Studentet.info
Opinione : Rinia shqiptare diskriminohet, pasiviteti vazhdon
Kyqur 22-08-2012 2:46:56 (1478 Lexime)


Tė ndodhur nė Muajin e Shenjtė tė Ramazanit ku aktivitetet fetare dhe shpirtėrore janė nė rritje, edhe skena politike shqiptare nė kėtė periudhė gjithashtu ėshtė mė aktive se kurdoherė mė parė, falė zgjedhjeve lokale qė i kemi shumė afėr. Si duket, vera e kėtij viti karakterizohet me njė dinamizėm tė theksuar tė aktiviteteve nė shumė sfera dhe nga shumė kategori shoqėrore. Shumėkush kėsaj vere ka pasur dhe ka bėrė diēka konkrete nė tė mirė tė vetvetes dhe rrethit ku jetojnė.



Nė gjithė kėtė fushė tė madhe veprimi, vetėm zėri i rinisė shqiptare nė kėtė shtet tė quajtur Maqedoni, si duket nuk po dėgjohet askund. Me tė parė kėtė situatė, fiton bindjen se nė kėtė shtet rinia ėshtė kategoria mė e privilegjuar dhe tė gjitha sendet i paska nė “terezi” siē thotė populli. Por kur zbresim nė realitetin qė na rrethon nė kėtė vend, atėherė kemi njė pasqyrė krejt tjetėr nga ajo qė mendojmė se nė tė vėrtet jetojmė.

Ka njė kohė tė gjatė qė mė brengos kjo situatė e pasivitetit tė rinisė shqiptare nė Maqedoni nė skenėn e ndryshimeve shoqėroro-politike. Nga 22 vite pluralizėm politik nė Maqedoni, rinia shqiptare ėshtė rinia qė asnjėherė nuk ngriti zėrin pėr zhvillim dhe rrjedhėn e ndonjė procesi tė rėndėsishėm shoqėror. Gjatė gjithė kohės sė kėtij pluralizmi tė cunguar politik nė Maqedoni, kanė ndodhur shumė ngjarje qė nė shumicėn e rasteve kanė cenuar rėndė interesat e rinisė shqiptare dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, ngjarje qė kane lėnė pasoja tė rėnda pėr tė ardhmen e kėsaj rinie dhe tė kėtij populli tė lashtė. Dhe nė tė gjitha kėto ngjarje rinia shqiptare ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė rini mė pasive nė Evropė tė cilėn nuk e brengos shumė fati i saj dhe i popullit qė i takon.

Ajo qė mė sė shumti mė nxiti nė kėtė temė tė shkruaj dhe tė apeloj deri tek tė gjithė shokėt e mi pjesėtar tė rinisė sė kėtij populli, ishte leximi i librave tė ndryshėm politikė nė ngritjet dhe ndryshimet e regjimeve politike nė botė. Si njė nga ngjarjet mė tė famshme qė ka bėrė bujė nė historinė botėrore, kemi Revolucionin Borgjez Francez ku pjesėmarrės dominantė kanė qenė studentėt e Parisit, tė rinjtė francez tė cilėt arritėn me forcėn e tyre rinore qė e posedon ēdo rini e shėndoshė dhe e organizuar mirė, ta rrėzojnė dhe ta shkatėrrojnė njė sistem tė egėr te Luigjit XVI i cili aso kohe ishte i njohur si njėri ndėr regjimet mė tė egra tė Evropės.

Pse tė gjitha rinitė e Evropės dhe botės luftojnė dhe mbrojnė ēdo pėllėmbė tė interesit dhe dinjitetit tė tyre? Pse rinia shqiptare nė kėtė vend nuk po organizohet qė tė marrė fatin e vet nė duart e veta, pse ne tė rinjtė e kėtij vendi duhet tė jemi ende “servilė” dhe “hyzmeqarė” tė ndonjė interesi tė vogėl qė na e cakton dikush tjetėr, e i cili interes nuk ka aspak vlerė tė madhe aq sa ėshtė kapaciteti dhe vlera e dinjitetit tonė rinor?

-Para disa muajsh kishim njė vrasje nė Gostivar, na u vranė dy shokėt tanė, u mundua rinia shqiptare tė organizohet dhe organizoi njė protestė bukur tė mirė pėr tė ngritur zėrin kundėr kėtij akti kriminel barbar qė vrau tė rinjtė shqiptarė nė pragun e shtėpisė sė tyre. Protesta kaloi pėr mrekulli, organizimi ishte pėr mrekulli, por ĒKA NDODHI pas asaj proteste ? Gjithēka u shua, gjithėēka u harrua. Tė rinjtė nga i gjithė rajoni treguan se dinė tė organizohen kur e do nevoja, mirėpo nuk dimė qė kėto lloj organizimesh t’i materializojmė. Protesta mbaroi shkuam tė gjithė nėpėr shtėpitė tona dhe nga ajo ditė zėri jonė si tė rinj nuk u dėgjua, edhe sot kur po e shkruaj kėtė shkrim kanė kaluar mė shumė se 6 muaj dhe ne ende nuk e dimė se ēfarė u bė me vrasėsin e shokėve tanė, ku gjendet ai dhe ēfarė ėshtė duke bėrė, ne tė rinjtė e kėtij vendi ende nuk e dimė se a do tė dėnohet ai pėr krimin qė bėri ? Me kėtė ne i japim njė mesazh tė qartė vetes sonė se nė kėtė vend mund tė tė vrasė kush tė dojė dhe aspak mos japė llogari para askujt pėr atė qė ka bėrė.

Element tjetėr diskriminues qė tangon rininė shqiptare nė kėtė shtet, ėshtė edhe ēėshtja e arsimit nė tė gjitha nivelet. Tė rinjtė shqiptarė nė ēėshtjen e arsimit dhe ngritjes sė tyre arsimore, janė ndėr tė rinjtė mė tė diskriminuar dhe tė nėpėrkėmbur si nga shteti nė tė cilin jetojnė, ashtu edhe nga strukturat partiake shqiptare qė i pėrfaqėsojnė nė institucionet mė tė larta shtetėrore.

Njė problematikė e kėsaj natyre ka njė kohė tė gjatė qė mė ka preokupuar por ja qė tani erdhi momenti qė ta them. Kam qenė student nė Universitetin Shėn Kirili dhe Metodi tė Shkupit dhe kam analizuar procedurat administrative nė kėtė universitet. Si student i fakultetit juridik - shkencat politike nė kuotėn shtetėrore, procedura administrative e paraqitjes sė njė provimi ishte 70 denarė (50 denarė taksa administrative dhe 20 denarė fletėparaqitja), ndėrsa nė bisedat qė kisha me shokėt e mi qė studionin nė USHT mė tregonin se njė paraqitje provimi nė kėtė institucion ėshtė 150 denarė. Dhe menjėherė lind pyetja kėtu, ku ėshtė dallimi mes USHT si Universitet shtetėror shqiptar dhe Universitetit Shėn Kirili dhe Metodi me shumicė maqedonase? Qė tė dy universitetet janė shtetėrorė, nė tė dy universitetet mėsojnė studentė dhe tė rinj qė janė shtetas tė kėtij vendi. I vetmi dallim qė ekziston, ėshtė se nė njėrin universitet mėsojnė tė rinj shqiptarė dhe nė tjetrin shumica maqedonase.

Nga i gjithė ky diskriminim qė ėshtė bėrė nė gjithė kėto vite tė ekzistimit, tė rinjtė shqiptarė asnjėherė nuk e ngritėn zėrin e tyre qė tė pyesin se pse ky diskriminim dhe kjo vjedhje u bėhet vetėm shqiptarėve, pse paratė e prindėrve tanė shkojnė nė xhepat e disa funksionarėve politikė tė strukturave aktuale politike? Pse asnjėherė, qė nga zyrtarizimi i USHT-sė nuk jemi ulur ne si tė rinj qė tė bėjmė njė llogari se ku shkojnė paratė tona dhe kush pasurohet me ato para. Do ta bėjmė njė matematikė tė thjeshtė pėr tė dalė tek disa shifra marramendėse tė tė hollave qė dikush i vjedh nga studentėt shqiptarė tė USHT-sė dhe i fut nė xhepin e tij pa fijen e turpit. Nė USHT sot studiojnė diku rreth 15.000 studentė. Njė paraqitje e provimit nė Shėn Kirili dhe Metodi tė Shkupit thamė qė kushton 70 denarė, ndėrsa nė USHT 150 denarė pėr tė njėjtin shėrbim. Dallimi pėr njė provim qė paguajnė studentėt shqiptarė tė USHT-sė ėshtė 80 denarė. Nėse llogarisim kėtė dallim nga 15.000 studentė tė paguajnė 80 denarė mė shumė se kolegėt e tyre nė Shėn Kirili dhe Metodi tė Shkupit, del se studentėt shqiptarė tė USHT-sė paguajnė 1.200.000 denarė mė shumė se kolegėt e tyre maqedonas. Mos tė harrojmė se bėhet fjalė vetėm pėr njė provim, e nėse e marrim njė mesatare tė ēdo studenti nga 10 provime gjatė njė viti studimor, atėherė na del njė shifėr marramendėse prej 12.000.000 denarė, qė nėse e pėrkthejmė nė euro del diku rreth 200.000 euro mė shumė studentėt shqiptarė tė USHT-sė paguajnė pėr studimet e tyre pėr njė vit akademik. Pėr kėtė rast duhet tė ngrihet zėri i arsyes, zėri i rinisė, zėri i studentėve shqiptarė pėr tė mbrojtur interesat e tyre. Nuk duhet ne tė rinjtė shqiptarė tė rrimė duarkryq dhe tė shohim me sytė tanė qė dikush pasurohet nė kurrizin tonė. Duhet tė ngremė zėrin dhe tė pyesim strukturat udhėheqėse partiake nė USHT dhe nė tė gjitha nivelet ku dikush i pėrfaqėson shqiptarėt se kėto 200.000 euro nė vit qė dikush i vjedh nga studentėt shqiptarė tė USHT-sė, nė xhepin e cilit funksionar pėrfundojnė, kush pasurohet me paratė e studentėve shqiptarė???

Ndoshta kemi edhe shumė diskriminime qė po i bėhen popullit tonė tė shumėvuajtur nė kėtė vend dhe rinisė sonė tė mirė, por me kėtė rast do e lėmė me kaq pėr tė vazhduar nė ndonjė rast tjetėr. Kėto qė cekėm kėtu le tė ngelin vetėm njė shtytje pėr njė fillim tė njė “pranvere rinore” nė Maqedoni e cila do tė ēojė drejtė njė zgjimi dhe organizimit tė mirfilltė tė rinisė shqiptare nė kėtė vend.

Nė fund do tė desha tu sqarohem shokėve tė mi, rinisė shqiptare nė Maqedoni, nėse i gjithė teksti duket si njė kritikė ndaj rinisė mos e keqkuptojmė atė si njė tekst kundėr rinisė. Pėrkundrazi, kėto fjalė qė u cekėn kėtu, tė gjitha janė kritika pozitive tė cilat duhet tė na motivojnė pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Kėto qė po na ndodhin, tė ndikojnė nė ne pėr tė na i hapur sytė qė mos qėndrojmė duarkryq, por tė njohim dhe vlerėsojmė kapacitetin tonė rinor dhe tė jemi tė bindur nė forcėn tonė tė ndryshimeve. Ne mundemi, ne kemi forcėn pėr tė ndryshuar tė ardhmen tonė dhe tė ardhmen e brezave tė rinj qė do vijnė pas nesh. Ēka na duhet neve? Na duhet organizim, na duhet qė tė zgjohemi nga gjumi i nėnēmimit dhe i shkatėrrimit tonė. Rinia ėshtė periudha mė e ndritshme e jetės njerėzore. Nėse ne sot nė kėtė kohė ndryshojmė tė ardhmen tonė, atėherė kemi ndryshuar botėn tonė. Prandaj tė nderuar shokė tė mi, tė gjithė ju tė rinjtė e kėtij vendi, TĖ MARRIM FATIN TONĖ NĖ DUART TONA, mos tė lejojmė qė askush tė nėpėrkėmbė krenarinė tonė rinore. NUK KA GJĖSENDI ME VLERĖ NĖ BOTĖ QĖ MUND TA BLEJĖ DHE NĖPĖRKĖMBĖ DINJITETIN E RINISĖ SHQIPTARE.

Autori ėshtė magjistrant i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, njėherit dhe kryetar i Degės sė RDK-sė nė Komunėn e Vapēishtit




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio