Studentet.info
Lajme : "VENERON STRUGA NGA TĖ DIPLOMUARIT E UNIVERSITETIT NDĖRKOMBĖTAR TĖ STRUGĖS"
Kyqur 24-09-2012 2:18:41 (1962 Lexime)


Manifestimi i organizuar mbrėmjen e djeshme nė qytetin piktoresk tė Strugės, gjegjėsisht nė ambientet e Kinemasė sė qendės sė qytetit, vezulloi si kurrė ndonjėherė orėt 19:00 deri mė 21:30. Janė tė pakta aktivitetet e tilla, tė cilat gėlojnė furishėm qytetin e Strugės me pjesėmarrje nga vendi, rajoni dhe mė larg se kaq.

Ishte Ceremonia e Diplomimit, njė traditė e hermshme tashmė, e cila organizohet ēdo vit nga Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės pėr graduimin solemn tė studentėve tė tij tė diplomuar. Si gjithmonė, ulėset e sallės sė madhe nuk e shuan urinė e pjesėmarrjes masive tė banorėve tė Strugės dhe miqve tė ftuar pėrtej Maqedonisė.

Rreshtat e parė ngjasonin me njė konstelacion personalitetesh tė fushės sė shkencės, arsimit, politikės dhe shoqėrisė civile, duke pėrmendur kėtu praninė nga: Zėvendėsministrja e Arsimit dhe Shkencės nė Republikėn e Shqipėrisė, znj. Nora Malaj; Zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės nė Republikėn e Maqedonisė, z. Safet Neziri; Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, akademiku Gudar Beqiraj; nė cilėsinė e rektorit tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės, Ambasador Bashkim Rama; Kryetari i Komunės sė Strugės, z. Ramiz Merko; Kryetari i Bashkisė sė Pogradecit, z. Artan Shkėmbi; Zėvendėsrektorja e Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės dr. Biljana Ciglovska; Pėrfaqėsuesit e dėrguar nga British Business Group dhe njė enumeracion e pandalshėm i pishtarėve tė dijes, profesorė tė nderuar, jo vetėm ata qė mėkojnė dijen nė Universitetin Ndėrkombėtar tė Strugės, por edhe shumė tė tjerė nga universitetet e shumta mė tė cilat ky universitet ka akorduar marrėveshje bashkėpunimi tė suksesshme dhe frytdhėnėse.

Hapja solemne e Ceremonisė sė Diplomimit u krye nga profesor Bekim Adili, moderatori i cili spikat pėr diksionin e tij tė veēantė dhe unik, njė timbėr i cili mesa duket nuk iu shėrben vetėm studentėve tė tij gjatė mėsimit, por edhe prezantimit tė evenimenteve tė kėsaj kategorie, si aktiviteti nė fjalė. Kėndimi i himneve tė Maqedonisė, Shqipėrisė dhe universiteteve, ēoi peshė pjesėmarrėsit tė cilėt nuk rreshtwn nga duartrokitjet indikatore tė gėzimit tė tyre.

Foltoren e ngjiti sė pari Zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės nė Republikėn e Maqedonisė, z. Safet Neziri, i cili pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit dhe pėr mė tepėr studentėt dhe Universitetin Ndėrkombėtar tė Strugės, me njė fjalim tė ngrohtė vlerėsues dhe motivues... " Janė pikėrisht kėto suksese dhe triumfe tė merituara qė mė motivojnė tė pohoj me bindje tė plotė, vlerėsim dhe respekt, cilėsinė dhe kualitetin e padiskutueshėm tė kėtij universiteti, i cili theu tabutė e mosintegrimit tė etnive, pėrēarjes sė shteteve dhe dashakeqėsve tė kombit tonė. Ėshtė diversiteti kulturor, shėrbimi i pakrahasueshėm dhe rigoroziteti qė ka dėshmuar ky universitet me ju prindėr, si nėnshkruesit e kontratės sė suksesit tė fėmijėve tuaj, por edhe me ne strukturat shtetėrore tė ndjekjes, vlerėsimit dhe zbatimit maksimal tė direktivave progresiste kombėtare dhe ndėrkombėtare, nė funksion tė zhvillimit tė mėtejshėm tė Arsimit dhe Shkencės nė Republikėn e Maqedonisė.

Ndaj nuk dua t’ju uroj mė shumė se kaq: Vullnetin e paepur dhe hermetik pėr njė uri tė pangopur dijeje, e cila buron nga dėshira juaj e flaktė pėr librin dhe diturinė, ēelėsat e vetėm tė suksesit tuaj. Pėrdorini drejt dhe nė bravat e sakta, nė mėnyrė qė t’ju hapen portat e duhura!"

Por, urata e z. Neziri u pasua edhe nga Zėvendėsministrja e Arsimit dhe Shkencės nė Republikėn e Shqipėrisė, znj. Nora Malaj, e cila vendosi tė pozicionohej me pėrshėndetjen e saj tė flaktė dhe rrezatuese si njė profesoreshė. Para sė t’i drejtohej foltores, ajo demonstroi njė vals tė shkurtėr nė pianon e montuar tė skenės, pėr t’i pėrshėndetur ekskluzivisht tė pranishmit. Mė pas, Znj. Malaj nuk hezitoi t’i pėrgėzojė dhe t’ju rikujtojė prindėrve investimin e tyre mė tė mirė, qė zgjodhėn Universitetin Ndėrkombėtar tė Strugės, si trampolinėn e suksesit tė fėmijėve tė tyre. Por, njė duartrokitje tė flaktė mori edhe shpallja e saj mbi diskutimet e mėtejshmė pėr Ministritė respektive tė Arsimit dhe Shkencės, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Maqedoni mbi pasurimin me projekte ndėrqeveritare dhe kontributdhėnėse pėr arsimimin shqip nė Republikėn e Maqedonisė, njė shpallje e pohuar edhe nga Zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės nė Republikėn e Maqedonisė, z. Safet Neziri.

Natyrisht, s’mund tė mos rrėfejmė edhe mikun e vėrtetė tė kėtij institucioni, tė nderuarin akademik Gudar Beqiraj, dashuria dhe ngrohtėsia e tė cilit, pėr Strugėn, Universitetin dhe kryetarin e Komunės, z. Ramiz Merko, ėshtė shprehur me doza sublime jo vetėm nga aktivitetet e panumurta qė kanė elaboruar sė bashku, Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė dhe Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės, por edhe me pėrshėndetjet e tij tė sinqerta.

Foltorja pėrcolli urime dhe pėrshėndetje tė shumta nga tė ftuarit e tjerė, si Zėvendėsrektorja e Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės dr. Biljana Ciglovska, Kryetarja e Unionit Studentor tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės Fortuna Murtishi, etj, duke pėrmendur kėtu se tė gjithė folėsit iu dhuruan studentėve mė tė mirė tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės, Certefikata Pėrgėzimi dhe Mirėnjohjeje, por edhe kėta personalitete qė fisnikėruan skenėn dhe studentėt me pėrshendetjet e tyre, u nderuan nga Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės me njė dhuratė simbolike, ku gdhendej stema e universitetit.

Deri nė momentin kur studentėt e veshur me togat e dijes pushtuan podiumin e skenės dhe sė bashku me sallėn nėn udhėheqjen e moderatorit, kryen ritualin e numėrimit mbrapsht duke flakėruar kapelet... ky ishte momenti kur duartrokitjet, pėrqafimet dhe buzėqeshjet e pėrlotura homogjenizuan tė gjithė pjesėmarrėsit me njėri tjetrin, nė njė atmosferė ku mbyllja e ceremonisė shpėrtheu nė intervista mediash, fotografi dhe largim masiv krenar nga salla, e cila do tė dėgjojė sėrish ngazėllimin e sukseseve tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės vitin e ardhshėm.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio