Studentet.info
Opinione : “Monstri” i medias
Kyqur 03-05-2012 3:03:42 (1239 Lexime)


Xhelal NEZIRI

Njė ditė pas rangimit tė Maqedonisė nė vendin e fundit nė rajon pėr nga liria e medieve, ministrja e Punėve tė Brendshme Gordana Jakullovska u bėri recenzion atyre se si kanė raportuar gjatė aksionit “Monstėr” pėr arrestimin e tė dyshuarve pėr vrasjen e pesė tė rinjėve nė afėrsi tė liqenit nė Smilkovcė tė Shkupit. Sikur nuk ishte e kėnaqur me kėtė rangim qė e barazoi vendin me Ukrainėn, por se kishte pritur tė shoqėronte Rusinė, Bjelorusinė, Sirinė dhe vendet tjera me mungesė totale tė lirisė sė medias. Qė moti kjo qeveri ėshtė vėnė nė rolin e kryeredaktorit tė medieve, duke njollosur dhe mbyllur ato qė pėrpiqen tė shfaqin njė realitet ndryshe nga ai i projektuar nė kabinetet qeverisėse.

E tha Jankullovska, e precizoi Kuriri i VMRO-sė. Kurir ėshtė njė portal qė i “zbėrthen” nė detaje mesazhet e qeveritarėve. Nė njė tekst tė fundit, duke “zbėrthyer” deklaratėn e Jankullovskės, akuzoi portalin nė gjuhėn shqipe Portalb.mk kinse nuk ka respektuar standardet gazetareske pasi ka shfaqur haptas dyshimin nėse tė arrestuarit nė tė vėrtėtė kanė lidhje me vrasjen.

Dyshimi ndaj informatave qė plason qeveria apo institucionet ėshtė pika prej ku fillon gazetaria e mirefilltė qė mėton tė vėrtetėn. Edhe pse nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė rast tragjik, pėr njė vrasje vėrtetė monstruoze, megjithatė gazetarėt dhe opinioni kanė tė drejtė tė dyshojnė.

Edhe unė dyshoj dhe pres fakte shtesė nėse tė akuzuarit vėrtetė janė vrasėsit apo janė viktima njėlloj si nė rastin “Vreshtat e Rashtakut” nė vitin 2001 apo tė rastit tė Sopotit nė vitin 2004.

Dyshoj se ėshtė njė skenar i njėjtė si nė rastin “Vreshtat e Rashtakut”, me ē'rast policia vrau 5 emigrantė tė pafajshėm pakistanezė pėr t'ju vardisur NATO-s dhe SHBA-ve kinse lufton terrorizmin islamik. Pra, dyshoj se ky rast ka tė bėjė me afrimin e Samitit tė NATO-s nė Ēikago, i paralajmėruar tė fillojė mė 20 maj, ku tentohet qė Maqedonia tė futet nėn ombrellėn e sigurisė sė kėsaj aleance pa mos pėrmbushur kushtin kryesor – zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit.
Si tė mos dyshosh kur pas vrasjes sė dy ushtarėve tė NATO-s nė vitin 2003 menjėherė u arrestuan 11 shqiptarė, tė cilėt u ngarkuan me fajsinė e vrasjes, u dėnuan me 156 vjet burg qė vitin e kaluar, pas 7 viteve heqje lirie, tė shpallen tė pafajshėm. U liruan nga akuza pas hetimeve tė NATO-s por askush nuk u kėrkoi bile edhe falje pėr shtatė vitet e humbura nė burg, e lėre mė t'u paguajė dėmshprėblim. E tani, kush i ka vrarė dy ushtarėt e NATO-s?

Nėse gazetarėt dyshojnė atėherė ky dyshim nuk duhet kuptuar si obstruksion i hetimit por si tentim pėr gjetjen e vrasėsve tė vėrtetė, kushdo qofshin ato, tė cilėsdo bashkėsi etnike apo fetare. Fajsia apo pafajsia e tė akuzuarve duhet tė dėshmohet nėpėrmjet njė procesi gjyqėsor korrekt, tė drejtė, pa emocione dhe transparent. Deri nė sjelljen e vendimit nga ana e gjykatės nevojitet respektimi i asaj qė quhet prezumpcion i pafajsisė, apo ēdonjėri i akuzuar ėshtė i pafajshėm deri nė momentin kur tė dėshmohet fajsia e tij. Kėtė parim dhe standard ndėrkombėtar e shkelėn pikėrisht disa medie proqeveritare qė thirren nė standarde gazetareske. Me kėtė edhe ata u shndėrruan nė monstėr.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio