Studentet.info
Lajme : Dekanėt milionerė
Kyqur 23-05-2012 2:08:17 (1207 Lexime)


Nuk janė vetėm politikanėt qė kanė krijuar pasuri marramendėse viteve tė fundit. Hiē mė keq nė kėtė drejtim nuk qėndrojnė edhe pedagogėt e Universitetit tė Prishtinės, ku njė pjesė kanė krijuar pasuri marramendėse duke tejkaluar njė milion euro, edhe pse deri para pak kohe paga e tyre mujore ka qenė tejet e vogėl.

Dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė, Naim Haliti, ka deklaruar se ka nė pronėsi dy banesa nė vlerė prej 235 mijė euro, truall 629 mijė euro, mal 25 mijė euro, dy vetura 25 mijė euro, si dhe 77 mijė euro para tė gatshme nė llogarinė e tij private.

Hiē mė keq nė kėtė drejtim nuk qėndron edhe rektori i Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, i cili ka deklaruar se ka nė pronėsi 110 mijė euro tokė. Ai ka deklaruar se ka nė pronėsi edhe njė sipėrfaqe tjetėr tė tokės pėr tė cilėn nuk ka dhėnė vlerėsim. Rektori Rugova ka deklaruar se nė llogarinė e tij private nė bankė ka hiē mė pak se 100 mijė euro.

I pasur ėshtė treguar edhe Ajvaz Berisha, dekan nė Fakultetin e Edukatės Fizike. Nė formularėt e Agjencisė Kundėr Korrupsionit ka deklaruar se ka nė pronėsi njė shtėpi me vlere prej 250 mijė euro, tokė bujqėsore 80 mijė euro, njė veture BMW X5 nė vlerė prej 30 mijė euro, para tė gatshme 600 euro.

Edhe Bajram Uka, dekan nė Fakultetin Juridik, ka deklaruar se ka nė pronėsi dy banesa nė vlerė prej 120 mijė euro, tre vetura nė vlere prej 31 mijė euro, si dhe tetė mijė euro para tė gatshme nė bankė. Po ashtu dekani Uka ka deklaruar se pėrpos pagesės vjetore prej rreth 26 mijė euro sa merr nė universitet, ai ka deklaruar se punon edhe nė katėr universitet private.

Edhe prorektori i Universitetit tė Prishtinės, Bajram Berisha, ėshtė treguar bukur i pasur nė raport mė tė hyrat qė merr nga paga e tij nė rektorat. Berisha nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit ka deklaruar se ka nė pronėsi tokė nė vlerė prej 340 mijė euro, lokal afarist 75 mijė euro, banesė 65 mijė euro, truall 35 mijė euro, si dhe njė veturė Mercedes nė vlerė prej 6500 euro.

Prorektori Berisha po ashtu ka deklaruar se nėpėr llogaritė e tij brenda dhe jashtė vendit ka tė depozituara mė shumė se 100 mijė euro.

Edhe prorektori tjetėr Enver Kutllovci nuk ėshtė shumė mbrapa kolegut tė tij Berisha.

Ai nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit ka deklaruar se ka nė pronėsi shtėpi 60 mijė euro, truall 15 mijė euro, ordinancė 10 mijė euro, si dhe 63 mijė euro para tė gatshme nė llogari bankare.

I pasur ėshtė treguar edhe prorektori tjetėr i Universitetit tė Prishtinės, Naser Mrasori. Ai ka deklaruar se ka nė pronėsi njė banesė nė vlerė prej 100 mijė euro, dy shtėpi prej 65 mijė eurosh, njė veturė BMW nė vlerė prej 17 mijė euro, si dhe mė shumė se 40 mijė euro para tė gatshme nė llogari bankare.

Po ashtu, pasuri dhe para tė gatshme kanė edhe rektorėt tjerė tė Universitetit tė Prishtinės, pavarėsisht se deri vonė paga e tyre ka qenė tejet e vogėl. ZERI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio