Studentet.info
Lajme : Tragjedia nė Himarė, 13 viktima
Kyqur 22-05-2012 2:48:33 (819 Lexime)


11 studente, drejtuesi i njė autobusi me tė cilin ato udhėtonin dhe i fejuari njė prej vajzave, humbėn jetėn nė njė aksident tė rėndė nė Qafėn e Vishės nė rrugėn Vuno Himarė. 20 studente tė tjera u plagosėn rėndė, kur autobusi doli nga rruga dhe pėrfundoi nė njė greminė 80 metra tė thellė.

Studentėt janė nė degėn Gjuhė-Letėrsi nė universitetin Aleksandėr Xhuvani nė Elbasan dhe ishin nisur drejt Sarandės pėr ekspeditėn qė realizohet nė vitin e tretė tė faklutetit.

“Kemi mbėrritur nė momentin e parė, gjetėm njerėz tė gjallė u dhamė ndihmėn e shpejtė, i nxorrėm tė gjithė. Ndihmuam ambulancat dhe ndihmėn e shpejtė. Kishte edhe nė gjendje tė rėndė”, tha Artur Lapa.



Shumė shpejt nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur dhjetėra autoambulanca, repartet zjarrfikėse, policia tė cilėt kanė nxjerrė tė plagosurit e shumtė nga autobuzi i shkatėrruar dhe janė nisur pėr nė qėndrėn shėndetėsore tė Himarės, mė e afėrta. Aty tė plagosurit kanė marrė ndihmėn e parė mjekėsore, gjithashtu aty janė dėrguar edhe viktimat e kėtij aksidenti.

Njė prej vajzave tė plagosura qė u mjekua nė qėndrėn e Himarės para se tė nisej pėr mjekim pėr nė Vlorė ka treguar shkakun e aksidentit.

“I mbaj mend tė gjitha nuk e di me saktėsi sa veta ishim. Shoferi ecte shumė shpejt. Jam nga Elbasani dega Gjuhė-Letėrsi, viti i tretė”, tha Ticiana Hysa, studente e mbijetuar.

Ticiana ėshtė studente e grupit B tė degės gjuhė-letėrsi dhe ndodhej ne autobusin e tragjedisė. Ajo sė bashku me 20 studentėt e tjerė janė nisur me ambulancė pėr nė spitalin e Vlorės ku mjekėt kanė qenė nė pritje pėr t‘u dhėnė ndihmėn e parė tė plagosurve.

Aty kanė qėndruar studentėt nė gjendje mė tė lehtė ndėrkohe qė kanė mbėrritur nga qyteti Elbasanit edhe familjarėt e tyre. Vajzat nė gjendje mė tė rėndė shėndetėsore janė nisur me helikopter pėr nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė. Helikopterėt kanė mbėrritur nė fushėn e helikopterėve nė Tiranė ku autoambulancat i kanė dėrguar mė pas pėr nė Spitalin Ushtarak.

Fatkeqėsisht dy prej vajzave humbi jetėn atje me gjithė pėrpjekjet e mjekėve pėr ta shpėtuar. Policia doli me nje deklarate zyrtare per ngjarjen ku konfirmoi emrat e studenteve tė plagosura qė kurohen nė Tiranė dhe nė Vlorė.

Sipas njoftimit zyrtar te Policise se Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orės 16.15. Nė vendin e quajtur Qafa e Vishės, njė autobus me targė El 2274 B, me drejtues shtetasin Pėllumb Ēela, vjeē 55, me tė cilin po udhėtonin disa studentė tė universitetit “Aleksandėr Xhuvani” ka dalė nga rruga. Menjėherė, drejt vendngjarjes janė nisur forca tė shumta tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Vlorė, tė Repartit Delta Force dhe tė Njėsisė Rajonale tė Policisė Rrugore pėr tė dhėnė ndihmėn e nevojshme dhe pėr tė menaxhuar situatėn. Pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit u ngrit grupi i punės pėr menaxhimin e situatės.

Drejt vendngjarjes shkoi gjithashtu dhe Ministri i Brendshėm dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit. Ndėrkohė pėr tė transportuar tė dėmtuarit drejt spitalit u dėrguan helikopterė tė Policisė sė Shtetit, Ministrisė sė Shėndetėsisė, si dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes, ndersa u nisen dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė vendngjarje u derguan dhe ambulancat e Vlorės, Himarės, Sarandės, si dhe ambientet spitalore u vunė nė gatishmėri tė plotė.






Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio