Studentet.info
Lajme : Zvarritet nostrifikimi i diplomave
Kyqur 08-04-2012 5:09:09 (1155 Lexime)


Shkup - Disponimi i Maqedonisė pėr t'u sjellė me Kosovėn si tė ishte shtet anėtar i Bashkimit Evropian (BE) po praktikohet nė secilin rast qė i jepet, pavarėsisht faktit se Maqedonia nuk ėshtė ende shtet anėtar i BE-sė. Refleksion i kėtyre tekave ėshtė edhe konkluzioni i datės 3 mars 2012, kur nė seancėn e rregullt tė Qeverisė, u diskutua informata e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės (MASH) pėr gjetjen e zgjidhjes pėr nostrifikimin e diplomave tė Kosovės. Edhe pse kishte kohė qė informata pėrkatėse, ishte pėrgatitur mbi bazėn e propozimeve qė kishin dalė nga grupet punuese mes ministrive tė Arsimit tė Maqedonisė dhe Kosovės, Qeveria nė Shkup vendosi ta lė tė hapur ēėshtjen e diplomave tė Kosovės edhe pėr njė kohė tė gjatė. Nė muajin shkurt, grupet punuese vendosėn qė nė mungesė tė "Vulės Apostile", Kosova tė vendosė nė diplomat e lėshuara nga institucionet e saj arsimore tre vula tė tjera edhe atė - tė Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Ministrisė tė Punėve tė Jashtme dhe Ministrisė sė Drejtėsisė e tė cilat do tė jenė ekuivalente me "Vulėn e Apostilit".

Kosova, sikurse dihet, nuk e posedon kėtė lloj vule, pasi nuk ėshtė nėnshkruese e Konventės sė Hagės pėr verifikimin e dokumenteve qė pėrdoren jashtė shtetit. Kjo gjetje, ishte paralajmėruar si fundi i peripecive qė mbajnė peng qindra shqiptarė tė Maqedonisė, tė cilėt kanė diplomuar dhe kanė marrė tituj shkencor nė universitete e Kosovės. Mirėpo, tė martėn e kėsaj jave, Qeveria vendosi ta zvarritė dhe ta shtyjė edhe pėr njė kohė zgjidhjen e kėtij problemi. "MASH e Maqedonisė ėshtė e obliguar qė tė kėrkojė mendim nga MASHT e Kosovės lidhur me praktikėn qė ka pėr njohjen e kualifikimeve tė arsimit tė lartė dhe diplomave nga ana e shteteve tė BE-sė", thuhet nė njėrėn prej pikave tė Konkluzionit qė nxori Qeveria enkas diplomat e Kosovės, apo "Informatės sė pėrgatitur nga MASH pėr realizimin e aktiviteteve tė grupeve punuese pėr gjetjen e njė zgjidhje tė pėrshtatshme pėr tejkalimin e problemit lidhur me nostrifikimin e diplomave tė Kosovės". Lajmin e konfirmon edhe zėdhėnėsi i Qeverisė, Muhamet Hoxha, i cili thotė se nė seancėn e fundit tė Qeverisė, ka kaluar informata pėr nostrifikimin e diplomave. "Nė konkluzionin qė ėshtė nxjerrė, kėrkohet tė dihet se si e ka zgjidhur Kosova kėtė problem me shtetet e BE-sė, me qėllim qė ajo praktikė tė pėrdoret edhe nė Maqedoni', shpjegon Hoxha. Sipas tij, ėshtė e rėndėsishme se me Konkluzionin e Qeverisė, MASH-i obligohet tė vendosė kontakte me MASHT-nė e Kosovės dhe njėkohėsisht, tė njoftojė Qeverinė nė ndonjėrėn prej seancave tė muajit prill pėr rrjedhėn e zhvillimit tė atyre aktiviteteve.

"Kompletimi i dokumentacionit duhet tė mbarojė deri nė muajin prill', thotė Hoxha, ndėrsa shpreson se ministritė e arsimit tė tė dyja vendeve do tė procesuojnė ēėshtjen shumė shpejtė. Edhe pse Konkluza ėshtė nxjerrė tė martėn e 3 prillit, i njėjti nuk kishte arritur nė MASH as pas dy ditėve. "Jo zyrtarisht kam kuptuar se tė martėn, nė Qeveri, ka kaluar Informata pėr diplomat e Kosovės, mirėpo e njėjta nuk na ėshtė dorėzuar ende. Besoj se kėta dy ditė do tė na arrijė Konkluzioni dhe dotė veprojmė nė bazė tė saj", tha Agmi Rushiti, pėrgjegjės nė Sektorin pėr arsim tė lartė nė MASH. Sipas tij, do tė bėhet e mundur qė MASH, nė afat sa mė tė shkurtėr kohor t'i drejtohet zyrtarisht MASHT-sė tė Kosovės dhe po ashtu, nė afat sa mė tė shpejtė kohor, tė pėrgatisin informatėn e radhės pasi tė marrin pėrgjigje nga Kosova. Nėnshkrimi i informatės sė dytė nga ministri Panēe Kralev dhe diskutimi i saj i radhės nė Qeveri, janė ēėshtje pėr tė cilat nuk dėshiron tė flet Rushiti, pasi nuk varen prej tij. Tė njėjtat kuptohet se janė shprehje e vullnetit politik, pasi informata e parė priti mė tepėr se njė muaj vetėm pėr t'u vendosur nė tė firma e ministrit dhe po njė muaj pėr tė ardhur nė rendin e ditės nė Qeveri. Deri mė 1 janar tė kėtij viti, Komisioni pėr nostrifikimin e diplomave nga Kosova posedonte 174 kėrkesa tė tė gjitha niveleve. Numri mė i madh i diplomave ėshtė nga shkencat shoqėrore edhe atė 118 diploma, kurse numri mė i vogėl i shkencave bioteknike, konkretisht 2 diploma. Deri nė fillim tė janarit, radhė pėr nostrifikim prisnin edhe 10 diploma tė shkencave teknike-teknologjike, 18 tė shkencave mjekėsore, 15 tė shkencave matematike- natyrore dhe 11 tė shkencave humane. Maqedonia dhe Kosova ka shumė kohė qė pėrgatiten tė arrijnė marrėveshjes bilaterale nė sferėn e arsimit, mirėpo dhe nė kėtė drejtim, punėt kanė mbetur nė vend tani e disa muaj. (L.P./KOHA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio