Studentet.info
Opinione : Universiteti pulitik i papolitizuar
Kyqur 29-05-2012 5:36:51 (1146 Lexime)


Avni Zogiani

Zgjedhjet studentore nė Universitetin e Prishtinės tradicionalisht kanė qenė njė proces formal pėr tė konfirmuar studentėt pėrfaqėsues tė partive politike nė forumet e Universitetit. Prandaj, kėto zgjedhje nuk kanė pasur asnjė relevancė pėr opinionin publik, e madje, madje, as pėr vetė studentėt e UP-sė. Kjo shihet edhe nė faktin qė studentėt pėr profesorėt vazhdojnė tė jenė klientė mė shumė sesa partnerė.

Marrėdhėnia prej klienti e studentit tė UP-sė fillon qė nga pritja e tyre nė sportelet e fakulteteve. Ata durojnė referentėt jokompetentė e tė lodhur nga procedurat e tepruara administrative, tė cilat nė universitete normale janė tėrėsisht inekzistente. Sporteli ėshtė dritarja nėpėrmjet sė cilės UP i sheh studentėt, tė mėsuar me fyerjen e indiferentė ndaj faktit qė ata detyrohen nė ceremoni tė trashėguara nga komunizmi. Kėshtu, universiteti qė sheh studentėt nėpėrmjet sporteleve, vazhdon tė prodhojė klientė pa mendim pėr tė gjithė sektorėt shoqėrorė. Njė pjesė e mirė e tyre nuk e heqin kravatėn qė prej ditės sė diplomimit, me shpresėn qė tė kapin njė vend nė institucione.

Tė tillė studentė shndėrrojnė arketipin e liderit studentor tė UP-sė, Dullėn, nė personazhin mė tė preferuar. E Dulla, akoma pa u futur nė institucione vepron “institucionalisht”. Ka veturė, ka shofer, nxjerr foto nga takimi me Obamėn, tė cilėn fore natyrisht e blejnė redaktorėt e kalit fluturues tė RTK-sė. Pėr dekada me radhė, gati pa pėrjashtim, studentėt e UP-sė kanė pasur pėr udhėheqės njė Dullė. E Dulla e di mirė ēka duan studentėt e formėsuar nga sportelet e UP-sė, dhe lyen flokėt me livandė e ngjishet nė kostum tė shtrenjtė. Secili nga ta ėshtė njė rekrut potencial pėr shumicėn e partive politike nė Kosovė dhe herėt a vonė do pėrfundojnė nė njė nga xhipat e zinj.

Tė tillė studentė trajnohen nga profesorėt-ministra qė tė mos mendojnė, sepse pėr neve mendojnė “miqtė tanė”. Nėse eventualisht mendon, Rektorati i UP-sė, i prirė nga rektori joligjor pensionist, Mujė Rugova, kujdeset ta pėrjashtojė. Ta pėrjashtojė nga fakulteti, siē bėri me Rron Gjinovcin, dhe nga zgjedhjet, siē bėri me lėvizjen studentore Studim, Kritikė, Veprim - SKV. UP nuk duron politikėn, por ėshtė strofulla e partive, pėrfaqėsuesit e tė cilave alternohen me ndėrrimin e partisė nė pushtet.

Njė student i veshur me kravatė e kostume nė Kosovė ėshtė detyrimisht njė pėrfaqėsues i njė partie politike, por nė mėnyrė tinzare. SKV ėshtė haptazi njė organizatė e pėrbėrė nga aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje. Nė rast se flasim pėr politizim tė UP-sė, derisa Dulla tinėz pėrfaqėson pulitiken, SKV pėrfaqėson haptazi politikėn nė UP. Cili variant ėshtė mė i pranueshėm?

Universiteti duhet tė jetė politik, por nuk do duhej politizuar. SKV ka ndėrmarrė disa iniciativa pėr ta shndėrruar UP-nė nė njė universitet me demokraci direkte, gjė qė mund tė jetė shumė idealiste, por ėshtė thjesht njė ide politike ndaj sė cilės nuk ka nevojė pėr frikė. Komisioni zgjedhor i UP-sė ia ka ndaluar kėsaj lėvizje tė drejtėn pėr tė garuar nė zgjedhjet studentore dhe ktė s’mund ta shohė ndryshe veēse si njė frikė. Pa marrė parasysh rrethanat, pėrveē kur dikush ėshtė i dyshuar pėr ndonjė krim serioz, e drejta pėr tė zgjedhur dhe pėr tė qenė i zgjedhur ėshtė njė e drejtė kushtetuese, tė cilėn nuk guxon askush ta ndalojė.

Ėshtė njė keqkuptim i madh mbi kėrkesėn parimore qė politika tė jetė jashtė universitetit. Universiteti duhet tė pėrmbajė ide politike dhe kjo ėshtė e mundur pa u politizuar si institucion. Nga e kaluara e UP-sė kuptohet se kur nė akademi nuk ka politikė, ka pulitikė. E pulitika kryesisht pėrfaqėsohet nga pulagjinj qė kėrkojnė njė xhip tė madh e tė zi. Koncepti Dulla ėshtė koncepti pulitik i universitetit tė “papolitizuar”.

S’ka si tė jetė ndryshe kur tėrė spektri universitar nė Kosovė, paturpėsisht, ėshtė okupuar nga ministra e zėvendėsministra, njė praktikė kjo e paprecedent. Nuk kam parė ndonjė vend ku posti i kryeministrit vjen nė pako me postin e mėsimdhėnėsit nė universitet dhe anasjelltas. Ky ėshtė njė politizim i hapur i spektrit universitar. Ky universitet me politikanėt profesorė pretendon se me marrjen e sė drejtės pėr pjesėmarrje nė zgjedhje SKV-sė, po e parandalon politizimin e UP-sė.

Pėrgjithėsisht spektri institucional nė Kosovė ėshtė vendosur nė binarė tė arbitraritetit. Asnjė sektor nuk mund tė funksionojė jashtė pulitikės, kur nėn kthetrat e ekzekutivit tė udhėhequr nga pulitikanė ėshtė nėnshtruar edhe Parlamenti i Kosovės. Nė kėtė ambient ėshtė krejtėsisht normale qė tė ketė njė lėvizje studentore qė mendon revolucion, sepse gjendja e demokracisė nė Kosovė ėshtė e ngjashme me gjendjen e pararevolicionit arab. Batakēinj qė pėrkrahen nga tė huajt pėr ta pėrdorur shtetin kundėr shoqėrisė. Kjo ėshtė njė gjendje e pėshtirė qė arsyeton secilin veprim qė e ekspozon despotizmin.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio