Studentet.info
Lajme : Studentėt nuk i njohin udhėheqėsit!
Kyqur 28-05-2012 15:22:29 (949 Lexime)


Tetovė, 28 maj - Studentėt e dy universiteteve tė Tetovės nuk janė tė njoftuar me mėnyrėn e organizimit tė tyre, tė drejtat e tyre dhe se kush i pėrfaqėson ata nė Parlamentet studentore. Kėshtu thonė rezultatet e publikuara nga njė hulumtim i bėrė nga shoqata “Platforma pėr pluralizėm studentor”, nė tė cilėn marrin pjesė rreth njėzet shoqata joqeveritare dhe studentore nga Maqedonia. Nė bazė tė kėtij hulumtimi, tė realizuar edhe nė Universitetin e Evropės Juglindore dhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, tregohet se studentėt aspak nuk kanė njohuri rreth mėnyrės sė zgjedhjeve nė Parlamentet studentore dhe kush janė drejtuesit e tyre.

Sipas anketės, nė USHT - 85 pėr qind e studentėve nuk janė anėtarė tė asnjė organizate studentore, ndėrsa 9 pėr qind janė anėtarė dhe 6 pėr qind nuk kanė pėrgjigje nė pyetjen e anketės. “Po nė kėtė universitet, nė pyetjen se cilat janė arsye pse nuk bėhen anėtarė tė kėsaj organizate studentore, 5 pėr qind thonė se nuk kanė kohė tė merren me ata, dy pėr qind thonė qėllimet e tyre nuk kanė tė bėjnė me interesin e tyre, 46 pėr qind e tė anketuarve thonė se shoqatat studentore janė nėn ndikime partiake, ndėrsa po aq thonė se shoqatat studentore nuk kanė kapacitet tė bėjnė ndryshime nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės”, tha Martin Aleksovski, duke prezantuar rezultatet e anketės. Nė bazė tė kėtij hulumtimi, Aleksovskit, 54 pėr qind e studentėve tė USHT-sė janė pėrgjigjur se nuk janė tė njoftuar pėr zgjedhjet e Parlamentin studentor, ndėrsa 39 pėr qind thonė se zgjedhja bėhet nė ēdo 1 vit. Nė pyetjen pėr pjesėmarrjen nė zgjedhjet e parlamenteve studentore, 57 pėr qind e studentėve tė USHT-sė thonė se asnjėherė gjatė studimeve nuk kanė votuar pėr zgjedhjen e kreut tė Parlamentit studentor, ndėrsa 83 pėr qind nuk e dinė se a kanė pėrfaqėsues tė fakultetit tė tyre nė Parlamentin studentor. Situatė e njėjtė ėshtė edhe nė UEJL, ku 74 pėr qind e studentėve nuk janė pjesė e ndonjė shoqate studentore, ndėrsa vetėm 24 pėr qind prej tyre janė tė kyēur nė aktivitetet e studentėve. Nė kėtė universitet, 35 pėr qind e studentėve mendojnė se nuk kanė pėrfaqėsues nė Parlamentin e studentėve, kundrejt dy pėrqindjes qė thonė se dikush i pėrfaqėson. Nė bazė tė anketės, asnjė student nuk e di se cili ėshtė pėrfaqėsuesi nė PSUEJL-sė nga fakulteti nė tė cilin studiojnė. Nė UEJL, vetėm 13 pėr qind e studentėve janė pjesė e punės sė Parlamentit studentor, ndėrsa 59 pėr qind prej tyre nuk janė pjesė aspak e atij Parlamenti. Nė kėtė universitet, 6 pėr qind e studentėve mendojnė se ēdo gjashtė muaj mbahen zgjedhjet pėr pėrfaqėsuesit e tyre, ndėrsa 51 pėr qind e tyre nuk e dijnė se kur mbahen zgjedhjet pėr pėrfaqėsuesit e studentėve. Kėto hulumtime shoqata “Platforma e pluralizmit studentor” i ka prezantuar nė Tetovė nė sallėn e Komunės sė Tetovės. (U.H)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio