Studentet.info
Opinione : A ka ndonjė njeri normal aty?!
Kyqur 31-07-2012 2:03:08 (1065 Lexime)


Besim Jashari

Teksa nė kėto ditė tė nxehta Ramazani nuk lėvizet shumė nėpėr qytet, gjeta kohė e nerva tė lexoj akuzat dhe kundėr-akuzat qė partitė politike shqiptare ia drejtojnė njėra-tjetrės. Mė habiti niveli i ulėt, vrulli dhe mllefi i madh qė ėshtė i pranishėm brenda BDI-sė e qė u demonstruan nėpėrmjet konferencave pėr shtyp!

Pyeta veten, ēka i mllefos kaq shumė kėta njerėz, krejt tė mirat i kanė nė pushtet, vetėm qė punėn qė duhet ta bėjnė nuk bėjnė, e tash gjetėn kohė qė tė merren edhe me opozitėn apo PDSH-nė!

Ēfarė faji ka opozita pėr dėshtimet e Juaja? PDSH-ja ka bėrė ēka ka bėrė, sot aktuale ėshtė ajo ēka bėni Ju? – Asgjė pėrveē tradhtisė sė platformės sė Juaj, programit partiak dhe interesave kombėtare afatshkurtra apo afatgjata qofshin ato!

Ajo qė dua mė shumė tė ndalem ėshtė pėrmbajtja e teksteve qė dalin nga press qendra e BDI-sė, nuk mund t’i kuptoj fjalitė e thurura me fjalor rrugacėsh, kontradiktat, dhe mendimet e shprehura “fėmijrore” mbi ngjarjet politike. Pse e konstatoj kėtė?

1. A nuk ėshtė ēmenduri qė bashkėpunimin pėr zgjedhjet lokale tė vitit 2013 mes Thaēit dhe Cėrvenkovskit, BDI-ja ta interpretojė si formim tė qeverisė! Tekstshkruesit infantil tė BDI-sė nuk janė nė gjendje tė bėjnė dallimin mes bashkėpunimit nė nivel lokal dhe atij qendror, pėr tu bėrė edhe mė keq, ata kritikojnė PDSH-nė se shkel legjitimitetin e shqiptarėve!!! Edhe kėtu BDI-ja nuk ėshtė e aftė tė dallojė legjitimitetin partiak me atė etnik!

2. A nuk ėshtė ēmenduri qė BDI-ja pasi 10 viteve bashkėpunimi herė me Cėrvenkovskin e herė me Gruevskin, sot tė deklarohet qė do tė bashkėpunojė vetėm me popullin shqiptar.

3. Sikur BDI-ja qė sot e din rezultatin nė Komunėn e Kėrcovės dhe akuzon PDSH-nė (pa pikė faji) pėr humbjen e Kėrēovės? Zgjedhjet janė nė vitin 2013 o tė mjerė! Ju tė BDI-sė me kėtė reagim nė fakt na bėni me dije qė nuk paskeni marrėveshje me VMRO-nė qė Kėrēova tė ju takojė shqiptarėve, dhe ēfarė faji kėtu ju ka PDSH-ja?

4. BDI-ja iu kundėr-pėrgjigj intervistės sė Thaēit dhėnė pėr gazetėn ‘Gragjanski’ ku ai sygjeron bashkėpunim BDI-PDSH pėr ndryshime kushtetuese. Pse BDI nė asnjė pikė nuk pėrmendi ndryshimet kushtetuese nė press konferenca, por nė tėrė ato reagime banalizon ēėshtjet?

5. BDI-ja pėrmend ndryshimet kushtetuese tė vitit 2001!!! Mė duket sikur ēmenduria vazhdon, BDI-ja pėrvetėson njė ngjarje historike nė kohė kur nuk ka qenė e themeluar!

6. Mė tej lexoj qė BDI-ja ironizon PDSH-nė!!! Sėrish e pa kuptimtė. A nuk e sheh se si VMRO-DPMNE e ironizon BDI-nė dhe tė gjithė shqiptarėt nė tė gjitha sferat jetėsore?

7. Mė tej BDI-ja thotė qė “PDSH-ja duhet tė pranojė humbjen si burrat”, sikur BDI-sė i janė terruar sytė dhe nuk e kupton qė zgjedhjet ishin para 1 viti dhe jo sot apo dje!

8. BDI-ja nė fund tė reagimit gjeti kohė pėr tė pėrmendur integrimet?! A nuk ishin pikėrisht kėto integrimet prioritetet kryesore tė BDI-sė qė na lodhi ēdo ditė duke i pėrmendur?!

9. Akoma nė fund tė reagimeve, BDI-ja pėr tė justifikuar dėshtimet nė planin integrues pėrmend takimet e zakonshme protokollare me zyrtarė evropian gjoja se janė pėrpjekje pėr tė zhbllokuar procesin integrues dhe “harroi” mė tė rėndėsishmen, porositė e Fyles, Rasmussenit, Merkelit, Reekerit dhe Ėohlersit tė cilėt shumė qartė i thanė koalicionit qeverisės: “ndrojeni emrin nėse doni integrime”.

Dhe pėr fund, nuk ka se si mos e pėrmendi qyqarllėkun e Ali Ahmetit qė nuk tregoi liderizėm duke marrė pėrgjegjėsi nė dėshtimet politike dhe tradhtitė qė bėri interesave shqiptare, tė paraqitet para medieve dhe tė sqarojė situatėn politike dhe jo tė nxjerr nė shesh herė Bujar Osmanin, e herė Artan Grubin tė theksojnė ende mė shumė paaftėsinė dhe ēorientimin e partisė.

Normalisht, ata janė cubat e ri qė janė futur nė vallen e UDB-ashėve dhe nuk dinė si tė sillen, sepse tė tjerėt Teuta Arifi, Agron Buxhaku, Gėzim Ostreni, Xhevat Ademi, Fazli Veliu, Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti turpin e pėrballojnė duke i “djeg” nė opinion tė tjerėt jo veten, prandaj karriera e tyre politike ėshtė ende gjallė, por afėr skadimit.

(Autori ėshtė Magjistėr i shkencave politike dhe diplomacisė nė USHT)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio