Studentet.info
Lajme : UP-ja shkel ligjin pėr ta bėrė “Kamishin” asistent
Kyqur 08-05-2012 1:14:23 (903 Lexime)


Emri i Bekim Haxhiut do tė vihet kėtė javė para senatorėve tė Universitetit tė Prishtinės, pėr t’i dhėnė votėn qė tė zgjidhet asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė. Ai s’i plotėson tė gjitha kriteret ligjore pėr tė marrė tė tillė thirrje akademike.

Senati formalisht voton listėn e kandidatėve pėr thirrje tė caktuara akademike, pasi tė bėhet pėrzgjedhja nga organet e fakultetit dhe nga njė komision profesional nė Rektorat, shkruan “Koha Ditore”.

Puna nė Fakultet ka pėrfunduar javėn qė shkoi. Nė dy hallka i ėshtė dhėnė drita jeshile “Kamishit”, nofkė kjo me tė cilėn njihet Haxhiu. Fillimisht nė Komisionin recensues dhe tė premten edhe nė Kėshillin e Fakultetit. Tė hėnėn ka kaluar edhe nė hallkėn e tretė dhe tė fundit para se tė dalė nė Senat – nė Komisionin e studimeve tė UP-sė.

Deputeti i PDK-sė ėshtė nė rrugė pėr tė marrė statusin e asistentit, falė ndryshimeve nė Fakultet. Konkursi ishte shpallur nė kohėn sa ishte dekan Gani Bajraktari. Atėkohė, Komisioni recensues pati vendosur pėr dy nga 27 konkurrentėt, duke lėnė jashtė Haxhiun. Ishin Arbnore Ibrahimaj dhe Valentina Dushi. Tė dyja ishin nėn 30 vjeē dhe kishin notė mesatare mė tė lartė se 9.

Bekim Haxhiu ėshtė mė shumė se 40 vjeē. Nota mesatare e tij ėshtė pak mė e lartė se 8.

Me tė tillė moshė, Haxhiu nuk i plotėson kriteret pėr t’u zgjedhur nė ndonjėrėn prej kėtyre dy thirrjeve: “asistent i ri” apo “asistent”.

Neni 186 i Statutit tė UP-sė pėrcakton qė pėr titullin “asistent i ri” kandidati duhet tė jetė nėn moshėn 28-vjeēare (respektivisht 30 nė Fakultetin e Mjekėsisė, duke i dhėnė prioritet specialistit) kur emėrohet pėr herė tė parė. E, neni 185 i po tė njėjtit Statut pėrcakton qė pėr titullin e “asistentit” kandidati duhet tė plotėsojė edhe kėtė kusht: tė jetė nėn moshėn 35- vjeēare kur emėrohet pėr herė tė parė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio