnjė mbretėron heshtja. Ajo qė mė habit mua ėshtė heshtja e studentėve, pėrfshi edhe entuziazmin e tyre pėr pjesėmarrje nė veprime jo etike dhe jo ligjore, vetėm e vetėm pėr ta kaluar provimin. Ne nė universitet kemi edhe kodeksin e etikės, por mė duket se shumica jo qė nuk e kanė lexuar, por as qė e zbatojnė nė praktikė". Kėshtu vlerėson Biljana Vankovska, profesoreshė nė Universitetin e Shkupit.

Ēfarė bėjnė skriptoret?

Lidhur me problemet e shtruar nė kėtė hulumtim tonin, biseduam edhe me Demush Bajramin, kėshilltar pėr marrėdhėnie dhe komunikim i rektorit tė Universiteti i Evropės Juglindore. Nė pyetjen se disa nga profesorėt e Universitetit tuaj paraqiten edhe si autorė, por edhe pėrkthyes tė teksteve universitare dhe se a ka ndonjė organ qė e kontrollon pėrmbajtjen e kėtyre teksteve, pėrkatėsisht pėrkthimet, Bajrami shprehet: "Tė gjithė njerėzit qė duan tė "ecin me kohėn" dhe qė duan t'i zgjerojnė njohuritė e tyre duhet tė lexojnė libra. Ndėrkaq, profesionistėt leximin e kanė domosdoshmėri pėr tė mundėsuar njė zbatim mė tė mirė tė njohurive tė tyre. Pra, kjo vjen si nevojė e pėrditshme pėr ta qė tė lexojnė libra. S'do mend se libri mund tė lexohet nga tė gjithė dhe tė pėrdoret pėr nevoja tėformimit profesional, sidomos gjatė tė nxėnit nė universitete nga studentėt, ose varėsisht nga grupet e synuara, atyre qė u dedikohet libri. Fundja pse botohet njė libėr? Libri botohet pėr tė mėsuar nga studentėt dhe pėr tė ndihmuar procesin akademik me ēėshtje tė caktuara. Profesorėt, nė rastin konkret, botuesit e librave duhet t'i dinė rregullat e lojės, kur shkruajnė se si duhet shkruar. Ka metodologji tė qartė qė e dallon origjinalin prej pėrkthimit, e tė mos flasim pėr pėrshkrimet, ku ka rregulla strikte shkencore se si duhet cituar dhe pėrdorur emri i autorit tė librit, pėrmbajtja e tė cilit citohet (pjesėt e marra jepen me fusnotė) dhe vendoset lista e veprave tė cituara si literaturė nė fund tė librit, siē ndodh zakonisht. Pėrndryshe, gjithēka qė del jashtė kėtyre kornizave ėshtė plagjiaturė dhe nuk guxon tė botohet, e lere mė tė shėrbejė si libėr pėr lėndėn mėsimore. Vjedhja e autorėsisė ėshtė krim shkencor e akademik. Edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės kanė paralajmėruar softuerė pėr tė detektuar plagjiatin, edhe pse ēėshtja e plagjiaturės ka tė bėjė me integritetin akademik dhe nuk besoj se mund tė rregullohet me legjislacion apo me ndonjė akt nėnligjor. Me sa e njoh unė legjislacionin aktual, pėrveē tė drejtės sė autorit, nuk parashihet diēka tjetėr. Prandaj, pėr kėtė ēėshtje nuk mund tė bėhet absolutisht asgjė. Ata qė mund tė bėjnė diēka nė lidhje me sanksionimin e njė procesi tė tillė tė stafit akademik janė udhėheqėsit e institucioneve akademike, kėshillat mėsimore shkencore, tė cilat duhet ta diskreditojnė autorin i cili ka shkelur rėndė parimet e integritetit akademik. Ka njė vit qė nė kuadėr tė performancės menaxhmenti i universitet ėshtė duke punuar me tė madhe qė tė rregullohet me rregullore tė brendshme ēėshtja e botimit tė librave origjinalė, pėrkthimeve dhe ligjėratave tė autorizuara". Nė pyetjen se a mund tė konsiderohet abuzim fakti qė profesorėt i detyrojnė studentėt t'i blejnė tekstet ose pėrkthimet e tyre, Demush Bajrami thotė se "nė universitetin tonė nuk ka pasur rast tė kėtillė, ose tė paktėn nuk na ka sinjalizuar askush pėr diē tė tillė. Unė e di se te ne nė universitet Sistemi funksionon jashtėzakonisht mirė, prandaj profesori nuk ka si ta shesė librin e tij. Profesori t'u shesė studentėve tė fakultetit librin e tij, atėherė jo vetėm qė do tė ishte abuzim, por kjo mund tė jetė edhe njė arsye shumė e fortė qė tė ndėrhyjė edhe Komisioni pėr antikorrupsion, ngase profesorėt librashitės nė kėtė mėnyrė do t'i shmangeshin edhe pagimit tė taksave. Asnjė profesor nuk guxon t'i detyrojė studentėt pėr t'ia blerė librin atij, por ai vetėm mund t'u tregojė se libri i tij ėshtė njė pjesė integrale e mėsimeve tė kėrkuara. Abuzimi me "blerjen e detyrueshme" tė librave, ku vetė profesorėt e lėndėve janė autorėt e teksteve, paraqet edhe njė sjellje nėnēmuese pėr studentėt. Gjithashtu, kjo bie ndesh edhe me tė drejtėn e lirisė sė zgjedhjes sė literaturės nga ana e studentėve". Nė vazhdim Demush Bajramin e pyetėn se a jeni tė informuar me faktin se nė afėrsi tė objekteve tuaja shiten skripta tė ligjėratave tė profesorėve, pastaj skripta me pyetjet dhe pėrgjigjet pėr provimet e studentėve? Po, thotė ai, e di se shumė skriptore shesin skripta ligjėratash pa kurrfarė autorizimesh. Bile kam dėgjuar edhe pėr dofarė pėrgjigje tė gatshme provimesh, por nuk jam nė dijeni se a ėshtė ai materiali i duhur qė kėrkohet nė provim nga studentėt, sepse profesorėt nuk i japin gjithnjė pyetjet e njėjta. Ka shumė qė edhe 'on-line' tregojnė se ku mund t'i blini pėrgjigjet pėr provim. Mirėpo, unė kam njė tjetėr argument tjetėr: ē'ju duhen studentėve testet e gatshme pėr tė mėsuar pėrmendėsh detyrat e provimit?! Aspak nuk ėshtė mė lehtė pėr ta kaluar kėshtu provimin. Unė, nuk jam i sigurt se hyrja nė provim me kėto teste tė gatshme do t'u mundėsojė kalimin e provimit, pasi qė pėrgjigjet ndryshojnė. Ndėrkaq nė pyetjen se a ka patur ndonjė debat tė brendshėm pėr kėto abuzime dhe pėr vėnien e njė rendi pėr tekstet universitare, qė nuk pėrkojnė me nivelin akademik dhe qė janė thjeshtė doracakė qė ofrojnė njohuri tė kufizuara, Demush Bajrami, kėshilltar pėr marrėdhėnie dhe komunikim i rektorit tė UEJL, jep kėtė pėrgjigje: "Puna se ēėshtja tashmė po futet brenda kapakėve tė njė rregulloreje ėshtė njė dėshmi pėr nevojėn pėr tė shmangur ēdo lloj abuzimi. Pra, ky veprim yni si universitet nė lidhje me rregullimin e sferės sė botimeve kėshtu do tė vendosė rend. Pėr mė tepėr, do tė filtrojė shumė tekste dhe do tė ndihmojė pėr tė sinjalizuar dallimin nė mes tė librit tė mirėfilltė shkencor dhe doracakėve, siē i quani ju, me njohuri tė kufizuara. Nė pėrgjithėsi, kjo qė ndodh sot, ėshtė njė problem paradoksal. Ėshtė nevoja pėr tė inkurajuar dhe stimuluar tekstshkruesit e mirėfilltė qė me botimet e tyre shkencore t'i ndihmojnė botės sė librit dhe atyre qė do tė jenė lexues tė kėtyre librave". Me tė njėjtat pyetje iu drejtuam edhe pėrgjegjėsit pėr komunikim me opinionin tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Por, fatkeqėsisht, ai nuk ishte i gatshėm tė pėrgjigjet nė pyetjet tona, duke thėnė se "do tė pėrgjigjemi vetėm nėse keni argumente pėr problemet qė i shtroni dhe se nuk merremi me fjalė ēarshie". Agim Rushiti, pėrgjegjėsi nė sektorin pėr arsim tė lartė nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, lidhur me kontrollin e teksteve universitare, nė tė cilat si autorė paraqiten vetė profesorėt dhe qė nga studentėt kėrkojnė qė tė mėsojnė pikėrisht nga ato tekste, thotė se ēdo program studimor i akredituar, pėrskaj kushteve tjera tė parapara me rregullore se ēka duhet tė pėrmbajnė programet studimore, parashihet edhe literatura e nevojshme pėr realizimin e programit studimore. Profesorėt universitar, thotė ai, kanė tė drejtė tė shkruajnė tekste universitare, por tė njėjtat duhet tė kalojnė pėr shqyrtim (recenzim) nga komisioni qė e pėrcakton organi i Universitetit (Kėshilli arsimor-shkencor), i cili edhe duhet tė sjellė vendim pėr lejim, respektivisht pėrdorim tė tekstit universitar nga ana e studentėve. Gabimet e shumta qė janė evidente, gjithsesi se duhet t'i mėnjanojė autori, por pėrgjegjėsinė mė tė madhe e bart organi i cili ka lejuar pėrdorimin e tij. Iniciativė pėr rishqyrtim tė tekstit mund tė kėrkojė ēdo subjekt (studenti, profesorėt, intelektualėt,....) deri te organi i Universitetit (Kėshilli arsimor-shkencor i fakultetit). Nėse tė njėjtėt nuk reagojnė apo reagimi nuk ėshtė i meritueshėm, atėherė palėt ankesėn duhet ta drejtojnė edhe deri te Inspektorati shtetėror pėr arsim. Ndėrkaq lidhur me prezencėn e shumtė tė skriptoreve (dyqane fotokopjimi) nė afėrsi tė fakulteteve jo vetėm nė Tetovė, por edhe nė qytetet tjera ku janė tė disperzuara disa drejtime dhe tė cilat ofrojnė shėrbime abuzive, Rushiti thotė se problemi i shtruar nuk ėshtė nėn kompetencė tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Problematika e tangon mė shumė Inspektoratin e tregut. Por, lidhur me ēėshtjen e shtruar, theksojmė se me Ligjin pėr tė drejtat e autorėsisė ėshtė i ndaluar fotokopjimi apo shumimi i teksteve universitare pa autorizim tė autorit dhe botuesit, potencon Agim Rushiti, pėrgjegjėsi nė sektorin pėr arsim tė lartė nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.

"Po e hapėm gojėn..."

Studentėt, ndonėse janė shumė tė pakėnaqur dhe kanė njė mori vėrejtjesh nė adresė tė profesorėve tė tyre, megjithatė, ata kanė frikė tė prononcohen, sepse, siē thonė, "po e hapėm gojėn, studimet marrin fund". Pa pėrjashtim, nė tė gjitha universitetet, qofshin shtetėrore apo privat, abuzimet janė prezent dhe se, bie fjala, profesorėt gjejnė mėnyrat qė nė heshtje t'i shesin librat e tyre, shumica e tė cilave janė tė dyshimta. Ka indicie se njė numėr i profesorėve me vite nuk i ndryshojnė pyetjet. Kjo tregon qartė se pse funksionojnė skriptoret pranė fakulteteve, nė tė cilat fatkeqėsisht, mund t'i gjesh tė gatshme pyetjet dhe pėrgjigjet qė u dedikohen studentėve. Ėshtė pak e besueshme se pyetjet dhe pėrgjigjet t'i hartojnė vetė pronarėt e kėtyre skriptoreve. E vėrteta ėshtė se ato janė pėrpiluar nga ata qė e dinė se ēfarė do tė pyesin dhe ēfarė duhet tė pėrgjigjen studentėt. Pra, nė afėrsi tė objekteve tė universiteteve nė Tetovė dhe tė fakulteteve tė disperzuara nė Shkup, Kumanovė, Gostivar, Kėrēovė dhe gjithandej keni material ose" librin e profesorit". Pėrveē kėsaj, nė to mund tė hasen edhe skripta tė cilat shfrytėzohen pėr "kopjim" gjatė provimit. Bėhet fjalė pėr fleta tė ngushta aq sa pėr ta fshehur nėn pėllėmbėn e dorės. Dhe si pėr ēudi, kėto fleta shiten po nė ato copy qendra, shumė afėr fakulteteve dhe frekuentohen madje, siē thonė disa studentė, edhe nga tė "dėrguarit" e ligjėruesve, ndėrsa materiali i shkruar nė ato fleta qėllon qė nė pjesėn dėrmuese tė jetė i njėjtė me pyetjet qė bien nė provim. Po kush janė ata qė marrin rroga relativisht tė majme pėr kushtet aktuale nė Maqedoni, tė cilėve ua kemi besuar fėmijėt tanė (studentėt) pėr t'i bėrė akademikė tė ardhshėm? Natyrisht, ka profesorė qė vėrtet e meritojnė titullin, por ka edhe tė tillė qė nė universitete u futėn dhe lėshuan rrėnjė me "urdhėr tė partisė". Nė njė botim pėr "Proceset e integrimit euroatlantik dhe Maqedonia" (2006), njė profesor (qė merret edhe me politikė) nė botimin e tij origjinal (mė pas do tė reagojė dikush qė rastėsisht e kishte lexuar kėtė punim dhe do tė eliminohen gabimet skandaloze), veē tjerash kishte shkruar: "Sipas rejtingut ndėrkombėtar kundėr korrupsionit, vendet skandinave janė prijėse tė listės, si: ISLANDA, FINLANDA, ZELANDA E RE (!?), Danimarka, Suedia etj. Rezultate mė tė dobėta tregojnė shtetet e Azisė Qendrore dhe republikat jugore tė Kaukazit, siē janė Bangladeshi dhe ĒADI". Pra ky profesor diletant nė sferėn e gjeografisė Islandėn, Finlandėn e Zelandėn e Re i konsideron si shtete skandinave, ndėrkaq Ēadin, shtet nė Afrikė, do ta vendosė nė Azi. Ndėrkaq, njė profesor i historisė, do t'i shtangė studentėt me njė shpjegim tė tij pėr atė se pse banorėt e Indisė quhen indianė. Ai do tė thotė: "Kur evropianėt e zbuluan Amerikėn, indianėt e Amerikės ikėn prej Amerike dhe shkuan dhe e themeluan shtetin e Indisė. Prandaj quhen indianė". Ēdo koment ėshtė i tepėrt. Kėta dy shembuj janė ilustrimi mė i mirė i mjerit tė arsimit shqip nė Maqedoni. Devijimet nėpėr universitete janė prezent dhe pėr kėtė, ndonėse askush nuk e fakton, tė gjithė janė tė njė mendimi: sfidės sė abuzimit nuk mund t'i bėjnė ballė profesorėt. Por, se ka vend pėr njė rivlerėsim tė tė gjithėve, kjo mbase ėshtė shumė e nevojshme dhe duhet tė zbatohet njė orė e mė parė, sepse janė shumė "profesorė" qė nuk mund tė zėnė vend as nė foshnjore. Mė nė fund, shqiptarėt nė Maqedoni, poshtė lartė, prej Kumanovė e deri nė Strugė, njihen mes veti. Kjo do tė thotė se nuk ka nevojė tė gėnjehemi mes veti, aq mė tepėr kur pėr shumicėn dihet se si "depėrtuan" nė universitetet tona. Thjeshtė, intervenimi serioz duhet tė bėhet vetėm pėr zgjimin nga kllapia e arsimit shqip.

(Ky hulumtim ėshtė realizuar nė bashkėpunim me Shoqatėn daneze tė gazetarėve SCOOP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio