Studentet.info
Opinione : BETEJAT E PADUKSHME ME PUSHTETIN
Kyqur 30-07-2012 6:08:25 (1244 Lexime)


Flakran Pustina

Qeveria aktuale nė Maqedoni e pėrberė nga partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE dhe partia shqiptare BDI, ka kohė qė po manifeston njė arrogancė tė padurueshme ndaj ēdo gjėje qė nuk pėrkon me ideologjinė e tyre totalitare.

Gjithēka nga kjo qeveri perceptohet nėpėrmjet kallėpit ideologjik dhe propagandistik, duke pėrjashtuar madje nė mėnyrė provokative ēdo gjė qė shėnon normalitet dhe qasje ndryshe, respektivisht qytetare ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve si nė nivelin lokal, poashtu edhe nė atė qendror.



Pushteti qendror dhe lokal, detyrimisht nė shumė raste ėshtė dashur qė tė bashkėpunojnė, sidomos nė organizimin e ngjarjeve gjatė vizitave tė personaliteteve tė rėndėsishme., tė cilėt kanė shprehur vullnetin dhe dėshirėn pėr ta vizituar qytetin e Tetovės. Jo vetėm kaq, ka pasur edhe ngjarje tjera, nė tė cilat janė takuar pushteti qendror dhe lokal. Nė tė gjitha kėto raste, detyrimisht nė bazė tė principeve tė funksionimit tė protokollit, tė cilat janė tė definuara edhe sipas ligjit, komuna e Tetovės i ėshtė dashur tė kėmbėngul nė respektimin korrekt tė detajeve protokollare.

Nė sfondin e gjerė tė kėtyre harmozimeve tė protokollit, gjithnjė ėshtė manifestuar njė arrogancė e pashoq nga ana e pushtetarėve maqedonas, tė cilėt tė “trimėruar” nga nacionalizmi institucional qė po promovohet nga kjo qeveri dhe qė mbėshtet nga ideja e njė pushteti tė pakufishėm, janė pėrpjekur qė tė bėjnė tė padukshme ēdo gjė ėshtė shqiptare dhe qė pėrfaqėson vlerė nė nivelin lokal.

Janė qindra beteja tė panumėrta brenda kėtij mandati, nėpėrmjet tė cilave protokolli i komunės i ėshtė kundėrvėnė kėsaj logjike tė ngurtė dhe tė deplasuar qė mbetet e papranueshme pėr pjesėn dėrmuese tė qytetarėve tė Tetovės pėr tė cilėt edhe punojmė. Janė kėto beteja tė padukshme tė cilat ne e i kemi bėrė me pushtetin arrogant aktual dhe tė cilat vėshtirė se mund tė pėrshkruhen me fjalė. Pėrballė profesionalizmit tonė tė kultivuar me praktikat mė moderne tė funksionimit tė protokollit gjithnjė kanė qėndruar format bizare dhe gati policore tė protokollit shtetėror.

Kohė mė parė, gjatė pėrurimit tė njė salle sportive nė Tetovė, qė ėshtė ndėrtuar edhe me bashkėpjesėmarrjen e komunės sė Tetovės, pėrkundėr vullnetit kooperues tė komunės nė protokoll, nė momentet e fundit, gjithė korrektėsia nga ana jonė u zėvendėsuar me njė pėrjashtim arrogant nga ana e qeverisė. Edhe pse protokolli pėr kėtė ngjarje ishte projektuar disa ditė mė parė, nė momentet e fundit gjithēka u shndėrrua nė njė paradė tipike pėr kėtė pushtet.

Vetė kryeministri Gruevski me eskortėn e tij, tė cilit pėrulėsisht i ishte bashkėngjitur edhe zėvendėsministri pėr arsim nga radhėt e BDI-sė, Safet Neziri, kėtė ngjarje, e cila duhej realisht tė ishte njė festė pėr nxėnėsit e shkollės sė mesme tekstile nė Tetovė, qė tė gjithė shqiptarė, e shndėrruan nė njė miting tė gėrditshėm partiak.

Si me telekomandė, gjithė oborri i shkollės u mbush me partizan partiak tė VMRO-DPMNE-sė, tė cilėt me ovacione paraelektorale priten kryetarin e tyre Gruevskin. Para kėtij transi partiak, protokolli i qeverisė me arrogancėn mė tė madhe dhe gati nė shtetrrethim hoqėn flamurin kombėtar dhe atė tė komunės qė pėrfaqėson gjithė qytetarėt e Tetovės.

Nė shenjė revolte, protokolli i komunės braktisi kėtė ngjarje, duke e vlerėsuar atė si njė manifestim tė egėr dhe provokativ tė kėsaj qeverie. Fatkeqėsisht, nė vend qė kjo ngjarje tė ishte festė pėr nxėnėsit dhe pėr gjithė qytetarėt taksapagues tė qytetit, ajo u shndėrrua nė njė miting tė projektuar partiak nė korridoret e qeverisė.

Kjo ėshtė vetėm njė ngjarje mė e freskėt e betejave tė padukshme me pushtetin arrogant aktual, i cili nė ēdo rast ėshtė pėrpjekur tė minojė angazhimin e protokollit dhe gjithė kapaciteteve tjera tė komunės, qė nga ana jonė mbeten tė projektuara pėr gjithė qytetarėt e Tetovės. Por, pavarėsisht nga kjo, ne nė asnjė rast nuk jemi zbrapsur, por me njė kėmbėngulje dinjitoze, i jemi kundėrvėnė kėsaj logjike partizane tė demonstruar nga pushteti aktual.

Betejat tona kanė qenė kryekėput profesionale dhe qytetare nė funksion tė vlerave mė tė mira tė dinjitetit qytetar. Gjithė ky sfond protokollar i mbushur me ndėrkėmbėza dhe i pėrgjuar nga logjika policore nuk ka mundur realisht ta mposht, por pėrkundrazi i ka dhėnė forcė pėrcaktimit pėr barazi qytetare nė tė gjitha aspektet e pushtetit. Profesionalizmi nė protokoll dhe nė tė gjitha aspektet tjera tė funksionimit modern tė komunės ka tejkaluar kėto forma guerile ideologjike tė imponuara me muskulaturė pushteti.

(Autori ėshtė zėdhėnės dhe pėrgjegjės pėr protokoll nė komunėn e Tetovės)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio