Studentet.info
Opinione : Arsimi shqiptar nė Maqedoni-Degradimi si pasojė e partizimit tė skajshėm
Kyqur 15-08-2012 1:45:30 (1046 Lexime)


Xhelal Zejneli

Rezultatet e maturės shtetėrore nė Maqedoni nga lėnda e gjuhės shqipe dhe e letėrsisė, pėr shkak tė mėnyrės se si realizohet provimi, as prej sė largu nuk janė tregues objektivė dhe tė saktė tė cilėsisė sė arsimit shqiptar nė Maqedoni.

Nė disa shtete tė rajonit, provimi i maturės shtetėrore zbatohet nėn mbikėqyrjen e kamerave dhe pa telefona celularė. Pėrqindja e nxėnėsve qė nuk e kalojnė maturėn shtetėrore, p.sh. nė Shqipėri dhe nė Kosovė ėshtė tejet e madhe. Sikur edhe nė Maqedoni tė viheshin nė pėrdorim kamerat dhe tė eliminoheshin telefonat celularė, pėrqindja e nxėnėsve qė nuk do ta jepnin kėtė provim, do tė kishte pėrmasa dramatike dhe tronditėse. Nė vitin shkollor 2010-2011, nė afatin e qershorit provimin nuk arritėn ta japin vetėm 1 % e maturantėve. Pas dy muajve, pra nė afatin e gushtit, kaluan tė gjithė. Sivjet, provimin nuk arritėn ta japin 3,6 % e maturantėve.

Politizimi dhe partizimi i skajshėm i arsimit shqiptar nė Maqedoni

– Faktori politik shqiptar nė Maqedoni, nė lėmin e arsimit zbaton pėrzgjedhje negative. Pėr t’u punėsuar si mėsues, si arsimtar, si profesor nė shkollė tė mesme, apo edhe si asistent dhe ligjėrues nė universitet, medoemos tė jesh anėtar partie, ose tė jesh nė shėrbim tė partisė. Pėrndryshe, s’ke gjasa tė punėsohesh as edhe si mėsues nė ndonjė shkollė katundi. Pa kaluar nėpėr listat e strukturave tė mesme partiake, nuk mund tė punėsohesh as edhe si shėrbėtor shkolle.

Nė kėtė mes pra, nuk merren parasysh kriteret profesionale dhe morale tė kandidatit i cili dėshiron tė punėsohet si edukatore nė ēerdhen e fėmijėve, si mėsues, si arsimtar, si profesor shkolle tė mesme, si asistent dhe si ligjėrues. Kriter i vetėm ėshtė pėrkatėsia partiake. Tė jesh anėtar partie, veprimtar, d.m.th. aktivist partie, militant partie, emisar politik i partisė, vjedhės votash i partisė, mbushės kutish votimi, agjitprop i partisė; tė kesh varur flamurė nėpėr shtylla elektrike, tė kesh ngjitur nėpėr mure dhe ekspozitura parulla, pankarta, banderola, billborde; tė kesh shpėrndarė afishe dhe material propagandues partiak nėpėr ēajtore, byrektore, qebaptore, bastore dhe taverna; ta kesh sharė sa mė shumė partinė oponente, tė kesh shkruar dhe tė kesh botuar shkrime denigruese pėr partinė oponente dhe ta kesh lėvduar partinė vetanake; tė kesh marrė pjesė - bashkė me familjen (me nėnėn 80-vjeēare tė marrė nga shtrati i lėngimit, me bashkėshorten dhe me fėmijėt) - nėpėr mitingje dhe tubime partiake, duke qėndruar shpeshherė nė reshtin e parė tė tubimit...

Partitė politike e politizojnė dhe e partizojnė arsimin edhe duke emėruar drejtorė shkollash. Mė pas, prej drejtorėve tė shkollave partitė kėrkojnė tė jenė tė dėgjueshėm, tė jenė instrumente tė tyre, t’i zbatojnė urdhrat, kėrkesat, dėshirat, nevojat dhe interesat meskine tė tyre. Ndryshe, drejtorin, ose e ndėrrojnė, ose nuk e rizgjedhin.

Partitė politike shqiptare nė Maqedoni, nė fund tė vitit shkollor hartojnė lista me emra nxėnėsish tė cilėt kanė prej 7 deri nė 12 nota tė dobėta dhe tė cilėt, pėr interes tė partisė, nuk duheshkan tė pėrsėrisin. Nė kėto lista pėrfshihen dhjetėra dhe qindra nxėnės tė dobėt. Si rezultat i kėtij angazhimi partiak, nė shkollat qė kanė mijėra nxėnės, ndodh tė pėrsėrisin njė numėr simbolik i nxėnėsve, pėr tė mos thėnė asnjė.

Kur nxėnėsit e shohin se nuk ngel pothuajse askush dhe se kalon edhe ai me 12 nota tė dobėta, shpeshherė edhe pa shkuar nė riprovim, ata akoma mė shumė i shpėrfillin detyrimet shkollore.

Nuk pėrsėrit nxėnėsi i cili katėr vjet me radhė ka pasur 12 apo edhe 14 nota tė dobėta, i cili ēdo vit ka pasur nga 100 mungesa dhe ka munguar kur ka dashur, i cili kurrė s’ka marrė ēantė nė shkollė, i cili kurrė s’ka mbajtur uniformė shkollore, i cili kurrė s’ka pasur stilolaps gjatė orės sė mėsimit, i cili nė njė fletore tė vetme “ka mbajtur” shėnime pėr 12 lėndė tė ndryshme, d.m.th. pėr tė gjitha lėndėt.

Po tė jetė fjala pėr njė, dy, apo tre nxėnės, disi do t’i dilej nė krye ēėshtjes. Por fjala ėshtė pėr dhjetėra dhe qindra nxėnės tė tillė.

Nxėnėsit e tillė rijnė nė tė njėjtėn klasė me nxėnėsit e dalluar.

Kjo ndikon qė cilėsia tė ulet nė mesatare, pėr tė mos thėnė tė bjerrė edhe nėn mesatare. Nė tė tilla rrethana, pesa e nxėnėsit tė dalluar (tanimė “tė dalluar”), tė jetė relative dhe e diskutueshme.

Partitė politike shqiptare nė Maqedoni, nė kohėn e regjistrimit tė nxėnėsve, hartojnė lista dhe ua dorėzojnė drejtorėve tė shkollave, duke kėrkuar prej tyre qė nė shkolla elitare tė regjistrohen pa kritere edhe nxėnėsit tė cilėt nuk i plotėsojnė kriteret e regjistrimit, pra nxėnėsit tė cilėt do tė duhej tė orientoheshin nėpėr shkolla profesionale. Qė nė tremujorin e parė, kjo kategori e nxėnėsve mbushen me nga shtatė nota tė dobėta. Si “rezultat”, nxėnėsit me 12 nota tė dobėta do tė jenė katėr vjet nė tė njėjtėn klasė me nxėnėsit e dalluar.

Kjo pėrzgjedhje skajshmėrish negative ėshtė nė dėm tė arsimit, nė dėm tė cilėsisė nė arsim, e sidomos nė dėm tė nxėnėsve tė dalluar.

Mirėpo, partive politike shqiptare nė Maqedoni, kjo nuk u intereson fare. Atyre u interesojnė votat, u intereson marrja e pushtetit, qoftė nė shkallė vendore, qoftė nė atė qendrore.

Nė sistemin monist drejtorėt emėroheshin prej komitetit komunal tė partisė komuniste. Sot emėrohen prej degės sė partisė – demokratike. Nė thelb, midis emėrimit tė drejtorėve nė kohėn e monizmit dhe emėrimit tė tė njėjtėve nė kohėn e pluralizmit, d.m.th. tė demokracisė, nuk ka asnjė dallim. Madje, ka qė thonė se nė komunizėm disi i kushtohej rėndėsi cilėsisė sė kuadrit arsimor dhe atij drejtues. Sot ndėrkaq, pėrzgjedhja negative e kuadrit arsimor dhe atij drejtues, ka marrė pėrmasa dramatike.

Partizimit dhe politizimit tė arsimit sot, tė zbatuar nga partitė politike shqiptare nė Maqedoni, do t’ia kishin zili edhe emisarėt e arsimit tė Josip Visarionoviē Xhugashvili Stalinit.

Shqiptarėt nuk duhet tė presin se cilėsinė e arsimit nė Maqedoni do t’ua pėrmirėsojnė maqedonasit.



Partitė politike shqiptare nė Maqedoni ndėrhyjnė nė punėt e shkollave edhe pėr ēėshtje tė tjera, si:

- shėtitjet njėditėshe nė natyre apo nė ndonjė qytet tjetėr;

- ekskursionet pesėditėshe nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme;

- kremtimi i mbrėmjes sė maturės.

Shpesh ndodh qė agjencinė apo ndėrmarrjen transportuese e cila e zbaton shėtitjen apo ekskursionin e nxėnėsve, ta caktojė partia, pėrkatėsisht individė influentė tė pushtetit vendor, d.m.th. komunal.

Restorantin apo motelin ku do tė drekojnė nxėnėsit apo arsimtarėt me rastin e shėtitjes njėditėshe nė natyrė apo nė ndonjė qytet tjetėr, ndodh ta caktojė partia apo individė influentė tė pushtetit vendor.

Hotelin ku do tė vendosen nxėnėsit qė shkojnė nė ekskursion – po ashtu e cakton partia, pėrkatėsisht individė influentė tė pushtetit vendor, d.m.th. komunal.

Kur ėshtė fjala pėr kremtimin e mbrėmjes sė maturės, partia apo individė influentė tė pushtetit vendor ndėrhyjnė nė caktimin:

- e studios qė do ta kryejė fotografimin e nxėnėsve;

- tė grupit muzikor;

- tė restorantit apo tė sallonit ku do tė kremtohet mbrėmja e maturės.



Nė pikėpamje ligjore, ēdo gjė duket nė rregull, por, ēdo lloj tenderi ėshtė i kotė. Tenderimi nuk pėrfillet fare, pothuajse nė asnjė shkollė.

Shkollat furnizohen edhe me material konsumues. Ka raste kur edhe furnizuesi i shkollės me material konsumues caktohet me kritere partiake.

Nga sa mė sipėr rezulton se partive politike shqiptare nė Maqedoni nuk u intereson fare cilėsia nė arsim, por votat, ardhja nė pushtet, vendor apo qendror.

Atėherė shtrohet pyetja: kush do ta rregullojė arsimin, si do ta rregullojė dhe kur?!

Shoqėria civile nė Maqedoni ėshtė nė shkallė tė ulėt. Asaj as qė i dėgjohet zėri.

Prindėrit kurrė nuk e kanė ēelur gojėn pėr dobėsitė nė arsim. Shumė shpesh qėllon tė dėgjosh nė ēarshinė e qytezės apo tė kasabasė refrenin: “Sot s’ka arsim. Arsimi ėshtė i shkatėrruar...”

Ndonjėri nga kėta qė ka ardhur nė konstatime tė kėtilla, mbase ėshtė edhe prind. Prindėrve ndėrkaq, u intereson vetėm njė gjė: Fėmija i tyre tė kalojė shkėlqyeshėm, d.m.th. me pesė. A janė tė merituara pesat dhe sa janė tė merituara, kjo ēėshtje, asnjė prindi fare nuk i intereson. Prindi ndėrhyn qė fėmija i tij tė kalojė me pesė, apo, po qe se ėshtė i dobėt dhe ka 12 nota tė dobėta – tė mos pėrsėrisė. I njėjti prind, pas dy ditėve, tė ndalė nė rrugė dhe tė thotė: “Sot s’ka arsim. Arsimi ėshtė i shpartalluar...” Ai harron se njė prej rrėnuesve tė arsimit ėshtė edhe vetė ai, ngase kėrkon qė treshi i fėmijės sė vet tė bėhet pesė.



Partitė politike shqiptare nė Maqedoni merren:

- me politikė kombėtare, apo;

- me kalimin e nxėnėsve qė notojnė nė nota tė dobėta?!



Preokupim kanė:

- ēėshtjen shqiptare nė Maqedoni, apo;

- mosngeljen e nxėnėsve qė vlojnė nga mungesat?!




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio