Studentet.info
Lajme : Nė Amerikė pėr punė si student
Kyqur 13-06-2012 4:35:47 (1307 Lexime)


Shkup – Mijėra nxėnės dhe studentė nga Maqedonia pėr ēdo vit shfrytėzojnė programet e ndryshme pėr qėndrim disamujor nė vendet e Bashkimit Evropian dhe Amerikė, me qėllim tė pėrfitimit jo vetėm material, por edhe tė pėrsosjes sė gjuhės angleze, zhvillimit tė tyre profesional dhe arsimor, si dhe tė fitimit tė pėrvojave jetėsore. Organizimi i kėtyre udhėtimeve bėhet pėrmes disa agjencioneve, tė cilat me ofertat e tyre viteve tė fundit gjithnjė e mė tepėr janė nė mesin e studentėve.

Edhe nė dy universitetet nė Tetovė, UEJL dhe USHT-tė nga viti nė vit ritet interesimi pėr shfrytėzimin e mundėsisė qė studentėt tė njihen si me mėnyrėn amerikane tė jetesės gjatė qėndrimit tė tyre nė SHBA, ashtu edhe tė punojnė nė vendet qė vetė zgjedhin nė bazė tė preferencave tė tyre. Punėt qė mė sė shpeshti ofrohen janė sezonale dhe janė tė lidhura me fushėn e turizmit si: banakier, kamerier, shitės dhe tė ngjashme, ku kontratat e punės nė tė shumtėn e rasteve janė prej 9 javė e deri nė 4 muaj, me njė pagese qė nė mesatare ėshtė prej 8-12 dollarė nė orė. Numri i saktė i nxėnėseve tė shkollave tė mesme dhe studentėve qė pėr ēdo vit shkojnė jashtė vendit nuk dihet, por vlerėsohet se me mijėra tė rinj e kanė shfrytėzuar shansin qė pėrmes programit “Udhėto dhe puno”, tė udhėtojnė jashtė vendit. Pėrveē organizatave tė ndryshme studentore si IAESTE, AISEC dhe tė ngjashme si dhe pėrmes programeve universitare, tė rinjtė vendosin tė udhėtojnė edhe pėrmes agjencioneve turistike, por edhe kokė mė vetė tė kėrkojnė fatin nė perėndim. Sipas vlerėsimeve, vitin e kaluar rreth 1500 studentė kanė kaluar pushimet e tyre verore duke punuar nė Shteteve Bashkuara tė Amerikės, pėrmes agjencioneve tė ndryshme si Kouzon, Viking, Zip Travel dhe tė tjera. Nė agjencionin Zip Travel thonė se ka interesim tė madh nga ana e studentėve nga e tėrė Maqedonia, posaēėrisht nga dy universitetet nė Tetovė. Nė zyrėn e agjencoinit turistik Viking nė Tetovė thonė se gjatė sezonit tė verės pėrmes tyre kanė shkuar pėr punė pėrtej oqeanit rreth 50 studentė. Zėdhėnėsi i Universitetit tė Evropės Juglindore, Demush Bajrami, thotė se pėr ēdo vit shėnohet njė rritje e interesimit tė studentėve pėr tė shkuar dhe gjetur punė nė sezonin e verės nė SHBA. “Nė UEJL vite me radhė studentėt pas pėrfundimit tė semestrit veror shkojnė pėr punė pėr tė pėrmbushur kėrkesat qė i kanė si studentė.

Duke vajtur pėr tė gjetur punė nė SHBA, ata krahas pėrfitimit material e shfrytėzojnė kėtė qėndrim edhe pėr pėrsosjen e gjuhės angleze”, thekson Bajrami. Sipas tij, kjo mundėson njė lėvizshmėri mė tė madhe tė studentėve, qė njėkohėsisht ofron edhe hapėsirė pėr krijimin e kontakteve tė ndryshme nė drejtim edhe tė vazhdimit tė studimeve tė tyre jashtė vendit. “Interesimi pėr kėtė lloj pune ėshtė sa vjen e mė i madh jo vetėm nė Maqedoni, por edhe nė vendet e Ballkanit, sidomos duke patur parasysh kushtet aktuale tė krizės ekonomike qė ngėrthen tėrė rajonin”, vlerėson Bajrami. Sugjerohet qė studentėt para shkuarjes dhe shfrytėzimit tė programeve tė ndryshme studentore, tė njoftohen mirė me tė gjithė sfidat qė i presin nė vendet e jashtme. Agjencionet turistike gjatė gjithė vitit prezantohen para universiteteve me oferta tė ndryshme pėr tė udhėtuar jashtė vendit.

Fisnik PASHOLLI/KOHA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio