Studentet.info
Lajme : Pastruesi shqiptar diplomon nė Universitetin Columbia
Kyqur 15-05-2012 14:20:14 (1117 Lexime)


Gac Filipaj nė vitin 1992 e ka lėnė Malin e Zi kur nė Jugosllavi filloi lufta. Njėra ndėr lėndėt mė tė preferuara tė tij ishte filozofia, kurse veēanėrisht ka adhuruar ta mėson Senekėn. I vjen keq qė babai i cili ka vdekur nė prill, nuk ėshtė gjallė qė tė dėshmon suksesin e tij

Me vite Gac Filipaj ka fshirė dysheme, pastruar toalete dhe ka hedhur mbeturina nė Universitetin Columbia nė Nju Jork. Refugjati nga lufta e Jugosllavisė sė shkatėrruar luftoi pėr jetė duke punuar punėt mė tė pista. Kurse tė dielėn u kthye nė stil tė veēantė. Ky 52 vjeēar atė ditė ka mbajtur kapelė dhe veshur fustan pėr tė festuar pėrfundimin e studimeve qė i ka ndjekur 12 vite tė plota. Filipaj, qė me prejardhje ėshtė nga Mali i Zi, nuk ėshtė dashur t’i paguan studimet sepse veē mė kishte qenė i punėsuar nė universitetin Columbia, shkruan Daily Mail.

Njėra ndėr lėndėt mė tė preferuara tė tij ishte filozofia, kurse veēanėrisht ka adhuruar ta mėson Senekėn. “Shumė i dua letrat e Senekės sepse janė tė shkruara nė frymėn nė tė cilėn mė kanė edukuar nė familjen time. Duke mos lakmuar famėn dhe pasurinė, por duke kėrkuar pėr vete jetė tė thjeshtė, sinqertė dhe moralshme”, tha Filipaj.

Filipaj diplomoi me sukses tė shkėlqyeshėm studimet, tė cilat pėr t’i kryer, duhet tė dini tė flisni latinisht dhe greqisht. Ai ėshtė njeri me krenari tė madhe, sidoqoftė duke punuar si pastrues apo akademik, tha Peter Awn dekani i Universitetit dhe profesor i shkencave islamike. Ai pėr mė tepėr ėshtė modest dhe individ i falėnderuar qė pėrpiqet ta ndėrtojė ardhmėrinė e tij, shtoi Filipaj. Filipaj nė Columbi ka qenė i pranuar atėherė kur nė pėrgjithėsi e ka zotėruar gjuhėn angleze edhe pse gjuha e tij amtare ėshtė gjuha shqipe. Ky shqiptar nga Mali i Zi kohė pėr mėsim ka gjetur nė mbrėmje nė apartamentin e tij nė Bronks, ku studimeve u dedikohej atėherė kur i kryente tė gjitha punėt e ditės si pastrues.

“Kur kisha provime, nė punė do shkoja mė herėt dhe kryeja tė gjitha punėt si pastrues. Pas mbarimit tė provimit ose ligjėratave i kthehesha punės”. Filipaj mė vitin 1992 ka lėnė Malin e Zi kur nė Jugosllavi filloi lufta. Si shqiptar i pėrkatėsisė fetare katolike e la pronėn e vet familjare nė Donji Klezni nė afėrsi tė Ulqinit. Si pėrkatės i pakicės shqiptare ndihej i kėrcėnuar dhe me tren ka shkuar nė Beograd. Prej Beogradit ka shkuar pėr Nju Jork te daja i tij nė Bronks i cili ka pasur restoran ku ka filluar tė punojė.

“Kam pyetur njerėz cilat janė shkollat mė tė mira nė Nju Jork.Kur mė thanė qė ai ėshtė Universiteti Columbia kam shkuar aty dhe kam pyetur a mund tė fitoj punė”, thotė Filipaj.

Nga rroga qė e kishte 22 dollarė nė orė ka ndihmuar familjen e tij nė Mal tė Zi. I vjen keq qė babai i cili ka vdekur nė prill, nuk ėshtė gjallė qė tė dėshmon suksesin e tij.

Gac Filipaj ka thėnė nė intervistė pėr AP se nė shtėpi relaksohet me cigare dhe gotė raki. Ambicia e tij ėshtė tė magjistrojė me temė nga klasika greke dhe romake. Shpreson se njė ditė do tė bėhet arsimtar qė klasikėn e tij tė preferuar ta pėrkthejė nė gjuhė shqipe. Shpreson se pikėrisht Universiteti Columbia do t’i ofrojnė punė mė tė mirė si njė mbikėqyrės ose diēka ngjashėm.

Por, ai nuk dėshiron qė me mėsim tė mundėsojė tė fitojė mė shumė para. Pasuria ime ėshtė nė mua, nė zemrėn time dhe nė kokėn time, jo nė xhepat e mi, tha Filipaj i cili tani ka shtetėsi amerikane. Filipaj pas intervistės sė pėrfunduar iu kthye punės sė pėrditshme. Mori fshesėn dhe kosh plehrash dhe shkoi tė pastrojė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio