Studentet.info
Opinione : Realizohet skenari
Kyqur 31-07-2012 5:31:00 (1298 Lexime)


Nga Nexhmije Ahmeti

Ibrahim Gashi mori postin e Rektorit tė UP’sė, pak javė pasi u tėrhoq nga pozitat qeveritare dhe partiake. Nė kėtė mėnyrė PDK dhe AKR duket se mbyllėn edhe njė pazar tė koalicionit qė e nėnshkruan para njė viti e gjysmė. Pasardhėsi i Mujė Rugovės tha se nė krye tė Universitetit nuk e solli politika por vizioni i tij.

Dhe duket se skenari u realizua.

Bash ashtu siē flitej e pritej.

Ibrahim Gashi u zgjodh rektor i Universitetit tė Prishtinės.

Deri para nėntėmbėdhjetė ditėsh, ishte diplomat.

Ai mbante postin e zėvendėsministrit tė Punėve tė Jashtme.

Krahas tij, edhe atė tė nėnkryetarit tė Aleancės Kosova e Re (AKR) tė drejtuar nga Behgjet Pacolli.

E gjetur nė koalicion qeveritar me PDK-nė e Hashim Thaēit, partia e Pacollit vazhdimisht kėrkonte edhe njė ministri.

Por e mbetur vetėm me tre deputetė nė Kuvendin e Kosovės, nga trembėdhjetė sa kishte dikur, marrja edhe e njė resori qeveritar ndoshta dukej tepėr.

Alternativė duket se doli posti i rektorit tė UP-sė.

I destinuar tė mbetet gjithmonė nėn hijen e politikės, lokomotiva e institucionit mė tė lartė tė arsimit publik nė vend, sikur vetėm ndėrroi drejtuesin.

Nga Mujė Rugova te Ibrahim Gashi.

Disi krejt papritur, nėntėmbėdhjetė ditė mė parė, Gashit iu ndez dėshira pėr jetėn akademike e universitare.

Nga njė person qė fliste nė emėr tė shtetit, priste e pėrcillte delegacione tė huaja, qė udhėtonte shpesh jashtė vendit, sikur u kujtua se UP-ja ka nevojė pėr tė.

Por vetė Gashi nuk e pranon se politika ka gisht nė emėrimin e tij si rektor.

“S’ka ndikuar fare politika qė unė tė zgjidhem rektor. Por dua t’ju tregoj se edhe gjatė ekspozimit tė planit, vizionit tim para anėtarėve tė Kėshillit Drejtues, e kam vėrejtur disponimin e tyre qė tė mė zgjedhin mua”, tha Gashi tė hėnėn nė televizionin Klan Kosova.

Ndoshta edhe ka tė drejtė.

Por edhe nėse asgjė nuk ka tė vėrtetė, rrethanat janė tė tilla.

Kjo ishte dalja e tij e parė publike, nė detyrėn e re.

“Jam i nderuar qė mora votėn unanime tė anėtarėve tė Kėshillit Drejtues dhe kjo ėshtė njė motivim pėr mua”, tha rektori Gashi nė kėtė intervistė.

Nė fakt, votimi i anėtarėve tė kėtij kėshilli nė kėtė mėnyrė, nuk ka befasuar gati askėnd.

Zgjedhja e tij si rektor, deri tė hėnėn pasdite, sikur ishte si njė sekret publik.

Kėtė sikur tė gjithė e dinin. Madje qė nga dita kur ai dha dorėheqje.

Largimi i papritur nga tė gjitha postet politike si nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe atė si zėvendės i Pacollit nė AKR, se pa e pasur krahun nxehtė do tė zgjidhej rektor, janė pak tė besueshme.

Megjithėkėtė, mundėsia e njė marrėveshjeje PDK-AKR qė Gashi tė zgjidhet rektor, i mohojnė edhe nė UP.

Ajvaz Berisha, anėtar i Kėshillit Drejtues nė UP, garanton se askush prej tyre nuk ka pasur ndonjė thirrje apo ndonjė presion pėr ta votuar Gashin pėr rektor.

“Ju betohem qė kėtu nuk ka lidhje politika. As nuk kemi pasur presion politik. Mund tė kishte pesė-gjashtė vota, po tė ishte nga politika, por ėshtė votuar unanimisht”, tha Berisha, pasi nė konferencė pėr media, publikoi edhe zyrtarisht Ibrahim Gashin si rektor.

Nė kėtė garė, rektori i ri kishte kundėrkandidatė edhe Berim Ramosajn, Naser Zabelin, Isa Elezajn dhe Avdullah Zejnullahun.

Sipas Ajvaz Berishės, tė gjithė kanė qenė tė mirė, por ishte Gashi ai qė ua kishte mbushur syrin mė shumė.

“Programi dhe vizioni praktik pėr Universitetin, mė i mirė ka qenė i Ibrahim Gashit dhe pėr kėtė arsye ėshtė zgjedhur nė krye tė UP-sė”, tha Berisha.

Nga lavdet qė rektorit tė ri ia thuri, vetėm sa nuk tha se Ibrahim Gashi ėshtė njė mbinjeri.

Berisha tha se pėr aq sa mban mend nė historinė e kėtij Universiteti, nuk ka pasur ndonjė kandidat qė ėshtė zgjedhur me unanimitet nga anėtarėt e Kėshillit Drejtues.

Por ēfarė ka thėnė Gashi nė intervistėn e tij, qė i ka fascinuar aq shumė kolegėt qė asnjė prej tyre tė mos e kundėrshtoi?

Ajvaz Berisha tregoi disa momente.

Njėra nga pyetjet e drejtuar tė gjithė kandidatėve ishte mundėsia se si tė ndalohet qė profesorėt tė cilėt janė jashtė Kosovės, tė marrin paga nė UP.

“Gashi nė mėnyrė praktike na ka thėnė se do t’i thėrrasė tė gjitha ata profesorė qė nuk mbajnė mėsim dhe do t’i largojė nga puna”, tha Berisha.

Ai tregoi se tashmė rektori i ri ėshtė pajtuar edhe me idenė qė profesorėt qė mbajnė poste tė larta nė Qeveri, t’u ngrihet mandati.

E nėse asnjė nga kėto premtime nuk i mban rektori Gashi, anėtari i Kėshillit Drejtues, profesori Ajvaz Berisha, para medieve premtoi se i njėjti do tė shkarkohet ashtu siē edhe ėshtė zgjedhur.

Mė tej nė kėtė konferencė pėr media, Berisha njoftoi se rektori i ri do t’i zgjedhė prorektorėt nė tetor dhe premtoi se asnjė nga ta nuk do tė jetė politik.

Ndaj kėsaj zgjedhjeje, nuk ka reaguar asnjė prej kundėr kandidatėve tė Ibrahim Gashit.

Sė paku jo gjatė ditės sė hėnė.

Por me kėtė zgjidhje qė ka bėrė Kėshilli Drejtues i UP-sė, duket se njė person nuk ka mbetur i kėnaqur.

Valon Murtezaj, ligjėrues nė njė Universitet tė Francės, ka shprehur habinė e tij me vendimin e Kėshillit Drejtues.

Murtezaj sė bashku me Fadil Malokun janė eliminuar nga gara pėr rektor pasi sipas Kėshillit Drejtues, ata nuk kanė pasur dokumentacionin e nevojshėm qė ėshtė kėrkuar me konkurs.

I pyetur pėr kėtė ēėshtje, anėtari i Kėshillit Drejtues, Ajvaz Berisha tha se kandidati Maloku nuk e ka dorėzuar thirrjen e profesorit tė asociuar, qė ėshtė kriter , ndėrsa kandidati tjetėr, Murtezaj, nuk ka sjellė punime shkencore.

I pėrjashtuari nga gara, kandidati Valon Murtezaj ka deklaruar se ai e ka kuptuar nga mediet se nuk do tė jetė nė mesin e kandidatėve tė intervistuar.

“Ende nuk kam marrė asgjė zyrtare pse jam eliminuar, por edhe nė kėtė moment mendoj se dosja ime ėshtė e plotėsuar 100 pėr qind dhe ende mbetem i habitur. Shpejt do tė kėrkoj pėrgjigje zyrtare se ēka i ka munguar dosjes sime”, ka deklaruar Murtezaj.

Kėtė veprim tė Kėshillit Drejtues, ai e quajti qasje naive kundėr njė kolegu qė punon jashtė Kosovės.

Ai po ashtu deklaroi se nuk lejon qė si profesor nė njė universitet tė njohur nė Francė, t’i thuhet se nuk ka mundur ta kompletojė njė dosje shumė tė thjeshtė.

Sidoqoftė, tashmė Ibrahim Gashi ėshtė rektor i ri i UP-sė.

Pas disa vjetėsh, fotografia e tij do tė radhitet krahas paraardhėsve tė tij nė kėtė detyrė, menjėherė pas ish-rektorit Mujė Rugova.

SVK: Dihej se Gashi do tė zgjidhej

Lėvizja studentore Studim, kritikė, Veprim, ka reaguar ndaj zgjedhjes sė Ibrahim Gashit si rektor i UP’sė, duke thėnė se “rektori I ri ėshtė rektori I vjetėr”. Sipas tyre, lajmi i zgjedhjes sė Ibrahim Gashit pėr rektor nuk ėshtė lajm. “Kėtė gjė e dinim tė gjithė ende pa u shpallur konkursi pėr rektor. Ibrahim Gashi ėshtė anėtar i AKR-sė, pra i koalicionit qeverisės. Ai ėshtė pushteti. Ai ėshtė pushteti nė Universitet qė do tė vazhdojė ta mbajė Universitetin pa pushtet nė punėt akademike, financiare e rregullative”, thuhet nė reagimin e kėsaj lėvizje e cila ka qenė ndėr mė aktivet nė kohėn e ish rektorit Mujė Rugova. Sipas tyre, Ibrahim Gashi ėshtė njeri i pushtetit qė ka ardhur pėr ta vazhduar avazin e vjetėr, por nė kostume tė reja. “Rektori i ri ėshtė rektori i vjetėr . Fytyra e tij (fytyrat e tilla) nuk na mashtron. Politika po i ndėrron njerėzit qė ne tė mendojmė se po ndėrron politika. Rektori i ri ėshtė saktėsisht ajo qė thotė populli ‘paraja blenė ēdo gjė’, thuhet nė kėtė komunikatė. “Ai u shit pėr paratė e Pacollit dhe interesat e Thaēit. Se Gashi ėshtė i dėrguari i pushtetit nė UP tregon edhe fakti se disa javė me herėt ka dhėnė dorėheqje nga Qeveria sepse e priste kolltuku i premtuar”, thuhet ndėr tė tjera nė reagimin e kėsaj lėvizje studentore.

Biografia e rektorit

I lindur nė vitin 1963 nė Llapushnik tė Drenasit, Ibrahim Gashi shkollimin fillor dhe tė mesėm e kreu nė vendlindje. Studimet e larta i kreu nė UP. Nė vitin 1994, mbrojti edhe tezėn e magjistraturės e filloi punėn si asistent (1994-1998) dhe si ligjėrues (1998-2004), nė Departamentin e Historisė tė Fakultetit Filozofik.

Nė vitin 2003, u doktorua nė historinė politike tė Ballkanit nė njė program studimor trevjeēar (pa shkėputje nga puna) nė Institutin pėr Studime tė Evropės Juglindore , nė Universitetin e Gracit (Austri).

Nga viti 2004, u zgjodh profesor asistent nė Departamentin e Shkencave Politike tė UP-sė.

Aty edhe punon aktualisht si profesor i asocuar pėr lėndėt Histori e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare dhe Politika e Jashtme dhe Diplomacia.

Prof. Dr. Ibrahim Gashi ka ligjėruar edhe nė shumė universitete brenda dhe jashtė vendit. Para se tė hyjė nė politikė, Ibrahim Gashi ka ushtruar disa funksione tė rėndėsishme akademike nė UP si: koordinator i Qendrės pėr Mėsimdhėnie tė Pėrsosur (2004-2008); shef i Departamentit tė Shkencave Politike (2004-2007) dhe anėtar i Bordit Drejtues tė UP-sė (2005-2006); zėdhėnės i Universitetit tė Prishtinės (2005-2006). Nė tetor tė vitit 2006, nė Kuvendin themelues, Ibrahim Gashi ėshtė zgjedhur anėtar i Kryesisė sė AKR-sė dhe mė pas nėnkryetar, deri mė 3 korrik tė kėtij vit. Nė zgjedhjet e vitit 2007, u zgjodh deputet i Kuvendit tė Kosovės, anėtar i Kryesisė dhe anėtar i Komisionit Parlamentar pėr Punė tė Jashtme. Nga shkurti i vitit 2011 e deri mė 2 korrik, Gashi ka mbajtur postin e zėvendėsministrit tė Punėve tė Jashtme, nė bazė tė marrėveshjes ndėrmjet PDK-sė dhe AKR-sė, pėr formimin e Qeverisė. Gashi ėshtė i martuar dhe ka katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio