Studentet.info
Lajme : Ultimatum pėr studentėt nga Kosova e Shqipėria
Kyqur 19-04-2012 7:02:17 (1020 Lexime)


Tetovė, 19 prill - Studentėve nga Kosova, Shqipėria dhe Lugina e Preshevės, tė cilėt studiojnė nė dy universitetet nė Tetovė, nga e Policia sė Maqedonisė u ėshtė kėrkuar urgjentisht tė rregullojnė dokumentacionin e lejeqėndrimit, nė tė kundėrtėn - do tė depėrtohen nė vendet e tyre. Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė, ku studiojnė studentė nga tre viset shqiptare, tė cilėt kanė kėrkuar qė organet pėrgjegjėse tė zgjidhin kėtė problematikė. Aplikimi i kėsaj mase, sipas autoriteteve policore, ėshtė nė pėrputhje me Ligjin me tė huajt, tė cilin Maqedonia e ka miratuar kohė mė parė. Nė bazė tė shifrave jozyrtare, janė 60 studentė nga Kosova, tė cilėt nuk e kanė tė zgjidhur problemin e lejes sė qėndrimit nė Maqedoni dhe tė njėjtit duhet qė tė parashtrojnė kėrkesė nė Ambasadėn e Maqedonisė nė Kosovė, dhe nė bazė tė vendimit tė ambasadės, do tė mund tė rregullojnė lejen e qėndrimit. Pėr aktualizimin e kėsaj mase, me deklaratė qetėsuese ka dalė ambasadori i Kosovės nė Maqedoni, Skender Durmishi. Sipas tij, ēėshtja e lejes sė qėndrimit duhet tė zgjidhet nė bazė te ligjeve dhe ėshtė nė tė mirė tė studentėve, por edhe qytetarėve tė tjerė tė Kosovės, tė cilėt qėndrojnė nė Maqedoni.

Ndėrkohė, Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė ka kėrkuar nga autoritetet pėrgjegjėse qė tė zgjidhet ēėshtja e lejes sė qėndrimit tė studentėve, nė mėnyrė qė studentėt rregullisht tė vazhdojnė studimet. “Studentėve nga shtetet tjera qė studiojnė nė Maqedoni, e me kėtė edhe studentėt qė studiojnė te ne, siē ėshtė rasti me studentėt nga Republika e Kosovės, u ėshtė dhėnė njė afat kohor qė me urgjencė ta rregullojnė lejen e qėndrimit. UEJL ėshtė angazhuar lidhur me rastin nė fjalė, tani mbetet qė organi kompetent shtetėror ti pėrgjigjet pozitivisht kėrkesės sė studentėve pėr ndjekjen e papenguar tė studimeve”, thotė Demush Bajrami, kėshilltar pėr komunikim i rektorit tė UEJL-sė, Zamir Dika. Ndėrkaq, ambasadori i Kosovės nė Maqedoni Skender Durmishi, nė njė prononcim pėr gazetėn KOHA, thotė se ėshtė i njoftuar me kėtė problem, dhe se pėr tė njėjtėn ka marrė vlerėsimin e shumė institucioneve pėrgjegjėse, prej nga i kanė dhėnė garanci se shumė shpejt nė bazė tė ligjeve do tė zgjidhet pengesa. “Ēėshtja tė cilėn ju e keni ngritur ėshtė nė rrugė e sipėr pėr t’u zgjidhur. Nė bazė tė njohurive tona si Ambasadė ideja ėshtė qė pėrfundimisht, siē e kėrkojnė ligjet nė vendin tuaj, tė zgjidhet leja e qėndrimit. Kam kontaktuar policinė vendore, policinė e kufirit, komunat, universitetet, dhe kam marrė vlerėsime se kjo do tė rregullohet shumė shpejt edhe atė nė bazė tė ligjeve aktuale. Vlerėsimi i institucioneve vendore ėshtė se pothuajse kjo ēėshtje ėshtė duke u zgjidhur. Gjysma e studentėve ka marrė vendime apo leje nė Ambasadėn e Maqedonisė nė Kosovė, dhe shpresoj se tė gjithė deri nė fund tė javės do e rregullojnė qėndrimin e tyre. Unė besoj se do tė zgjidhet konform ligjeve dhe se ėshtė nė rregull ēdo gjė nė kėtė drejtim”, thotė ambasadori Durmishi. Ai thotė se me zgjidhjen e kėsaj ēėshtje studentėt do tė mund qė tė vijojnė studimet pa problem deri nė kryerjen e tyre. Sipas informacioneve jozyrtare diku rreth 60 studentė nuk e kanė rregulluar lejeqėndrimin nė Maqedoni dhe tė njėjtėve u ėshtė dhėnė urgjencė qė tė rregullojnė kėtė, pasi nė tė kundėrtėn - nuk do tė mund tė hyjnė nė vend. Ndėrkohė qė burime tona nė Policinė kufitare nė vendkalimin Jazhincė thonė se deri tė martėn nuk ėshtė kthyer asnjė student nga Kosova, ndėrsa urdhri pėr Policinė kufitare ėshtė qė nėse studentėt nuk e kanė tė rregulluar lejen e qėndrimit, tė kthehen prapa. Sipas ligjeve aktuale, nė Maqedoni mund tė merret leje qėndrim pėr tre muaj. Studentėt apo personat qė qėndrojnė nė vend duhet qė tė paraqesin tė dhėnat e tyre dhe tė dhėnat e personit ku do tė qėndrojnė nė stacionin mė tė afėrt tė policisė. Nga Ministria e Punėve tė Brendshme kanė sqaruar se e tėrė kjo bėhet pėr tė rregulluar qėndrimin e personave nė Maqedoni, nė bazė tė ligjeve pėr tė huaj, duke thėnė se nuk ka dallime nėse bėhet fjalė pėr student apo tė tjerė. “Ligjet pėr qėndrim nė Maqedoni vlejnė pėr tė gjithė njėsoj, pa marrė parasysh se pėr cilėn kategori personash bėhet fjalė”, thotė shkurt zėdhėnėsi i MPB-sė, Borēe Peshevski.

Urim HASIPI /KOHA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio