Studentet.info
Lajme : PREZANTIMI I RRJETIT UNIVERSITAR EMUN DHE ‘‘DITA RAJONALE ‘EMUNI’ NĖ STRUGĖ’’
Kyqur 03-08-2012 2:06:10 (1277 Lexime)


Takimi i pėrfaqėsuesėve tė universiteteve dhe institucioneve tė ndryshme tė rajonit dhe mė gjerė, u realizua nė sajė tė: ‘‘EMUNI Regional Day in Struga’’ (Dita Rajonale ‘Emuni’ nė Strugė). Ky aktivitet u organizua me njė ceremoni tė bujshme pėr qytetin dhe u zhvillua pikėrisht nė sallėn e konferencave tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės.

Qė nė ēeljen e siparit tė aktivitetit, shtrėnguan duart e bashkėpunimit dhe reciprocitetit shkencor mes personaliteteve prestigjioze, si: Prof. Dr. Aleksandėr Biberaj, Rektor i Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės; Prof. Dr. Joseph Mifsud, President i Universitetit EMUNI; Prof. Dr. Anastas Angjeli, Rektor i Universitetit Mesdhetar tė Shqipėrisė; Dr. Ramiz Merko, Kryetari i Komunės sė Strugės; Prof. Dr. Gudar Beqiraj, Kryetar i Akademisė sė Shkencave Shqiptare; dhe disa pjesėmarrės tė shquar nga fusha politike dhe arsimore nė qytetin e Strugės, ndanė opinionet e tyre mbi temėn e kėtij organizimi: ‘‘Integrimi Mesdhetar nė Kontekstin e Integrimit Evropian: Roli i Arsimit tė Lartė nė Procesin e Integrimit tė Maqedonisė nė Bashkimin Evropian’’.

Kjo ngjarje u hap nga konferencierja Edi Ҫela, Drejtoreshė pėr Marrėdhėniet me Jashtė, nė Universitetin Ndėrkombėtar tė Strugės, e cila pėrgėzoi sipas protokollit tė gjithė tė ftuarit e panelit. Mė pas, ēeli diskutimin sė pari, z. Ramiz Merko, Kryetari i Komunės sė Strugės, i cili u shpreh me mirėnjohjen mė tė thellė pėr pjesėmarrjen e tė gjithė personaliteteve tė ftuar, specifikisht ata qė qėndronin nė panelin kryesor, duke ju kujtuar tėrėsinė e bashkėpunimeve tė virtytshme, qė kanė pasuruar aktivitetin akademik reciprok pėr tė gjitha institucionet qė ata pėrfaqėsojnė. Pėr z. Merko, ...nėse Struga ecėn me hapat qė po ndjek Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės, atėherė me krenari mund tė pohojmė se jemi nė udhėn e drejtė pėr t’u shndėrruar nė njė Qendėr Universitare.

Ishte rektori i Universitetit Mesdhetar tė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili pranoi pėrgėzimet e tij nga Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės dhe u pėrgjigj se: ...sa herė qė vij nė ambientet e kėtij universiteti mikpritės, ndihem si nė shtėpinė time! Mė pas, vijoi me promovimin e vlerave akademiko – shkencore tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės, duke diskutuar vlerėn dhe rėndėsinė e profileve tė tij. Rektori Angjeli, pėrshėndeti anėtarėsimin e UNS-sė nė kėtė rrjet universitetesh mesdhetare, dhe jo vetėm kaq, anėtarė janė edhe universitete nga Evropa, Afrika Veriore, Lindja e Mesme, etj, tė cilėt pėrfitojnė nga programet e shkėmbimit tė studentėve dhe personelit akademik, prej ditės sė nėnshkrimit.

Fjalimi i ngrohtė i krytarit tė Akademisė sė Shkencave Shqiptare, akademikut Gudar Beqiraj, rrėnqethi gjithė tė pranishmit me fjalėt e sinqerta, si mėposhtė vijon: Fjala ‘dashuri’ ėshtė e madhe dhe duke qenė e tillė, pėrfshin njė gamė tė gjerė tė jetės shoqėrore, por me plot gojė dhe bindje tė hekurt pohoj se, ‘Unė Jam i Dashuruar me Universitetin Ndėrkombėtar tė Strugės’. - mbylli kėshtu fjalėn pėrshėndetėse akademiku Beqiraj.

Pjesa mė e gjatė e minutazhit tė kėtij evenimenti, iu kushtua tė ftuarit tė nderit, Prof. Dr. Josiph Mifsud, President i Universitetit EMUNI (Euro – Mediterranea University), i cili proklamoi detajisht tė gjitha cilėsitė, misionet dhe qėllimet e kėtij rrjeti universitar. Programet e shumta studimore, qė krijojnė mundėsinė e studentėve tė ēdo universiteti, anėtar tė kėtij rrjeti, tė ndjekin cikle tė ndryshme studimeve (nga Master, nė PhD) te kushdo nga 150 universitetet anėtare. Institucionet e vėna nė shėrbim pėr studentėt janė tė shumta, si: Projekti - ENPI, Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, Shkolla Profesionale, Shkolla Verore, Seminare Hulumtuese nė funksion tė Doktoraturės, Konferenca dhe Publikime Shkencore Ndėrkombėtare, etj. ‘Pėrfitoni eksperiencėn e kėrkuar dhe kthehuni tė ndihmoni vendin tuaj!’ – u shpreh pėr studentėt, pas prezantimit tė tij, Prof. Dr. Josiph Mifsud.

Kontributi i kėtij diskutimi orientohej kah sqarimit dhe saktėsimit tė marrėdhėnieve ndėrinstitucionale, duke prezantuar edhe disa nga programet e rendėsishme tė Unionit pėr Mesdheun, nė rajonet e ndryshmė tė EUROMED-it. Ishte fjala e Mr. Edi Ҫela, e cila hapi dhe mbylli kėtė eveniment te rėndėsishėm, qė kishte kryefjalėn mė tė spikatur ‘Pėrsosjen e mėtejshme tė Arsimit tė Lartė nė Maqedoni, si njė nga kushtet kryesore pėr integrimin nė Bashkimin Evopian’. Pėrmbyllja e programit nga stafi pedagogjik i Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės, pasonte me njė dhuratė simbolike pėr rektorin Mifsud (Fletė Mirėnjohje dhe njė set publikimesh shkencore tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės), duke finalizuar me nėnshkrimin e anėtarėsimit dhe mė pas me komunikimet e lira, jo formale, mės tė pranishmėve.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio