Studentet.info
Lajme : Prishtinė, Shpallen zgjedhjet studentore
Kyqur 08-04-2012 6:35:22 (1224 Lexime)



Prishtinė, Universiteti i Prishtinės (UP) ka shpallur zgjedhjet studentore pėr anėtarė tė Parlamentit tė Studentėve dhe tė Kėshillave Studentore nėpėr fakultete. Rektorati ka bėrė edhe konstituimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) tė zgjedhjeve studentore 2012.

Ndėrsa pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor ėshtė hartuar dhe rregullorja nė bazė tė sė cilės do tė rrjedhė procesi zgjedhor dhe do tė formohen organet e reja studentore pėr mandatin e ardhshėm dyvjeēar.

Vendimi pėr shpalljen e zgjedhjeve ėshtė marrė nga Kėshilli Drejtues (KD) i Universitetit, i cili ka ndarė dhe njė fond pėr mbulimin e shpenzimeve tė materialit qė u duhet organizatave studentore gjatė fushatės.

Universiteti u ka bėrė thirrje organizatave qė tė garojnė nė zgjedhje pėr interesa tė studentėve dhe tė lėnė anash ēdo interes tjetėr qė mund tė ketė pėrfitime personale apo tė ndikuar nga politika.

Vaxhid Sadriu, sekretar i pėrgjithshėm i UP-sė, i cili ėshtė emėruar edhe kryetar i KQZ-sė, ka thėnė pėr “Zėrin” se Rektorati ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr mbajtjen e zgjedhjeve studentore dhe se ka hartuar edhe anėn ligjore, e cila siguron njė proces zgjedhor korrekt dhe nė pėrputhje me standardet e kėtyre zgjedhjeve.

Megjithėkėtė, Sadriu ka pėrmendur disa rregulla tė reja pėr dallim nga zgjedhjet e mėparshme, e tė cilat do tė aplikohen sivjet. “Universiteti ka vėnė disa kushte pėr organizatat e reja qė do tė hyjnė nė zgjedhje pėr herė tė parė. Nga KQZ-ja do tė kėrkohet tė dorėzojnė 500 nėnshkrime si mbėshtetėse”.

Pėr kėtė vendim, ai ka thėnė se kanė marrė dhe miratimin e Ministrisė sė Administratės Publike, qė lejon UP-nė tė kėrkojė forma tjera mbėshtetėse, ndonėse kjo ministri mbulon

pjesėn e vet ligjore.

Por, kjo nuk vlen pėr organizatat studentore tė cilat kanė njė periudhė tė gjatė kohore si pjesėmarrėse nė zgjedhje dhe nė organe studentore nė universitet. Kushti pėr organizatat e reja, Sadriu ka thėnė se, ėshtė vėnė pasi ėshtė diskutuar se kėto organizata arrijnė tė regjistrohen me shumė pak nėnshkrime, dhe nuk kanė anėtarėsi tė gjerė.

Sipas tij, ėshtė e pamundur qė njė organizatė me mė pak nėnshkrime se 500 tė certifikohet nė KQZ.

KQZ-ja do tė ketė nė pėrbėrje anėtarė: sekretarin e pėrgjithshėm tė UP-sė, pėrfaqėsues nga Ministria e Arsimit, dhe nga tre anėtarė studentorė. Kėta tre anėtarė studentorė do tė vijnė nga organizatat studentore qė kanė marrė pjesė nė zgjedhjet e kaluara, por qė nuk kanė tė drejtė tė kandidojnė pėr ndonjė pozitė nė zgjedhje.

Bazuar nė rregulloren e zgjedhjeve, Parlamenti veēanėrisht duhet tė fokusohet pėr interesat e studentėve nė nivel universiteti, angazhimi pėr cilėsinė nė mėsimdhėnie dhe mėsimnxėnie, studimet qė ndėrlidhen me aspektet e reformave tė universitetit dhe zhvillimet akademike, bursat universitare, organizimin e aktiviteteve kulturore e sportive.

Anita Kadriu




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio