Studentet.info
Lajme : ‘Politizimi i UP-sė s’ka tė ndalur’
Kyqur 31-07-2012 5:32:30 (910 Lexime)


Njė ditė pasi ėshtė bėrė publike zgjedhja e Ibrahim Gashit, nė postin e rektorit tė Universistetit tė Prishitnės ka reaguar Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, i cili kėtė mėnyrė tė zgjedhjes se ka quajtur si vazhdimėsi e ndikimit politik nė UP. Sipas tyre, edhe nė kėtė rast, Bordi i Universitetit ka qenė jo objektiv dhe i pasinqertė nė deklarimet e tij.

“KMDLNj edhe mė parė ka reaguar pėr mėnyrėn si janė zgjedhur rektorėt e mėparshėm duke vlerėsuar se ndikimi politik ka qenė pėrcaktues pėr zgjedhjen e tyre. Zgjedhja e zotit Gashi rektor i UP-sė ėshtė rast eklatant i vazhdimit tė politizimit tė kėtij Universiteti pėrmes imponimit politik tė kandidatit tė preferuar. Bordi i Universitetit ka qenė jo objektiv dhe i pasinqertė nė deklarimin e tij pėr mosndėrhyrje politike nė procesin e zgjedhjes sė rektorit tė UP-sė. Pikėrisht ky Bord u emėrua qė zgjedhja e rektorit politik tė kalojė pa probleme dhe pa kundėrshtime”, thuhet nė njė reagim tė KMDLNj-sė.

Sipas tyre, rektori i ri, Ibrahim Gashi ka dhėnė dorėheqje nga postet politike vetėm pasi ėshtė siguruar se zgjedhja e tij si rektor i UP-sė ėshtė ēėshtje e pėrfunduar. “Prandaj, KMDLNj pyet: pse ėshtė dashur tė organizohet kjo farsė pėr zgjedhjen e rektorit tė ri kur kemi tė bėjmė me njė emėrim politik?!

KMDLNj konsideron se i tėrė procesi i “zgjedhjes” sė rektorit tė UP-sė ėshtė i parregullt, i kurdisur duke i vėnė nė pozitė tė pabarabartė dhe duke i diskriminuar kandidatėt e tjerė tė UP. Dhe kėtu kemi tė bėjmė me shkelje tė rėndė dhe flagrante tė drejtave tė njeriut pėrmes manipulimit tė konkursit pėr rektor tė UP. Prandaj ky vendim duhet tė anulohet dhe tė shpallet konkurs i ri nė tė cilin do tė zgjidhej rektori i UP-sė jashtė ēdo ndikimi politik, profesionist, i pėrgjegjshėm dhe i ndėrgjegjshėm pėr gjendjen katastrofale nė tė cilėn gjendet arsimi publik nė Kosovė, nga ai fillor deri te ai universitar”, vazhdon reagimi.

KMDLNj konsideron se ėshtė koha se nxjerrjes sė Universitetit tė Prishtinės jashtė kthetrave tė politikės dhe se duhet vėnė rregull qė kandidati pėr rektor apo dekan tė UP-sė sė paku njė vit para se tė zgjidhet tė mos ketė poste tė larta politike.

“Tė deklarosh se nuk ėshtė ndikimi politik mėnyra si ėshtė zgjedhur rektori e ri tė UP-sė dhe se ėshtė jashtė politikės pėr kandidatin qe njė muaj mė parė ka qenė nėnkryetar i njė subjekti politik dhe zėvendėsministėr dhe i cili ėshtė ‘dorėhequr’ nga politika ėshtė non sens i llojit tė vet”, pėrfundon reagimi i KMDLNj-sė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio