Studentet.info
Lajme : “Vlon” nė USHT
Kyqur 11-05-2012 7:57:55 (1391 Lexime)


TETOVĖ, 11 maj - Rokada tė shumta tė posteve nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Rektori Reka ka larguar dy personat e afėrt tė tij, prorektorin pėr ēėshtje arsimore Ismail Ahmeti dhe prorektorin pėr shkencė, Reshat Qaili. Vendimi ėshtė marrė nga vet rektori Reka, ndėrkohė qė burime brenda USHT-sė sqarojnė se Senati i universitetit nuk ka mbajtur mbledhje akoma, organ ky qė merret me emėrimet dhe shkarkimet e zyrtarėve.

Nė mungesė tė kompetentėve, tė cilėt gjatė tėrė ditės sė enjte nuk janė pėrgjigjur nė thirrjet e gazetės KOHA, burime jozyrtare brenda USHT-sė sqarojnė se nė kėtė universitet, pėr njė kohė tė gjatė ėshtė zhvilluar “luftė” brenda dy grupeve - njėri i udhėhequr nga rektori Reka, dhe tjetri nga prorektori Ismail Ahmeti, njėherėsh kushėri i liderit tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti. Gjithēka ka filluar para dy javėsh, kur edhe filloi hapur tė flitej pėr ndėrrimin e rektorit Reka. Kjo u dėshmua edhe me rastin e 5 Majit - Ditės sė Dėshmorėve tė Kombit, kur rektori Reka hapur sulmoi partinė shqiptare nė pushtet - BDI, se “dikush po kėrkon tendera nė USHT”.
Tashmė, ish-prorektorin Qaili do ta zėvendėsojė Vullnet Ameti, ish-deputet i BDI-sė nė mandatin e kaluar, ndėrkohė qė i zbrazėt vazhdon tė mbetet vendi i Ismail Ahmetit, profesorit mė tė promovuar tė USHT-sė nė tė gjitha takimet dhe organizimet e USHT-sė. Promovimi i Vullnet Ahmetit si prorektor nė vendin e Qailit ėshtė bėrė tė mekurėn, kur ai foli nė njė eveniment kushtuar Ditės sė Evropės nė Tetovė.

“Nuk jam kompetent pėr tė sqaruar ndėrrimet”, tha shkurt ish-prorektori Reshat Qaili, ndėrkohė qė nuk pėrgjigjej as ish-prorektori Ismail Ahmeti dhe as prorektori i ri, Vullnet Ameti. Pėrgjigje tė shkurtėr ka dhėnė edhe zėdhėnėsi i USHT-sė, Selam Sulejmani.

“Pėr zhvillimet nė universitet, ne vazhdimisht ju kemi njoftuar pėrmes njoftimeve pėr shtyp, ashtu qė pėr ēdo ‘risi’, kur do ta shohim tė arsyeshme, ne do t’ju informojmė serish”, shkruan nė sms-nė e tij zėdhėnėsi Selami. Megjithatė, nė koloaret e USHT-sė flitet se shumė shpejtė, edhe rektori Reka do tė shkarkohet nga posti, ndėrkohė qė mė i pėrfolur pėr tė zėvendėsuar atė ėshtė Adnan Jashari, gjithashtu ish-deputet i BDI-sė. Jashari edhe i plotėson kushtet pėr rektor, pasi qė nga para vitit 2006 ėshtė profesor i rregullt ordinar. USHT-nė pėr njė kohė tė gjatė e pėrcjellin skandale tė shumta, si rrahje profesorėsh, marrje tė titujve kundėr statusit dhe ligjeve pėr arsim tė lartė, largime tė profesorėve tė njohur e kėshtu me radhė. Sė fundmi, ishte Ranglista e Shangait ajo qė e renditi USHT-nė nė vendin e 13-ė pėr nga kualiteti i arsimit nga tė gjitha universitetet publike dhe private nė Maqedoni. (V.M./KOHA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio