Studentet.info
Opinione : Rector Magnificus
Kyqur 23-07-2012 7:14:23 (1055 Lexime)


Agim VINCA

A do tė ketė, mė nė fund, Universiteti i Prishtinės njė rektor normal?

Universiteti i Prishtinės pas luftės nuk ka pasur fat me rektorėt. Nė krye tė institucionit deri vonė tė vetėm publik tė arsimit tė lartė nė Kosovė, Universitetit tė Prishtinės, kanė qenė njerėz pa kapital shkencor, pa kredibilitet moral dhe pa pėrgjegjėsinė e duhur profesionale. Pėr mė keq, postin e njeriut tė parė tė kėtij institucioni e kanė ushtruar, siē dihet, edhe individė tė cilėt gjatė mandatit tė tyre kanė bėrė veprime, qė s"pėrkojnė me normat elementare tė sjelljes njerėzore!


Nuk dua t'i pėrmend me emėr njerėzit qė kanė qenė nė krye tė Universitetit tė Prishtinės nga viti 1999 e kėndej, kush njė e kush dy mandate, jo vetėm sepse "Nomina sunt odiosa", siē thoshin latinėt e lashtė, por pėr shkakun e thjeshtė se ata dihen nga tė gjithė, ashtu siē dihet fare mirė, pothuajse nga tė gjithė, edhe mėnyra se si erdhėn nė krye tė kėtij institucioni: me verdikt politik.

Zgjedhja e njeriut tė parė tė universiteteve publike kudo nė botė ėshtė pak a shumė edhe ēėshtje politike, por tek ne, nė Kosovė, mė saktėsisht nė Prishtinė, zgjedhja e rektorit ėshtė bėrė ēėshtje gati thjesht politike. Nė disa raste, madje, ajo ėshtė politizuar tej mase, duke rėnė nė nivele banale.

Mjafton tė kujtojmė zgjedhjen e rektorit tė fundit para tre vjetėsh, qė mund tė quhet lirisht njė akt i turpshėm.

Dy njerėz tė fuqishėm tė skenės politike kosovare, njėri ish-ministėr i Arsimit, kurse tjetri ish-kryeministėr, nuk arritėn tė merreshin vesh pėr kandidatin e pėrbashkėt, pėr tė mos thėnė se u grindėn midis tyre. Njėri mbėshteste njė kandidat a kandidate, kurse tjetri njė tjetėr, varėsisht nga raportet qė kishin me ta dhe nga ndikimi qė donin tė ushtronin nėpėrmjet tyre nė kėtė institucion tė rėndėsishėm. Kur pa se vartėsit e tij, pėrgjegjės direkt a indirektė pėr kėtė sektor, nuk po gjenin gjuhė tė pėrbashkėt, shefi i tyre, Kryeministri, u pėrcaktua pėr njė kandidat tė tretė, njė profesor nė prag tė pensionit, i afėrt me partinė nė pushtet, i cili, nė kohėn kur kėtu, nė Prishtinė, bėhej beteja e madhe pėr mbijetesė, veēmas nė Universitet, nė vitet nėntėdhjetė, pat ikur nė Perėndim dhe atje qe pėrfshirė nė Qeverinė nė ekzil tė Bujar Bukoshit, si kėshilltar i tij. Dhe kėshtu, kandidati para pensionit, qė kishte konkurruar pėr postin e rektorit me njė program prej njė faqeje e gjysmė, u bė, me "sms", rektor i Universitetit! Tė gjithė anėtarėt e Kėshillit Drejtues, me ndonjė pėrjashtim, votuan pėr tė. Jo sepse ishin tė bindur se ai meritonte, por ngaqė kėshtu u qe diktuar nga lart.

Nuk dua tė bėj kėtu biografinė e rektorėve tė pasluftės tė UP-sė. Ky s"ėshtė qėllimi i kėtij shkrimi. Autori i tij ka pėr qėllim ta ngrejė publikisht ēėshtjen e zgjedhjes sė rektorit tė ri tė Universitetit tė Prishtinės, tani qė gara ka filluar dhe duke e ngritur publikisht atė t'u bėjė thirrje organeve vendimmarrėse qė t'i qasen mė seriozisht kėtij problemi. Tė respektojnė sė paku njė minimum kriteri e procedure dhe tė bėjnė, mundėsisht, zgjedhjen mė tė mirė nga kandidatėt qė janė paraqitur nė konkurs.

Por, meqė i hymė kėsaj pune, nuk mund tė mos pėrmendim disa nga pikanteritė e njerėzve qė qėndruan nė krye tė UP-sė nė dhjetė-dymbėdhjetė vitet e kaluara.

I pari, njė kuadėr i vjetėr, dikur anėtar i LDK-sė, pastaj i afėrt me PDK-nė dhe me "komandantėt" e luftės, me e pa thonjėza, do tė mbahet mend pėr vendimin e marrė shpejt e shpejt, pra kuturu, pa kurrfarė konsultimesh e analizash paraprake, qė Kosova tė fillonte me aplikimin e Konventės sė Bolonjės nė sistemin e lartė arsimor mė pėrpara se vendet e tjera tė Ballkanit dhe, madje, edhe se shumė vende tė Evropės, pėrfshirė edhe disa nga vendet anėtare tė Bashkimit Evropian. Argumenti kryesor pse duhej tė veprohej kėshtu ishte insistimi i njeriut tė quajtur Michael Daxner, fillimisht administrator ndėrkombėtar i UP-sė, pastaj bashkėdrejtues i Departamentit tė Arsimit dhe tė Shkencės, i cili, sado i harruar tashmė nga tė gjithė, ka ngelur nė kujtesė si njeri qė me veprimet e tij i shkaktoi shumė dėme sistemit arsimor nė Kosovė.

Inferior nė ēdo pikėpamje dhe sidomos nė planin profesional, rektori i atėhershėm i UP-sė miratonte pa kurrfarė rezistence ēdo ide e propozim tė funksionarit arsimor tė UNMIK-ut, gjė qė e bėnte, madje, me mburrje, aq sa edhe sot rrėfehet si anekdotė hapja e njė mbledhjeje nga ana e tij me fjalėt: "Sapo u ndava nga z. Daksner. Pimė edhe nga njė uiski bashkė".

Njeriu qė erdhi pas tė parit nė postin e rektorit, shumė mė i ri nė moshė dhe i shkolluar jashtė, sado nė Turqi, instaloi njė sjellje akoma mė brutale dhe mė autarkike se i pari. I mbėshtetur fuqimisht nga njė parti politike e krahut tė luftės, por, ēuditėrisht, edhe nga rivalja e saj, ky person e shndėrroi Universitetin nė njė feud tė vetin, ku ai bėnte si donte vetė, duke vrarė e kthjellė, si tė ishte njė Zeus i ri i tipit Hugo Chavez. Nė kohėn e tij iu hapėn dyert njerėzve tė politikės pėr tė bėrė masterė e doktorata fėt e fėt, se ēel e mėshel sytė, sado qė, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se ky e ngriti ēėshtjen e plagjiatėve nė Universitet, por duke lansuar teorinė e tij "origjinale" tė plagjiatėve me pėrqindje! (Kėshtu, pėr shembull, sipas tij, punimi i kopjuar, ta zėmė, mbi 50 a 70 pėr qind, nuk mė kujtohet saktėsisht sa, quhet plagjiat, por mė pak se kaq jo!). Veprimi mė pikant i kėtij njeriu, nga ato tė bėra publike, ėshtė pa dyshim dėrgimi i mesazheve kėrcėnuese njė kolegu tė tij mėsimdhėnės, tė shkruara me gjuhėn e rrugės, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, gjuhė e padenjė jo vetėm pėr njeriun e parė tė Universitetit, por edhe pėr mėsuesin mė tė thjeshtė tė katundit.

Dhe, pėr ēudi, nė vend qė tė ndėshkohej pėr sjelljen e tij, ai u zgjodh nė njė post edhe mė tė lartė, nė postin e kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, tek gjendet edhe sot.

Pas autorit tė mesazheve (sms-ve) skandaloze, tė denja pėr stilin e markiz De Sade-it, nė krye tė Universitetit tė Prishtinės, do tė vijė, krejt rastėsisht, siē pamė mė lart, njė rektor populist, sjellja dhe diskursi i tė cilit, ndryshe nga ai i pararendėsit tė tij "modern", ka ngjyrim tė fortė rural, folklorik.

Ky rektor, profesor me pėrvojė dhe i orientuar kryesisht drejt nė tė kaluarėn nė pikėpamje kombėtare, nė kohėn e pėrplasjeve tė mėdha me regjimin serb dhe tė instalimit tė masave tė dhunshme nė Universitet, bėri, ndoshta mu pėr kėtė, edhe mė shumė gafa se paraardhėsit e tij.

Njė nga veprimet e para qė ndėrmori rektori i porsazgjedhur me tė marrė detyrėn e tij tė re e me pėrgjegjėsi, qe vizita "historike" nė Universitetin e Tetovės (USHT), me pretekstin e vėnies sė bashkėpunimit midis dy universiteteve dhe nė emėr tė kinse ndihmės qė i duhej ofruar USHT-sė nga "vėllai i madh". Nga kjo vizitė, nė tė cilėn rektori ynė kombėtarist shoqėrohej nga njėri nga sejmenėt e tij mė besnikė, "prorektori pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme", pas njė dreke pitoreske te burimi i lumit Vardar, nė prani edhe tė kryetarit tė partisė shqiptare nė pushtet, BDI, rezultoi angazhimi i rektorit dhe i bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė nė USHT. Kinse pėr tė mbajtur mėsim. Kurse si kundėrshpėrblim rektori ynė kavalier do t'i japė rrogė mujore prej njė mijė eurosh pėr ēdo muaj prorektorit pėr ēėshtje mėsimore tė Universitetit tė Tetovės (kushėri i Ali Ahmetit, alias Abazit), i cili si prorektor qė ishte gjatė tėrė javės qėndronte nė Tetovė, kurse vetėm uikendeve vinte nė Prishtinė, pėr t'u ēmallur me familjen dhe posaēėrisht me miqtė e tij tė sahanit nė lokalet ekskluzive tė kryeqytetit tonė bujar. Edhe pse nė Tetovė rroga e tij, siē pat shkruar shtypi shqip nė Maqedoni, arrinte nė mbi njė mijė e pesė-gjashtėqind euro, ai vazhdonte tė merrte rrogėn e plotė tė profesorit nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės (rrogė, jo honorar!), ashtu siē vazhdon ta marrė edhe tani qė ėshtė shkarkuar nga posti i mėparshėm dhe ėshtė kthyer nė strehėn e vjetėr.

Kam shkruar pėr kėtė rast kėtu e dy-tre vjet mė parė (nė nėntor tė vitit 2009), por mė kot. Askush s"ndėrmori asgjė. Dhe, e gjitha bėhej me lejen dhe dijen e rektorit tonė "patriot", nė emėr tė ndihmės "vėllait tė vogėl" USHT! Gojėkėqijtė thonė se kjo gjė nuk ndodhte vetėm pėr shkak tė patriotizmit (nėn strehėn e tė cilit, siē thotė shkrimtari i shquar anglez, Samuel Johnson, jo rrallė strehohen horrat!), por edhe pėr shkak se rektori ynė, si kompensim, merrte rrogė nė Tetovė. (Ndryshe nga e dhėna e mėparshme pėr rrogėn e tashmė ish-prorektorit tė USHT-sė nė Prishtinė, qė ėshtė qind pėr qind e saktė, punėn e "rrogės fiktive" tė rektorit tonė nė Universitetin e Tetovės nuk kam pasur mundėsi ta verifikoj).

Le tė hulumtojnė ata qė e kanė pėr detyrė tė merren me keqpėrdorimet e tilla nė institucionet tona, ku ka shumė punė pėr organet e kontrollit shoqėror, si quheshin dikur, apo tė auditimit gjeneral, si quhen sot.

Gjatė mandatit tė rektorit populist nė UP vazhdoi, sikurse edhe mė parė, praktika e dhėnies sė titullit "Doktor Nderi" ose "Doctor Honoris Causa", si u pėlqen tė thonė dinjitarėve tanė tė veshur me togėn mesjetare, sado qė latinishtes s"ia thonė fare, aq sa mund tė thuhet se shpallja e doktorėve tė nderit, me e pa kriter, nė Universitetin tonė, ėshtė shndėrruar nė mani dhe ka arritur njė rekord tė paparė.

Mė shumė se pėr sigurimin e kushteve pėr punė punonjėsve tė vet, studiues, profesorė e shkencėtarė ose pėr sjelljen e studiuesve tė njohur nga qendrat e tjera pėr ndonjė ligjėratė a debat para studentėve dhe pedagogėve, zotėrinjtė e Rektoratit kujdesen pėr organizimin e ceremonive tė ndryshme, fjalė kjo tė cilėn ata nė broshurėn e pėrgatitur me rastin e shpalljes sė ish-presidentit amerikan Bill Clinton "Doktor Nderi" i UP-sė, e shkruajnė "ceromoni"!

Kurse nga ana tjetėr sillen si tė ishin tė gjithėdijshėm dhe tejet komodė nė postet qė mbajnė, duke injoruar punėn dhe veprėn e atyre qė kanė preferuar t'i mbeten besnikė profesionit tė vet!

Ti mund tė punosh dyzet vjet nė kėtė universitet, madje edhe mė shumė dhe t'i bėsh nder atij me punėn tėnde, por kur kremtohet 40-vjetori i themelimit tė Universitetit nuk tė fton kush nėse nuk je dekan, prodekan, sekretar a sė paku njė referent i afėrt me parinė. Dija dhe talenti nuk ēmohen nė kėtė institucion. As emri. Mund tė jesh studiues i njohur i letėrsisė shqipe dhe i lėvizjes politike tė shqiptarėve, ta zėmė, tė kesh bėrė shkrime e libra mbi kėtė temė, por kur Adem Demaēi shpallet "Doktor Nderi" i UP-sė, nė sallėn ku mbahet ceremonia do tė jetė e pranishme mungesa jote; nuk i bie nė mend kujt tė tė bėjė njė ftesė a telefonatė edhe sikur tė jesh jo Rexhep Qosje e Idriz Ajet, por edhe Jean-Paul Sartre a Heideger! Nė UP s"tė bėn kush hesap nėse s"ke post dhe klan! Pėr vlera nuk pyet kush! Protokolli i "ceremonive" mortore, pardon solemne, qė organizon Rektorati ynė dhe pėrmbajtja e monografive "shkencore", qė hartojnė tė pėrzgjedhurit e tij gjysmanalfabetė, nuk mbėshtetet nė kriterin e vlerės, por nė atė tė pėrkatėsisė klanit, partisė, fisit.

Skandali mė i ri i kėtij "menaxhmenti" ėshtė blerja e ēmimit pėr cilėsi nga njė kompani e dyshimtė spanjolle nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nuk u desh shumė kohė pėr tė dalė nė shesh e vėrteta lidhur me kėtė ēmim problematik, qė e komprometoi keq "misionin" e rektorit tonė nė udhėtimin e tij tė shtrenjtė, vetė i dytė, nė Amerikė.

Reagimet qenė tė shumta, kėshtu qė Kėshilli Drejtues u detyrua tė formonte komision pėr hetimin e kėtij rasti.

Rektori dhe hija e tij, prorektori pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme, tė cilėt njė pjesė tė madhe tė kohės e kalojnė nė aeroplan, vazhdojnė tė ngulin kėmbė nė tė vetėn: se ata e paskan marrė vėrtet atė ēmim dhe se akti i dorėzimit tė tij i paskėsh hidhėruar Serbinė a Rusinė, a tė dyja sė bashku, delegacionet e tė cilave, sipas fjalėve tė rektorit, e paskėshin "lėshuar" sallėn!

Edhe sikur tė jetė i vėrtetė e jo i rremė ēmimi, qesharak ėshtė motivi pėr tė cilin na qenkėsh dhėnė ai: pėr cilėsi! Nė gjendjen nė tė cilėn janė sot studimet nė Universitetin e Prishtinės, nė tė gjitha nivelet, pėr kėrkimet shkencore as mos tė flasim, ky cilėsim tingėllon si njė ironi e pastėr.

Si njė lloj ironie, nė mos edhe talljeje, ngjajnė edhe njerėzit qė kanė qenė nė krye tė UP-sė nė periudhėn pėr tė cilėn e kemi fjalėn: rektorėt tanė! Nga i pari e gjer tek i fundit!

Universitetet ekzistojnė nė radhė tė parė pėr hir tė atyre qė studiojnė nė to, pra pėr hir tė studentėve, tė cilėve u duhen siguruar tė gjitha kushtet dhe u duhen garantuar tė gjitha tė drejtat e tyre tė pacenueshme, duke i respektuar si plotėsisht tė barabartė, por duke ua bėrė me dije njėkohėsisht, pa asnjė ekuivok, se edhe ata kanė detyrimet e tyre, si kudo nė botė.

Rektorėt tanė dhe vartėsit e tyre servilė e injorantė ndjekin njė rrugė tjetėr. Ata nuk i respektojnė studentėt dhe nuk bėjnė pėrpjekje pėr sigurimin e kushteve tė tyre tė jetės dhe tė punės, por u vardisen atyre. Si shprehet kjo vardisje studentėve nga ana e tyre? Afat provimesh ēdo muaj (pėr tė ashtuquajturit absolventė, qė ndodh tė kenė absolvuar edhe para njėzet vjetėsh), kurse pesė-gjashtė afate nė vit pėr tė gjithė tė tjerėt dhe paraqitje e provimeve, e tė gjitha provimeve, nė secilin afat, pa paguar asnjė cent! Se sa ėshtė produktive kjo metodė e dinė mė sė miri ata qė i zė taksirati tė mbajnė provime pothuajse ēdo tė dytėn javė, pa dėshirė e nėn presion psikik dhe duke e ndėrprerė procesin mėsimor, krejt ndryshe nga ē"ndodh nė universitetet prestigjioze tė botės dhe krejt ndryshe nga ē"parashihet me Konventėn e Bolonjės.

Mė duhet tė them me keqardhje se kjo vardisje studentėve ose lėshim pe ndaj kėrkesave tė tyre, edhe atėherė kur ato nuk janė tė arsyeshme, qė nė fakt nuk shkon aspak nė favor tė tyre (tė studentėve tė mirė jo se jo), ka ardhur duke u rritur nga viti nė vit, pėr tė arritur kulmin nė kohė tė fundit, nė mandatin e rektorit tė skuqur me bojė po nga studentėt, bėmat e tė cilit s"kanė tė ndalur.

Kėshtu, bėma e fundit qė bėri ky rektor ėshtė caktimi i titullit "Professor Emeritus" pėr veten e tij, pa kurrfarė procedure, nė saje tė njė rregulloreje tė cilėn e paskėsh hartuar pararendėsi i tij. Organi qė e shpalli rektorin "Professor Emeritus" quhet Senat (emėr i madh), por askush nga senatorėt nuk e ēeli gojėn tė shtronte pyetjen se pėrse gjatė kėtyre tre vjetėve, sa ishte rektor personi nė fjalė, askujt nga profesorėt e pensionuar nė UP nuk iu akordua ky titull, pos lartmadhėrisė sė tij, Gjeto Basho Mujit?!

E them me pėrgjegjėsi tė plotė morale dhe profesionale: Universiteti i Prishtinės sot prodhon, en général, analfabetė me diplomė dhe njerėz pa integritet moral. Le tė mė falin studentėt e mirė e tė ndėrgjegjshėm, tė cilėt, pėr fat, nuk mungojnė nė UP, nė tė gjitha fakultetet e tij, por ata janė pak, shumė pak, nė krahasim me masėn e gjerė e amorfe, e cila qėllim tė vetėm ka marrjen e njė diplome tė shkretė pa dije, qė edhe ashtu, nė tė shumtėn e herėve, nuk i vyen gjė, nuk i hyn nė punė. Sepse puna nė Kosovė nuk fitohet me dije e diplomė, por nė forma tė tjera, kryesisht tė pandershme dhe informale.

E thamė mė lart, por po e ritheksojmė, se nė Universitetin e Prishtinės ēmohen shumė postet, por jo puna dhe dija. Bėhet luftė e madhe pėr t'u bėrė rektor, dekan, senator etj. Ka edhe shembuj tė grumbullimit tė funksioneve nga persona tė njėjtė, tė cilėt janė bėrė tė neveritshėm me pangopėsinė e tyre. Ndodh, madje, qė tipat e tillė tė pafytyrė, qė nuk shquhen aspak me vlerat e tyre profesionale e njerėzore, tė gėzojnė rejting tė lartė te njė pjesė e studentėve, nė mos edhe e mėsimdhėnėsve. Pėrse? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: janė ata qė vendosin pėr gjithēka: pėr regjistrimin nė fakultet, pėr provimet, diplomat, specializimet, pėr angazhimet e mėsimdhėnėsve, pėr udhėtimet nė botėn e jashtme, pėr propozimet nė Akademi, pėr botimet, qė edhe ashtu janė tė pakta, pėr tė mos thėnė se mungojnė krejtėsisht etj., me njė fjalė pėr fatin dhe karrierėn e njerėzve, prej tė cilave varet shumė herė edhe ekzistenca e tyre. Mediokriteti dhe servilizmi po bėhen normė e sjelljes nė UP, kurse aftėsia pėr t'iu vardisur politikės, rėndom partisė qė ėshtė nė pushtet, herė njėrės e herė tjetrės dhe pėr tė manipuluar me njerėzit dhe votat, konsiderohet zotėsi.

Bindjet politike janė e drejtė e gjithkujt, pėrfshirė edhe profesorėt e universitetit, por ato duhet tė qėndrojnė jashtė auditorėve dhe mjediseve tė tjera universitare. Depolitizimi i Universitetit duhet tė jetė realitet e jo parullė.

Sipas traditės sė lashtė mesjetare, tė kohės kur janė themeluar universitetet e para nė Evropė, kur latinishtja ishte ende "lingua franca", njeriu i parė i "Gjithėmėsimes", si e pėrkthen Sami Frashėri fjalėn "Universitet" nė shqip, quhej "Rector Magnificus". Nė Fjalorin latinisht-shqip tė Henrik Lacajt e Filip Fishtės kjo fjalė, fjala "magnificus", shpjegohet si "i madhėnueshėm, i shkėlqyeshėm, i lavdishėm".

Askujt nė Kosovė sot nuk i shkon ndėrmend tė kėrkojė njė rektor tė tillė (fundja, koha nė tė cilėn jetojmė ėshtė kohė e menaxherėve e jo e dijetarėve), por besoj se ėshtė e drejtė dhe normale tė kėrkosh sė paku njė rektor normal.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio