Studentet.info
Opinione : Ikja nga parajsa e hajnisė
Kyqur 06-08-2012 6:36:38 (1136 Lexime)


XHELAL NEZIRI

Shumėkush i ka dhėnė kėtij vendi gjithēka, por nuk ka marrė asgjė. Ka shumė qė kanė shpresuar se njė ditė ky vend do t'i kthehet normalitetit, por janė zhgėnjyer. Ata kanė ikur gjithandej pėr tė gjetur njė vend normal ku jetojnė njerėz poashtu normal. Pjesa mė e madhe nuk dorėzohen – do tė shkojnė deri nė fund pėr tė kuptuar nėse atdheu vėrtetė ka nevojė pėr to. Dita ditės binden se atdheu i tyre tallet, nuk i pėrfill, i nėpėrkėmb, ua shkel dinjitetin njerėzor, ua cėnon lirinė dhe i barazon me kafshėt. Fundja dallimi midis qenies njerėzore dhe kafshėve ėshtė liria dhe dinjiteti.

Mė kujtohen kėngėt popullore me sfond propagandistik, qė prodhoheshin gjatė periudhės pas vitit 1991, kur represioni i diktatorit Sllobodan Millosheviq kishte barazuar me kafshėt shqiptarėt nė Kosovė. Ua kishte cėnuar lirinė dhe dinjitetin me qėllim qė tė lėshojnė vendlindjen. Ishte njė fortunė para stuhisė, njė politikė mė e sofistikuar e pastrimit etnik, e cila bėri qė gati gjysma e kosovarėve sot e kėsaj dite tė jetojnė jashtė shtetit. I kishte varfėruar qėllimisht qė tė braktisin vendlindjen kėshtu qė tė ruajnė dinjitetin e tė gjejnė lirinė diku tjetėr. Vetėm njė grupi tė caktuar tė njerėzve u kishte mundėsuar tė jetojnė, edhe atė nė luks. Ishin ato tė dėgjueshmit, qė ishin nė skemėn e tij. Ishin njerėz qė pėr luksin e tyre personal kishin shitur ardhmėrinė e demosit tė tyre. Bėnin ēdo gjė qė u thoshte padroni, pa pikėn e pendesės pėr fatin zymtė njerėzor qė ishin duke ua servirė njerėzve tė tyre. Kėto ishin xhambazėt qė tregtonin shpirtrat e atyre qė i kishin shndėrruar nė kafshė. Rezistenca paqėsore njėdekadėshe dhe lufta kundėr kėtij regjimi diktatorial arritėn tė ruajnė bėrthamėn kombėtare nga degdisja nėpėr botė. Arritėn qė tė ruajnė dinjitetin njerėzor duke u bazuar nė ideal tė pastėr. Me tė drejtė iu gėzuan lirisė nė vitin 1999 ngase menduan dhe ishin tė bindur se do tė ndėrtojnė shtetin e rrėnuar nga themeli, njėlloj si kullat e tyre fisnike. Tani, mė shumė se njė dekadė nga ai ideal, Kosova ballafaqohet nga njė represion tjetėr – ai i korrupsionit dhe i degjenerimit, i cili poashtu cėnon dinjitetin dhe lirinė e tyre. Njėlloj si nė kohėn e Millosheviqit, afėr 40 pėr qind tė qytetarėve tė Kosovės, qė llogariten si tė papunė, rrezikojnė tė bėhen pre e xhambazėve tė politikės moderne. Kosovarėt ikin edhe tash njėlloj si para 1999-ės, duke mos parė perspektivė nė vendin e tyre tė ēliruar. Dallimi midis kohės sė Millosheviqit dhe asaj tė tashme ėshtė se ky dėbim nuk ėshtė i planifikuar. ėshtė rezultat i instinktit tė plaēkės, tė instaluar nė karakteret e politikanėve qė mbajnė nė dorė timonin e institucioneve.

Politika e Millosheviqit gjithsesi se ka reflektuar edhe nė Maqedoni. Tė izoluar nga sistemi, tė futur nė njė geto tė trishtė e pa mundėsi tė barabarta pėr punėsim dhe arsimim, shqiptarėt e Maqedonisė thelloheshin gjithnjė e mė shumė nė varfėri tė skajshme. E varfėria, gjėnė e parė qė tė merr ėshtė dinjiteti dhe liria. Viti 1999 shėnoi njė kthesė edhe te shqiptarėt e Maqedonisė kurse konflikti i viti 2001 pėrforcoi kėtė shpresė se ky shtet pėrfundimisht do t'ua shlyej borxhin fillimisht atyre qytetarėve qė nuk ikėn, nuk u dorėzuan por rezistuan dhe sakrifikuan gjithēka pėr njė barabarėsi tė merituar. Pėr dallim nga Kosova, ku dėbimi ėshtė i paplanifikuar, nė Maqedoni ai ėshtė sistematik. Gati sipas tė njėjtės formulė si nė kohėn e Millosheviqit, duke dėrmuar bėrthamėn e qytetarėve shqiptarė nėpėrmjet xhambazėve politik, qė brenda natės shndėrrohen nė kapitalistė.

Nėse dikush mendon se kjo analogji ėshtė e tepruar, atėherė le tė marrė shifrat e fundit tė publikuara nga ana e Bankės Botėrore me seli nė Uashington tė SHBA-ve. Sipas raportit, 447 mijė qytetarė tė Maqedonisė kanė braktisur vendin deri nė vitin 2010. Nėse shihet nė aspektin etnik, vendin e kanė lėshuar afėr 115 mijė maqedonas, 30 mijė romė, 10 mijė torbeshė, 7 mijė turq dhe njė numėr alarmant i shqiptarėve – afėr 270 mijė. Pjesa mė e madhe kanė migruar nė Gjermani 99 mijė, Itali 101 mijė, nė Zvicėr 46 mijė, Austri 20 mijė, 8 mijė nė SHBA, 7 mijė nė Shqipėri e kėshtu me radhė. Nėse numri i pėrgjithshėm i qytetarėve qė kanė migruar pėrbėn 21.9 pėrqindėshin nga numri i pėrgjithshėm i popullsisė nė Maqedoni, atėherė numri i shqiptarėve pėrbėn 53.4 pėrqindėshin e numrit tė tyre tė pėrgjithshėm, i cili sipas regjistrimit tė fundit ėshtė 509 mijė.

Nėse dikush mendon se edhe kėto shifra tė Bankės Botėrore janė tė fryra atėherė le tė bėjė njė numėrim tė banorėve nė fshatin apo nė lagjen e tyre. Ose le tė shkojė nėpėr shkollat fillore tė pyes mėsuesit se me ēfarė tempi po zvogėlohet numri i nxėnėsve apo edhe numri i paraleleve si pasojė e migrimit. Fundja, le tė marrė njė nga fotografitė e pėrbashkėta tė klasės nė shkollėn fillore dhe t'i numėrojė sa prej tyre jetojnė nė vendlindje e sa kanė ikur jashtė.

Shifrat janė alarmante, vėrtetė alarmante! Tė rinjtė nuk shohin asnjė perspektivė nė njė vend ku kemi regjim partiak i ngjashėm si ai millosheviqian, ku partia nė pushtet ta pėrcakton fatin jetėsor dhe tė drejtėn univerzale tė punėsimit, tė garantuar edhe me kushtetutėn e kėtij vendi. Rinia e kohės sė globalizimit nuk pranon pėrkulje, humbje tė lirisė, cėnim tė dinjitetit personal vetėm pėr njė vend pune. Rinia jonė ambicioze nuk pranon tė jetė rob njėvjeēar i njė xhambazi politik, me atė qė do tė paguajė tre mijė euro pėr tė arritur te njė vend pune me pagė mujore prej 300 eurosh. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve nuk dėshirojnė tė jenė robėr apo votues tė kontrolluar tė partisė qė i ka punėsuar si administratorė. Kuadrot e rinj shqiptarė, qė janė nė kėrkim tė njė vendi pune nė vendlindje, ka kohė qė presin 100 mijė punėsimet e premtuara nėpėr fushatat zgjedhore. Brenda kėsaj pritjeje tė padurueshme, ata shohin se si pushteti i tyre i drejton investimet kah pjesa tjetėr e vendit, sikur kjo pjesė tė jetė e banuar me tė sėmurė nga leproza. Shqiptarėt shohin ferrat dhe shkurret tek po zaptojnė Zonėn e Lirė Ekonomike nė Tetovė, ku nga themelimi i saj nė vitin 2007 e deri mė tani po proklamohet si sukses vetėm vendosja e tabelės nė afėrsi tė kėsaj hamlle. Zgėrdhihen tek sa shohin ministrin shqiptar tė Ekonomisė tek sa ka mbledhur sekretariatin ekonomik tė partisė pėr tė shqyrtuar "tė arriturat" qė vetėm ata i shohin dhe shijojnė. Tė rinjtė, fatkeqėsisht, nuk shohin perspektivė kėtu. Mbase kanė tė drejtė. Politikanėt pamėshirshėm dėshirojnė t'i shndėrrojnė nė pakurrizorė. Po tė kishin mundėsi, do t'ua kufizonin edhe ajrin. Nga politikanėt xhambazė kanė pėrfituar vetėm hijen e flladshme qė krijohet nė kėto ditė vape nga pallatet e larta tė banimit qė i kanė ndėrtuar duke e shitur shpirtin e demosit tė tyre.

Shqiptarėt vazhdojnė tė ikin derisa pushteti, nėpėrmjet kompanive energjetike, po ua rrjep edhe lėkurėn. Ata vjedhin votuesit pėr tė blerė votėn e tyre. Jeta nė mėrgim padyshim se ėshtė e rėndė, por mė mirė tė jetosh me mallin pėr vendlindjen sesa tė vish nė njė gjendje tė tė villet vendlindja.

Nė njė vend si Maqedonia, ku korrupsioni ėshtė rrėnjosur nė ēdo pore tė sistemit, ėshtė rėndė tė vendoset normaliteti. Nga propaganda e krijimit tė "Parajsės sė investimeve" vendi ėshtė shndėrruar nė "Parajsė tė hajnisė". Gjithēka ėshtė pre, nga buxheti shtetėror i mbushur me parapė e demosit, e deri te xhepat e qytetarėve. Maqedonia ėshtė nė krye tė listės sė vendeve mė tė korruptuara nė Evropė dhe kėtė e dinė edhe diplomatėt e huaj. Njėri prej diplomatėve nė shaka thotė se pas ēdo takimi me pushtetarėt e Maqedonisė gjėnė e parė qė e kontrollon nėse e ka me vete ėshtė kuleta e tij.

Sido qoftė, trendi i ikjes nga vendlindja duhet tė ndalet. Kjo nuk mund tė arrihet as me kėngė folklorike, as me frazat "guri i rėndė peshon nė vend tė vet" apo "nė vendlindje balta ėshtė mė e ėmbėl se mjalta", por nėpėrmjet ndryshimeve rrėnjėsore nė shoqėrinė shqiptare. Kėto ndryshime duhet tė kenė pėr qėllim vendosjen e sistemit tė vėrtetė tė vlerave, departizimin e institucioneve dhe ērrėnjosjen e hajnisė. Kur pėr ne nuk do tė vendosin politikanėt xhambazė atėherė ēdo e drejtė kombėtare, ekonomike apo sociale do tė jetė lehtėsisht e arritshme.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio