Studentet.info
Opinione : Farsė sugjestive dhe provokative pėr vetveten dhe aktualitetin
Kyqur 15-04-2012 12:44:52 (2303 Lexime)


Hashim Baftiari

Komedia “ Dashuria, teatri dhe marrėzi tė tjera” me autor Salajdin Salihun dhe Refet Abazin, premiera tė cilės u dha 06.04.1012 kėnaqi dhe befasoi pėr tė mirė publikun artdashės nė Tetovė. Kjo komedi, solli nė Tetovė njė humor tė natyrshėm dhe me sens tė hollė qytetarie.

U pa qartė qė, autori thyen rregullat e ngurta tė teatrit tradicional, duke mos e trajtuar nė mėnyrė konsekuente linjėn kryesore tė syzheut tė pjesės. Subjekti i komedisė ėshtė i thjeshtė: Protagonisti i komedisė, Suloja, njė beqar njė ēikė i vonuar, bėn njė jetė prej njė Robinson Kruzoje tė shkretė e komik, edhe pse ėshtė tip i lidhur ngushtė me artin dhe jo vetėm me tė.

Ai ėshtė pronar i njė kafeneje ( Bujtina n’qosh) por, si ėndėrrimtar e dashamirė i artit, kafeneja e tij shndėrrohet edhe nė “teatėr “ ku aktorėt vijnė e bėjnė provat. Sulo kujdeset edhe pėr Agronin, tė cilit i ka vdekur babai, ndėrsa nėna e ka braktisur. Agroni, njė tip ku rafsha mos u vrafsha, kėrkon nga tutori i tij qė ai t’i bėhet baba i vėrtetė. Dhe, qė kėtu fillon tė forcohet ambicia e protagonistit pėr t’u martuar me nėnėn e Agronit, sepse vetėm atėherė mund tė jetė baba i vėrtetė i tij. Dhe nė fund, pas njė varg peripecish Sulo ia arrin qėllimit jetėsor: lidhet me nėnėn e Agronit, qė e ka dashur gjithmonė, por, kėtė bashkim autori nuk e ka parė tė udhės ta shqyrtoj si mė gjatė. Ajo nė fund bėn para, bėn pasuri, por, si e arrin kėtė, kjo gjė nuk elaborohet nė vepėr.

Nė komedi parodizohen njė varg vesesh e shėmtish tė reja e tė vjetra, qė vijnė nga jeta e aktorėve, nga arti, nga sfera shoqėrore, politike e kombėtare, kur me humor tė lehtė e kur me ironi tė hidhur si: dalldisja e tė rinjve pas flirteve virtuale nė internet, duke vazhduar me mungesėn e vullnetit institucional pėr tė mbėshtetur kulturėn kombėtare nė Tetovė, e duke vazhduar me indinjatėn rreth gjendjes sė pėrgjithshme.. e duke lakmuar kohėt e kaluara. Protagonisti, nė njė rast, thotė: Pėrpara kishte rend, bre vėlla, rregull, e tash..

Linja bosht e subjektit rrjedh gradualisht duke shpėrfaqur pamjen e plotė tragjikomike tė jetės sė personazhit kryesor tė komedisė. Por, pjesa duke u konceptuar nga autori e regjisori si vepėr postmoderne me shume ndėrkallje intertekstuale (skena groteske e Mbretit Lir dhe ajo ku aktori qė dėshiron tė luaj vetėm role kryesore, pėr tė shpėtuar nga hafijet qe e ndjekin luan Revizorin e Gogolit) e digresione sugjestive ( koloneli i Markesit konvertuar nė realitetin aktual shqiptar) mbi tema nga aktualiteti artistik, shoqėror e politik e bėn krejt tė parėndėsishėm fabulėn e pjesės. Poenta nuk bie te syzheu por te problemet qė ngrenė personazhet nė dalldisjet e dialogėt e tyre, e qė janė jo vetėm ekzistenciale e pragmatike, por edhe teorike, metafizike e politike. Pėr kėtė tezė, mjafton tė kujtojmė skenėn kur dy aktorėt qė bėjnė provat i futen Sulos nė shtėpi (sikur tė mos u mjaftonte lokali) qė aty tė ushtrojnė rolet e tyre. Mpleksja e jetės private me atė intime sjell dhimbje e ankth tragjikomik pėr tė. Ai ėshtė mbėrthyer nė shakullinėn e kėtyre dy realiteteve. Ai nuk mund ta gėzojė jetėn sepse i janė ngatėrruar keq dy jetėt. Kėtu nxjerr krye njė problem i ndėrlikuar psikologjik e teoriko-letrar e qė lidhet me raportet e mjegullta tė individit me Unin, Tjetrin e Demiurgun, qė nė teatrin botėror i pari kėtė ēėshtje e ka shtruar Luigji Pirandelo nė dramėn “ Gjashtė persona kėrkojnė autor”.

Nė kėtė komedi, batutat, skeēet e situatat komike tė goditura shfaqen natyrshėm dhe gati njėtrajtshėm. Ato bazohen jo vetėm te loja e shkėlqyer e aktorėve si romuzet,vulgaritetet, kapardisja, gjestikulacioni etj. por edhe te keqkuptimi, loja e fjalėve, ironia, dromcat burleske, aluzioni, parodia, sarkazmi, sharja, grotesku, paradoksi etj.

Suloja ėshtė, padyshim, komik, pėr arsye se ėshtė tip i mbyllur nė guaskėn e vet, ngurrues, i hutuar, i vonuar, romantik, tekanjoz, ėndėrrimtar e fantast, por dhe i zgjuar sa pėr t’ua hedhur dy hafijeve e pėr t’u bėrė simpatik nė sytė e spektatorėve. Hafijet, siē ngjet rėndom nė komedi, janė tė trashė nga trutė, inferiorė, tė ulėt, qė si thuhet nė popull “ e hanė sapunin pėr djathė”, e kėshtu “ tė kėqijtė” bėhen tė parrezikshėm realisht.

Afrimi “ i tepėrt” me tema tė identifikuara si aktuale (mbase edhe tė nxehta) nė njė anė dhe batutat e bazuara te frazeologjia dialektore,edhe pse shumė tė mirėpritura nga publiku, mund tė errėsojnė pėrmbajtjen dhe mesazhet e veprės, pas njė periudhe kohe dhe nė qendra tė tjera. Problemet qė shtron arti duhet tė kenė njė fije lidhjeje me realitetin, por jo tė jenė tė barasvlershme me tė.

Megjithatė, Teatri i Tetovės, pas njė heshtjeje tė frikshme gati dy vjeēare e ngriti siparin. Tė shpresojmė qė kjo shfaqje do tė jetė njė ogur i mirė dhe nė tė ardhmen shfaqje tė tilla e tė tjera do ta pasurojnė jetėn kulturore tė Tetovės universitare.

Profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Gjimnazin e Tetovės




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio