Studentet.info
Opinione : Ndėrkombėtarėt si alibi
Kyqur 14-09-2012 13:09:48 (1264 Lexime)


Xhelal NEZIRI

Partitė shqiptare pėrherė fshihen pas ndėrkombėtarėve kur gjenden nė situata tė vėshtira politike. Kur duhet tė marrin ndonjė vendim qė shkon nė favor tė tyre personal, pra nė drejtim tė zgjatjes sė ėndrrės nė pushtet por qė paraprakisht e dinė se do tė reflektohet negativisht nė rejtingun e tyre nė opinion, atėherė kėrkojnė takime me pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar. I kėrkojnė kėto takime pėr t’u marrė mendim ndėrkombėtarėve se ēfarė duhet tė bėjnė, kah duhet tė lėvizin dhe si duhet tė veprojnė. Thuajse i paguajnė ndėrkombėtarėt qė tė jenė kėshilltarė tė tyre politik. Kush e di se sa tė mjerrė duken nė sytė e diplomatėve tė huaj kėta politikanė qė kanė gjoja parti politike serioze, por qė s’mund tė marrin as edhe njė hap tė guximshėm qė nė planin afatgjatė do tė ishte dobiprurėse si pėr subjektin politik poashtu edhe pėr elektoratin qė e pėrfaqėsojnė.

Politikanėt tanė i drejtohen faktorit ndėrkombėtar vetėm kur u “laget bishti” nė pushtet ngase e dinė se asnjė diplomat i huaj nuk do t’u thotė “po, lėshojeni qeverinė”. Nuk do t’u thotė pasi hyrje-daljet nė qeveri janė pjesė normale e demokracisė dhe e lojėrave politike, tė cilat nė asnjė mėnyrė nuk mund tė prekin stabilitetin e rajonit. Mbase diplomatėt, duke i parė nė takim kėta politikanė tonė, nė vetvete pėrshpėrisin “ah sa tė mjerrė qė janė”, por ato nuk e kuptojnė se ky takim pėr pushtetarėt shqiptar ėshtė njė shkop magjik qė plotėson dėshirat pėr tė mbetur nė pozicione tė larta shtetėrore. Ky manipulim me faktorin ndėrkombėtar, qė te shqiptarėt nėnkupton diplomatėt amerikanė dhe europianė, mund tė sjellė deri te zbehja graduale e simpative tė pjesės mė tė madhe tė opinionit ndaj kėtyre shteteve.

Roli i pėrfaqėsuesėve ndėrkombėtar, pėrveē atij diplomatik, mund tė karakterizohet edhe si lehtėsues. Ato japin sugjerime se kah duhet tė lėvizė vendi, cilat duhet tė jenė pėrcaktimet strategjike dhe ēfarė reformash duhet tė zbatohen nga ana e institucioneve. Mund tė jenė mė tė zėshėm dhe tė involvohen mė fuqishėm vetėm nė rast tė parandalimit tė ndonjė konflikti tė mundshėm, siē ishte ai i vitit 2001, kur shqiptarėve haptazi u bėnin thirrje tė mos pėrkrahin “ekstremistėt shqiptarė”. Ato mund t’i thonė njė partie “qėndro nė pushtet” vetėm nėse e vėrejnė se ajo e ka humbur rrugėn nė oborr.

Mė bėri tė qeshem me zė kur lexova informacione qė mbanin titullin “(Shtefan) Fyle shpėtoi qeverinė” apo “Amerikanėt zbusin BDI-nė”. Tė shpėtosh kėtė qeveri do tė thotė tė pajtohesh me regresin qė ky pushtet ka shkaktuar nė planin ndėretnik me mosimplementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, nė sferėn e gjyqėsorit me partizimin e gjykatave, nė segmentin e lirisė sė shprehjes me kontrollin ndaj mediave, nė rafshin ekonomik me papunėsinė dhe varfėrinė e skajshme… Nėse ėshtė e vėrtetė se Fyle paska shpėtuar qeverinė VMRO-BDI atėherė duhet tė kihet parasysh se beneficionet e kėtij “shpėtimi” do t’i gėzojnė vetėm pushtetarėt qė ndajnė tenderė e asssesi qytetarėt e kėtij vendi, pjesa mė e madhe e tė cilėve nė zgjedhjet e 2011-ės votuan kundėr kėsaj qeverie. Sa pėr titullin e dytė, mendoj se pushtetarėt shqiptarė vetėm se janė “vetzbutur” kur janė takuar me amerikanėt me qėllim qė tė ruajnė kolltuqet shtetėrore.

Nė tėrė kėtė fluks informacionesh qė pėrshkoi kjo lojė e madhe me opinionin e orkestruar nga pushteti, mė tragji-komik ishte informacioni se “zv/kryeministrja Teuta Arifi ka kėmbėngulur BDI tė mbetet nė qeveri dhe tė votojė ligjet nė Parlament pasi do tė jetė fajtore pėr raportin eventual negativ nga Komisioni Evropian”, i cili pritet tė publikohet muajin e ardhshėm. Pasi ta lexosh edhe kėtė “spin” tė liferuar nga shtabi i pėrbashkėt pėr manipulimin e opinionit, nuk e di nėse tė qeshet apo tė qahet. Gjatė periudhės 2008-2011 ishte pikėrisht Teuta Arifi mė e zėshme nė kritikat qė “BDI tė zgjedhė midis Nikolla Gruevskit dhe popullit shqiptar”, kurse tash, para takimit me Fylen apo edhe me amerikanėt, qenka “zbutur” fare. Ajo, pėrveē se personalisht qė moti ka zgjedhur Gruevskin, tani po bėjka presion qė tėrė partia e saj tė bėjė kėtė zgjedhje.

Krizat brenda qeverive tė koalicionit janė pjesė e demokracisė dhe zgjidhen me kompromise politike. Belgjika vitin e kaluar u pėrfshi nga njė krizė qeveritare qė zgjati gati njė vit pasi valonėt frengjishtfolės, qė pėrbėjnė afėr 20 pėr qind tė popullėsisė sė pėrgjithėshme, kishin parashtruar kėrkesa maksimale te partia fituese e shumicės fleminge qė kishin tė bėjnė me pėrdorimin e gjuhėve dhe buxhetin e shtetit. U ndėrruan disa kryeministra dhe pas shumė taktizimeve u arrit deri te marrėveshja. As Belgjika nuk u shkatėrrua, e as amerikanėt dhe evropianėt nuk u dhanė urdhėr tė prerė valonėve tė pranojnė pozicionin inferior nė pushtet dhe tė qėndrojnė aty. Pėrderisa bėhet fjalė pėr luftė me mjete demokratike nuk mund tė ndizet alarmi i intervenimit diplomatik ndėrkombėtar.

Nė rastin e Maqedonisė tani mė ėshtė e qartė se ndėrkombėtarėt pėrdoren si alibi pėr pafuqinė politike tė partisė shqiptare nė pushtet, e cila me ēdo kusht dėshiron tė qėndrojė nė pozicionet e saja inferiore. S’kanė ēka bėjnė kėtu as amerikanėt e as evropianėt pėrderisa kjo parti i fiton zgjedhjet radhazi.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio