Studentet.info
Opinione : Funksionari 2
Kyqur 10-08-2012 5:54:26 (1418 Lexime)


Xhelal NEZIRI

Eh sa dėshiroj ta shoh se cili funksionar i jonė, i koduar nga organet hetuese amerikane si "Funksionari 2" na ka vjedhė tėrė kohėn, bile edhe na ka kėrkuar votėn? A mė e keqja ėshtė se sėrish ja kemi dhėnė. E kemi votuar sėrish qė tė na vjedhė sėrish. E kur jemi te vjedhjet aktuale nėpėrmjet faturave, lind njė pyetje tjetėr: pse dy partitė nė pushtet (ajo maqedonase dhe shqiptare) mbrojnė monopolin e EVN-sė nė tregun energjetik tė vendit? A kanė marrė miliona euro nga EVN-ja edhe pėr kėtė "mision" tė rrjepjes sė qytetarėve?

Sa mė shumė qė zbardhen afera tė mėdha korruptive nė Maqedoni, aq mė shumė bindem se Marrėveshja e Ohrit qenka arritur vetėm pėr tė bėrė ndarjen e drejtė tė plaēkės midis partisė maqedonase dhe shqiptare qė pėrbėjnė pushtetet. Duke lexuar dokumentet e Komisionit tė Letrave me Vlerė dhe Shkėmbimit tė SHBA-ve, ku hetohet korruptimi i dy funksionarėve tė lartė qeveritar tė vendit nė vitin 2005 nga ana e kompanisė qė bleu Telekomin e Maqedonisė, mė ra nė sy pikėrisht kjo ndarje e mjeteve tė fituara nga korrupsioni. Ne kėto dokumente shfaqet njė letėr e dėrguar nga drejtorėt e lartė tė kompanisė sė huaj ku propozohet qė pėr shtyerjen e monopolit tė "Mobimak"-ut tė atėhershėm tė paguhet 2 milionė euro ryshfet, me ē'rast partia maqedonase dhe ajo shqiptare do tė merrnin nga njė milion euro. Poashtu, aty mund tė gjendet edhe konstatimi se "mbėshtetja e partisė shqiptare nė qeveri ėshtė kyēe pėr kryerjen e punės". Nė fund, pas shumė kėrcėnimeve dhe ofrimit tė beneficioneve tjera pėr investuesin e huaj, bėhet pazari pėr 4 milionė euro ryshfet, tė cilat janė ndarė nė mėnyrė "korrekte" mes "Funksionarit 1" qė ėshtė maqedonas dhe "Funksionarit 2" shqiptar, duke respektuar nė pėrpikmėri partneritetin dhe barabarėsinė maqedonaso-shqiptare.

Nga kjo shifet se nė vitin 2005 vėrtetė paska funksionuar Marrėveshja e Ohrit, por vetėm nė sferėn e korrupsionit. Partia shqiptare atėherė vėrtetė paska qenė me ndikim nė sjelljen e vendimeve, por vetėm nė ndarjen e plaēkės. Pra, paska qenė pikėrisht partia shqiptare me legjitimitet qė i paska mundėsuar "Mobimak"-ut t'i vazhdohet monopoli nė tregun e telekomunikimeve. Pra, tė mos ketė konkurencė me qėllim qė tė vazhdohet politika e ēmimeve mė tė larta telefonike nė Europė dhe tė shtyhet periudha e vjedhjes sė qytetarėve qė shfrytėzojnė shėrbimet telekomunikuese tė kėsaj kompanie.

Kjo i bie se ato dy funksionarė, nė emėr tė partive tė tyre, na kanė vjedhė neve si qytetarė me miliona nėpėrmjet faturave qė ia kemi paguar kėsaj kompanie. Ato miliona, qė me siguri janė ndarė ndėrmjet 3-4 personave qė bėrbėjnė udhėheqjen e partisė, paskan qenė fryti mė i madh i Marrėveshjes sė Ohrit, dokument i cili erdhi pas shumė sakrificave tė shqiptarėve nė 2001 pėr njė barabarėsi tė njėmendtė tė Maqedoni. Sipas kėsaj logjike, tė gjithė paskemi luftuar qė kėto pėrsona t'i biem nė pozita e pushtete me qėllim qė tė pasurohen duke na vjedhė me tė madhe, apo duke na shitur toptan. Ky ėshtė mazohizėm par excellence.

Pėr fat tė mirė tė qytetarėve tė Maqedonisė, sot nė USA ka filluar procesi gjyqėsor kundėr personave tė involvuar nė kėtė aferė korruptive, kurse nė banken e tė akuzuarve pritet tė ftohen edhe kėta dy funksionarė. Eh sa dėshiroj ta shoh se cili funksionar i jonė, i koduar nga organet hetuese amerikane si "Funksionari 2", na ka vjedhė tėrė kohėn bile edhe na ka kėrkuar votėn. A mė e keqja ėshtė se sėrish ja kemi dhėnė. E kemi votuar sėrish qė tė na vjedhė sėrish. E kur jemi te vjedhjet aktuale nėpėrmjet faturave, lind njė pyetje tjetėr: pse dy partitė nė pushtet (ajo maqedonase dhe shqiptare) mbrojnė monopolin e EVN-sė nė tregun energjetik tė vendit? A kanė marrė miliona euro nga EVN-ja edhe pėr kėtė "mision" tė rrjepjes sė qytetarėve me ē'rast paguajnė gati dyfish mė shumė nga energjia e shpenzuar?

Edhe ky rast do tė zbardhet, do tė vijė nė rend dite tė hetohet. Kjo gjithėsesi se nuk do tė ndodhė nė Maqedoni por nė ndonjė vend tjetėr normal ku funksionojnė institucionet e pavarura. Atėherė do ta kuptojmė prapavijėn e shtrenjtimeve maramendėse tė energjisė elektrike. Ēėshtja ėshtė nėsė ndonjėherė do tė mbushemi me mend!




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio