Studentet.info
Lajme : Auditori e ēon UP-nė nė prokurori
Kyqur 13-09-2012 2:24:27 (1002 Lexime)


Prishtinė, 13 shtator – Drejtuesit e Universitetit tė Prishtinės do t’i japin llogari Kuvendit tė Kosovės nė njė seancė plenare pėr keqmenaxhimin, lėshime nė prokurim, pagat e dyfishta dhe sidomos dyshimin pėr shpenzimin e mbi 600 mijė eurove. Kėtė e ka kėrkuar Komisioni parlamentar pėr mbikėqyrje financiare, tė mėrkurėn, pas shqyrtimit tė raportit tė Auditorit tė Pėrgjithshėm pėr UP-nė, nė tė cilin janė evidentuar shumė shkelje. Auditori ka dhėnė opinionin e pakualifikuar pėr pasqyrat financiare tė UP-sė. Kur ka njė opinion tė tillė zakonisht Komisioni nuk e dėrgon raportin pėr diskutim nė Kuvend, mirėpo anėtarėt e kėtij komisioni me vota unanime kanė vendosur qė raporti tė diskutohet nė seancė plenare pėr shkak tė shumė shkeljeve tė identifikuara.

Auditori i pėrgjithshėm, Lage Olofsson, ka kritikuar menaxhmentin e UP-sė pėr mungesė tė kontrollit tė brendshėm. Ai ka thėnė se ėshtė obligim i rektorit qė tė bėjė njė menaxhim mė tė mirė, sidomos nė aspektin financiar, pasi ka mospėrputhje tė mėdha nė kėtė aspekt.

“Sfida mė e madhe pėr rektorin ėshtė qė tė shihet sesi ėshtė administruar Universiteti. Aty ka sfida tė mėdha. Duhet tė jetė njė program rivitalizimi, sepse pothuajse nė ēdo fushė ka mangėsi alarmuese. Njė fushė, e cila ėshtė ajo e subvencioneve, ėshtė paksa mė e mirė, pėrndryshe ka shumė mangėsi. Ne nuk kemi parė ndonjė plan veprimi pėr kėtė.”, pohoi Olofson.

Auditori i Pėrgjithshėm nė pasqyrat financiare tė Universitetit tė Prishtinės pėr vitin 2011 ka gjetur raste kur njė person ka pasur dy kontrata me UP-nė. Gjithashtu ka pasur mospėrputhje tė fletėpagesave, mosrespektim tė normės sė orarit nga ana e mėsimdhėnėsve, dhėnie tė kontratave me ēmime mė tė shtrenjta, eliminim tė operatorėve me ēmim mė tė lirė, si dhe mosfunksionim tė auditorit tė brendshėm.

“Sfida kryesore e vėrejtur nė fushėn e ekzekutimit tė buxhetit ishte shpenzimi i donacioneve. Gjithashtu pagesat pėr detyrime kontingjente kanė krijuar vėshtirėsi nė arritjen e projekteve tė planifikuara. Kėto shpenzime nuk ishin marrė nė konsideratė nga UP-ja me rastin e planifikimeve buxhetore. Shpenzimi i buxhetit pėr investime kapitale prej 58% vetėm nė dymujorin e fundit, si dhe mosplanifikimi i mirė i rrjedhės sė parasė, ishin karakteristikat kryesore tė ecurive buxhetore”, thuhet nė raportin e ZAP-it pėr UP-nė.

Po ashtu, ZAP-i ka gjetur se ka diferenca nė mes vlerave nė fletėpagesat e lėshuara nga bankat komerciale dhe shumave faktike tė deponuara nė llogarinė bankare tė UP-sė.

“Ne nuk jemi nė gjendje ta konfirmojmė se cilat dokumente duhet tė konsiderohen si tė sakta dhe nga kush janė bėrė kėto veprime, por duket qartė se dyshimet e bazuara pėr mashtrime ekzistojnė. Nga kjo shihet se 15% e pagesave nga mostra e testuar ka rezultuar me gabime tė dyshuara si tė qėllimshme”, thuhet nė raportin e Auditorit. “Rastet e gjetura janė dėrguar nė prokurori. Ekziston nevoja pėr njė studim mė tė thellė pėr tė gjitha pagesat e bėra, harmonizim tė vlerave dhe tė ndėrmerren masa sipas nevojės.”

Auditori i Pėrgjithshėm ka gjetur se menaxhmenti i UP-sė nuk i ka sanksionuar profesorėt, tė cilėt nuk i kanė mbajtur orėt e planifikuara.

“Ne kemi testuar 12 raste pėr vijueshmėrinė e ligjėratave nga personeli akademik dhe kryerjen e pagesave nė bazė tė kontratave. Nė tri raste u janė bėrė ligjėruesve pagesa edhe pse nuk kishin plotėsuar normėn e paraparė me kontratė (ishin tė planifikuara 24 orė nė muaj, ndėrsa kishin mbajtur vetėm nga 18 orė)”, thuhet nė raport dhe shpjegohet se pėr mungesė nė njė orė procesori duhet tė sanksionohet me 50 euro.

Por, menaxhmeti ka qenė syhapur kur ėshtė fjala pėr kompensimin e orėve qė profesorėt kanė mbajtur jashtė orarit.

“Kemi analizuar pagat vjetore tė paguara nė bazė tė sistemit tė Payrollit dhe kemi vėrejtur tejkalime nga paga bazė (sipas kontratės sė rregullt). Kėto ndryshime janė si rezultat i pagesave tė tjera: pėr shtesat, honorarėt, si dhe pagesat mbi normė. Ndonėse shtesat janė tė pėrcaktuara nė bazė tė Rregullores sė UP-sė, megjithatė marrė nė konsiderim tejkalimin e pagės bazė, ato duhet tė rishikohen nė aspektin e limiteve tė caktuara”, thuhet nė raportin e Auditorit.

Kryetari i Komisionit pėr mbikėqyrje tė financave, Ali Sadriu, ka thėnė se gjetjet e Auditorit janė shqetėsuese. Ai ka pėrmendur se si UP-ja kishte shpenzuar mė shumė se gjysmėn e buxhetit nė dy muajt e fundit tė vitit.

“Nė dy muajt e fundit kanė shpenzuar buxhetin 58 pėr qind tek investimet kapitale. Kjo nuk ėshtė nė rregull dhe ėshtė mirė qė ēėshtjet e tilla tė mos pėrsėriten vitet tjera”, tha Sadriu.

Ai po ashtu ka folur edhe pėr mospėrputhjen e pagesave, si dhe mosrespektimin e orarit nga ana e profesorėve. Si ēėshtje kyē ai ka thėnė se ėshtė mosfunksionimi i auditorit tė brendshėm, pasi qė auditori i cili ishte i kualifikuar ėshtė larguar, duke u zėvendėsuar me njė person, i cili nuk i ka plotėsuar kushtet.

Armend Zemaj, anėtar i komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovės, tha se gjetjet e auditorit lėnė dyshime tė mėdha pėr keqmenaxhim dhe keqpėrdorim nė UP.

Prorektori i UP-sė, Enver Kutllovci, nuk u pajtua me gjetjet dhe vlerėsimet pėr keqpėrdorim nė UP. Ai ka thėnė se nė UP nuk ka keqpėrdorim, sepse njė fjalė tė tillė nuk e pėrmend as Auditori, mirėpo aty pėrmendet keqmenaxhimi, qė, sipas tij, dallojnė si koncepte. Ai madje ka thėnė se UP-ja ka kėrkuar nga prokurori hetime rreth akuzave pėr blerjen e ēmimit, qė sipas tij pėrgjigjja ėshtė se nuk ka pasur asnjė shkelje. Ai ka thėnė se pagesa qė ėshtė bėrė nga UP-ja nė vlerė prej mbi 600 mijė eurosh pėr kompaninė “Graniti” ka ardhur si obligim nga mandatet e mėhershme. Kutllovci ka arsyetuar orėt shtesė me faktin qė qeveria ka marrė vendim pėr rritje enorme tė numrit tė studentėve. E kur numri i studentėve rritet nė kėtė pėrqindje, sipas tij, ėshtė normale qė do tė rritet numri i orėve dhe nevoja pėr pagesa jashtė orarit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio